Close
Faqja 25 prej 68 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 671
  1. #241
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Supernova mė e madhe e regjistruar nga NASA



    Uashington /08/05/ 13:10

    Njė shpėrthim i madh i supernovės ėshtė regjistruar nga NASA, lajmėroi qendra kozmike amerikane.

    Bėhet fjalė pėr deri tani shpėrthim mė tė madh tė vėrejtur tė yllit, qė ka ndodhur 240 milionė vite tė dritės nga toka. Lloji i kėtillė i shpėrthimeve ndodhin kur yjet do tė mbeten pa karburant.

    Ylli qė shpėrtheu ėshtė yll i vjetėr nėn emrin e kodit SN 2006gy dhe pėr herė tė parė ėshtė zbuluar nė shtator tė vitit tė kaluar.

    Ylli ishte mė i madh se Dielli ynė pėr rreth 150 herė, ndėrsa maja e dritės sė shpėrthimit ka qenė e dukshme rreth 70 ditė.

    Shkencėtarėt nga NASA paralajmėrojnė se para vdekjes sė yllit dhe shndėrrimit tė tij nė supernovė, ajo ka nxjerrė prej vetes materiale tė ndryshme, ngjashėm me atė qė ėshtė duke ndodhur me Eta Karinea, yllin mė tė madh nė gjithėsinė tonė, Rrugėn e Qumėshtit, qė gjendet larg vetėm 7.5 mijė vite tė dritės.

    Nė Rrugėn e qumėshtit nuk ėshtė regjistruar supernovė mė shumė se 400 vjet, ndėrsa nėse shpėrthen Eta Karinea, drita do tė mund tė shihet edhe gjatė ditės, ndėrsa nė terr tė plotė nga kjo dritė do tė mund tė lexohet normalisht, paralajmėrojnė shkencėtarėt. /Makfaks/

  2. #242
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Ne tetor te vitit te kaluar, nje familje bullgare vuri te zjeje ne zjarr nje koke deleje, kur papritur ne tenxhere vezulluan... disa dhembe te florinjte. Te nesermen ekspertiza kimike e bere nga muzeu etnografik tregoi se dhembet e deles me te vertete ishin te mbuluar me nje cipe te floriri. Si rrjedhim i kerkomeve te mevonshme, doli e qarte se ne cilin rajon kishin kullotur keto dele. Fshataret treguan se kishin pare me se nje here vezullime te arta ne dhembet e deleve te tyre , po nuk i kishin kushtuar asnje fare rendesie. Ky zbulim paraqiti interes dhe per kerkimet e komitetit te gjeologjise. Supozohet se delet kan lepire toke qe permbante pjezesa te ketij metali te cmuar.

    Gjethet me te medha i ka palma rafi, ne brigjet e Amazones. Gjethet e saj jan si nje pend Gjigande. Disku i gjelber i gjethit arrin 22 metra gjatesi dhe rreth 12 metra gjeresi, ndersa bishti rreth 5 metra. Nen nje gjth te tille mund te strehohen 10 vete



    Lulen me te madhe ne bote e ka raflezia, bime ne ishullin Java (Indonezi). Mishtake, pesepetaleshe, e kuqe, me njolla ; nuk eshte lule, po nje qilim! Rritet me nje diameter deri ne nje meter e gjysem. Rafalezia qendron parazite ne rrenjet e drureve tropikale; lulet e saj mbijne prej nenlekures se bimeve-nene dhe kane pamjen e sythit, pastaj behen nje lule e vetme gjigande.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 11-08-2007 mė 12:56
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Truri i njeriut dhe roboti komunikojnė nėpėrmjet njė kompjuteri

    Nė njė laborator tė universitetit tė Washington-it, studentė e
    shkencėtarė po kryejnė eksperimente me njė robot, qė komandohet nėpėrmjet
    trurit dhe njė kompjuteri.

    Ky robot duket i ndėrlikuar jo vetėm nga pjesėt mekanike. Ai nė fakt ka
    edhe mendjen e vet, mendjen e kėtij studenti. Nė kapelen e tij lexohet
    emri, Josh Storz. Sinjalet e trurit i shndėrrojnė mendimet e tij nė
    veprime pėr robotin.

