Close
Faqja 24 prej 68 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 671
  1. #231
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Lightbulb Gjeni lind apo bėhesh?!

    Si te behesh gjeni? Pak fat dhe punė shumė

    Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", tė pėrcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbėsore ėshtė studimi i mirė.


    Sekreti nė njė formulė. Talenti nuk ėshtė gjė pa aplikim

    Gjeni lind apo bėhesh? Njė diskutim shumė i vjetėr, i cili kėtė radhė ka marrė pėrgjigjen "shkencore". Studimi i parė analitik i kėtij problemi ėshtė verdikti qė kanė dhėnė ekspertėt: gjeni bėhesh (ose mė mirė lind dhe bėhesh). Njė dozė e talentit natyral ėshtė patjetėr e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet qė ta kultivosh me shumė studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumė punė. Kjo vlen pėr shkencėn nė pėrgjithėsi dhe pėr artet kreative, duke filluar qė nga shahu dhe disiplina tė tjera sportive. Pėr ta afirmuar kėtė tė fundit ka dalė njė libėr: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili ėshtė publikuar nė kėto ditė nė "Cambridge University Press". Tezat janė se aftėsia, tė cilėn nė shumė raste ne e pėrcaktojmė si talent ose gjeni, nuk ėshtė fryt i njė dhurate tė natyrės, por ėshtė rezultati i njė kombinimi tė aftėsisė sė lindur dhe instruksioneve tė larta dhe njė pune shumė tė madhe. Nė thelb tė studimit tė tezės sė publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet tė harrohet ideja qė talenti ose cilėsi tė tjera tė lindura janė gjėra qė u pėrkasin vetėm "kokave" tė mėdha. Gjenialiteti nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėrzierje mes talentit tė lindur, studimit dhe aplikimit pėr tė prodhuar rendiment shumė tė lartė pune. Sipas Ernest Hemingway (nė fushėn humaniste) dhe Thomas Edison (pėr atė shkencore) tregohet se gjeni ėshtė 1 pėr qind talent (frymėzim krijues) dhe 99 pėr qind punė. "New Scientist" tregon "formulėn e gjenialitetit": 1 pėr qind fat, 29 pėr qind shkollė e mirė dhe 70 pėr qind punė.

    Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetėve", qė pėrbėhet nga talenti i lindur si dhe nga tė paktėn dhjetė vjet qė nevojiten si praktikė, punė serioze dhe intensive pėr tė arritur majėn. Njė analizė te 120 atletė, aktorė, artistė, matematikanė dhe shkencėtarė, e bėrė nga psikologu i famshėm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se ēdo njeri i ekzaminuar ka bėrė dhjetėra studime dhe ushtrime para se tė fillonte studimet ndėrkombėtare.

    Secili prej tyre ka pasur njė kėshillues, njė figurė kryesore qė e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatė kohės.

    Nė tezėn e Universitetit tė Cambridges citohen raste tė famshme: Mozarti i binte violinės kur ishte vetėm 3 vjeē si dhe kompozonte simfoni nė moshėn shtatėvjeēare. Ndėrsa nė adoleshencėn e vonė ka prodhuar muzikėn qė e bėri njė gjigand nė kėtė fushė; Einstein ishte njė nxėnės mediokėr dhe i pavullnetshėm; vetėm atėherė kur iu pėrkushtua fushės sė tij tė preferuar dhe pėr tė cilėn kishte talent, ai "shpėrtheu"; Tiger Woods ka mėsuar qė ta luajė golfin para se tė ecte, por mbi tė gjitha ka qenė stėrvitja e vazhdueshme qė e ka bėrė tė jetė mė i miri (e njėjta gjė vlen edhe pėr Pete Sampras dhe Michael Jordan).

    Mes individėve fatlumė qė lindin me njė dozė talenti nė njė fushė tė caktuar, vetėm studimi dhe intensiteti praktikues bėjnė dallimin: ky njeri bėhet gjeni, kurse tjetri vetėm njė zbatues i mirė.

    "Mė falni, nga kėtu si arrihet nė Carnegie Hall? - tempulli i muzikės klasike nė Nju-Jork ka qenė njė batutė e konservatorėve amerikanė. Pėrgjigja ironike ishte:
    " Me shumė praktikė ".
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  2. #232
    Kompjutera qe autoevolojne


    Per dekada te tera njerezit jane perpjekur qe te replikojne mendjen njerezore duke perdorur gjithmone e me shume programe te sofistikuara per te arritur kete qellim. Dhe me ne fund nje ekip norvegjez i Universitetit te Oslos arriti te beje te pamunduren te mundur duke krijuar gjeneraten e re te hardware.

    Cdo krijese ne natyre eshte nje prodhim i evolucionit dhe ajo qe ka realizuar ekipi nga Norvegjia eshte shtimi i evolucionit tek hardware. Aktualisht ndryshmet ne hardware ekzistues mund te behe vetem nepermjet programeve.
    Por ne rastin e shpikjes norvegjeze ata kane vendosur nje pale 'gene' ne brendesi te hardware dhe keto gene gjejne dizajnimin e hardware i cili eshte me efikasi per te realizuar nje funksion te caktuar. Pikerisht si ne boten reale ku duhen 20-30 mije gjenerata deri sa sistemi te gjeje dizajnimin perfekt per te zgjidhur nje problem te caktuar, ne rastin e hardware kjo ndodh brenda disa sekondave.

    Ekipi filloi te eksperimentonte kete menyre ne vitin 2004 kur krijuan per here te pare pulen robot te quajtur "Henriette". Kjo pule perdorte evolucionin, pra kete program te bazuar ne kohe per te mesuar si te ecte me forcat e saj.

    Me kete sistem gjerat thjeshtohen shume pasi kur nje programues harton nje program ai nuk mund te mendoje per cdo detaj qe mund te ndodhi si psh ne rastin nese dergohet nje robot ne Mars dhe ky bie ne nje grope. Por me kete sistem te ri pra nepermjet evolucionit ky robot mund te vetemesoje sesi te kacavirret dhe te dali nga gropa pa ndihmen e njeriut.

    Dhe kjo eshte ana e mrekullueshme e ketij sistemi. Pra nje robot i bazuar ne evolucion mund te zgjidhi cdo lloj problemi brenda disa sekondave pa patur nevoje fare per nderhyrjen e njeriut.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #233

  4. #234
    Po ashtu kompania e mirenjohur Apple ka bere gati te hedhi ne treg serine e re te nje sistemi telefoni celular i cili eshte konsideruar si nje revolucion ne fushen e teknologjise pa tela. Ky telefon te lejon te besh nje telefonate vetem duke mbeshtetur gishtin ne emrin e personit te desheruar dhe po ashtu eshte thjeshtuar shume sinkronizimi me kompjuterat shtepiake, PC, MAC apo dhe vete sherbimet e internetit.

    Foto 1

    Ndersa Foto 2 eshte modeli tjeter qe pritet te pasoje te parin dhe funksionet pervec atyre vizuale dhe grafike jane edhe me te shumtat.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #235
    Foto e Mrekullueshme e Pleiadeve

    Imazhi i meposhtem i perket grupit yjor Pleiadet ose sic njihet ndryshe Shtate Motrat. Kjo foto eshte realizuar nga Spitzer Space Telescope.
    Eshte nje nga fotot me te bukura te realizuara ndaj ketij grupi yjesh qe ndodhet 400 milion vjete drite larg Tokes ne drejtim te konstelacionit te Demit. Ky grup eshte formuar vetem 100 milion vjete me pare dhe ne raport me vjetersine e diellit tone eshte thjesht nje bebe ne pelena.
    Qe ne lashtesi ky grupim eshte njohur me emrin Shtate Motrat ose Pleiadet dhe ne mitologji yjeve i jane vene keto emra: Alcyone, Electra, Maia, Merope, Taygeta, Celaeno and Asterope.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Pothuaj Njeri...

    "Almost Human, and Sometimes Smarter" titullohet artikulli i botuar kete jave ne seksionin e Shkences te gazetes prestigjoze New York Times. Artikulli mund te aksesohet online (pa patur nevoje per login) ne kete adrese: http://www.nytimes.com/2007/04/17/sc...ml?ref=science .

    Me pak fjale, paleontologet dhe biologet evolucioniste hedhin argumente rreth mendjes se shimpanzeve, primatet e te cileve presupozohet te kene qene nje nder grupimet e primateve tane rreth 4-6 milion vite me pare. Specifikisht diskutohen disa aftesi te shimpanzeve, si memorizimi afatshkurter dhe afatgjate, ne krahasim dhe kontrastim me mendjen homo sapiens.

    Artikulli mbyllet me nje kujtim te nje shkencetari (Goodball): "In that time, they have impressed scientists with physical and emotional reminders of their kinship to humans and their occasional triumphs over them at a computer screen."

    A jane rastesi keto shenja korrelacioni te mendjeve te dy krijesave te se njejtes Mbreteri? A eshte trilli i evolucionit nje fantazi tjeter e mendjes njerezore? Une besoj qe jo. Besoj gjithashtu, ne baze te argumentave te shumte shkencore, qe evolucioni, me teper se sa nje trill, eshte nje teori e mirefillte shkencore. Ky artikull (per publikun e gjere) eshte nje nder miliona te tjere qe hedhin drite mbi pikepyetjet e medha rreth fazave te evolucionit kompleks (makroevolucionit) te specieve.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #237
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Reshje Bretkockash ne Serbi

    Trafiku u desh te paralizohej dhe banoreve lokale ju desh te mbylleshin neper shtepi pasi mijera bretkocka rane nga qielli ne nje fashat te Serbise.

    Banoret e fshatit Odzaci u shprehen per 'Dayli Blic': kujtuam se erdhi fundi i Botes.Aleksandar Ciric u shpreh: I pashe bretkockat e vogla duke rene nga qielli! Ishin me mijera.Nje tjeter banor u shpreh: Kjo re e madhe erdhi kaq befasisht dhe ngjyra e forma e saj ishin teper te quditeshme.Ne po mendonim se c'fare do ishe kur papritur Bretkocka filluan te binin nga qielli!Per momentin menduam se ndonje aeroplan qe transportonte Bretkocka mund te kishe shperthyer ne ajer.Por klimatologu expert Slavisa Ignjatovic thote se ka shpjegim shkencor per kete fenomen.Ky i fundit thote se cikloni (era peshtjellese) mund ti kete thithur bretkockat nga ndonje Liqen,lume apo kudo cofte duke i fluturuar siper fshatit Odzaci nga ku kane filluar te bien ne forme reshje.Sipas tij eshte nje fenomen i njohur Shkencor.



    Burimi
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #238
    Mos valle telefonat celulare po shkaktojne zhdukjen e bleteve?


    Shkenctaret deklarojne se radiacioni qe leshojne telefonat celulare jane eshte shkaktari qe po kontribon ne zhdukjen misterioze te kolonise se bleteve.


    Duket si skenar i pabesueshem i nje filmi horrorr por disa shkenctare shprehen se dashuria jone e madhe per telefonat celulare mund te shkaktojne nje mungese tragjike te ushqimit mbas prishjes se balancave natyrore dhe demtimit drastik te ekosistemit.
    Ata kane dale me teorine se radioaktiviteti qe leshohet nga telefonat mobile dhe aparatura te tjera te teknologjise se larte, jane nje pergjigje e mundeshme per nje nga misteret me te cuditshme qe eshte duke ndodhur ne boten natyrore - zhdukja e papritur e bleteve te cilat pllenojne te mbjellat. Ne fund te javes se kaluar disa blete rrites deklaruan se fenomeni i cili filloi ne Shtetet e Bashkuara dhe me pas u shpernda ne Europe, ka filluar te behet i ndjeshem dhe ne Britani.

    Teoria eshte qe radioaktiviteti i ceculareve nderhyn ne sistemin e orientimit te bleteve duke i penguar ato qe te gjejne rrugen per ne hojet e tyre. Sado e pabesueshme qe te duket, tashme kemi evidenca per te provuar kete teori qe po shnderrohet ne fakt.

    Alarmi u leshua vjeshten e kaluar dhe tashme ka goditur gjysem e shteteve te Amerikes. Bregu perendimor thuhet se ka humbur 60 % te popullates komerciale te bleteve dhe Bregu Lindor 70 %.

    Po ashtu ne menyre masive ne internet dhe ne mediat elektronike ka filluar te qarkulloje nje citat i Einstein i cili eshte shprehur se: "If the bee disappeared off the surface of the globe, then man would only have four years of life left."


    pra nese bletet do zhduken nga siperfaqja e planetit, njeriut do i mbeten vetem kater vjet per te jetuar.

    Ky citat eshte duke u diskutuar gjeresisht madje perpara disa netesh u trajtua dhe nga stacione televizive si Discovery Channel Europe dhe stacione te tjera. Nuk dihet ende me saktesi nese citimi eshte i vertete apo thjesht nje mashtrim per te perhapur panik.
    Personalisht degjova nje emision te gjate ne stacionin radiofonik (i cili mund te gjehet ne internet me pagese) Coast To Coast (C2C) si dhe nje interviste te studiueses Linda Moulton Howe (e njohur per seriozitetin dhe te kaluaren e saj shkencore) te cilet jane te sigurt qe citati eshte i sakte dhe i shprehur nga Einstein. Ky eshte komenti i saj qe ndodhet ne fund te fotos te cilen do e postoj me poshte:

    Honey bees working a hive. Albert Einstein said, ” If honey bees become extinct, human society will follow in four years.”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #239
    Gur Misterioz Nga i Cili Rriten...FLOKE


    Ne 16 Mars 2007 u paraqit ne Beijing, Kine nje gur i pazakonte. Ky gur ka 'floke', pothuajse te njejta me ato te njeriut te cilat rriten nga 'koka' e tij.

    Guri ka nje ngjyre metalike gri, i lemuar dhe i rrumbullaket ne menyre natyrore. Po ashtu ka dhe nje shtrese te holle skalpi qe lidh 'floket' me vete gurin. Ngjyra e flokeve eshte gri si vete ngjyra e gurit. Floket rriten ne menyre teresisht natyrale dhe ne maje arrijne nje gjatesi prej 15 cm. Fija e flokut eshte paksa me e ashper se ajo e njeriut.

    Guri u gjet ne nje plazh dhe sipas drejtueses se Fashion Rock Cafe Miss Yong ky lloj guri quhet 'gur qe rrit floke'. Per aq kohe sa kushtet jane te duhura, fijet e flokut ne kete gur te rralle do vazhdojne te rriten. Jane gjetur vetem dy gure te tille me pare ne te gjithe boten dhe te dy jane ne Muzeumin e Taiwan.

    Ky gur eshte i vendosur ne nje vitrine te xhamte ne Fashion Rock Cafe qe ndodhet ne Digital Building ne fshatin Zhongguan te Beijing, Kine. Permasat e tij jane rreth 30 cm i gjate, 20 cm i gjere dhe 15 cm i lare.

    Vlera e perafert llogaritet te jete 10 milion yuan (rreth 1.3 milion $)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #240
    Shkenctaret jane te bindur se njeriu mund te shikoje te ardhmen


    Profesor Dick Bierman gjate studimit te detajuar te trurit te njeriut ka dale ne konkluzionin e plote qe ne si qenie njerezore kemi aftesi te shikojme te ardhmen.
    Eksperimenti i tij perpos studimit shume intensiv eshte kryer nepermjet nje skaneri duke u drejtuar ne krahun paranormal te fenomenit. Qellimi i eksperimentit te tij ishte te provonte pertej cdo dyshimi aftesine e qenieve njerezore per te parashikuar te ardhmen.
    Rezultatet qe u nxorren ekskluzivisht ne Daily Mail sugjerojne se njerez te zakonshem kane nje shqise te gjashte e cila i ndihmon ata qe te 'shikojne' te ardhmen.

    Nje studim i tille kaq i mrekullueshem mund te ndihmoje ne kuptimin shkencor te aftesive parashikuese te shume njerezve si dhe nje sere fenomene te tjera psiqike sic jane Perceptimet Ekstra Sensoriale, Perceptimi i njohur si Deja Vu si dhe nje mendjemprehtesi te pazakonte ne raste te caktuara.

    'Ne jemi te kenaqur qe mund te zbulonim bindshem qe njerezit kane aftesi te ndjejne te ardhmen perpara se te ndodhi' thote Profesor Bierman, nje psikolog ne Universitetin e Amsterdamit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 24 prej 68 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •