Close
Faqja 33 prej 68 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 671
  1. #321
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Interesante 12 vjeqari 2.1m qe vazhdon te rritet




    Brenden Adams eshte 12 vjet, por gjatesia e tij i ka kaluar te 2.1 metrat. Edhe pse miqte thone se Brenden eshte nje femije i zakonshem, duket qarte qe ai nuk eshte si te tjeret. Atij i duhet te ule koken kur kalon neper dyer dhe te ulet anash ne banken e shkolles, sepse gjunjet nuk e lejojne. Nena e tij perdor nje makine shume te madhe dhe i duhet ta ule reshtin e dyte te ndenjeseve, te ulet ne rreshtin e trete dhe tei shtrije kembet deri ne ndenjeset e para. Shkakue Doktoret thone se eshte nje erregullim kromozomik. Qe ne moshen 8-vjeeare kishte masen trupore te nje te rrituri dhe rritja vazhdon.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #322
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anėtarėsuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    1) Picasso mund te lexonte perpara se te ecte dhe fjala e tij e pare ishte fjala laps ne Spanjisht.
    2) Sumerianet shpiken shkrimin ne shekullin e katert para Krishtit.
    3) Libri i pare historik , Historia e Madhe Universale u publikua nga Rashid-Eddin i Persise ne vitin 1311.
    4) Bibla eshte akoma libri me i shitur ne bote.
    5) Ne 1097, Tortula nje grua nga Salerno, shkroi librin Semundjet e Grave- ai u perdor ne shkollat e mjeksise per 600 vjet.
    6) Filozofi Grek Aristoteli shkroi librin Meteorologjia ne vitin 350 para Krishtit – ai ngeli si libri standart per motin per 2000 vjet.
    7) Libri i pare i ilustruar per femije u publikua ne Gjermani ne vitin 1658.
    8.) Barbara Cartland shkruante nje novele cdo dy jave dhe publikoi gjithsej 723 novela.
    9) Fjala “novele” ne fillim rrodhi nga fjala Latine novus qe do te thote “e re”.
    10) Statuja me e madhe ne bote eshte “Mali Rushmore”, Kokat e kater presidenteve Amerikane te gdhendura ne kodrat e zeza afer Keystone.Kokat jane 18 metra te larta.
    11) Statuja me e madhe ne bote e me kale eshte monumenti i Zizkov ne Prage 9 metra e larte.
    12) Thuhet se nese statuja e nje personi mbi kale kur kali i ka te dyja kembet e perparme te ngritura, personi ka vdekur ne beteje.Nese kali ka njeren kembe te perparme te ngritur, personi ka vdekur si rezultat i plageve te marra ne beteje.Nese kali i ka te katra kembet ne toke si monumenti i Zizkov, personi ka vdekur nga faktore natyrale.
    13) Novela e pare e shitur nga nje makine automatike ne metrone e Parisit ishte “Vrasje ne Orient Express”.
    14) Kur Mona Lisa e Leonardo da Vincit u vodh ne Louvre ne 1912, 6 kopje u shiten per origjinalen, secila me nje cmim shume te larte, ne 3 vitet e para para se gjendej origjinalja.
    15) Vincent van Gogh, piktori me i vleresuar ne bote, i shiti vellait te tij i cili kishte nje galeri arti vetem nje pikture gjate te gjithe jetes.Piktura quhej “Red Vineyard at Arles”.
    16) Novela e vitit 1939 e Ernest Vincent Wright’s ka 50,110 fjale dhe asnjera nga ato nuk e permban shkronjen “e”.
    17) Teatri me i shkurter eshte “Breath” i Samuel Beckett – 35 sekonda bertitje dhe frymemearrje e rende.
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  3. #323
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anėtarėsuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    Letra e mėposhtme ėshtė dėrguar me tė vėrtetė nė Ministrinė Italiane tė Mbrojtjes nga njė i ri qė kėrkonte lirimin nga detyrimi pėr tė kryer shėrbimin ushtarak(( (nė kohėn qė ky shėrbim ishte i detyrueshėm))).

    %%Zoti Ministėr i Mbrojtjes,%%
    mė lejoni qė me shumė respekt tė marr guximin t'ju shpjegoj sa mė poshtė vijon, dhe t'i lutem vullnetit tuaj tė mirė pėr tė bėrė sforcimin e duhur pėr njė sqarim tė shpejtė tė ēėshtjes.
    Jam nė pritje tė thirrjes nėn armė. Jam 24 vjeē dhe jam i martuar me njė vejushė 44 vjeēare, e cila ka njė vajzė 25 vjeēe. Babai im ėshtė martuar me kėtė vajzė. Kėshtu, aktualisht babai im ėshtė bėrė edhe dhėndrri im, meqėnse ėshtė martuar me vajzėn time. Pėrveē kėsaj, nusja ėshtė bėrė edhe njerka ime, duke qėnė gruaja e babait tim.
    Gruaja ime dhe unė nė muajin janar u bėmė me njė fėmijė. Ky fėmijė ėshtė kėshtu vėllai i gruas sė babait tim, pra kunat i babait tim; pėrveē kėsaj ėshtė edhe daja im, pėrderisa ėshtė edhe vėllai i njerkės sime. Biri im pra ėshtė edhe daja im.
    Gruaja e babait tim pėr Krishtlindje lindi njė fėmijė, qė njėkohėsisht ėshtė edhe vėllai im pėrderisa ėshtė fėmijė i babait tim, dhe nipi im pėrderisa ėshtė fėmijė i fėmijės sė gruas sime. Unė jam pra vėlla i nipit tim, dhe meqėnse burri i nėnės sė njė njeriu ėshtė babai i tij, rezulton qė unė jam babai i vajzės sė gruas sime dhe vėllai i birit tė vet.
    Kėshtu qė unė jam gjyshi im!
    Me shpjegimin e gjithė kėsaj, ju lutem mė lejoni tė mos e kryej shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, sepse ligji e ndalon qė babai, i biri dhe nipi tė kryejnė shėrbimin ushtarak nė tė njėjtėn kohė.
    I bindur qė do tė gjej mirėkuptimin tuaj, ju lutem z. Ministėr tė pranoni konsideratat e mia mė tė shquara
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  4. #324
    Detrat Pushtohen Nga Kandilet

    Sa me shume kalon koha aq me shume shtohet popullsia e kandilave neper ujrat e kripura te Tokes. Kohet e fundit eshte vene re me shqetesim te madh shtimi i tyre i paprecedente, kjo per shkak te rritjes se temperatures se ujrave ne shkalle globale qe favorizon nje shkalle me te larte te mbarsimit te kandilave te cilet njihen qe jane ne gjendje te pjellin me miliona veze vetem me nje mbarsim. Sado te perpiqesh te eleminosh vezet, ato duke qene te tejdukshme dhe duke u fundosur ne tabanin e detit, e bejne te pamundur kontrollimin e tyre. Ja nje pamje e frikshme e nje kolonie te tille ne Detin e Japonise


  5. #325

    Kopshti i Ēudirave

    Lost Gardens of Heligan ne Cornwall




    eshte nje nder kopshtet me atraktive jo vetem ne Angli dhe te cilin e kane ne pronesi Familja Tremayne te cilet kane pronesi mbi te me shume se 400 vjet.




    Ne kete kopsht artiste te ndryshem kane punuar skulptura te ndryshme nga bari dhe kullosa, si: Femra lakuriqe, Cifte te dashuruar, Kuaj, Zhirafa, Lope apo Automobile.


  6. #326
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Truri artificial do tė arrijė brenda 10 vitesh

    Truri artificial do tė arrijė brenda 10 vitesh
    Nė konferencėn TED 2009, e cila zhvillohet nė Oxford tė Anglisė, dhe nė tė cilėn diskutohet pėr hulumtimet biomedicinale, drejtori i projektit Blue Brain, Henry Markram, ka pohuar se truri shtesė (‘artificial’) ėshtė i realizueshėm, dhe ka shtuar madje se ai do tė mund ta pėrfundojė atė deri nė vitin 2020.

    Markram nuk flet pėrmendėsh, pasi ai qė mė herėt ka arritur tė bėjė disa elemente biologjike tė trurit, edhe pse shumė mė tė thjeshta.

    Zhvillimi i trurit tė njeriut do tė ishte i njė rėndėsie tė veēantė pėr sėmundjet mentale dhe sėmundjet e trurit nė pėrgjithėsi. Sipas vlerėsimeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, rreth dy miliardė njerėz nė botė vuajnė nga njė sėmundje e trurit.

  7. #327
    -
    Anėtarėsuar
    15-08-2009
    Vendndodhja
    Graz
    Postime
    145

    Antarktida dhe kuriozitete rreth saj

    Zbulohen 124 liqene tė cilat ndodhen prej miliona vitesh nen akujt e Antarktidės. Ata sot nuk janė mė sekrete, pozicioni i tyre ėshtė zbuluar me koordinata tė sakta fals satelitit tė NASA-s, "Icesat".
    Lajmi ėshtė publikuar nė “Journal of Glaciology” ku thuhet se liqenet janė formuar nė kohėra tė ndryshme, por shumica e tyre kanė qindra vjet nėn akull dhe pėr kėtė paraqesin njė rėndėsi tė veēantė pėr studiuesit.

    Kėshtu sipas shkencėtarėve ata, duke qenė tė izoluar nga masa akujsh nė sipėrfaqe dhe bazamentin tokėsor nė thellėsi, duhet tė kenė ruajtur disa veēori tė bimėsisė dhe gjallesave ujore prehistorike.

    Ndėrkaq vėzhgimet e NASA-s mbi kontinentin e akullt kanė filluar qė nė vitin 1996 ku ėshtė vėnė re njė fryrje liqeneve nga shkrirja e akujve si pasojė e ngrohjes globale si dhe zona ku ndodhen liqene tė sapoformuara ose nė formim e sipėr.
    I'm MUSLIM and I'm proud

  8. #328
    Astronomet percaktojne vendin me te ftohte, me te thate dhe me te qete ne toke

    Kerkimi per observatorin me te mire ne bote i ka ēuar shkenctaret te zbulojne ate qe mendohet te jete vendi me i ftohte, me i thate dhe me i qete ne planetin tone. Mendohet qe nuk eshte shkelur me pare nga kembe njeriu, por qe mund te merren fotot me te mira te universit ne krahasim me ēfare eshte arritur te merret deri me sot nga Toka.

    Nje bashkpunim amerikano-australian u krijua per te grumbulluar te dhenat nga satelitet, stacionet tokesore dhe modelet klimatike ne studimin e faktoreve qe ndikojne astronomine - shtresa e reve, temperatura, ndriēimi i qiellit, avujt, shpejtesia e eres dhe turbullimet atmosferike. Ata percaktuan nje sektor, qe e quajten Ridge A (vargkodrinori A), 4053 m lart ne rafshin antarktik. Nuk eshte vetem nje vend i larget, por gjithashtu shume i ftohte dhe i thate. Temperatura mesatare e dimrit eshte -70 grad celcius. E gjithe perberja ujore e atmosferes se kesaj zone ndonjehere eshte me e holle se trashesia e nje fije floku. Gjithashtu eshte shume qetesi, qe do te thote fare pak turbullime atmosferike, te cilat ne pika te tjera te tokes i bejne yjet te duken sikur vetetijne. Per shkak se qielli eshte shume i erret dhe i thate, fotot qe mund te merren me nje teleskop te zakonshem, jane po aq te pastra dhe te qarta, sa ato te marra nga teleskopet me te fuqishem ne gjithe planetin tone. Vendi i percaktuar nuk gjendet ne piken me te larte te rrafshit antarktik (Kupola A) por 150 km larg prej tij.

    Zbulimet u publikuan ne "Publications of the Astronomical society". Interesi per Antarktiden, per krijimin e nje qendre te vezhgimit te hapesires, eshte rritur me shpejtesi keto vitet e fundit. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i publikimit te studimit nga astronomet e Universitetit te South Wales ne revisten "Nature" (2004) duke konfirmuar qe fotot qe mund te merren nga Kupola C (Dome C - nje tjeter pike ne rafshin antarktik) jane po aq te mira sa ato te mara nga Hubble.

    permbledhur nga

    http://www.sciencedaily.com/releases...0831130655.htm
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #329
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Astronomėt gjejn nje planet te ngjashem me token!

    Astronomėt zbulojnė "binjakun" e Jupiterit
    Zbulohet Planeti me i ri


    Planeti i zbuluar ėshtė "binjaku" i Jupiterit tė sitemit tonė diellor.


    Astronomėt thonė se kanė zbuluar njė planet tė ri, i cili, sipas tyre, shton mundėsitė qė jashtė sitemit tonė diellor tė ekzistojė njė planet si Toka.

    Planeti i zbuluar sė fundmi, ėshtė tė ngjashėm me gjigandin e sistemit tonė diellor, Jupiterin.

    Ai ka nė orbitėn e vet njė diell, i cili ndodhet 90 vjet dritė larg tij.

    Nga kėrkimet e mėhershme, jashtė sistemit tonė diellor ishin zbuluar planete shumė tė ndryshme nga planetėt e sitemit tonė dhe nė orbita ose shumė larg, ose shumė afėr nga diejt e tyre.

    Kjo gjė pėrjashtonte ēdo mundėsi tė ekzistencės sė jetės nė to.

    Por austronomėt thonė se zbulimi i tyre i fundit, pra planeti i ri, ėshtė larg nga dielli i vet nė tė njėjtėn largėsi sa ėshtė Jupiteri nga Toka.

    Kjo, shtojnė ata, rrit gjasat qė tė mund tė ekzistojė dhe njė planet si Toka.
    Nė kėtė planet tė zbuluar sipas shkencėtarėve, pėr shkak tė temperaturave tė buta (mesatarisht prej 0- 40 grad C) mund tė ketė edhe ujė nė gjendje tė tė rrjedhshme, qė ėshtė vėndimtare pėr egzistimin e jetės.

    Shkencėtarėt mėndojnė se kjo planet mund tė shėrbej si bazė e rėndėsishme pėr misionet e ardhshme tė gjithėsisė, qėllimi i tė cilave do tė ishte hulumtimi pėr jetė jashtė Tokės.

    Diametri i saj ėshtė 1.5 herė mė i madh se i tokės, e siperfaqja mund tė jetė shkėmbore apo e mbuluar me oqeane

    Burimi :Albaniasite.net
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  10. #330
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Ezoterikmani

    "E gjithe deshira ime mbi varrimin, eshte qe mos me varrosin te gjalle!" Lord Chesterfield (Leter nuses se djalit, 16 mars 1769).

    15/05/2005 Kufoma zgjohet dhe rref doktorrin. Mjeku shtrohet direkt ne spital i shokuar.

    Gabimisht ishte deklaruar i vdekur dhe kur zgjohet fillon e gjuan me sa fuqi kishte me grushta mbi doktorrin, qe do i bente autopsine. Kjo ngjarje ndodhi ne Rumani pasi djali 16 vjecar me emer Bogdan Georgescu, ishte rrezuar pernjehere ne Toke. Kur u zgjua, i frikesuar, reagoi ne menyre te dhunshme. Doktorri ne fakt, shkoi te kurohet jo shume per grushtat qe hengri, por per friken qe pati duke pare nje kufome te ngrihet.
    Djali i ri, me vone shpjegoi qe ishte zgjuar e kishte pare nje burre me kemishe te bardhe qe po i afrohej: "Nuk e vura re ku isha e kujtova se donte te me vriste, prandaj u mundova te mbrohesha. Gjeja e fundit qe mbaj mend eshte qe isha duke pire nje kafe me vellain tim". Mjeket akoma ne ditet e sotme, mundohen te kuptojne se cfare mund t'i kete shkaktuar kete gje si tip "vdekje" djalit 16 vjecar.

    Por raste te tille kane ndodhur edhe me pare e vazhdojne ndodhin edhe sot e ja disa shembuj qe dihen ne te gjithe Boten:

    30/01/1992 Bukuresht, Zamfira, nje vajze 18 vjecare.
    02/02/2002 Gabon, Agnes Mbenga, 52 vjec.
    11/06/2008 Paris, Nje 45 vjecar te cilit nuk i tregohet emri.

    23/01/2007: Ne nje studim te bere nga Agjencia Kombetare e Varrezave ne France, doli qe nder 500 vete 1 person varrosej i gjalle. Rezultatet e ketij studimi qe ka nisur prej 12 vjetesh tashme, por qe fatkeqesisht nga frika e ligjeve apo sepse quhen top secret si lajme, nuk kane nderhyre te ndihmojne asnje person edhe se kane degjuar zera apo levizje ne 2500 varre.

    Besoj se per te qene te sigurte per vdekjen duhet te kete edhe menyra te tjera, sado te vjetra apo te tejekaluara.
    Cfare mendoni per kete fenomen?


    p.s. Mos u frikesoni, sepse fundja te gjithe te vdekmit dikur kane qene edhe te gjalle sic jemi ne sot, qe hecim, levizim e flasim.
    La vita č bella...

Faqja 33 prej 68 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •