Close
Faqja 15 prej 68 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 671
  1. #141
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Njeriu qe nuk mund te fotografohet...
    i lexoj me interes lajmet qe sjell, edhe kur sjam dakort

    kjo shume interesante, sikur te kete qene vertet ashtu

    ke ndonje link per ndonje artikull ne lidhje me kete? do isha kurioz per ndonje analize qe mund ti kene bere ketij... qe te mos fotografohet i bie qe rezet e drites te mos reflektohen nga trupi (apo rrobat mbi trup) i ketij...goxha e pazakonte...

  2. #142

  3. #143
    Epoka e Akullnajave

    A nuk ishte kjo nje dicka parahistorike? Nje nga ato tekat e natyres ne nje te kaluar parahistorike tonen?
    GABIM! Ne fakt ne vazhdojme te jetojme ne nje epoke akullnajash. Kreshtat e akullit ne pole dhe ne majat e maleve e tregojne me se miri kete fakt. Epoka e akullnajave e filluar ne periudhen e Pleistocenit, rreth 1.6 milion vjet me pare vazhdon edhe sot e kesaj dite.
    Pra nese ne jetojme ne nje epoke akullnajash atehere ju mund te thoni qe kjo gje nuk qenka dhe aq e keqe. Por jo, kjo ndodh sepse ne momentet aktuale ne jetojme ne nje faze qe gjeologet e quajne interglaciale, nje periudhe me temperatura te buta midis periudhave dominuese te akullta dhe te ftohta. Gjate periudhave interglaciale, akulli perqendrohet neper pole dhe ne majat e maleve dhe ulet aty e pret deri sa te vije momenti i duhur. Mos harroni qe rreziku eshte gjithmone i pranishem. Nese interglacialet si periudha zgjasin rreth 10 deri ne 15 mije vjete, vetem glacialet, ose akullnaja si epoke zgjat mbi 100 mije vjete.
    Dhe koha e interglacialit qe jetojme sot eshte duke perfunduar. Kjo filloi 12-13 mije vjet me pare dhe rinisja e Epokes se Akullit pritet ne cdo moment ne kete mijevjecar. E keqja ne epokat e Akullnajave eshte qe ato fillojne krejt pa pritur.
    Sipas perllogaritjeve, nje nate ju mund te degjoni per parashikimin e motit qe po ndodhin disa gjera te cuditshme. Psh rryma e ajrit nga jugu-veri krejt papritur ka ndryshuar drejtim dhe se shtylla klimaterike eshte kthyer mbrapsht. Brenda disa muajve temepraturat do zbresin ne menyre drastike si mesatare nga 15 grade celcius ne 40 grade celcius. Hemisfera perendimore do perfshihet nga stuhi gjigande dhe shira te dendur. Qytetet do permbyten dhe vende te tera do shkaterrohen. Dhe me pas vjen debora. Ne shume pjese te Europes dhe ne SHBA, pirgje te medhaja debore do fillojne te akumulohen. Sa me shume qe shtypet nga pesha, aq me shpejt fillon e krijon akull solid, akullnaje.
    Nderkohe dimri behet i ftohte i padurueshem. Lumenjte, madje edhe oqeanet do ngrijne. Tokat e punuara do kthehen ne vende pa jete, nje lloj tundre arktike.
    Mbas disa dekadave, akullnajat do fillojne te levizin, shume ngadale fillimisht por do levizin duke zbritur poshte nga shpatet e maleve duke therrmuar cdo gje qe gjejne perpara dhe duke mbuluar masa te medha toke me nje akull te trashe. Masat e akullit do poshtojne pak nga pak qytet mbas qyteti deri sa te shkaterrojne shumicen e civilizimit tone. Kjo eshte ajo qe pritet per 100 mije vjetet e ardhshme. I vetmi vend ku do te donit te leviznit do ishte Hemisfera Jugore.
    Ndonese ende nuk dihet mire po ka nje mundesi qe i ftohti te pushtoje komplet planetin. Per arsye qe nuk dihen, kjo ka ndodhur 2.3 miliard vjet me pare. Me pas 700 milion vjet me pare dhe 600 milion vjet me pare. Ne ato kohera kishte jete vetem ne oqeanet. Ne sejcilen prej ketyre periudhave planeti per miliona vjet ishte si nje top i akullt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #144
    nje gje nuk e kuptova
    do te bej ftohte dhe akullnajat di shkrihen dhe do te permbysen shum vende pak si e pamundur por mund te ndodhe ashtu siq the ti per shkak te shtypjes se madhe. vetem se kjo shtypja e madhe nuk egziston sepse ato akullnaja qe kane me mijera vite e kane fituar ate rezistence sa per te mbajtur veten. nuk ka rendesi sa e madhe eshte sepse dendesia e tyre mban shum me teper peshe sa kane ato
    ky eshte nje fakt qe mund te ndodhe mbas miliona vitesh. persa i perket permbysjes egziston kjo mundesi per shkak te ngrohjes globale e cila do te shkaktoje ate qe dime te gjithe shkrirjen e ketyre akullnajave. planeti ngrohet me rreth 3 grade ne vit dhe sikur planeti nga ky moment te jet kostant dmth pa u ngrohur do te duhet mbi 200 vite per tu stabilizuar gjendja normale e tij. me shum respekt

  5. #145
    Mos filozofoni kot. Kete se thashe une po jane shkenctare qe e kane thene. Lexoje me vemendje temen dhe do e shikosh qe ato miliona vjet qe ke permendur jane pak si absurde. Cfare shkruhet ne kete teme nuk jane as komente personale dhe as fantazira po gjera te marra nga website shkencore dhe studime shkencore.

  6. #146
    me gjithe respektin DARIUS dhe ajo qe them une eshte e mbeshtetur me fakte dhe e kane thene shkencetaret jo se e kam thene une personalisht. nqs ka mendime te ndryshme mes shkencetareve dhe ne kemi mendime te ndryshme. ti na fole per nje rrezik qe mund te ndodhe mbas 200 milion vjetesh kurse une te thashe se cfar do shkaktohet per shkak ta pasojave qe permenda mbas 100-200 vitesh

  7. #147
    Citim Postuar mė parė nga ragazzo_di_mare
    me gjithe respektin DARIUS dhe ajo qe them une eshte e mbeshtetur me fakte dhe e kane thene shkencetaret jo se e kam thene une personalisht. nqs ka mendime te ndryshme mes shkencetareve dhe ne kemi mendime te ndryshme. ti na fole per nje rrezik qe mund te ndodhe mbas 200 milion vjetesh kurse une te thashe se cfar do shkaktohet per shkak ta pasojave qe permenda mbas 100-200 vitesh
    E shikon qe kam te drejte kur them qe se e lexuar me vemendje temen time. Ajo qe kam shkruar aty eshte qe rreziku eshte eminent dhe shume aktual. Mund te filloje krejt papritur dhe spo e marr vesh se nga i nxjerr ato 200 milione vjete qe permend.
    Sidoqfto me shume se kudo tjeter, ne kete teme replikat jane totalisht te ndaluara. Pra ju lutem te kihet parasysh.

  8. #148
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Nje fenomen

    Nuk e di se si mund te sqarohet ky fenomeni me vietnamezi 63 vjecar Thai Ngoc?!
    Qe nga viti 1973 nuk ka gjum, nuk i flihet, megjitheate ai punon dhe thote qe nuk ndjen shqetsim!
    Ne '73 kishte nje grip me temperature te larte dhe nga a ajo dite nuk e zuri me gjumi.

    You’d think going without sleep for that long may have its drawbacks, but not for the man in central Quang Nam province who has never been ill after decades of insomnia.

    His inability to sleep has not only made him famous, but also represents a “miraculous” phenomenon worthy of scientific study.

    Sixty-four-year-old Thai Ngoc, known as Hai Ngoc, said he could not sleep at night after getting a fever in 1973, and has counted infinite numbers of sheep during more than 11,700 consecutive sleepless nights...........

    Per me shume lexoni ketu..

    http://www.thanhniennews.com/feature...0&newsid=12673
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #149
    Popullsia e botes se shpejti kalon shifren 6.5 miliard banore

    Shume shpejte popullsia e botes do e kaloje shifren 6.5 miliard. Sipas Census Bureau ne Amerike, ne bote cdo sekonde lindin kater njerez dhe vdesin 2. Census Buerau operon nje lloj grafiku te rritjes se popullsise globale dhe thote se ne vitin 1999 popullsia ne bote arriti shifren prej 6 miliard banore duke dyfishuar numrin brenda 40 vjetesh.
    Ndonese numri i popullsise po rritet, kjo rritje eshte respektivisht me e ngadalshme se ne dekadat e kaluara. Nje nga arsyet e rritjes se ngadalshme eshte fakti qe femrat ne Japoni dhe Europen e Bashkuar dhe ne ish republikat sovjetike nuk bejne me shume se dy femije. Rritja me e madhe e popullsise vjen nga zonat e varfera te Afrikes, Lindjes se Mesme dhe Indise. Popullsia ne USA eshte rritur ne menyre konstante fale kjo dhe emigrimit te panderprere nga vende te ndryshme te botes. Kete vit mendohet se kjo popullsi do arrije shifren prej 300 milion banoresh.

  10. #150
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    " Njeriu ne kater kembe"

    Nga nje rastesi e cuditeshme ne Turqi jane dy vellezer dhe tri motra, te gjithet te nje familje te cilet ecin ne "4 kembe". Kjo do te thote qe keta nuk dine e as nuk kan mundesi te ecin drejte ne dy kembe, sikurse edhe njerzit e tjere.
    Per kete edhe BBC ka pergatitur nje dokumentar.

    Njerzit e shkences shpresojne se ketu do e gjejne pergjigjen se si njeriu para3 mil. vjetesh u ndereq ne dy kembe.
    A do ta egjejne pergjigjen?

    Dokumentari shfaqet me daten 17 mars ne BBC.



    http://www.expressen.se/index.jsp?a=541300
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 08-03-2006 mė 13:00
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 15 prej 68 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •