Kilogrami eshte njesia e vetme e matjes qe akoma bazohet ne nje objekt te krijuar nga njeriu. 1 kilogram eshte saktesisht pesha e nje cilindri te ruajtur ne France qe eshte 90% platinium dhe 10% iridium, qe ka lartesi dhe diameter 39.17 mm.
Ky objekt eshte shumefishuar neper gjithe boten, por 7 kopje mbahen ne nje kasaforte te trefishte ne International Bureau of Weights and Measures ne France. Njeri prej tyre eshte cilesuar si Prototipi Internacional i kilogramit.
Por problemi eshte se prototipi internacional ka humbur 50 mikrograme ne krahasim me 6 te tjerat, ose te tjerat kane shtuar nje peshe te tille.
http://www.usatoday.com/tech/science/2011-04-18-kilo-weight.htm?csp=34news
Berberi qė nė vend tė gėrshėrėve pėrdor flakėn (VIDEO)
21.04.201Warren Lewis ėshtė berber i njohur nė gjithė botėn, i cili i shkurton flokėt klientėve tė tij me zjarr. Me kėtė zanat tė njohur merret qė 50 vjet, dhe deri sot ka pasur vetėm njė aksident, pėr tė cilin ishin fajtore kimikatet e ndezshme nė flokėt e klientit, pėr ēka nuk ishte paralajmėruar.
Sipas tij ka marr emrin edhe njė rrugė nė Memphis. Lewis pranon se i gėzohet pensionimit. Teknikėn e djegies sė flokėt e studiuar me vite, dhe e kishte mėsuar kur si djalė duhej tė hiqte mbetjet e puplave tė pulave, qė i pėrgatiste pėr tė ngrėnė, transmetojnė agjencitė.
Pėrveē qė ka qenė berber aktiv dhe pėr 50 vjet ska pasur asnjė ditė tė lirė, ishte i dobishėm edhe pėr komunitetin e tij, duke i ndihmuar familjet me vėshtirėsi financiare.
Shikoni videon:
http://www.albeu.com/interesante/ber...(video)/34866/
Nė tė ardhmen, do tė mund tė ecim nėn ujėZbulimet e reja shkencore thonė se pas disa dekadave, njerėzit do tė mund tė ecin nėn ujė pa asnjė mjet tjetėr ndihmės, ndėrsa bombolat e oksigjenit do tė jenė pajisje tė dala mode.
Mė saktėsisht, bėhet fjalė pėr njė eksperiment tė bioinxhinierisė, i cili ka gjetur njė mėnyrė qė njeriu tė ecė nėn ujė dhe tė merr frymė, pa asnjė ndihmė tė ndonjė pajisje.
E gjithė kjo mundėsi e jashtėzakonshme pėr njeriun do tė bėhet e mundur, nėse nė tė ardhmen do tė arrihet qė tė krijohet njė lidhje mes ANDsė sė njeriut dhe algave tė detit.
Mirėpo, sipas studimit shkencor thuhet se tashmė ėshtė arritur tė kuptohet se njė lidhje e tillė do ta bėnte tė mundur ecjen e njeriut nėn ujė, dhe kjo tregon se nė tė ardhmen njeriu mund tė arrijė tė bėjė njė lidhje mes simbiozės dhe gjallesave.
Natyrisht se kuptohet se nė tė ardhmen kėrkimet shkencore do tė duhet tė perfeksionohen qė tė zbatohet njė process i tillė, i cili mund tė kontribuojė mjaft shumė qė tė ndryshohet mėnyra e jetės sė njerėzve, tė cilėt do tė mund tė pėrfitonin nga mundėsitė qė ofrojnė algat detare. /
Pema me e gjate ne bote
Sipas natyralisteve, pema me e gjate ne bote e rregjistruar deri me sot eshte Druri i Kuq i Kalifornise i njohur ndryshe dhe si Californian Redwood. Lartesia e kesaj peme gjigande eshte e pabesueshme. Ajo qendron saktesisht 126 metra duke thyer keshtu rekordin e nje tjeter redwood te matur me pare qe ishte 124 metra.
![]()
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
“Kapet” antimateria: a do tė zbulojė si ėshtė krijuar gjithėsia?
Londėr, 9 qershor - Tė dielėn shkencėtarėt bėnė tė ditur se kanė gjetur mėnyrėn se si tė ruajnė atomet e antimateries pėr mė shumė se 15 minuta, qė deri tani ishte e pamundur sepse ajo zhdukej madje qė nė tė mijtat e sekondės. Pas kėtij zbulimi shkencėtarėt do tė kenė mė shumė kohė qė nė detaje tė studiojnė antimaterien dhe tė kuptojnė se ēfarė ka ndodhur nė momentet e para tė krijimit tė gjithėsisė.
Antimateria, gjegjėsisht mosekzistenca e saj, mbetet njė prej mistereve mė tė mėdha shkencore. Grimcat e materies dhe antimateries nė esencė janė tė barabarta, por vetėm kanė ngarkesė tė kundėrt qė shkakton anulimin e tyre kur ndeshen. Gjatė kohės sė Big Bangut ėshtė dashur tė lindin sasi tė njėjta tė materies dhe antimateries, por sipas njohurive tė tashme, bota jonė nė pjesėn mė tė madhe pėrbėhet nga materia. Duket sikur antimateria ėshtė zhdukur. Shkencėtarėt tentojnė tė zbulojnė se ku dhe si.
“Gjysma e gjithėsisė ėshtė zhdukur, dhe ne nuk e dimė pse”, tha Jeffrey Hangst, zėdhėnės i ekipit i cili ėshtė duke kryer ALPHA hulumtimin nė CERN ku gjendet edhe Large Hadron Collider (ndeshėsi i madh i grimcave).
Antimateria ka tendencė tė zhduket shumė shpejt kėshtu qė deri mė tani shkencėtarėt nuk kanė mundur ta studionin hollėsisht. Tani kanė rreth 1000 sekonda kohė pėr ta studiuar.
“Kemi arritur prej dy tė dhjetave tė sekondės deri tek 1000 sekonda sepse kemi arritur tė “ftohim” atomet e antihidrogjenit nė temperaturė mė tė ulėt se 0.5 shkallė nėn zeron absolute. Nė temperatura mė tė larta antimateria zhduket menjėherė”, thotė Hangst. Ai shton qė atomet e antihidrogjenit do tė krahasohen me atomet e hidrogjenit dhe nga fundi i kėtij viti do tė fillojnė me eksperimentet nė tė cilat do t’i godasin me mikrovalė dhe laserė.
Deri mė tani kanė arritur tė ruajnė rreth 300 atome tė antihidrogjenit, kurse numri mė i madh i atomeve ua lehtėson kryerjen e eksperimenteve. Zbulimin e tyre shkencėtarėt e kanė publikuar nė Nature Physics.
Nė filmin “Angels and Demons” i cili ėshtė xhiruar sipas romanit tė Dan Brown, shoqėria e fshehtė e vjedh atė nga CERN-i dhe kėrcėnon se do tė shkatėrrojė botėn. Gjysmė grami antimaterie do tė kishte fuqinė eksplozive 20 herė mė tė madhe se ajo e Hiroshimės, por nė CERN theksojnė qė do tė nevojiteshin miliarda vite pėr ta krijuar.
“Antimateria ėshtė krejt e sigurt pėr shkak tė sasive minimale qė mund tė krijojmė. Do tė ishte shumė e rrezikshme sikur tė mund tė krijonim disa gramė, por pėr kėtė do tė na duhej jashtėzakonisht shumė kohė, thonė nė CERN.>>\Koha net
Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush
Ne mos gaboj, antimateria eshte nje nga teorite e Big Bang. Kur mater takon antimater krijon energji dhe shperthen. Darius, cfare te mire ka 'kapja' e antimater pervec shperthimeve se po vras mendjen per perdorime te tjera dhe hic asgje s'me vjen ndermend.
Argjentinė, lind lopa e klonuar, do prodhojė qumėsht si tė nėnės
BUENOS AIRES- Njė laborator argjentinas njoftoi lindjen e lopės sė parė tė klonuar nė botė, qė pėrmban dy gjene njerėzore dhe qė do tė shėrbejė pėr prodhimin e qumėshtit tė ngjashėm me qumėshtin e nėnės.
"Lopa e klonuar, e quajtur Rosia ISA, ėshtė gjedhi i parė qė lind nė botė me dy gjene njerėzore qė pėrmbajnė proteinat e pranishme nė qumėshtin e nėnės",- bėn tė ditur Instituti kombėtar i teknologjisė bujqėsore, INTA nė njė komunikatė tė publikuar dje nė mbrėmje.
"Viēi lindi mė 6 prill me operacion cezarian, pėr shkak tė peshės sė tij shumė tė madhe, 45 kilogramė, ndėrkohė qė zakonisht lopėt Jersey nuk i kalojnė 22 kilogramėt nė lindje",- shtoi INTA.
"Objektivi ishte pėrmirėsimi i vlerave ushquese tė qumėshtit tė lopės duke shtuar nė tė dy gjene njerėzore, proteinėn lactoferrine, qė sjell njė mbrojtje antibakteriale dhe antivirale, dhe lysosyme, qė ėshtė gjithashtu njė agjent antibakterial",- deklaroi shkencėtari Adrian Mutto gjatė njė telekonference.
Pėr tė arritur nė kėtė klonim, INTA ka bashkėpunuar me Universitetin kombėtar San Martin, edhe ai argjentinas.
(e.m/ata/BalkanWeb)
Sui generis
Sheqeri, helmi i ėmbėl
Sipas kėrkimeve tė fundit, konsumi i sasisė sė sheqerit mbi normat e lejuara, ėshtė shumė herė mė i dėmshėm sesa mendohet, madje qėndron nė origjinė tė disa llojeve tė tumoreve, pėrveē diabetit dhe obezitetit
Nė 26 maj tė vitit 2009, mjeku Robert Lustig mbajti njė konferencė me titullin “Sheqeri, e vėrteta e hidhur”, qė nė korrik tė vitit 2010 u postua nė “You Tube”. Qė atėherė kjo video ėshtė parė mė shumė se 800 mijė euro me njė mesatare prej 50 mijė spektatorėsh tė rinj ēdo muaj. Lusting ėshtė njė specialist i endokrinologjisė pediatrike dhe njė nga ekspertėt mė tė mėdhenj tė obezitetit te fėmijėt nė “School of medicine” nė Universitetin e Kalifornisė nė San Franēisko, njė nga fakultetet mė tė mira tė mjekėsisė nė SHBA. Lusting ėshtė njeriu qė nė studimet e tij e ka cilėsuar sheqerin si “helm” dhe “toksinė”. Me fjalėn sheqer ai nuk nėnkupton vetėm substancėn e bardhė dhe kokrrizore qė i hedhim kafesė - teknikisht i njohur si sakarozi - por edhe shurupin e misrit me njė pėrmbajtje tė lartė fruktoze atė qė Lustig e konsideron si njė nga “vrasėsit” mė tė kėqij qė ka parė ndonjėherė. Lustig ka tė drejtė, konsumi i tepėrt i sheqerit ėshtė shkaku kryesor i rritjes marramendėse tė rasteve tė obezitetit dhe diabetit nė SHBA dhe Europė nė 30 vitet e fundit. Por teza e tij ka tė tjera pasoja. Sipas tij, konsumi i sheqerit ka shumė mundėsi tė jetė edhe shkaku kryesor i shumė patologjive qė zakonisht i janė atribuuar stilit tė jetesės perėndimore, si kardiopatitė, tensioni i lartė i gjakut dhe lloje tė ndryshme tumoresh. Fakti qė kaq shumė njerėz e kanė parė videon e konferencės do tė thotė se ndoshta fjalėt e Lustig kanė nisur tė dėgjohen. Kjo, jo vetėm sepse Lustig ka bėrė kėrkime tė detajuara mbi sheqerin, por nė ndryshim me shumė studiues tė tjerė ėshtė gati tė theksojė nė ēdo rast se sheqeri ėshtė njė substancė toksike me tė cilėn abuzohet shumė. Sipas tij duhet konsideruar si alkooli dhe duhani: njė vrasės i vėrtetė. Ne tė gjithė e dimė se mjekėt dhe dietologėt pėrsėritin se njė dietė e shėndetshme kėrkon njė konsum tė madh tė frutave dhe perimeve, mė pak yndyra, mish tė kuq dhe kripė. Gjithsesi, nuk ėshtė e kėndshme tė zbulosh se njė element i dietės sonė ushqimore, jo vetėm qė ėshtė pak i shėndetshėm, por mund tė jetė edhe helmues. Megjithatė, Lustig ka mbledhur dhe pėrpunuar njė mal me prova qė i gjykon mjaft tė vlefshme pėr ta ‘dėnuar” sheqerin njėherė e pėrgjithmonė.
Kaloritė boshe
Sheqeri i rafinuar, d.m.th sakarozi, formohet nga njė molekulė glukoze qė lidhet me njė molekulė fruktoze. Fruktoza qė ėshtė thuajse dy herė mė e ėmbėl se glukoza, ėshtė ai qė e dallon sheqerin nga ushqimet e tjera tė pasura me karbohidrate si buka apo patatet, qė gjatė tretjes shpėrbėhen nė glukozė. Shumica e mjekėve mendojnė se sheqernat i japin organizmit kalori boshe (d.m.th pa substanca ushqyese si proteinat apo vitaminat) e qė ne tentojmė t’i marrim me shumicė, sepse kanė shije tė mirė. E vėrtetė apo e rreme qoftė teoria e kalorive boshe, ajo qė ėshtė e sigurt lidhet me faktin se na lejon qė tė mendojmė se ia hedhim fajin sheqerit pėr diabetin, obezitetin, tensionin e lartė tė gjakut, ngrėnies sė ērregullt dhe ushtrimeve tė pakta fizike. Gjithsesi, hipotezat e Lustig nuk lidhen me konsumin e kalorive boshe, por me sheqerin dhe karakteristikat e tij specifike, sidomos pėr mėnyrėn se si trupi njerėzor metabolizon fruktozėn, nė gjendje ta bėjė atė tė dėmshme, sidomos nėse tejkalohet konsumi.
Drejt e nė mėlēi
Pėrcaktimi i pėrdorur nga Lusting, do tė thotė se mund tė marrim 100 kalori glukoze (nga njė patate, njė panine apo tė tjera produkte) apo 100 kalori nga sheqeri (gjysmėfruktozė e gjysmėglukozė), e qė kėto kalori do tė metabolizohen nė mėnyra tė ndryshme dhe do tė kenė njė efekt tė ndryshėm nė trupin tonė. Kaloritė janė tė njėjta, por pasojat nė metabolizėm janė tė ndryshme. Fruktoza e pranishme te sheqeri metabolizohet kryesisht nga mėlēia, ndėrsa glukoza metabolizohet nga ēdo qelizė e trupit. Pra, konsumimi i sheqerit do tė thotė mė shumė punė pėr mėlēinė. Shpejtėsia me tė cilėn mėlēia duhet tė kryejė funksionin e saj influencon edhe mėnyrėn me tė cilėn metabolizohet fruktoza dhe glukoza. Te kafshėt, kur fruktoza godet mėlēinė nė njė sasi tė mjaftueshme dhe me njė shpejtėsi tė konsiderueshme, mėlēia e shndėrron njė pjesė tė tij nė yndyrė. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, teprica e glikogjenit shndėrrohet menjėherė nė yndyrė. Disa persona mendojnė nė mėnyrė tė gabuar qė, nėse konsumojnė ushqime pa yndyrė ose tė varfra nė yndyrė mund tė mos vėnė peshė, por nė tė vėrtetė edhe ushqimet qė pėrmbajnė shumė sheqerna mund tė na shėndoshin. Nė shumė raste, sasia e tepėrt e sheqerit qė qarkullon nė gjakun tonė shndėrrohet nė yndyrė. Me sa duket kjo krijon rezistencėn ndaj insulinės qė sot konsiderohet si problemi kryesor i obezitetit, kardiopative dhe diabetit tė tipit 2, qė ndeshet shpesh te personat obezė ose nė mbipeshė.
Kjo mund tė jetė edhe pikėnisja pėr tė shpjeguar forma tė ndryshme tumori. Herėn e fundit qė njė agjenci qeveritare amerikane ka ekzaminuar me hollėsi lidhjen mes sheqerit dhe shėndetit ishte nė vitin 2005, nė njė raport tė Institutit tė Mjekėsisė pjesė e “National Academies”. Autorėt pranonin se sheqeri mund tė rrisė rrezikun e patologjive kardiake dhe diabetit, duke rritur edhe nivelet e kolesterolit tė keq, por nuk i konsideronin si pėrfundimtare kėto studime. Ēėshtja ishte konfuze: nuk ishte as nė gjendje tė vendosej se ēfarė sasie sheqeri mund tė konsiderohej e dėmshme. Po ashtu, njė tjetėr studim i bėrė nė vitin 2010 tregonte se “nuk ka asnjė studim shkencor qė tregon mbi sasinė e sheqerit qė duhet konsumuar nė njė dietė tė ekuilibruar”. Ishte i njėjti pėrfundim ku kishte arritur “Food and drug administration” (FDA), agjencia amerikane pėr kontrollin e barnave dhe produkteve ushqimore, herėn e fundit qė ishte marrė me sheqerin nė 1986-n. Sipas tyre nuk ekzistonin prova pėr rreziqet qė kanoseshin kur sheqernat konsumoheshin pėrtej njė kufiri tė caktuar. Ajo qė duhet tė kemi parasysh, mbėshtet Walter Grinsmann, administrator i FDA-sė dhe autori kryesor i raportit nė vitin 1986, ėshtė se sheqeri dhe shurupi i misrit me pėrmbajtje tė lartė fruktoze mund tė jenė helmues, por ēdo substancė tjetėr mund tė jetė e tillė nėse konsumohet nė mėnyra dhe sasi jo tė zakonshme pėr qeniet njerėzore. Por pyetja qė shtrohet prej kohėsh ėshtė: cila dozė e bėn tė dėmshme njė substancė tė parrezikshme? Sa sheqer duhet tė konsumojmė para se tė bėhet i rrezikshėm? Kur Glinsmann dhe kolegėt e tij tė FDA-sė vendosėn qė asnjė provė e bėrė nuk tregonte rrezikshmėrinė e sheqerit, u bazuan nė njė konsum mestar pėr person rreth 18 kilogramė nė vit, pėrveē sasisė sė marrė nė mėnyrė natyrale nga frutat dhe perimet. Kjo dozė, ekuivalente me 200 kalori sheqeri nė ditė, d.m.th mė pak sesa pėrmbajnė njė kanoēe e gjysmė Coca-Cola apo dy gota lėng molle. Nėse vėrtet do tė konsumonim kėtė sasi sheqeri tė shtuar pjesa mė e madhe e dietologėve, pėrfshi dhe Lustig do tė ishte shumė e kėnaqur. Por nė fillim tė viteve 2000, gjithmonė sipas Ministrisė sė Bujqėsisė dhe ushqimit nė Amerikė, konsumi i sheqerit kishte kaluar nė 40 kilogramė nė vit pėr person. Kjo rritje ka koinciduar me epideminė e obezitetit dhe diabetit, dy sėmundje kėto qė po bėhen gjithmonė e mė vrasėse. Nė 1980, njė amerikan nė shtatė tė tillė ishte obez dhe thuajse 6 milionė ishin diabetikė. Nė fillim tė viteve 2000, kur konsumi i sheqeri arriti pikun maksimal, njė e treta e amerikanėve ishte obeze dhe 14 milionė ishin diabetikė. Edhe pse nuk janė pėrfundimtare dhe tė bazuara shkencėrisht, prapė ka plot arsye pėr ta konsideruar sheqerin si helmin e bardhė qė tė vret ngadalė. Nė fakt, sheqeri nuk ėshtė i dėmshėm nė vetvete nėse konsumohet nė sasi normale e tė kontrollueshme (pėrafėrsisht me 5-7% tė kalorive tė pėrditshme, ose mė saktė nga 25 deri nė 45 gramė). Por njė dietė e pasur me sheqerna, sidomos kur ka nė pėrbėrje tė saj njė nga kėto produkte industriale (kėtu futen kokoshkat, kroasantėt, si edhe pijet e gazuara qė konsumojmė nė jetėn e pėrditshme), ėshtė nė gjendje qė tė vėrė nė njė provė shumė tė vėshtirė trupin tonė, ashtu siē edhe kanė zbuluar shumė studime shkencore tė kryera nė vitet e fundit.
Shqip
Sui generis
Jo nuk eshte teori, antimateria eshte vllai "Counter-Part" i materies. Elektroni, per shembull ka si antimaterie Pozitronin, i cili eshte njesoj si elektroni vecse me ngarkese pozitive.
Takimi i elektronit me pozitronin shoqerohet me nje shfaqje kataklizmike ku te dy palet asgjesojne njeri tjetrin ne nje show spektakolar "energjie te paster".
Me sa kam lexuar une, eksperimenti i cituar me lart ka arritur te mbaje per nje kohe shume te gjate rreth 1000 atome "Anti-Hidrogjeni".
Perndryshe, aplikimet e antimateries jane te shumta ... ne rastin e mjeksise, skanimet e trurit qe behen me pozitrone, eshte rasti me interesant i aplikimit. Bombardimi i trurit ne makinen PET (Pozitron emission Tomography) jep te ashtuquajturen "Harte e trurit", nje foto super e sakte qe sherben per diagnostifikimin e tumoreve.
Shembull:
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 11-06-2011 mė 07:50
Krijoni Kontakt