Nė qendėr tė Polit tė Veriut, verė pa akull !!
Lajmi qė vjen nga "National Geographic" ka rihapur sėrish alarmin pėr shkrirjen e akujve nė Polin e Veriut, duke sjellė kėshtu njė tjetėr sinjal shqetėsues. "Gjithsesi, kjo nuk do tė thotė qė gjithė kėsula arktike tė shkrihet tėrėsisht me stinėn e nxehtė tė verės", thekson njė studiues, i cili ndodhet me mision nė Antarktidė. Tė dhėnat e publikuara javėn e shkuar nga "National Snow and Ice Data Center" nė Kolorado, tregojnė se situata ėshtė nėn kontroll. Pas rritjes fillestare tė sipėrfaqes sė akullit nė krahasim me vitin 2007, kėtė vit zvogėlimi i sipėrfaqes po ndjek zhvillimin e vitit tė kaluar, duke shėnuar njė ndryshim tė mundshėm nė shkrirjen e disa zonave tė akullit. Nė 2007-ėn, nė fund tė stinės sė verės, kėsula ishte zvogėluar nga 16 milionė kilometra katrorė nė muajin mars, nė 4.5 kilometra katrorė nė fund tė korrikut. Njė shkrirje rekord si ajo e vitit 2005. Ja njė krahasim i thjeshtė: nė 1980-ėn shkrirja e akujve nė Polin e Veriut arriti nė 7.8 milionė kilometra katrorė.
Pra, nga viti nė vit shkencėtarėt vėrenin njė progres tė vazhdueshėm nė shkatėrrimin e akujve gjatė stinės sė verės.
Veē tė tjerash, zvogėlimi i vazhdueshėm i sipėrfaqes sė akujve i shtynte studiuesit ta imagjinonin Polin e Veriut nė vitin 2004 tėrėsisht tė lirė nga akujt brenda 2009-ės. Tendenca mė e shpejtė e regjistruar qė nga ajo kohė, ka bėrė qė tė ndryshojnė shumė mendime dhe parashikime, duke pėrshpejtuar datėn fatale, ku brenda 2015-2030 nuk do tė ketė mė akuj.
"Duhet pasur parasysh se kėsula arktike u nėnshtrohet edhe rrymave, e si pasojė edhe spostimeve. Pėr shembull, vitin e kaluar brigjet siberiane nuk ishin prekur nga akujt. Ndėrsa kėtė vit, sipas parashikimeve tė anijes kanadeze, mund tė ndodhė qė njė masė e konsiderueshme akulli tė spostohet, duke e lėnė tė lirė Polin e Veriut", thekson studiuesi kanadez.
Pavarėsisht parashikimeve tė studiuesve, kjo mund tė favorizohet edhe nga fakti qė duke qenė se copat e akullit janė mė tė buta nė krahasim me tė kaluarėn, mund tė shkrihen mė shpejt e mė lehtė, duke rritur kėshtu sipėrfaqen e ujit. Nė disa pika ėshtė matur trashėsia e njė cope akulli tė saposhkėputur nga masa e madhe, e cila ishte rreth njė metėr, ndėrkohė qė nė tė kaluarėn sipėrfaqja e njė cope tė tillė mund tė ishte edhe 10 herė mė e madhe.
Si pėr ta pėrforcuar edhe mė shumė zhvillimin negativ tė kėsaj ngjarjeje, janė edhe akujt e Groenlandės, qė ēdo vit kanė erozione. "Zonat polare janė ato mė delikate tė planetit. Nė fakt, nė kėto zona ndryshimet klimatike, si dhe mbingrohja, parashikojnė njė rritje tė temperaturave rreth dy gradė e gjysmė pėr 50 vitet e ardhshme, ndėrkohė qė nė ēdo pjesė tjetėr tė globit, temperatura do tė rritet njė gradė mė shumė gjatė shekullit tė ardhshėm. Jo rastėsisht nė Alaskė, Kanada, Siberi ėshtė vėnė re pėrhapja e terrenet tė akullt dhe kjo ka provokuar rritjen e dendėsisė sė ujėrave dhe lumenjve qė derdhen nė dete", pėrfundon studiuesi.
Parashikimet
Mes viteve 2015-2030 hapėsira nga lindja nė perėndim do tė jetė tėrėsisht e lirė nga akujt
Temperaturat
Nė zonat polare temperaturat do tė rriten 2.5 gradė pėr 50 vitet e ardhshme
Akujt sot
Me tė bardhė ėshtė sipėrfaqja e akujve nė oqeanin Arktik nė 2007-ėn, njė e dhėnė e vlefshme edhe pėr kėtė vit
Kufiri me vijė tė zezė tregon se cila ishte sipėrfaqja e tyre nga 1979, deri nė vitin 2000
Shkrirja e madhe
Trashėsia nė metra
1950
100%
Nė 1950-ėn akulli mbulonte gjithė sipėrfaqen Arktike
2000
-20%
Nė vitin 2000 akulli filloi tė pakėsohej, duke humbur njė masė voluminoze prej 25%
2050
-54%
Nė vitin 2050 ėshtė hedhur hipoteza se sipėrfaqja e akujve mund tė zvogėlohet deri nė 54%
Nxehtėsi deri nė 15%
Mė pak akuj, mė pak ushqim pėr arinjtė polarė, numri i tė cilėve ėshtė ulur deri nė 15%, krahasuar me 20 mė parė
Pyjet avancojnė
Ngrohja globale po shkrin akujt, duke favorizuar kėshtu avancimin e pyjeve
Efekti serrė, balenat nė rrezik
E ardhmja e balenave po kėrcėnohet gjithnjė e mė shumė nga mbingrohja globale dhe gjuetia. Alarmi ėshtė prezantuar nė njė konferencė pėr balenat nė Kili. Nė kėtė konferencė kanė marrė pjesė 71 vende. Sipas njė studimi tė kohėve tė fundit, brenda 40 viteve sipėrfaqja e akujve tė Arktikut do tė zvogėlohet deri nė 30%. "Duke qenė se karkalecat varen nga akujt detarė, pakėsimi i tyre do tė pasqyrohet kudo". Australia dhe Japonia kanė marrė masa tė rrepta pėr tė ndaluar gjuetinė e balenave dhe karkalecave.
Nga Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt