Close
Faqja 17 prej 27 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 267
  1. #161
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Pyetja ime:
    - a jeni i sigurte dhe a dispononi dokumenta kur shpreheni se:
    "Kisha Orthodhokse asnjehere nuk ka qene kunder gjuhes shqipe, pasi kleri dhe besimtaret e saj e kane shkruajtur shqipen te paret.
    "
    Kjo eshte si me pretendu e me thene se 'Feja Islame eshte fe e paqes', apo me thene se 'Partia Radikale e Serbise dhe Serbia e deshiron pavaresine e Kosove'. Ku ka te vertete ketu. Ketu ka injorim te fakteve.

  2. #162
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ju bej thirrje besimtareve orthodhokse (nese ka te tille) sado pak qofshin, qe te mos shkojne tek ky nikolla per te kryer misteret(pagezim, kungim), dhe as te marrin pjese ne ndonje meshe, sepse ky njeri nuk eshte prift, mesha ose liturgjia hyjnore nuk ka fuqi prej se Larti dhe Zoti Krisht nuk zbret per t`u kthyer ne buke dhe vere.. fjala "At" eshte nje fallsitet..
    ky njeri eshte vegel qorre e satanait
    O ILIA une JAM ORTODOKS dhe jam krenar per kete, por si SHQIPTAR qe jam dua qe ne krye te KISHES AUTOQEFALE SHQIPTARE te vihet nje SHQIPTAR dhe jo nje GREK pasi e dine edhe guret e sokakeve LUFTEN QE I BERI KISHA GREKE EDHE GREKET KISHES DHE GJUHES SHQIPTARE.
    Janullatos meqenese e beri detyren e tij tani ka erdhur koha te lere posti qe mban dhe ate ta marre nje klerik SHQIPTAR

  3. #163
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Prania në Shqipëri e Janullatosit e ka bërë shqiptarin të humbase identitetin

    Prania në Shqipëri e Janullatosit e ka bërë shqiptarin të humbase identitetin

    Duke parë helenizmin e madh që ka përfshirë Shqipërinë, sidomos pjesën jugore të cilën helenistët grekë na e thërrasin Vorio-Epir. Këta helenistë të tokës shqiptare që nga vitet ‘90-të, kanë krijuar e shpifur historinë më të re imagjinare të Vorio-Epirit në pjesën jugore të Shqipërisë. Një histori identike të rreme dhe të trilluar, krijuan dhe fqinjët tanë në veri. Serbët me akademikët e tyre, me historianët dhe me kishën e tyre shoviniste ortodokse, të cilët nxorën mitin se Kosova na qenka zemra e Serbisë, se aty ata kanë manastire dhe kishat, të cilat ua morën shqiptaret. Me këto përralla, ata e binden dhe boten perëndimore duke e mbajtur dhe shtypur Kosovën shqiptare me zjarr, hekur dhe masakra, per te zhdukur qenien si shqiptar. Prandaj ne si kisha e vërtetë e gjithë shqiptareve, kisha “Shën Maria”, ne Elbasan, duam të freskojmë memorien e të ashtuquajturve “baballarë” të kombit shqiptar, deputeteve, politikanëve e të gjitha partive dhe përfaqësuesve jo legjitime te klerit ortodoks te sotëm në Shqipëri. Edhe pse jemi përballë djallit, i cili e ka emrin Janullatos, do të luftojmë e do të bëjmë të pamundurën, për të shkëputur kishën ortodokse shqiptare nga kthetrat e kishës ortodokse greke. Pa dyshim qe komandanti i të gjitha të këqijave që po ndodhin në Shqipëri është ushtari i denje i Asfalise greke Janullatos, i cili po zhvarros fëmijët, gratë, dhe pleqtë shqiptare nga varrezat e Kosines në Përmet dhe zona te tjera te Shqipërisë duke krijuar varrezat e ushtareve dëshmore të Vorio-Epirit në zemër të Shqipërisë jugore në Këlcyrë, e cila është djegur me qindra herë nga andartët shovinistë grekë, si dhe veprimet qe po krijon kanibali Janullatos në tokën shqiptare. Të gjitha këto mbrapshtësi, kane fatkeqësisht dhe bekimin e “baballarëve akademikë” të kombit, sepse Janullatos e di se legalizimi i veprave antishqiptare, ka vlere kur vulosen me vulat e shtetit Shqiptar te cilat, per momentin i kane ne duar disa shqipfolës që po legalizojnë këtë helenizim. Duam t’ju kujtojmë e t’ju rikujtojmë edhe njëherë këtyre politikaneve të majtë e të djathtë, klerikëve shqiptare ortodokse qe e kane legalizuar Janullatosin në fronin e KOASH-së dhe që tani duan t’i japin shtetësinë shqiptare, këtij gjakpirësi shqiptarësh dhe përçarës midis feve. Shqipëria nuk mbrohet duke hapur universitet shkombëtarizuese greke në Gjirokastër, nuk mbrohet duke i dhënë shtetësi shqiptare Janullatosit. Shqipëria zotërinj deputete dhe politikane, klerik servile ortodokse, që i shërbeni grekut, dhe ju përfitues të taksapaguesve shqiptarë, ju përfitues të gjakut dhe të djersës së emigrantëve dhe ju legalizues te helenizmit te Shqipërisë, te majte dhe te djathte, do te mbani vulën e tradhtisë ne historinë e Shqipërisë. Ju zotërinj “baballarë” të kombit, keni rene dakord te na rishkruani historinë ne shqiptareve me historiane greke. Si mendojnë historianet tanë t’i ndërrojnë tekstet e gjeografisë dhe të historisë greke, te cilën fëmijët grekë nuk e mësojnë gjeografinë e Greqisë ne kufijtë e tanishëm qe ka Greqia, por e mesojne edhe gjysmën e Shqipërisë si tokë helene, histori qe po gatuhet nga Janullatos me bekimin e “baballarëve” te shitur te kombit. Historianet e ndershëm, nuk duhet te bëjnë sehir, por te prononcohen me force ne dobi te atdheut. Historianet duhet të shkruajnë qarte dhe prerazi per vrasjet dhe helmimet ne mënyrën me djallëzore te Papa Kristo Negovanit, Dhaskal Todrit, Petro Nini Luarasi dhe së fundi të kryetarit të shoqatës se arvanitasve të Greqisë, Aristidh Kola. Çfarë duhet t’u themi ne fëmijëve tanë në librat e historisë, se këta patriotë klerikë dhe mësues shqiptare nuk i vrau kisha greke me kanibale te llojit Janullatos? Per ju shoviniste greke dhe politikane shqiptare, historia tregohet dhe shkruhet brezave te ardhshëm siç ka ndodhur dhe s’duhet harruar, sepse përndryshe e keqja përsëritet.

    Me vjen shume keq qe një pjesë e ortodoksisë shqiptare, bashkudhëton me agjentin Janullatos. Qeveria greke, si dhe forca politike PBDNJ, organizata Omonia e të tjerë ju kane hipnotizuar si besimtare qe jeni, dhe ju kane vene ne nje gjum letargjik e në një gjendje kome, duke pare ate ëndrrën që shihte gomari kur po e hante ujku dhe ai i gjori bërtiste nga dhimbja – do Perëndia jam ne ëndërr. Kurse ne shqiptaret ortodokse te vërtetë ju rikujtojmë se kombi shqiptar është duke i ndjere kafshimet çdo ditë e më shumë, e nuk është ne gjumin letargjik qe keni pëlqyer ju, por do te jete i detyruar te mbrohet ne te gjithë hapësirën mbar etnike Shqiptare. Ne do te jemi te gatshëm të veprojmë me te gjitha mjetet dhe metodat e drejta, per te mbrojtur te drejtat dhe interesat e kombit shqiptar kudo ku preken apo shkelen, nga kushdo qe guxon ti cenoje.

    Te gjithë shqiptaret duhet te kenë parasysh një gjë te rëndësishme, ne shqiptaret per fqinjët tanë verior dhe jugor, nuk kemi ekzistuar, nuk ekzistojmë dhe nuk duhet te ekzistojmë, sepse ky është ushqimi i tyre i përditshëm. Prandaj te mbështetemi tek rilindësit tanë që luftuan me pushke dhe me pene. Dëshmorët e te gjitha luftërave na kane lënë amanet Çamërinë së cilës i kemi harruar dhe emrin. Kosovën, që edhe sot e kësaj dite është nen drejtimin Serb. Detyra jone eshte te bashkohemi në një shtet te vetëm dhe jo te legalizojmë vepra dhe institucione greke qe i ka krijuar Janullatos.
    Dua te bej një panorame tepër tronditëse per ne shqiptaret ne lidhje me jugun e Shqipërisë atdheun tone te dashur. Ne jug te Shqipërisë, po ndiqet nje politike shumëdimensionale dhe armiqësore per te zhdukur çdo kulture, prone dhe histori shqiptare duke i tjetërsuar ne favor te shovinizmit grek te legalizuara nga pseudo “baballarët” e kombit. Kjo panorame përkon dhe me grupin negociator të Kosovës qe kulturën e lashte historike dhe fetare, e cila i perket kombit shqiptar ne Kosove, e njohën duke ua legalizuar dhe falur serbeve.

    Kisha ortodokse greko shoviniste, me gjithë urrejtjen per ne, e te qenit shqiptar, beri me te gjitha mjetet dhe mënyrat, me te gjitha gënjeshtrat, mashtrimet dhe pabesitë, me te gjitha llojet e helmeve ideologjike dhe biokimike te luftonin atë FAKT dhe ndjenje qe lindte bashke me shqiptarin, qe i rridhte ne gjak, dhe i jepej bashke me qumështin e nënës dhe gjuhen e bukur shqipe. Atë FAKT TE PERCAKTUAR NGA I MADHI ZOT TE LINDURIT DHE TE TRASHEGUAR BREZAVE QE I USHQENTE ATE NDJENJE QE QUHET SHQIPTARIZEM.

    Mendoj se kam prekur disa çështje kryesore që kanë të bëjnë me identitetin tone e te qenit shqiptar. Kështu me lutje, ulem ne gjunjë para Zotit dhe i kërkoj ndihmë, qe ne shqiptaret të kthejmë nga rruga e gabuar e te vihemi ne udhe te mbare e ta forcojmë Shqipërinë sa më shumë në dobi për të gjithë shqiptarët.

    Prandaj, si përfundim, ju drejtohem atyre shqiptarëve që janë bërë sahanlëpirës i të huajve shoviniste dhe e keqja e vendit, mjaft më me politika mashtruese, përçarëse dhe vëllavrasëse, duke infektuar ne palcë me çdo lloj cilësie negative njerëzore dhe që jeni bërë përfitues të pamerituar të vlerave materiale dhe monetare nga kombi i shumëvuajtur shqiptar, gjakut dhe djersës se këtij populli te mashtruar nga ju, dhe te shfrytëzuar deri ne palce nga ju. Ta dini mire se jeni llumi dhe fundërrinat me te ndyra dhe me te qelbura të racës njerëzore dhe kombit shqiptar. Ne realitet ju keni bere dhe po beni fatkeqesite me te mëdha të këtij populli. Theksoj dhe njëherë se, askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia e Zotit, e cila mund te vije ne shume mënyra dhe askush nuk mund t’i shpëtojë ne këtë jete, si dhe ne tjetrën. Secili do te përgjigjet para drejtësisë se Zotit ku do te marre shpërblimin e merituar ne këtë jete per veprat e tije.

    Zoti e bekoftë kombin shqiptar ne liri dhe sovranitet, ne token, atdheun dhe shtetin e tij te vetem kombëtar, Shqipërinë etnike-historike te lire dhe te bashkuar.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë!

    At Nikolla Marku

    KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE KOBETARE SHQIPTARE
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  4. #164
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  5. #165
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Madheshtor.. At Marku! Ndriqon! Drite, drite..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kjo eshte si me pretendu e me thene se 'Feja Islame eshte fe e paqes', apo me thene se 'Partia Radikale e Serbise dhe Serbia e deshiron pavaresine e Kosove'. Ku ka te vertete ketu. Ketu ka injorim te fakteve.
    Ky eshte edhe mbartesi i idese...... ne sjelljen e nje copeze te debatit te bere ne nje teme tjeter (kushtuar Pero Nini Luarasit)...PREJ BASHKEFORUMSIT "Albo".... INJORIMI ME DASHJE DHE ARROGACA FEUDALE E TE ZOTOT TE DYQANIT QE DUKE NA U HEQUR SI "MISTER ENCIKLOPEDIA" JA FUT KOT DHE SHPERNDAN FAKTE TE RREME NE KURRIZ TE NJEREZVE QE KANE DHENE AQ SHUM PER KOMBIN DHE GJUHEN TONE...... DHE ME E KEQJA ESHTE SE KA HARBUTERINE TA PERSERISE GABIMIN ME XHUNGLATHIRRJE TE TIPIT "KUR FLAS UNE TI MESO"........"AI KESHTU, SE UN KAM REFERENCAT" ETJ....ETJ kur harron se jane disa qe ngjarjet i kane jetuar dhe jane deshmitar te gjalle.....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #167
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Ky eshte edhe mbartesi i idese...... ne sjelljen e nje copeze te debatit te bere ne nje teme tjeter (kushtuar Pero Nini Luarasit)...PREJ BASHKEFORUMSIT "Albo".... INJORIMI ME DASHJE DHE ARROGACA FEUDALE E TE ZOTOT TE DYQANIT QE DUKE NA U HEQUR SI "MISTER ENCIKLOPEDIA" JA FUT KOT DHE SHPERNDAN FAKTE TE RREME NE KURRIZ TE NJEREZVE QE KANE DHENE AQ SHUM PER KOMBIN DHE GJUHEN TONE...... DHE ME E KEQJA ESHTE SE KA HARBUTERINE TA PERSERISE GABIMIN ME XHUNGLATHIRRJE TE TIPIT "KUR FLAS UNE TI MESO"........"AI KESHTU, SE UN KAM REFERENCAT" ETJ....ETJ kur harron se jane disa qe ngjarjet i kane jetuar dhe jane deshmitar te gjalle.....
    Te thuash qe Kisha Orthodhokse ka qene "kunder gjuhes shqipe" eshte nje idiotesi historike, pasi duke qene se ti vetem ke qejf te shkruash e jo te lexosh, orthodhokset jane ata qe te dhane ty gjuhen shqipe te shkruar. Ishin komuniteti fetar ne vend me kontributin me te madh ne shkrimin e gjuhes shqipe duke filluar me kolonite e migranteve orthodhokse ne Egjipt, Rumani, Bullgari, Argjentine, Amerike e Stamboll. Nese Kisha Orthodhokse, ne te cilen gjithe keta orthodhokse benin pjese, do te kishe dale kunder "gjuhes shqipe", orthodhokset nuk do te punonin me mish e me shpirt per gjuhen shqipe qe ti mezi e shkruan edhe sot, pasi do ta kishin te ndaluar me fe.

    Ajo qe ju ngaterroni, dhe qe ua kam shpjeguar disa here eshte dalja me force e Kishes Orthodhokse kunder propagandes evangjeliste perendimore e free-masoneve ne Shqiperi. Keta perfituan nga mungesa e shqipes se shkruar, perfituan edhe nga varferia dhe analfabetizmi i shqiptareve, dhe u munduan qe te perdornin gjuhen e shkruar shqipe si nje mjet per te asimiluar shqiptaret ne protestante ungjillore. Kjo eshte arsyeja qe shoqata protestante e Londres sponsorizoi punen e Kristoforidhit per perkthimin e Ungjillit ne dy dialektet, gege e toske. Kjo eshte arsyeja qe motrat Qiriazi ne Korce, se bashku me Petro kolonjarin iu bashkuan kesaj levizje, pasi keta njerez kujtonin se identiteti politik i tyre, ishte me i rendesishem se sa feja e te pareve te tyre. Ashtu sic e shikojne politikanet tane mbeshtetjen politike nderkombetare sot, ashtu e shikonin edhe keta kategori njerezish qe ishin gati ti shisnin edhe shpirtin e tyre djallit, per hir te aspiratave politike kombetare te kohes. Te njejten gje beri jo vetem Petro Nini Luarasi, pinjollet e te cilit sot po trokasin neper dyert e bashkesive protestante ne Tirane qe te heqin emrin e gjyshit nga historia e tyre, te njejten gje beri edhe i biri i beut te Konices, Faik Konica, qe kur siguroi mbeshtetjen e Ministrise se Jashte austriake per hapjen e Gazetes "Albania" pas mbarimit te studimeve ne France, u be "romano-katolik" edhe pse ishte muhamedan e bir beu.

    Lavdi Zotit qe Kisha Orthodhokse e ngriti zerin ndaj ungjilloreve dhe masoneve.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-06-2012 më 10:44

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    C'do bashkeforums mundet fare mire te shfletoje dhe me vertetsi te gjeje ato gjera qe sejcili merr persiper te thote "dhe un as qe i shtoj a as i heq asgje" atyre c'ka ju thate me pare si dhe atyre c'ka thoni edhe tani.......
    Por persoanlisht habitem me faktin qe bashkbisedimit nuk i shkon drejt...aty ku tjetri qarte ka vene piken...aty ku bashkesia e Shqiptareve qe besojne ne x fe te shohin te metat dhe gabimet dhe TI NDREQIN .....
    Ti vazhdon me thirrje ndarese, e vet shperthyese se ju jeni te perkryerit e te tjeret jo, se ju na dhate gjuhen e te tjeret na e prene.... e tifozeri te tipit te tille.......

    A nuk ishin elementet me persoanlitet te theksuar kombetar te te gjitha perkatesive fetare e kulturore ata qe na dhane gjuhen, riperterine identitetin, shperlane e rindertuan, e qeruan leprozen e hedhur nder shekuj prej lukunise ......dhe i perballe me thenien tuaj se "CITOJ ALBON: (Keta perfituan nga mungesa e shqipes se shkruar, perfituan edhe nga varferia dhe analfabetizmi i shqiptareve, dhe u munduan qe te perdornin gjuhen e shkruar shqipe si nje mjet per te asimiluar shqiptaret ne protestante ungjillore....a nuk ishin keta analfabete qe ishin lene ne erresire per shekuj nga kisha, dhe u dashkan perlyer e etiketuar disa se PER TU MESUAR SHQIPTAREVE SHQIPEN SI MJET ASIMILIMI???? AI I MESOJ SI TE SHKRUAJNE E LECITIN SHQIP DHE TI KETE E QUAN ASIMILIM?? Kur nga ana tjeter ua kishin ndaluar me lgj e pa ligj......jo jo nuk i thua c'koqur gjerat
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  9. #169
    Nuk ishte kisha ortodokse dhe as feja ajo qe na dhane ne gjuhen tone te shkruar. Ishin shqiptaret e besimit ortodoks qe skane pse te identifikohen me kishen. Ata nuk e ben as per kishe e as per fe, e ben per shqiptarizem. Ishte kisha ortodokse ajo qe anatemoi gjuhen tone dhe qe beri cmos qe shqiptaret te mos e shkruanin kurre kete gjuhe, madje mundesisht ta hiqnin fare nga perdorimi edhe si te folur. A nuk ishin peshkopet greke e te ashtuquajtur shenjte ata qe qenien ortodoks e identifikonin me gjuhen greke e jo me ate shqipe? A nuk ishte kjo kishe ajo qe sulmoi, persekutoi e me ne fund masakroi te madhin Papa Kristo Negovanin kur sapo kishte mbushur 30 vjec vetem pse luftoi per gjuhen shqipe? A mos valle eshte shpifje qe kisha ortodokse greke e ka quajtur gjuhen shqipe si gjuhen e djallit dhe germat e saja si te mallkuara? A nuk ishte Kozma Etoliani ai qe anatemoi 46 fshatra? A nuk ishte ai qe u shpreh se kush kendon ne kishe ne gjuhen greke flet me Zotin dhe kush nuk kendon ne kete gjuhe flet me djallin? Mbase Dhaskal Todri ishte protestant apo dhe Petro Nini Luarasi e ndofta te tjere. Por asnjeri nuk u vra per besim ndryshe apo pse i perkiste nje feje tjeter. U vrane vetem per gjuhen shqipe qe andartet e kishes nuk donin qe shqiptaret ta shkruanin. Kjo kishe nuk kishte problem qe shqiptaret ishin dhe myslimane, ishin dhe katolike... problemin e kishte me gjuhen e folur e sidomos me ate te shkruar.

  10. #170
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nuk ishte kisha ortodokse dhe as feja ajo qe na dhane ne gjuhen tone te shkruar. Ishin shqiptaret e besimit ortodoks qe skane pse te identifikohen me kishen. Ata nuk e ben as per kishe e as per fe, e ben per shqiptarizem. Ishte kisha ortodokse ajo qe anatemoi gjuhen tone dhe qe beri cmos qe shqiptaret te mos e shkruanin kurre kete gjuhe, madje mundesisht ta hiqnin fare nga perdorimi edhe si te folur. A nuk ishin peshkopet greke e te ashtuquajtur shenjte ata qe qenien ortodoks e identifikonin me gjuhen greke e jo me ate shqipe? A nuk ishte kjo kishe ajo qe sulmoi, persekutoi e me ne fund masakroi te madhin Papa Kristo Negovanin kur sapo kishte mbushur 30 vjec vetem pse luftoi per gjuhen shqipe? A mos valle eshte shpifje qe kisha ortodokse greke e ka quajtur gjuhen shqipe si gjuhen e djallit dhe germat e saja si te mallkuara? A nuk ishte Kozma Etoliani ai qe anatemoi 46 fshatra? A nuk ishte ai qe u shpreh se kush kendon ne kishe ne gjuhen greke flet me Zotin dhe kush nuk kendon ne kete gjuhe flet me djallin? Mbase Dhaskal Todri ishte protestant apo dhe Petro Nini Luarasi e ndofta te tjere. Por asnjeri nuk u vra per besim ndryshe apo pse i perkiste nje feje tjeter. U vrane vetem per gjuhen shqipe qe andartet e kishes nuk donin qe shqiptaret ta shkruanin. Kjo kishe nuk kishte problem qe shqiptaret ishin dhe myslimane, ishin dhe katolike... problemin e kishte me gjuhen e folur e sidomos me ate te shkruar.
    Nje problem i "izoluar" i komunitetit orthodoks shqiptare, qe rrezullton nga natyra e vet kishes, e cila ishte (eshte???) "politik dhe fe" truc ne nje thes, paramendo, ne fillim te shek. 20, ku reformacioni ish 400 vjec, berthamat e para te laicitetit vec 100 vjec....kjo deshmon edhe pakez FUQINE e saje......nuk eshte cudi, qe nacionalizmi i kap edhe strukturat kishtare......ish "mode" asaj kohe....cudia eshte aty se i ka kap me VONESE....

    ....kujdes nga pergjithesimi.....shqiptaret musliman nuk i ka ndaluar kleri te shkruajn shqip....(ne alfabetin arab)....por shqip kane shkruajtur.....mos te na dale ne fund se "kisha orthodokse" na qendronka si synonym per kultivimin e "gjuhes shqipe"...........perpjesetimet "fetare" asaj kohe kane qene dermueshem ne favor te muslimaneve, prandaj, edhe cdo jetesim i nje ideje nacionale ka qene i mvarur KRYEKEPUT nga muslimanet parimisht, kurse komunitetet tjera kane qene me se shumti "ne vale", kurse vala ka qene massa SHTETFORMUESE, e ajo ka qene muslimane....dakor me kete ???

    tung
    albanish by nature

Faqja 17 prej 27 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •