Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Shėn Elena-Konstandin - 21 maj

    Perandorin e Shenjtė Konstandin (306-337) Kisha e quan "Tė barabartė me Apostujt", dhe historianėt e quajnė "i Madh". Ai ishte i biri i Konstandin Klorus (305-306) qė qeveriste tokat e Galisė dhe Britanisė.

    Nė kėtė periudhė perandoria e madhe romake ishte ndarė mė dysh nė Perandorinė Perėndimore dhe nė Perandorinė Lindore, nė krye tė tė cilave qėndronin dy perandorė tė pavarur qė ishin bashkė-sundimtarė dhe quheshin "Ēezarė". Nė Perandorinė Perėndimore Romake, babai i Shėn Konstandinit ishte Ēezar. Nėna e Shėn Konstandinit ishte perandoresha Helena e cila ishte e Krishterė.

    Konstandini, sundimtari i ardhshėm i tė gjithė Perandorisė Romake, ishte rritur me frymėn e respektit ndaj besimit tė Krishterė. I ati i tij nuk i persekutonte tė Krishterėt nė tokat ku qeveriste. Kjo ishte gjatė asaj kohe kur nė gjithė Perandorinė Romake tė Krishterėt i nėnshtroheshin persekutimit tė egėr nga perandorėt Diokletian (284-305) dhe bashkė-sundimtari i tij nė Lindje Maksimian Galerius (305-311), dhe nga perandori Maksimian Herkuli (284-305) nė Perėndinm.

    Pas vdekjes sė Konstandin Klorus nė vitin 306, Konstandini u shpall nga ushtria si perandor i Galisė dhe Britanisė. Urdhri i parė i perandorit tė ri ishte qė t'u falte njerėzve lirinė e tė praktikuarit tė Krishtėrimit nė tokat qė ai kishte nėn kontroll. Perandori pagan Maksimian Galerius nė Lindje dhe tirani i egėr Maksentius nė Perėndim e urrenin Konstandinin dhe po bėnin plane qė ta vrisnin, por Konstandini i mundi ata nė njė seri betejash, duke i mundur kėshtu kundėrshtarėt e tij me ndihmėn e Perėndisė. Ai iu lut Perėndisė qe t'i jepte njė shenjė qė tė mund tė frymėzonte ushtrinė e tij qė tė luftonte me vendosmėri, dhe Perėndia i tregoi Shėnjėn vezulluese tė Kryqit nė qiell tė shoqėruar me fjalėt "Me kėtė Shenjė, pushto."

    Kur arriti tė bėhej sundimtari i vetėm i Perandorisė Romake Perėndimore, Konstandini lėshoi njė Edikt tė Milanit nė vitin 313 qė lejonte tolerancėn fetare. Nė vitin 323, kur arriti tė bėhej sundimtari i vetėm i gjithė Perandorisė Romake, ai e aplikoi Ediktin e Milanit edhe nė gjysmėn Lindore tė Perandorisė. Pas 300 vjet persekutimi, tė Krishterėt mund tė praktikonin besimin e tyre pa frikė.

    Duke hedhur poshtė paganizmin, Perandori nuk lejoi qė kryeqyteti i Perandorisė tė qėndronte nė Romėn antike, qė kish qenė epiqendra e paganizmit. Ai e transferoi kryeqytetin nė Lindje, nė qytetin e Bizantium, qė u mbiquajt Konstandinopojė [qyteti i Konstandinit]. Konstandini kishte bindje tė thellė se vetėm Krishtėrimi mund tė bashkonte Perandorinė e madhe Romake me popujt e ndryshėm tė saj. Ai e mbėshteti Kishėn nė tė gjitha mėnyrat. Ai u fali tė krishterėve dėnimet, ndėrtoi kisha, dhe tregoi kujdes pėr klerikėt.

    Perandori e nderonte jashtėmase Shėnjėn fitore-mbajtėse tė Kryqit tė Zotit, dhe ai donte tė gjente Kryqin e vėrtetė mbi tė cilin u kryqėzua Zoti ynė Jezu Krisht. Pėr kėtė qėllim, ai dėrgoi nėnėn e tij, Perandoreshėn e shenjtė Helena, nė Jeruzalem, duke i dhėnė asaj pushtet dhe para. Patriarku i Jeruzalemit Makarius dhe Shėn Helena filluan kėrkimin, dhe falė Vullnetit tė Perėndisė, Kryqi Jetė-Dhėnės u zbulua nė mėnyrė tė mrekullueshme nė vitin 326. (Historia e gjendjes sė Kryqit tė Perėndisė gjendet nė pėrshkrimin e Festės sė Lartėsimit tė Kryqit, nė 14 shtator). Kisha Orthodhokse pėrkujton Zbulimin e Kryqit tė Ēmuar dhe Gozhdėve tė Ēmuara nga Perandoresha e Shenjtė Helena nė 6 mars.

    Kur ishte nė Palestinė, perandoresha e shenjtė e ndihmoi shumė Kishėn. Ajo urdhėroi qė tė gjitha vendet qė janė lidhur me jetėn tokėsore tė Zotit dhe Nėnės sė Tij tė Tėrėshenjtė, duhet tė ēlirohen nga tė gjitha gjurmėt e paganizmit, dhe ajo urdhėroi ndėrtimin e kishave nė kėto vende.

    Perandori Konstandin dha urdhėr qė mbi Varrin e Zotit tė ndėrtohet njė kishė mahnitėse nė nder tė Ringjalljes sė Krishtit. Shėn Helena ia dha Kryqin Jetė-Dhėnės Patriarkut pėr ta ruajtur, dhe mori vetėm njė pjesė tė kryqit me vete pėr t'ia shpėnė perandorit. Pasi shpėrndau plot ndihma nė Jeruzalem dhe pasi ushqeu tė varfėrit (herė pas here ajo u shėrbente edhe vetė), Perandoresha e shenjtė Helena u kthye nė Konstandinopojė, ku edhe vdiq nė vitin 327.

    Falė shėrbimeve tė saj tė mėdha pėr Kishėn dhe pėrpjekjeve nė gjetjen e Kryqit Jetė-Dhėnės, perandoresha Helena quhet "E barabartė me Apostujt."

    Gjendja e paqme e Kishės sė Krishterė u prish nga zėnkat, debatet dhe herezitė qė ishin shfaqur brenda Kishės. Qė nė fillim tė sundimit tė Shėn Konstandinit, herezitė e Donatistėve dhe Novatianėve kishin lindur nė Perėndim. Ata kėrkonin njė pagėzim tė dytė pėr ata qė devijuan gjatė persekutimeve tė tė Krishterėve. Kėto herezi, tė hedhura poshtė nga dy kėshille lokale tė Kishės, mė nė fund u dėnuan nė Kėshillin e Milanit nė vitin 316.

    Nė mėnyrė tė veēantė, e dėmshme pėr Kishėn ishte lindja e herezisė Ariane nė Lindje qė mohonte Natyrėn Hyjnore tė Birit tė Perėndisė, dhe u mėsonte njerėzve se Jisu Krishti ishte thjeshtė njė krijesė. Me urdhėr tė Perandorit, Kėshilli i Parė Ekumenik u mblodh nė qytetin e Nikeas nė vitin 325.

    318 peshkopė morėn pjesė nė kėtė Kėshill. Nė mes tė pjesmarrėsve ishin peshkopė-rrėfimtarė nga periudha e persekutimeve dhe shumė figura tė tjera tė shquara tė Kishės, ne mes tyre edhe Shėn Nikolla i Mirės nė Licia. (historinė e kėtij Kėshilli e gjeni nė pėrshkrimin e Ditės 29 Maj). Perandori ishte i pranishėm ne sesionin e Kėshillit. Herezia e Ariusit u dėnua dhe Simboli i Besimit (Kredoja) u krijua, nė tė cilėn u pėrfshi edhe termi "bashkėsubstancial me Atin" (tė njė esence me Atin), duke konfirmuar kėshtu tė vėrtetėn e hyjnisė se Jisu Krishtit, i Cili mori natyrėn njerėzore pėr shpengimin e gjithė njerėzimit.

    Njerėzit habiten nga njohja e problemeve theologjike tė Shėn Konstandinit nė diskutimet e Kėshillit. Termi "bashkėsubstancial" u pėrfshi nė Simbolin e Besimit me insistimin e tij.

    Pas Kėshillit tė Nikeas, Shėn Konstandini vazhdoi rolin e tij aktiv nė mirėqėnien e Kishės. Ai pranoi Pagėzimin e shenjtė kur ishte gati pėr tė vdekur, pasi ishte pėrgatitur pėr tė gjithė jetėn e tij. Shėn Konstandini vdiq nė ditėn e Pentekostės nė vitin 337 dhe u varros nė kishėn e Apostujve tė Shenjtė nė njė dhomė tė nėndheshme qė e kish pėrgatitur vetė.


    Tropari - Toni 8

    Shėrbėtori yt Konstandin, O Zot dhe i Dashuri i vetėm i Njeriut,
    E pa formėn e Kryqit nė Qiej,
    Dhe ashtu si Pavli, nuk u thirr nga njerėzit,
    Por si njė Apostull ne mes sundimtarėsh i ngritur me dorėn Tėnde nė qytetin mbretėror,
    Ai e ruajti paqen me anėn e lutjeve drejtuar Hyjėlindėses.



    Kontakioni - Toni 3

    Me nėnėn e tij Helena, Konstandini sot nxjerr nė dritė Kryqin e ēmuar:
    Turpin e jobesimtarėve,
    Armėn e tė Krishterėve Orthodhoksė kundėr armiqve tė tyre,
    Sepse na ėshtė shfaqur si njė shenjė madhe dhe e frikshme nė luftė!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-05-2005 mė 19:51

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Ai ka qene perandori i pare i te krishtereve

    Ai ka qene perandori i pare i te krishtereve


    I lindur nga prinder fisnike,perandori Konstatius Chlorus dhe Elena, Konstandini i Madh ka qene nje njeri i deshiruar per Kishen e krishtere,vecanerisht mbas vitit 312, kur, para nje lufte vendimtare me rivalin e tij per tron ,Maksentiu,ndodhi konvertimi i tij.Qe atehere,ai u be perandori me i madh i te krishtereve,duke u deklaruar shenjt se bashku me nenen e tij, Elenen, dhe festuar ne daten e 21 maj.

    Perandori i pare i krishter i perandorise romake,pastaj i asaj bizantine,Kostandini i Madh ,ka patur nje sundim te madh, mbi 30 vjet,(306-337), gjate te ciles u provua nje njeri me vullnet te madh,nje i mencur dhe nje strateg.Ai i ka bere Kishes sherbimin me te madh,duke i ofruar lirine mbas periudhes se gjate te persekutimeve e cila e turbulloi, nga Nero deri te Dioklecian.

    Historianet kishtare Eusebiu de Cezareea dhe Lactantiu afirmojne qe ne fillimin e betejes ne Pons Milvius (Ura e shqiponjes) ,ne 28 tetor 312, kunder Maksentit,Konstantin pa mbi qiell nje kryq te ndritshem,permbi diell, me shenimin 'in hoc signo vinces' (n.r.'nepermjet kesaj shenje do te mposhtesh').

    Naten,ne enderr, ju tregua Shpetimtari, duke i kerkuar te vendose mbi flamujte e ushtrise se tij,Kryqin e Shenjte, si shenje mbojtese ne luftra.Fitorja e mrekullueshme e ushtrise se tij me vetem 20000 ushtare kunder asaj te Maksenti-t ,prej 150000 ushtare, u konsiderua nga Konstantini nje ndihme e dhene nga Zoti.

    Ne janar 313,perandori publikonte Ediktin e Milanos, nepermjet te cilit kreshtinizmi behej 'religio licita', pra fe e lejuar,njelloj si fete e tjera te perandorise.Me shume, i bindur per vleren fetare dhe morale te kreshtinizmit,ja rekomandoi te gjitheve,duke u bere mbrojtes i ketij.

    Menjehere mori nje seri masash,jau nderpreu prifterinjve detyrimin e pagesave administrative dhe ju akordoi subvencione; menjanoi nga ligjet penale ndershkimet ne kundershtim me shpirtin e krishter (kryqezimin,thyerjet e kembeve,damkosjen apo djegjen me hekurin e skuqur); permiresoi trajtimin ne burgje,mbrojti me ligj te varfrit,jetimet dhe te vejat dhe ndryshoi legjistacionin per sa i perket marteses, duke e inkurajuar; veshtiresoi divorcin dhe shpalli ndershkime te rrepta per ata qe kryenin tradhti bashkeshortore.

    Kostantin pergjithsoi ne vitin 321 te djelen si dite pushimi.Gjithashtu, nga deshira per ta ndihmuar Kishen, thirri Keshillin I Ekumenik ne Niceea ne vitin 325, kunder erezise se Arit ,i cili e llogariste Birin nje qenie te nenshtruar Atit.I njejti keshill stabilizoi daten e Pashkeve te Shenjta (te dielen e pare pas henes se plote te ekinoksit te pranveres) dhe formuloi Besimin.

    Kostandini vdiq ne 21 maj 337 dhe u varros ne Kostandinopol. Kjo dite u zgjodh per te festuat ate dhe nenen e tij, Elenen.

    Elena gjeti kryqin dhe varrin e Jezusit

    Ne fillimin e sundimit te tij, Kostandini i Madh dhe nena e tij, Elena ,vendosen te rindertojne qytetin Jeruzalem.Te dy planifikuan te ngrejne nje kishe ne vendin ku vuajti Jezu Krishti per te shenjteruar perseri zonat e lidhura me vdekjen e tij dhe ngjalljen e Shpetimtarit dhe per te fshire 'papastertine' pagane nga vendet e shenjta.Mbas mberritjes ne Jeruzalem, perandoresha filloi te shembe te gjithe tempujt pagane dhe te shenjteroje vendet e ndotura nga jo-besimtaret.Duke kerkuar kryqin mbi te cilin u kryqezua Jezusi ,perandoresha bisedoi me shume te krishtere dhe evrenj ,pa marre vesh asgje per nje periudhe te gjate kohe.Me ne fund, nje evre i moshuar i quajtur Juda , i tha qe ky ishte i groposur mbrapa tempullit te Venusit.Elena urdheroi te shembej tempulli dhe te gerrmohej ne ate vend.Ne kohe te shkurter u gjend Golgota dhe Varri i Zotit. Jo larg nga ai vend u zbuluan tre kryqe,nje derrase me mbishkrimin e Pilat-it dhe kater gozhda , me te cilat supozohet qe u shpua trupi i Zotit.Hapi tjeter ishte te percaktohej cili ishte kryqi i kryqezimit te Shpetimtarit nga te tre te gjeturit.Legjenda thote qe Patriarku Makarie ,duke pare nje te vdekur qe po futej ne grope, kishte kerkuar qe ai njeri te vendosej me rradhe mbi secilin kryq.Kur trupi i te vdekurit u vendos mbi kryqin e Shpetimtarit ,ky u ngjall.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #3
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Me falni per injorancen por me mire te pyes qe mos tregohem akoma me injorante. isha ne berat per here te pare para ca ditesh dhe diku brenda kalase kishte nje statuje te madhe te kokes se njerit qe quhej Kostandini i Madh dhe perbri nje rrenoje qe ishte kisha e Helenes. pyeta nje banor te zones se kush ishte ky qe kishte tere kete monument dhe me tha qe mesa dinte ai Kostandini kishte qene nje piktor, per helenen s'kishte shpjegim. mos valle helena dhe kostandini i beratit ka ndonje lidhje me temen?
    thnx paraprakisht per cdo sqarim
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga FLOWER Lexo Postimin
    pyeta nje banor te zones se kush ishte ky qe kishte tere kete monument dhe me tha qe mesa dinte ai Kostandini kishte qene nje piktor, per helenen s'kishte shpjegim. mos valle helena dhe kostandini i beratit ka ndonje lidhje me temen?
    I thuaj banorit qe Konstandini i statujes eshte perandor i Bizantit dhe Helena eshte nena e tij; dhe po, qe te dy kane lidhje me temen, ne kuptimin qe tema u kushtohet atyre!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #5
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Nuk e kuptoj pse fshihen postimet keshtu si pa te keq?

    Shkrimi i temehapesit eshte i mbushur me genjeshtra.
    Konstandini nuk u rrit me fryme kristiane sepse ai nderonte Sol Invictus ,ashtu sikunder cdo Ilir kishte Diellin per Zot e shihte Zotin Ilir Diellin tek Sol Invictus.
    Ne shume monedha qe ka prere shihet Sol Invictus e biles edhe kurora e tij ne monedha ishte e perbere nga rreze Dielli.

    Genjeshter tjeter eshte qe hodhi poshte paganizmin. Dihet qe ai lejoi krishterimin dhe e beri fe shteterore por nuk ndaloi paganizmin,te cilin e ndaloi Teodosi ne 390.
    Jo vetem kaq por Kostandini i Madh vazhdoi derisa vdiq te ishte edhe Pontifex Maximus,pra Prifti me i madh i Paganizmit.

    Kryqi e dine te gjithe qe ishte simboli pagan i Diellit e kjo eshte e sterprovuar,prandaj tek kryqi ai nuk ka pare ndonje gje te re. Kryqi qe i doli ishte i Diellit e jo i Krishtit,pavaresisht genjeshtrave qe u thane e thuhen. Leqe Krishti eshte kryqezuar ne T e jo ne kryq,sepse romaket kryqezonin ne T jo ne kryq.

    Ne fund te shkrimit biles eshte sjelle dhe nje e vertete :
    Ai pranoi Pagėzimin e shenjtė kur ishte gati pėr tė vdekur

    Kostandini u pagezua kur ishte duke vdekur,pra nuk kaloi asnje dite te jetes si Kristian.
    Cuditem se si adhurohen Paganet kaq hapur ne krishterim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 24-05-2008 mė 18:46
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ketu fshihen shkrimet sepse nuk dine te mendojne ne menyre historike, perderisa si pikenisje te mendimeve kane me pare motivacione te caktuara. Psh, Konstandini, meqe eshte shenjtor dhe perandor i pare i eres kristiane, duhet meshuar qe eshte shqiptar e si rrjedhim njeri i rralle qe permbushte ne vetvete gjithe virtytet e fisnikerite.
    Duke ngrejtur kete model, keta njerez (mendojne se) i japin vlera profilit personal, per nje "bote-perandori" te humbur kristiano-shqiptare, e cila duhet te rikthehet ne lavdi. Mirepo, ky nuk eshte aspak realiteti dhe si i tille te rendesh pas fantazive qofte edhe me deshirime te mira, nuk te nxjerr vecse ne vete-mashtrime. Pra, eshte nje sere deshirimesh inferiore qe i bejne te reagojne ne ate menyre, kur hasin kundershtime serioze.



    Konstandini ne radhe te pare e kishte te emen nga Nikomedia e Azise se vogel. Historianet na thone se i ati i saj, qe kishte nje mejhane, e ka pas perdorur per te kenaqur klientelen e vet. Sidoqofte, Helena ka mundesi te mos kete qene e shoqja legale e Konstantit, por edhe po te kete qene, ky e ka pas lene per te bijen e Maksimilianit, perandorit te perendimit.

    Une personalisht nuk e di se sa ilir ka qene Konstant Klori. Nuk kam lexuar askend qe te pretendoje qe te kete qene ushtarak ilir. Jam i hapur te me sjelle ndonjeri reference te tille. Te qenit e tij ne Nish, per arsye administrative a sherbimi ushtarak, mund ta beje ate po aq ilir sa ben edhe qendrimi ne Gjirokaster shqiptar Bimbashin.
    Gjithsesi, edhe ilir, te fryhesh me Konstandinin, me duket gje krejt e kote, duke pas parasysh rolin e tij


    Eshte e vertete qe Konstandini nuk i dha fund paganizmit, por barazvleresoi krishterimin me fete e deriatehershme perandorake. U pagezua ne fund te jetes.
    Megjithate, bashke me perdorimin e titullit te tij Pontiffex Maximus, nuk mund te dilet ne konkluzion te lehte qe ai nuk ka qene kristian.
    Ai i dha Konstandinopojes, qytetit te vet, nje fytyre krejtesisht kristiane.
    Konvertimi i tij ka qene gradual, pa pasur nevoje te bie ndesh direkt me paganizmin. Dihet qe shume vete ne shek.4 preferonin te pagezoheshin sa me nga fundi i jetes, me besimin se keshtu do ti faleshin me shume mekate te bera gjate jetes para pagezimit. Kjo praktike u denua dhe u hoq nga kisha pas shek.4.




    Ja, keta specialistat konstandiniane, a jane ne gjendje te me spjegojne mua se:


    Kur u kanonizua shenjt Konstandini?
    Pse Kisha e Perendimit, pra ajo e Romes, sot ajo katolike, nuk e njeh per shenjt kete ndersa te emen, po? Normalisht, shenjtoret e para Skizmes 1054, sidomos ata te rendesishmit, njihen nga te dyja kishat. Pse jo ky? Pse e njeh vetem lindja?

  7. #7
    Eri_eri DjAl KuCoVaR Maska e EnRy
    Anėtarėsuar
    07-05-2006
    Vendndodhja
    Verdalle
    Postime
    310
    Perandoria romake e lindjes
    Derei ne keto caste perandoria romake kishte dy drejtues nje ne perandorine perendimere dhe tjetra ne ate lindore.Pas shum trazirash dhe kontraditash midis ketyre dy ndarjesh u be e mundur te zgjidhej nje perandor,dhe ky do te ishte Konstandini.Konstandini zgjodhi si kryeqytet te ri nje vend ne gadishullin e ballkanit Stambolli qe ateher quhej Antusa.Fillimisht vete konstandini e quajti kryeqytetin e ri “Roma e Re”dhe u konsiderua si kryeqytet i perandorise romake.Inagurimi i tij u be me 11 maj 330.Ky qytet i shte nga me te medhenjte e asaj bote si qender e madhe e personave politik,ekonomik.Persa i perket popullates banohej nga greket ne pjesen me te madhe,konstandini vendosi si gjuhe zyrtare gjuhen latine ndersa si gjuhe liturgjike mbeti greqishtja.
    Kishte disa levizje fetare: ikonoklasve,sentikeve,e besimtareve te ndryshem,me te shumte dhe me dinamik ishin kristianet qe jo vetem qe s’ishin te paket ne numer,por shtoheshin dita-dites,ne keto levizje fetare rol aktiv kishte dhe nena e konstandinit Eleni e cila shum shpejt favorizoi dhe krijoi kushte te favorshme per zhvillimin dhe perhapjen e kristianizmit.Kristianet veprimtarite e tyre i zhvillonin ne katakombe gjate kohes se Konstandinit dhe Elenit dolen nga keto katakombe dhe filluan ndertimin e katedraleve,shenj kjo qe tregon zyrtarizimin e fese,kto katedrale te periudhes se perandorise pasuroheshin me gjinite e artit me simbole nga krishti dhe krishterimi.Ne keto raporte krishterimi si fe e re jo vetem qe zgjerohej perdit por edhe unifikohej me shtetin.Ne momentin kur krishterimi mori zhvillim te dukshem perandorit Konstandin ju dha merita e madhe si perandor me cilesit “Konstandini i Madh”edhe pse vete konstandini u pagezua kristian ne castet e fundit te jetes se ti kisha vleresoi kontributin e tij dhe nenes se tij dhe u quajten “Ruajtes se kryqit”.
    ,,,,,,,,,,,,((((""""))))
    ~<@@@(((EnRY)))@@@>~
    """"""""'''((((,,,,,))))

  8. #8
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Pse Kisha e Perendimit, pra ajo e Romes, sot ajo katolike, nuk e njeh per shenjt kete ndersa te emen, po? Normalisht, shenjtoret e para Skizmes 1054, sidomos ata te rendesishmit, njihen nga te dyja kishat. Pse jo ky? Pse e njeh vetem lindja?
    Unė do gjeja dy arsye. Njė politike, qė Konstandini zėvėndėsoi Romėn me Romėn e Re dhe nga mllefi ata tė perėndimit nuk ja falėn. Dhe e dyta, doktrinore, se nuk e konsiderojnė tė krishterė Konstandinin pasi ky u pagėzua nga njė heretik (arjan), nga Eusebi. Mė duket shumė e drejtė tė mos quhet shėnjtor Konstandini. Qė mund tė besonte nė krishterim ėshtė e diskutueshme, qė e favorizoi Kishėn ėshtė fakt, qė kryesoi Koncilin e I Ekumenik ėshtė prapė fakt, qė tė jetė shėnjtor ėshtė shumė e diskutueshme.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Konkluzioni yt eshte logjik, jo real. Qe te pergjigjesh asaj pyetje, duhet te gjehet me pare data e kanonizimit te Konstandinit ne shenjt, nqs ka nje te tille, dhe nga aty mund te fillohet arsyetimi se perse ne lindje u pranua e jo ne perendim.

    Them se kunkluzioni eshte logjik e jo real sepse mbeshtet ne arsyetimin shume pergjithesues, se, kalimi i qendres se perandorise nga Roma ne lindje (Konstandinopoje), duhet te kete sjelle nje ndjenje resimenti te romakeve kunder Konstandinit perandor dhe autor te kesaj transfere. Mirepo, realiteti nuk eshte kaq bardh e zi, sepse:

    - Konstandinopoja u themelua si qender perandorako-kristiane, e para e ketij lloji ne histori. Roma nuk ka qene e tille, sepse ne Rome qendra perandorake perfaqesonte nje institucion anti-kristian e kristian-shtypes, nderkohe qe krishterimi nje besim ilegal e inferior.
    - Dihet qe latinet kane pasur nje besnikeri te vazhdueshme ndaj qendres lindore perandorake deri ne zhgenjimin e tyre perfundimtar qe coi ne lidhjen e tyre me franket ne shek.8-9.
    - Qe ka qene i pagezuar nga Eusebi, nuk perben ndonje cenim serioz, sepse pagezimi u be: nga nje peshkop kanonik i kishes; nje peshkop i paanatemizuar (ne 337 grindja me Arianet ishte ne zhvillim e siper); dhe me e rendesishmja eshte se u krye sipas ritit kanonik te kishes.



    Une besoj, perderisa e thote kisha, qe konstandini eshte shenjtor, por kjo nuk do te thote qe une ta idealizoj ate per cdo gje, madje as kisha se ben nje gje te tille.

  10. #10
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Pse Kisha e Perendimit, pra ajo e Romes, sot ajo katolike, nuk e njeh per shenjt kete ndersa te emen, po?
    Ndoshta sepse ky kishte vrare gjysmen e fisit te vet. Perfshire ca vellezer nder ta.
    Ate per Helenen e kam degjuar edhe une. Madje kur ia krahasoi nje peshkop me Maria Magdalenen, vajti e i preu koken.
    Ezekiel 25-17.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vangjel Meksi, rilindasi i parė shqiptar
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:38
  2. Gjuha Shqipe nė Kishė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Urdhri i Milanit i perandorit Konstandin, viti 314 Pas Krishtit
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 10:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •