
Postuar më parë nga
Albo
Te njejten gje qe ben ti me lart, bente edhe shoku Enver me figuren e Theofan Nolit gjate komunizmit. E ngrinin e lartesonin ate si revolucionar, diplomat e patriot, por linin pa permendur faktin se ai ishte prift orthodhoks. Shokut Enver dhe rregjimit te tij ky fakt i thjeshte u binte ndesh me propaganden e tyre ateisto-komuniste, por ty cfare te shtyn qe t'iu mohosh patrioteve orthodhokse identitetin e tyre fetar?
Per 500 vjetet e pushtimit otoman, ishte Kisha Orthodhokse ajo qe e mbajti shpirtin e tyre te gjalle. Dhe kete Kishe Orthodhokse orthodhokset shqiptare nuk e lane vetem ne vendin e origjines, e moren edhe me vete ne vendet e botes ku emigruan. Mbase per ty qe je nje shqiptar i rritur me frymen ateisto-komuniste te Enver Hoxhes kjo nuk ka rendesi, por per cdo studiues te huaj eshte dicka e dukshme dhe esenciale.
A e di, qe disa prej doreshkrimeve me te vjeter te shqipes qe po dalin tani ne drite, jane ungjij e doreshkrime te prifterinjve e murgjve orthodhokse me origjine shqiptare? Sigurisht qe nuk e di.
A e di qe shkolla e pare shqipe u hap ne Korcen orthodhokse? A e di qe gjimnazi i pare ne gjuhen shqipe i hapur ne Shqiperi, ajo qe u njoh si "Normalja e Elbasanit", u hap ne nje godine prone e Kishes Orthodhokse, vene ne dispozicion per kete pune?
Deklaratat personale te nje peshkopi grek apo te nje "ati" te veteshpallur e veteveshur prift, si Nikolla Marku, nuk perfaqesojne as Kishen Orthodhokse dhe Kishen Autoqefale Greke. Sic e shpjegova me lart, qe ti nuk e ke mesuar akoma, ne emrin e nje Kishe Autoqefale flet vetem Sinodi i Shenjte i Peshkopeve, e askush tjeter.
Ku e ke marre kete deshmi historike, nga Veprat e Shokut Enver? Shiko se mos me ndricosh edhe mua me ndonje dokument historik qe implikon Kishen Orthodhokse ne vdekjen e Papa Kristo Negovanit. Une kam kerkuar se mos gjej, por nuk kam gjetur.
Atehere o mendjendritur, si e shpjegon qe KOASH ka 80 vjet qe i mban liturgjite ne gjuhen shqipe? Si e shpjegon qe edhe ai Kryepeshkopi Anastas e mesoi shqipen ne moshe te thyer, e sot komunikon me besimtaret orthodhokse ne shqip e jo ne greqisht? Si e shpjegon qe KOASh ka botuar me dhjetra libra fetare ne gjuhen shqipe? Ato sikur jane te mallkuara apo jo?
Ah po. Ti i referohesh filmit "Udha e Shkonjave", prodhim i Kinostudios shqiptare ne kohen e xhaxhit Enver. Nese nuk e ke marre vesh akoma, filmat ne ate kohe beheshin ashtu sic i vinin per shtat rregjimit te kohes, te sulmonin e denigronin me cdo kusht besimin dhe Kishen. Ne menyre qe te stamponin ne trurin tend idene se "Kisha mallkon shkronjat".
Anatemimin e ben Kisha jo shenjtoret. Shen Kozmai fshinte pluhurin nga sandalet e tij prej sholle, ne te gjithe ato fshatra qe nuk e pranonin. Keshtu i kish mesuar Krishti apostujt e tij, keshtu bente edhe shenjtori. Rasti me i mire, krahina e Sulit e suliotet. Ata e rrahen dhe perzune shenjtorin. Nuk kaloi shume kohe pas asaj qe ndodhi, dhe Perendia i ndeshkoi kur Ali Pashe Tepelena i shkoi te gjithe ne shpate dhe kush mbijetoi mori arratine. Eshte Perendia ai qe i mbron shenjtoret e vete, ashtu sic mbron edhe Kishen. Dhe vetem gjykimit te Tij qe nuk i shpeton dot askush nen qiell.
Sa per gjuhen greke, eshte e vertete qe shenjtori u predikonte shqiptareve qe te hapnin shkolla greke e te mesonin ne to greqisht. Por kete nuk e bente se i behej vone per "helenizimin e shqiptareve", pasi ne kohen qe ai ka jetuar, nuk kishe as Greqi e as Shqiperi, kish vetem Perandori Otomane dhe Pashallek Janine me Ali Pashane ne krye.
Dhe qe te mos vdesesh injorant ne paditurine tende, e bente kete pasi qellimi i misionit te tij ishte mbajtja gjalle e Beses Orthodhokse mes popullates ballkanike qe ne kete kohe po asimiloheshin ne mase ne Islam. Dhe duke mesuar greqisht, kjo popullate do te mesonte me shume mbi besimin e tyre dhe mbi liturgjine e tyre qe mbahej ne Kishe, qe ne ate kohe behej ne gjuhen greke. Dhe ne kete menyre, kjo do ti mbronte kete popullsi nga asimilimi ne fene islame, dhe do te ruanin e trashegonin fene orthodhokse te te pareve. Shen Kozmai eshte shenjtori qe profetizoi si pavaresine e Greqise edhe ate te Shqiperise, e plot profeci te tjera. Por injoranteve nuk u interesojne keto gjera, u interon vetem te perligjin injorancen e tyre.
Ah dhe dicka me shume per Shen Kozmain. Per ironi te "fatit", te gjithe rilindasit tane, gati te gjithe pa perjashtim ishin shkolluar ne "Zosimea Skoli", nje gjimnaz grek ne Janine. Dhe ishin ne ato banka shkolle, ku keta rilindas mesuan per historine e ndaluar te popullit tone dhe te pareve tane. Dhe kjo ishte shkendija me e forte e ndezjes se zjarrit te ndergjegjes kombetare mes shqiptareve. Pra profecia e Shen Kozmait u be realitet si ne planin fetar te mbrojtjes se besimit, edhe ne planin e lirise e clirimit nga pushtimi i Perandorise Otomane.
Dhaskal Todri (personazhi i Kinostudios) eshte Theodhor Haxhifilipi dhe as ka qene e as nuk do te jete ndonje protestant apo mason. Ai ishte nje nga orthodhokset me kontribut te cmuar per gjuhen shqipe, duke punuar ne nje nga qendrat me te hershme te kultures shqiptare, ne Voskopoje. Nuk e di nese ke shkuar ndonjehere ne Voskopoje, por eshte nje zone qe sot mund ta quash fshat, por ka me shume kisha e manastire orthodhokse se sa banore. Voskopoja eshte djegur e sulmuar disa here, por jo nga greket por nga "patriotet" muslimane si Sali Butka e kompani. Dhe sot e kesaj dite, nuk ekziston asnje dokument historik qe lidh vjekjen e Dhaskal Todrit me Kishen Orthodhokse, ashtu sic e portretizonte propaganda komuniste neper filmat e vete.
Kisha Orthodhokse asnjehere nuk ka patur problem me gjuhen shqipe, te folur apo te shkruar. Problemi i saj ishte me propaganden e masoneve e heretikeve latine e protestante, qe perdornin besimtaret e kulturuar orthodhokse, per qellimet e propagandes se tyre. Dhe perseri, qe te mos vdesesh injorant, propaganda e latineve e protestanteve kishte ne shenjester besimtaret e thjeshte orthodhokse dhe vete Kishen Orthodhokse. Pra duke i denoncuar keta njerez e keto akte, Kisha bente detyren qe i ka caktuar Perendia, per te ruajtur delet e veta. Dhe Kisha Orthodhokse eshte e vetmja qe u sulmua jo vetem nga protestantet, por edhe nga fashistet italiane jo me larg se 72 vjet me pare, me pushtimin e Shqiperise. Planet e Duces e dhendrit te tij ishin gllaberimi i Kishes Orthodhokse nga Kisha e Papes se Romes, kjo eshte arsyeja qe kur peshkopet orthodhokse nuk pranuan te behen pjese e ketyre planeve, u internuan ne Itali.
Albo
Krijoni Kontakt