    Rajjesh Rao pranė Universitetit tė Washington-it thotė se nė ēdo vrimė nė
    kėtė kapele ndodhet njė fije pėrēuese e sinjaleve elektrike tek njė
    pėrforcues rryme qė i dėrgon sinjalet nė kompjuter ku ndodh pjesa tjetėr
    e procesit tė transferimit tė mendimeve, komunikimit.

    Rajjesh Rao po bėn kėrkime pėr tė gjetur mėnyra se si tė dėgjojė
    sinjalet nė tru. Mė parė, shkencėtarėve u duhej tė prisnin lėkurėn e
    kokės ose tė hapnin kafkėn pėr tė marrė sinjale tė mjaftueshme.

    Shkencėtari i ri thotė se tani studiuesit mbėshteten nė faktin se truri
    reagon nė mėnyra tė ndryshme, reagime qė prodhohen nga zona tė ndryshme
    tė trurit. Nė kėtė rast, truri ngacmohet vetėm nė njė zonė, pėr tė
    dėrguar vetėm njė reagim tė veēantė. Per pasoje, roboti lėviz vetėm njė
    ose dy blloqe nga njė tryezė nė tjetrėn dhe bėnė lėvizjet e nevojshme
    tė kėmbėve dhe duarve.

    Rao thotė se njė nga arsyet qė ky projekt ka dalė i suksesshėm ėshtė
    aftėsia e trurit tė njeriut pėr tiu pėrshtatur Robotit. Njeriu mund t’i
    pėrshtatet e tė mėsojė reagimin e komjuterit ne menyre qė ata punojnė sė
    bashku, pra integrohen me njeri tjetrin.

    Por, thuajse njėsoj si komunikimi me njė fėmijė, gjėrat jo gjithmonė
    shkojnė mirė, ēka tregon se leximi robotik i mendjes ėshtė njė proces,
    njė punė nė vazhdim.

    (Kontribuar nga Alb-Shkenca)
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Per diabetiket dhe te interesuarit ndaj diabetit te tipit 2

    Ilaēi Avandia kundėr diabetit shton rrezikun e goditjeve nė zemėr

    Sipas njė studimi botuar kohėt e fundit nė revistėn mjekėsore tė New England, ilaēi kryesor pėr tė sėmurėt me diabet tė tipit 2, Avandia shton rrezikun e goditjeve nė zemėr dhe tė vdekjeve nga sėmundjet e zemrės.

    Pėr kėtė arsye, Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave u bėri thirrje miliona njerėzve me diabet qė marrin Avandia tė bisedojnė me mjekun pėr tė marrė njė medikament tjetėr. Por kjo agjenci nuk pranoi t’u kėrkonte firmave farmaceutike qė tė vendosin etiketėn me kėshilla paralajmėruese pėr ilaēin Avandia nė farmaci.

    Studimi u krye nga njė klinikė nė Cleveland, Ohio. Pas njė shqyrtimi tė 42 provave klinike, me pjesmarrjen e 27 mijė personave me diabet, shkkencėtarėt vunė re se ata qė marrin Avandia kishin 43 pėrqind gjasa tė prekeshin nga goditje nė zemėr dhe 64 pėrqind tė ngjarė tė vdisnin nga njė sėmundje nė zemėr, nė krahasim me pacientėt e tjerė qė trajtohen me ilaēe tė tjera. Kjo ėshtė alarmuese, thotė Dr. Steven Nesen. Ai shton se kėto tė dhėna duhen konfirmuar, dhe nėse ato vėrtetohen plotėsisht, kjo pėrbėn njė shqetėsim tė madh pėr shėndetin public.

    Dr. Nesen arriti nė pėrfundimin se goditjet nė zemėr tek pacientėt qė marrin Avandia mund tė ndodhin brenda 6 muajve nga marrja e ilaēit Avandia. Sipas disa pėrllogaritjeve, nėse analizat e doktor Nisenit vėrtetohen, kjo do tė thotė se dhjetra mijėra njerėz mund tė vdesin nga Avandia. Nė revistėn mjekėsore tė New England thuhet se Avandia pėrfaqėson njė dėshtim tė madh tė procesit tė pėrdorimit dhe rekomandimit tė ilaēeve me recetė nė Shtetet e Bashkuara. Si firmat farmaceutike edhe Agjencia e ushqimeve dhe barnave mendohet se i kanė patur kėto tė dhėna prej kohėsh, thotė R. David Nathan pranė spitalit tė pėrgjithshėm nė Massachusetts. Atėherė shtrohet pyetja, pėrse ata nuk arritėn nė tė njėtin pėrfundim si Dr. Nesen? Agjencia federale e barnave thotė se tė dhėnat qė Avandia shtonte rrezikun e goditjeve nė zemėr i ka patur nė dispozicion qė nga gushti i vitit tė kaluar, por disa tė dhėna tė studimit bien ne kundershtim. Dr. Robert Meyer i kėsaj agjencie thotė se ata arritėn nė pėrfundimin qė analiza tė tjera ishin tė nevojshme pėr te marrė njė vendim tė drejtė.

    Kompania farmaceutike qė prodhon Avandia-n thotė se beson se pėrfitimet qė Avandia u sjell tė sėmurėve me diabet vazhdojnė tė jenė mė tė shumta sesa rreziqet.

    Ndėrkohė qė Avandia ul nivelin e sheqerit nė gjak, ky medikament shkakton rritjen nė peshė, grumbullon lėngje dhe rrit nivelin e koleserinės sė keqe deri nė 18 pėrqind. Por rezultatet e njoftuara sot tregojnė edhe pėr dėme edhe mė tė mėdha. Kėtu flitet pėr goditjet nė zemėr, ēka janė shumė mė serioze. Kėto fakte nxiten kongresin qe tė vendosė tė mblidhet kėto ditė pėr tė marrė nė shqyrtim tė dhėnat e studimit dhe pėr tė dėgjuar dėshmitė e tė gjitha palėve rreth vlerave dhe rrezikut tė Avandias, ilaēi mė popullor mes tė tė prekurve me diabet tė tipit 2.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #245
    Mace me Krahe

    Nje grua kineze deklaroi se macja e saj kishte krahe. Macjes se Plakes Feng i kane dale dy krahe nga 10 cm. "Fillimisht ata ishin thjesht si dy gunga te voga por filluan te rriteshin me shpejtei dhe mbas nje muaji dolen dy krahe te vertete," tha ajo. Feng nga qyteti Xianyang thote se krahet te cilet permbajne kocka e bejne te duket macen e saj si nje "mace engjell".

    Shpjegimi i saj eshte qe maces i dolen krahet mbas ngacmimit seksual.

    "Nje muaj perpara disa mace femra ne momentin e tyre te mbarsjes ngacmuan macokun dhe nga ai moment atij filluan ti rriten krahet," tha ajo. Sidoqofte ekspertet shprehen se fenomeni ka si shkak ndonje gjymtin gjenetik por kjo nuk do e pengoje macen te beje nje jete normale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #246
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kine, zbulohen eshtrat e nje dinosauri- zog

    Eshtrat e nje dinosauri te ngjashem me nje zog jane gjetur ne Mongoli. Kafsha, qe ka jetuar rreth 70 milione vjet me pare, peshonte gati nje tonelate e gjysme. Eshte pikerisht pesha e tij ajo kundershton njeren nga teorite mbi dinosauret, sipas te ciles keto kafshe gjate evoluimit te tyre u zvogeluan aq sa u kthyen ne zogj. Dinosauri- zog, qe sapo u zbulua, peshonte ne fakt 35 here me shume se te ngjashmit e tij.

    Per Kete LLoj Dinosauri Beher Fjale...!

    Ky lloj ka dimensione te medhaja ja eshte e ilustruar madhesia e tij ne kete foto

    Ja dhe forma e saj.. ne vendgjendje..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura     
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 15-06-2007 mė 16:26
    Sui generis

  7. #247
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Londer, nje femije fillon te flase pas 10 vjet heshtje

    Cornovalja- "Po me operuat, nuk flas me ". Ky ka qene premtimi i bere nga 3 vjecari anglez, Ben Grocock, i cili ishte frikesuar aq shume nga ideja qe do t’i hiqnin bajamet sa u tha prinderve se sdo te fliste me. “Greva” e tij zgjati 10 vjet. Tashme, kur eshte 13 vjec Ben nxorri serish ze, dhe filloi te flase.



    Ky eshte djaloshi ne fjal...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Sui generis

  8. #248
    Nje dicka e shkruter ne lidhje me shkrimin e Rapsoul per zbulimin e dinosaurit.
    Fosili i gjetur i perket nje specie te panjohur deri me sot dhe eshte quajtur nga paleontologet e Akademise se Shkencave Kineze ne Bejxhing si Gigantoraptor erlianensis. Sic mund te shikohet nga fotoja, permasat e ketij dinosauri jane gjigande por fosili i gjetur i perket thjesht nje zogu, pra jo nje specie te rritur komplet. Ne moshen e tij te pjekurise Gigantoraptor Erlianensis duhet te kete qene edhe nje gjysem here me i madh sec paraqitet nga fosili dhe dyfish me i rende.

  9. #249
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Me shkencėtarin shqiptaro amerikan Niko Qafoku

    Shkeputur nga faqja e Zerit te Amerikes
    Intervista u publikua e plote ne edicionet e djeshme te gazetes TemA dhe Gazeta 55.
    Intervista ne format audio mund te degjohet ne: http://www.alb-shkenca.org.





    Me shkencėtarin shqiptaro amerikan Niko Qafoku nė Laboratorin Kombėtar Pacific Northwest

    Intervistoi Astrit Lulushi
    Zėri i Amerikės, Uashington
    23-06-2007



    Laboratori kombėtar Pacific Northwest, nė Riēland tė Shtetit Uashington ėshtė njė prej qėndrave mė tė sofistikuara nė botė nė fushėn e biologjisė molekulare. Laboratori ėshtė pjesė e Departamentit tė Energjisė dhe nėpėrmjet studimeve, eksperimente tė shumta e zbulime, ky institucion shkencor ndihmon pėr nevojat e vendit nė fushėn e energjisė e tė mjedisit. Prej disa vjetėsh nė kėtė laborator punon shkencėtari shqiptaro amerikan, doktor Niko Qafoku, i cili ėshtė edhe redaktor shkencor i revistės sė njohur tė Shoqatės Amerikane mbi Shkencat e Tokės, njė revistė e njohur shkencore cila del dy herė nė muaj dhe shpėrndahet nė qėndrat mė tė rėndėsishme shkencore nė mbarė botėn. Le tė ndjekim nė vazhdim, intervistėn qė kolegu ynė Astrit Lulushi i mori zotit Qafoku nėpėrmjet telefonit.

    Zėri i Amerikės: Doktor Qafoku, laboratori ku ju punoni, ėshte njė prej laboratorėve tė Departamentit amerikan tė Energjisė, dhe ndonese i krijuar relativisht mė vonė, ka arritur tė bėhet shumė i njohur nė disa fusha tė kerkimeve shkencore e madje tė rendidet krahas laboratorėve tė tjerė tė njohur si pėr shembull ai nė Los Alamos nė fushėn e fizikės bėrthamore. Sigurisht po tė kihet ketu parasysh edhe buxheti prej disa qindra milionė dollarėsh, kjo tregon se ju dhe shkencetarė tė tjere atje dicka bėni, ēfarė konkretisht?

    Dr. Qafoku: Laboratori ka aktualisht rreth 4000 punonjės. Aty kryhet kėrkim teorik dhe i zbatuar shkencor nė fushat e biologjisė molekulare dhe mikrobiologjike, mbrotjes sė mjedisit, radiologjisė, kimisė analitike, informatikės dhe tė teknologjisė. Laboratori u krijua nė vitin 1965 mbi bazėn e disa laboratorėve egzistues, tė cilėt ishin pjesė e projektit Manhatan, ku sic dihet u kryen eksperimentet e para tė aplikuara nė fushėn e fizikės bėrthamore, gjatė viteve tė luftės sė dytė botėrore. Rezultatet cilėsore tė punės shkencore nė kėtė laborator kanė bėrė qė ai tė fitojė njė emėr shumė tė mirė nė qarqet shkencore dhe akademike kėtu ne Amerikė, por edhe nė Botė.

    Zėri i Amerikės: Mbrojtja e mjedisit ėshtė tashmė nė vetėdijen e secilit. Kėshilla e udhėzime praktike pėr mbrojtjen e tij ka plot. Shkencat molekulare japin njė ndihmesė tė madhe nė kėtė drejtim. Cilat janė disa nga rezultatet e kėsaj ndihmese?

    Dr. Qafoku: Eshtė e vėrtetė qė studimet nė nivelin molekular japin informacion bazė pa tė cilin nuk mund tė kuptohen proceset tepėr tė ndėrlikuara dhe tė ndėrthurura, me karakter fizik, kimik, mikrobiologjik, dhe hidrologjik, qė ndodhin nė mjediset e ndotura. Pėr vetė natyrėn e tyre komplekse, kėto procese mund tė studjohen vetėm nga njė grup shkencėtarėsh tė specializuar nė fusha tė ndryshme. Si pjestar i kėtij grupi, unė merrem me studimin e lėvizjes se disa nga formave molekulare tė uraniumit dhe tė kromiumit, nė shtresat e tokės dhe tė nėntokės si dhe nė ujėrat nėntokėsore. Pėr kėto studime kėrkohet eksperimentim nė laborator si dhe pėrdorimi i teknikave moderne tė mikroskopisė elektronike dhe sperktroskopisė. Kam arritur qė rezultatet e studimeve tė mija t’i botoj nė revista cilėsore me qarkullim botėror.

    Zėri i Amerikės: Doktor Qafoku, ju keni perfunduar Institutin Bujqėsor tė Kamzės nė Shqipėri, me planet pėr t'u bėrė agronom. Sot ju punoni nė njė nga laboratorėt mė tė sofistikuar nė bote. Si ndodhi ky kapėrcim? Apo ishte njė evolim i juaj?

    Dr. Qafoku: Unė erdha nė Amerikė nė vitin 1994 si Fulbright Scholar nė Institutin Politeknik dhe Universitetin Shteteror tė Virxhinias. Po atė vit u pranova nė shkollėn pasuniversitare tė Universitetit tė Xhorxhias. Mbarova aty studimet ne 1998 dhe fitova njėkohėsht gradat shkencore Master nė Matematikė tė Aplikuar dhe Informatikė, dhe titullin PhD nė kiminė e tokės dhe tė mjedisit. Gjithashtu, bėra njė specializim 3 vjecar post-doktorature, dhe vetėm pas kėsaj mu afrua pozicioni i studiuesit nė laboratorin ku punoj aktualisht.

    Zėri i Amerikės: Revista e Shoqatės Amerikane tė Shkencave tė tokės u shpėrndahet instituteve tė njohura shkencore nė mbarė botėn. Ju merreni me redaktimin shkencor tė punimeve dhe shkrimeve qė botohen nė kėtė revistė. Ku e gjeni kohėn?

    Dr. Qafoku: Puna e redaktorit shkencor mė tėrheq jo vetėm pėr faktin qė kjo revistė amerikane, por edhe ndėrkombetare, renditet si mė e mira nė botė ndėrmjet revistave tė sė njėjtės fushė. Artikujt qė dėrgohen pėr botim nė kėtė revistė janė vėrtet cilėsor dhe jo vetėm qė mėsoj shumė prej tyre, por ėshtė edhe kėnaqėsi pėr mua tė miratoj botimin e tyre. Puna si redaktor shkencor mė ka krijuar gjithashtu mundėsinė qė tė njihem e bashkėpunoj me studiues tė shumtė nga e gjithe bota. Pa dyshim ja vlen mundimi dhe koha qė i dedikohet kėtij aktiviteti.

    Zėri i Amerikės: Doktor, nga sa thatė, duket se ju keni pasion tė madh pėr shkencėn dhe dėshira juaj sikur e mposht edhe lodhjen. Me kėtė dua tė them se ju redaktoni e administroni edhe njė tjetėr revistė, kėtė herė ne internet, pėr t'u ardhur nė ndihmė shkencėtarėve shqiptarė kudo nė botė qė tė shkėmbejnė mendime, tė krahasojnė studime e te bashkėpunojnė. Nuk ėshtė kjo pak si shumė, pėr njė 40 vjecar familjar si ju, nė njė vend si Amerika e me njė vendpune tė zgjedhur si nė laboratorin ku ju punoni?

    Dr. Qafoku: Ju falenderoj pėr kėtė pyetje. Eshtė vėrtet kėnaqėsi e vecantė pėr mua qė tė kontribuoj me mundėsite qė kam pėr zhvillimin e shkencės shqiptare nėpėrmjet botimit tė revistės ANASH, e cila boton mė tė mirėn e shkencės shqiptare pavarėsisht se ku prodhohet ajo, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni apo Diasporė. Por jo vetem kaq. Rreth 5 vjet me parė u krijua nė internet Forumi Alb-Shkenca qė aktualisht ka rreth 1300 antarė, shumica e tė cilėve jane studiues, studentė dhe intelektualė shqiptarė nga e gjithė bota. Me nismėn edhe tė disa kolegėve tė tjerė, u krijua para disa muajsh Instituti Alb-Shkenca i cili aktualisht ka rreth 170 anėtarė. Instituti ka 8 seksione shkencore dhe, me sa di unė, ėshtė grupimi i parė i Diasporės shkencore shqiptare dhe i studiuesvet shqiptarė nėn ombrellėn e njė institucioni tė vetėm. Qėllimi kryesor i ngritjes sė Institutit Alb-Shkenca ėshtė qė tė ndikojė nė zhvillimin e shkencės shqiptare nėpėrmjet nxitjes sė bashkėpunimit mes studiuesve shqiptarė. Instituti do tė organizojė takimin e dytė vjetor tė tij nė Prishtinė, mė 15-16 gusht 2007. Interesi pėr kėtė takim ka qenė vėrtet i madh dhe pritet qė gjatė kėtij takimi tė paraqiten rreth 150 punime shkencore. Ne jemi shume te interesuar qe te zgjerojme rradhet e Institutit Alb-Shkenca me studiues shqiptarė, dhe tė gjithė tė interesuarit mund tė na shkruajnė pa hezitim nė adresėn elektronike alb-shkenca.org

    Zėri i Amerikės: Doktor, ju nė kėtė rast, sic e thatė, keni krijuar njė ombrellė pėr tė gjithė shkencėtarėt shqiptarė kudo nė botė dhe me kėtė nismė apo ambicje sikur ua keni kaluar apo u keni bėrė njė sfidė Institucioneve shkencore e akademike tė themeluara prej kohėsh si nė Shqipėri e Kosovė. Si ėshtė pritur kjo nismė prej tyre dhe a ju kanė ofruar zyrtarisht ndonjė pėrkrahje apo bashkėpunim?

    Doktor Qafoku: Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė pėr t’iu pėrgjigjur. Nė fakt deri tani nuk kemi patur shumė pėrkrahje. Megjithatė ne po punojmė e po pėrpiqemi qė nė radhė tė parė Instituti ynė tė njihet nė Shqipėri, Kosovė e kudo nėpėr botė dhe mendoj se do tė marrė pak kohė derisa ky institut tė zerė vendin qė i takon mes institucioneve tė tjera shkencore e akademike. Por njė gjė ėshtė e sigurt qė koncepti i organizimit tė Diasporės shkencore ėshtė njė koncept i ri jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr vende tė tjera dhe unė mendoj se Instituti Alb Shkenca po bėn njė punė tė mirė nė kėtė drejtim.

    Zėri i Amerikės: Ju faleminderit.

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    "Gjurmohet uje ne nje planet te jashtem"

    Nature 448, 169-171 (12 July 2007)

    Nente shkencetare kane botuar rezultatet e kerkimit te tyre shkencor, ku raportojne analizat e vrojtimeve te fundit te planetit HD-189733b (i cili u zbulua ne vitin 2005). Teksa planeti ne fjale doli perballe yllit te vet (nje xhuxh i bardhe), shkencetaret gjurmuan avuj uji fale luhatjeve te rrezeve infra te kuqe me gjatesi vale 3.6 - 8 milimeter. Sipas shkencetareve, meqenese keto vale luhaten ndjeshem, ka aktivitet avujsh uji ne planet.

    Megjithese planeti shpalos prova bindese per ekzistencen e ujit (ne forme avujsh), prania e jetes se organizmave komplekse eshte e pamundur, nisur nga fakti se temperatura e planetit ne fjale eshte rreth 700 grade Celsius.

    Ky eshte nje nga rastet e pakta qe raporton ekzistencen e ujit te mirefillte ne planete jashte sistemit tone diellor.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 25 prej 68 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •