Close
Faqja 23 prej 34 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 460 prej 671
  1. #441

    Qeshni 10 minuta nė ditė pėr tė humbur nė peshė



    SHBA- Kėrkimet e fundit nė SHBA tregojnė se 10 minuta tė qeshur nė ditė ndikon nė uljen e peshės tek njeriu.

    Sipas kėtij studimi shkencor, ēdo minutė qeshje ėshtė e barabartė me 10 minuta vrap dhe ēdo e qeshur nė trupin e njeriut djeg tre kalori e gjysmė dhe njėkohėsit trupi ruan vlerat ushqimore tė ushqimeve.

    Nė kėtė studim thuhet se e qeshura i largon dhimbjet, pengon sėmundjet e zemrės, forcon sistemin imunitar tė trupit, shton sasinė e kolesterolit tė dobishėm nė trup si dhe zvogėlon hormonet qė ndikojnė nė lėvizjet pasive, depresionin dhe pezmatimin.
    Revolution 1848

  2. #442
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po une qe qesh me gjithe shpirt e me te madhe mesatarisht 3-4 ore ne dite ēfare duhet te pres sipas ketij studimi?

  3. #443
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Po une qe qesh me gjithe shpirt e me te madhe mesatarisht 3-4 ore ne dite ēfare duhet te pres sipas ketij studimi?
    Nese i var shpresat tek ky "studimi" i bie sipas asaj shprehjes popullore "prit ***** sa te dalin bare" Me duket krejt pa lidhje si studim, njoh njerez qe jane te shendoshe dhe qeshin gjithe kohes, dhe prap te shendoshe duken, nuk bien fare, madje as me dieta. Ti bej palester, dhe mbaj nje regjim ushqimor me baze zarzavade dhe fruta, pi shume uje , se nga e qeshura nuk ke gje per terezi te biesh ne peshe, po ashtu konsumo sa me pak buke, sepse buka te fryn barkun, njoh shume njerez qe jane te dobet ne trup por kane bark vetem sepse hane shume buke, ose ha buke te thekur. Evito embelsirat dhe sa me pak mish.

    Sikur te ishte e vertete qe do dobesohesh nga e qeshura, do isha skelet tani, por une e di se c'heqi vetem per te mos shtuar as 100 grame, embelsira zero, cokollata dhe biskota vetem nje cik sa per kafe dhe caj, kam heqe dore nga akullore, nga trilece, nga shume gjera vetem per te qene si shkop nordik, ndonje dite do filloj te ha bar, vetem per te rujte kocat
    Jo vetem kaq, por jam duke qeshe edhe me rralle, vetem qe mos me behen rrudha ne fetyre nga mimika e te qeshurit, ju e keni per terezi mer daj, se nuk e dini ju se cfare stresi eshte te jesh femer!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 06-04-2011 mė 15:48

  4. #444

    Doni njė fėmijė, mos prisni tė shkoni 37 vjec!

    Doni njė fėmijė mos prisni tė shkoni 37 vjec!



    TIRANE-Ekzistojnė raste kur disa gra kanė fituar faqet e para tė gazetave pėr faktin se kanė lindur fėmijė nė tė 50-tat e vona, por njė studim spanjoll vėrtetoi se tė gjitha ato gra qė presin pėrtej moshės 37-vjeēare rrezikojnė seriozisht tė mos ta bėjnė realitet ėndrrėn e tyre.

    Faktori kohė ndikon shumė mė tepėr nė trupin e femrės se sa nė atė tė mashkullit, ndonėse nė tė dy rastet kulmi i aftėsive riprodhuese shfaqet nė moshėn 20-25 vjeē.

    Megjithatė, aftėsitė riprodhuese mashkullore bien vazhdimisht deri nė fundin e jetės, ai ka mundėsi teorike tė bėhet baba edhe nė pleqėrinė e thellė. Njė grua, pėrfundon aftėsitė e saj riprodhuese nė moshėn 45-50 vjeēare.

    Ndėrsa nė moshėn 30-vjeēare njė grua mbetet ende mjaft aktive, kur ajo kap tė 35-tat shfaqen probleme e para me aftėsitė riprodhuese. Duke marrė parasysh disa mijėra raste dhe probleme tė raportuara, njė universitet mjekėsor spanjoll arriti nė pėrfundimin se planifikimi i njė fėmije pas moshės 37-vjeēare ėshtė i rrezikshėm.

    Ndonėse rezultatet variojnė nga femra nė femėr, pas kėsaj moshe pothuajse tė gjitha gratė kanė raportuar vėshtirėsi pėr tė mbetur shtatzanė, vėshtirėsi nė shtatzani apo thjesht nuk kanė mundur tė konkretizojnė ėndrrėn e tyre.
    Revolution 1848

  5. #445

    Anija ruse Soyouz homazh Gagarin, njeriut tė parė tė hapėsirės

    MOSKE- Njė kapsulė "Soyouz" dedikuar 50-vjetorit tė udhėtimit tė parė tė njeriut nė hapėsirė, Juri Gagarin u ul sot me sukses nė Stacionin Hapėsinor Ndėrkombėtar (ISS) me dy rusė dhe njė amerikan nė bord, njoftoi Qendra e Kontrollit tė Fluturimeve (Tsoup), cituar nga agjencia "Itar-Tass".



    Kapsula "Soyouz TMA-21" u ul nė ISS nė orėn lokale tė Moskės 03:09, saktėsoi "Tsoup".

    Rusėt Aleksander Samokutiaev dhe Andrei Borisenko dhe amerikani Ronald Garan u nisėn tė martėn nga kozmodromi i Baikonurit (Kazakistan), me ndihmėn e njė anijeje ruse "Soyouz".

    Datat e "pushtimit" te Hapesires ne 50 vjet

    - tetor 1957 - Lėshohet nė hapėsirė sateliti i parė artificial "Sputnik" nga BRSS-ja.

    - nėntor - Qeni Lajka, qėnie e parė e gjallė nė hapėsirė nė bordin e "Sputnik 2".

    - tetor 1958 - Krijohet NASA, Agjencia Hapėsinore Amerikane.

    - tetor 1960 - 126 tė vdekur nė njė shpėrthim nė kozmodromin e Bajkonurit (Kazakistan).

    - prill 1961 - Fluturimi i parė i njeriut nė hapėsirė. Sovjetiku Juri Gagarin, nė bordin i "Vostok 1", rrotullohet rreth Tokės nė njė fluturim qė zgjati rreth njė orė e 48 minuta.

    - maj - Presidenti John Kennedy lanēon programin "Apollo", qė parashikon zbarkimin e njeriut nė Hėnė brenda dekadės. Amerikani Alan Shepard kryen njė fluturim 15 minuta nė bordin e "Mercury".

    - shkurt 1962 - Fluturimi i parė amerikan nė orbitė rreth Tokės nga John Glenn.

    - gusht - Lėshohet njė sondė amerikane drejt Venusit. Nė nėntor sovjetikėt lėshojnė njė sondė drejt Marsit.

    - qershor 1963 - Valentina Tereshkova (BRSS), gruaja e parė nė hapėsirė.

    - mars 1965 - Del nė hapėsirė sovjetiku Aleksis Leonov, i pasuar nė qershor nga amerikani, Edward White.

    - dhjetor - Takim hapėsinor mes dy kapsulave amerikane "Gemini". SHBA-ja fillon tė bėjė mė tepėr pėrparime se BRSS-ja.

    - janar 1967 - Humbja e ekuipazhit "Apollo" gjatė njė prove nė Cape Canaveral.

    - prill - Anija "Sojuz-1" pėrplaset nė tokė me kozmonautin Vladimir Komarov nė bord.

    - korrik 1969 - Amerikanėt Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin ulen nė Hėnė, Armstrong njeriu i parė qė shkeli terrenin hėnor.

    - prill 1971 - Nis punimet "Saliout", stacioni i parė orbital sovjetik.

    - qershor - Tre kozmonautė sovjetikė vdesin pas humbjes sė oksigjenit nė modulin e tyre tė zbritjes.

    - maj 1975 - Krijohet Agjencia Hapėsinore Europiane (ESA).

    - korrik - Takim amerikano-sovjetik nė hapėsirė.

    - dhjetor 1979 - Lėshohet nė hapėsirė "Ariane", Europa bėhet fuqi hapėsinore.

    - tetor 1980 - Rekord i qėndrimit nė hapėsirė pėr dy sovjetikė (afro 185 ditė).

    - prill 1981 - Fulturimi i parė i anijes amerikane "Columbia", e pasuar nga "Challenger", "Discovery", "Atlantis" dhe "Endeavour".

    - janar 1986 - Shtatė astronautė vdesin nga shpėrthimi i "Challenger".

    - shkurt - Nis punimet stacioni sovjetik "MIR".

    - prill 1990 - Del nė orbitė teleskopi "Hubble".

    - nėntor 1998 - Ndėrtohet Stacioni Hapėsinor Ndėrkombėtar (ISS), i banuar qė prej vitit 2000.

    - prill 2001 - Njė biznesmen amerikan, turisti i parė nė hapėsirė.

    - shkurt 2003 - "Columbia" bie mbi Teksas, shtatė tė vdekur.

    - tetor - Kina kryen njė fluturim hapėsinor pa njerėz. Nė vitin 2008, dalja e parė e njė taikonauti nė hapėsirė.

    - tetor 2008 - India ndėrmerr misionin e saj tė parė jo me njerėz drejt Hėnės.

    - shkurt 2009 - Irani lėshon njė satelit, i pasuar njė vit mė vonė nga dėrgimi i kafshėve nė hapėsirė.

    - shkurt 2010 - Uashingtoni heq dorė nga programi "Constellation" (i nisur nė 2004) qė parashikonte rikthimin nė Hėnė rreth 2020 dhe fluturimet drejt Marsit.

    - shkurt 2011 - Fluturimi i fundit i anijes kozmike "Discovery". Pas udhėtimit tė fundit tė "Endeavour" dhe "Atlantis" deri nė korrik, amerikanėt do tė varen ekskluzivisht nga anijet "Sojuz" pėr tė shkuar nė hapėsirė.
    Revolution 1848

  6. #446
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Zbulimi i njė libri mbi 2 mijė vjeēar nė zonėn e shpellave tė Detit tė Vdekur, nė Lindjen e Mesme, mund tė nxjerrė nė dritė dhe portretin mė tė vjetėr tė Jezu Krishtit. Libri i gjetur nė shpellat e Detit tė Vdekur ka 70 fleta metali tė kapura si libėr me tela.
    Me shume mundesi ky portret mund te jete edhe i Apollonit, kane lindur ne te njejtin vit dhe se c'kane edhe disa "rastesi" te tjera shume interesante keta dy njerez te Medhenj, sa mund ta mendosh se jane i njejti person, por nuk po zgjatem me kete, se kam pershtypjen nuk do perceptohet kollaj.....

  7. #447
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fizikanėt thonė se tė dhėnat nga laboratori kryesor pėr zbėrthimin e atomit nė SHBA, mund tė zbulojnė njė grimcė elementare, qė potencialisht do tė ishte forcė e re e natyrės, qė do tė mund i zgjeronte njohuritė pėr vetitė e materies. Ky zbulim ende pret qė tė jetė plotėsisht i konfirmuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #448

    Mjekėsi, shkencėtarėt japonezė prodhojnė syrin artificial

    TOKIO- Shkencėtarėt japonezė arritėn tė prodhojnė pėr herė tė parė organin e syrit nė laborator, njoftoi revista ''Nature''.

    Organi nė fjalė ėshtė ai i njė miu i lindur nga qelizat staminale e i zhvilluar spontanisht nė provėz pas pėrzierjes sė disa substancave qė favorizonin rritjen e tij.

    Syri artificial i lindur nė njė laborator hap njė kapitull tė ri pėr transplantin e retinės pėr t’i rikthyer shikimin mijėra personave qė vuajne nga dėmtimi i saj.

    Megjithatė, duhen edhe disa vite tė tjera punė e kėrkime qė tė mund tė pėrdoren qelizat staminale e tė ndėrmerren operacione kirurgjikale kaq tė komplikuara sa ndėrhyrja nė retinė.
    Revolution 1848

  9. #449

    Zbulohet skeleti i homoseksualit nga epoka e gurit




    PRAGĖ– Njė mashkull nga epoka e gurit ėshtė varrosur para 5 mijė vjetėve i kthyer nga lindja dhe i shoqėruar me mjete shtėpiake, tė cilat janė rituale karakteristike pėr varrosjen e femrave.

    Pas 5 mijė vjetėve ėshtė zbuluar homoseksuali i parė i egėr. Preferencat e tij seksuale janė zbuluar nga mėnyra e varrosjes.

    Ai ėshtė zbuluar nė Ēeki dhe daton nga periudha ndėrmjet 2 900 dhe 2 500 para Krishtit.

    Nė atė periudhė, meshkujt varroseshin zakonisht tė pozitėn e djathtė me kokėn e kthyer nga perėndimi, transmetojnė mediat britanike.
    Nė kėtė rast, i varrosuri ishte i vendosur nė anėn e majtė me kokėn nga perėndimi.

    Njė dėshmi tjetėr ėshtė se meshkujt varroseshin me armė, ēekiē, thika, ushqim e ujė. Ndėrsa gratė varroseshin me gjerdan tė dhėmbėve, enė tė bakrit, e tenxhere.

    Njeriu i egėr homoseksual ėshtė varrosur me enė shtėpiake dhe pa armė.
    Revolution 1848

  10. #450
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Presidenti ēek "vjedh" njė stilolaps

    Presidenti ēek, Vaclav Klaus, mund tė vuajė nga kleptomania, njė ērregullim i cili ka tė bėjė me ndjenjėn e pakontrollueshme pėr tė pėrvetėsuar gjėra tė vogla. Shihen qartė lėvizjet e tij teksa ai pėrvetėson njė stilolaps nė njė konference shtypi.

    Edhe sikur ai stilolaps tė ishte dhuratė mėnyrhttp://www.albeu.com/kuriozitete/presidenti-cek-vjedh-nje-stilolaps-(video)/34157/a se si e fut nė xhep lė pėr tė dyshuar.
    vidio linku
    http://www.albeu.com/kuriozitete/pre...(video)/34157/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #451
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Presidenti ēek "vjedh" njė stilolaps

    Presidenti ēek, Vaclav Klaus, mund tė vuajė nga kleptomania, njė ērregullim i cili ka tė bėjė me ndjenjėn e pakontrollueshme pėr tė pėrvetėsuar gjėra tė vogla. Shihen qartė lėvizjet e tij teksa ai pėrvetėson njė stilolaps nė njė konference shtypi.

    Edhe sikur ai stilolaps tė ishte dhuratė mėnyrhttp://www.albeu.com/kuriozitete/presidenti-cek-vjedh-nje-stilolaps-(video)/34157/a se si e fut nė xhep lė pėr tė dyshuar.
    vidio linku
    http://www.albeu.com/kuriozitete/pre...(video)/34157/
    Ky do jet kuriozitet nga jeta besoj, jo nga shkenca

  12. #452

    Po ndryshon pesha e kilogramit?

    Kilogrami eshte njesia e vetme e matjes qe akoma bazohet ne nje objekt te krijuar nga njeriu. 1 kilogram eshte saktesisht pesha e nje cilindri te ruajtur ne France qe eshte 90% platinium dhe 10% iridium, qe ka lartesi dhe diameter 39.17 mm.

    Ky objekt eshte shumefishuar neper gjithe boten, por 7 kopje mbahen ne nje kasaforte te trefishte ne International Bureau of Weights and Measures ne France. Njeri prej tyre eshte cilesuar si Prototipi Internacional i kilogramit.

    Por problemi eshte se prototipi internacional ka humbur 50 mikrograme ne krahasim me 6 te tjerat, ose te tjerat kane shtuar nje peshe te tille.

    http://www.usatoday.com/tech/science/2011-04-18-kilo-weight.htm?csp=34news

  13. #453
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Berberi qė nė vend tė gėrshėrėve pėrdor flakėn (VIDEO)
    21.04.201Warren Lewis ėshtė berber i njohur nė gjithė botėn, i cili i shkurton flokėt klientėve tė tij me zjarr. Me kėtė zanat tė njohur merret qė 50 vjet, dhe deri sot ka pasur vetėm njė aksident, pėr tė cilin ishin fajtore kimikatet e ndezshme nė flokėt e klientit, pėr ēka nuk ishte paralajmėruar.

    Sipas tij ka marr emrin edhe njė rrugė nė Memphis. Lewis pranon se i gėzohet pensionimit. Teknikėn e djegies sė flokėt e studiuar me vite, dhe e kishte mėsuar kur si djalė duhej tė hiqte mbetjet e puplave tė pulave, qė i pėrgatiste pėr tė ngrėnė, transmetojnė agjencitė.

    Pėrveē qė ka qenė berber aktiv dhe pėr 50 vjet s’ka pasur asnjė ditė tė lirė, ishte i dobishėm edhe pėr komunitetin e tij, duke i ndihmuar familjet me vėshtirėsi financiare.


    Shikoni videon:
    http://www.albeu.com/interesante/ber...(video)/34866/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #454
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nė tė ardhmen, do tė mund tė ecim nėn ujėZbulimet e reja shkencore thonė se pas disa dekadave, njerėzit do tė mund tė ecin nėn ujė pa asnjė mjet tjetėr ndihmės, ndėrsa bombolat e oksigjenit do tė jenė pajisje tė dala mode.
    Mė saktėsisht, bėhet fjalė pėr njė eksperiment tė bioinxhinierisė, i cili ka gjetur njė mėnyrė qė njeriu tė ecė nėn ujė dhe tė merr frymė, pa asnjė ndihmė tė ndonjė pajisje.

    E gjithė kjo mundėsi e jashtėzakonshme pėr njeriun do tė bėhet e mundur, nėse nė tė ardhmen do tė arrihet qė tė krijohet njė lidhje mes AND’sė sė njeriut dhe algave tė detit.

    Mirėpo, sipas studimit shkencor thuhet se tashmė ėshtė arritur tė kuptohet se njė lidhje e tillė do ta bėnte tė mundur ecjen e njeriut nėn ujė, dhe kjo tregon se nė tė ardhmen njeriu mund tė arrijė tė bėjė njė lidhje mes simbiozės dhe gjallesave.

    Natyrisht se kuptohet se nė tė ardhmen kėrkimet shkencore do tė duhet tė perfeksionohen qė tė zbatohet njė process i tillė, i cili mund tė kontribuojė mjaft shumė qė tė ndryshohet mėnyra e jetės sė njerėzve, tė cilėt do tė mund tė pėrfitonin nga mundėsitė qė ofrojnė algat detare. /
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #455
    Pema me e gjate ne bote

    Sipas natyralisteve, pema me e gjate ne bote e rregjistruar deri me sot eshte Druri i Kuq i Kalifornise i njohur ndryshe dhe si Californian Redwood. Lartesia e kesaj peme gjigande eshte e pabesueshme. Ajo qendron saktesisht 126 metra duke thyer keshtu rekordin e nje tjeter redwood te matur me pare qe ishte 124 metra.





  16. #456
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    “Kapet” antimateria: a do tė zbulojė si ėshtė krijuar gjithėsia?


    Londėr, 9 qershor - Tė dielėn shkencėtarėt bėnė tė ditur se kanė gjetur mėnyrėn se si tė ruajnė atomet e antimateries pėr mė shumė se 15 minuta, qė deri tani ishte e pamundur sepse ajo zhdukej madje qė nė tė mijtat e sekondės. Pas kėtij zbulimi shkencėtarėt do tė kenė mė shumė kohė qė nė detaje tė studiojnė antimaterien dhe tė kuptojnė se ēfarė ka ndodhur nė momentet e para tė krijimit tė gjithėsisė.

    Antimateria, gjegjėsisht mosekzistenca e saj, mbetet njė prej mistereve mė tė mėdha shkencore. Grimcat e materies dhe antimateries nė esencė janė tė barabarta, por vetėm kanė ngarkesė tė kundėrt qė shkakton anulimin e tyre kur ndeshen. Gjatė kohės sė Big Bangut ėshtė dashur tė lindin sasi tė njėjta tė materies dhe antimateries, por sipas njohurive tė tashme, bota jonė nė pjesėn mė tė madhe pėrbėhet nga materia. Duket sikur antimateria ėshtė zhdukur. Shkencėtarėt tentojnė tė zbulojnė se ku dhe si.

    “Gjysma e gjithėsisė ėshtė zhdukur, dhe ne nuk e dimė pse”, tha Jeffrey Hangst, zėdhėnės i ekipit i cili ėshtė duke kryer ALPHA hulumtimin nė CERN ku gjendet edhe Large Hadron Collider (ndeshėsi i madh i grimcave).

    Antimateria ka tendencė tė zhduket shumė shpejt kėshtu qė deri mė tani shkencėtarėt nuk kanė mundur ta studionin hollėsisht. Tani kanė rreth 1000 sekonda kohė pėr ta studiuar.

    “Kemi arritur prej dy tė dhjetave tė sekondės deri tek 1000 sekonda sepse kemi arritur tė “ftohim” atomet e antihidrogjenit nė temperaturė mė tė ulėt se 0.5 shkallė nėn zeron absolute. Nė temperatura mė tė larta antimateria zhduket menjėherė”, thotė Hangst. Ai shton qė atomet e antihidrogjenit do tė krahasohen me atomet e hidrogjenit dhe nga fundi i kėtij viti do tė fillojnė me eksperimentet nė tė cilat do t’i godasin me mikrovalė dhe laserė.

    Deri mė tani kanė arritur tė ruajnė rreth 300 atome tė antihidrogjenit, kurse numri mė i madh i atomeve ua lehtėson kryerjen e eksperimenteve. Zbulimin e tyre shkencėtarėt e kanė publikuar nė Nature Physics.

    Nė filmin “Angels and Demons” i cili ėshtė xhiruar sipas romanit tė Dan Brown, shoqėria e fshehtė e vjedh atė nga CERN-i dhe kėrcėnon se do tė shkatėrrojė botėn. Gjysmė grami antimaterie do tė kishte fuqinė eksplozive 20 herė mė tė madhe se ajo e Hiroshimės, por nė CERN theksojnė qė do tė nevojiteshin miliarda vite pėr ta krijuar.

    “Antimateria ėshtė krejt e sigurt pėr shkak tė sasive minimale qė mund tė krijojmė. Do tė ishte shumė e rrezikshme sikur tė mund tė krijonim disa gramė, por pėr kėtė do tė na duhej jashtėzakonisht shumė kohė, thonė nė CERN.>>\Koha net
    Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush

  17. #457
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ne mos gaboj, antimateria eshte nje nga teorite e Big Bang. Kur mater takon antimater krijon energji dhe shperthen. Darius, cfare te mire ka 'kapja' e antimater pervec shperthimeve se po vras mendjen per perdorime te tjera dhe hic asgje s'me vjen ndermend.

  18. #458
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Argjentinė, lind lopa e klonuar, do prodhojė qumėsht si tė nėnės

    BUENOS AIRES- Njė laborator argjentinas njoftoi lindjen e lopės sė parė tė klonuar nė botė, qė pėrmban dy gjene njerėzore dhe qė do tė shėrbejė pėr prodhimin e qumėshtit tė ngjashėm me qumėshtin e nėnės.

    "Lopa e klonuar, e quajtur Rosia ISA, ėshtė gjedhi i parė qė lind nė botė me dy gjene njerėzore qė pėrmbajnė proteinat e pranishme nė qumėshtin e nėnės",- bėn tė ditur Instituti kombėtar i teknologjisė bujqėsore, INTA nė njė komunikatė tė publikuar dje nė mbrėmje.

    "Viēi lindi mė 6 prill me operacion cezarian, pėr shkak tė peshės sė tij shumė tė madhe, 45 kilogramė, ndėrkohė qė zakonisht lopėt Jersey nuk i kalojnė 22 kilogramėt nė lindje",- shtoi INTA.

    "Objektivi ishte pėrmirėsimi i vlerave ushquese tė qumėshtit tė lopės duke shtuar nė tė dy gjene njerėzore, proteinėn lactoferrine, qė sjell njė mbrojtje antibakteriale dhe antivirale, dhe lysosyme, qė ėshtė gjithashtu njė agjent antibakterial",- deklaroi shkencėtari Adrian Mutto gjatė njė telekonference.

    Pėr tė arritur nė kėtė klonim, INTA ka bashkėpunuar me Universitetin kombėtar San Martin, edhe ai argjentinas.


    (e.m/ata/BalkanWeb)
    Sui generis

  19. #459
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sheqeri, helmi i ėmbėl


    Sipas kėrkimeve tė fundit, konsumi i sasisė sė sheqerit mbi normat e lejuara, ėshtė shumė herė mė i dėmshėm sesa mendohet, madje qėndron nė origjinė tė disa llojeve tė tumoreve, pėrveē diabetit dhe obezitetit

    Nė 26 maj tė vitit 2009, mjeku Robert Lustig mbajti njė konferencė me titullin “Sheqeri, e vėrteta e hidhur”, qė nė korrik tė vitit 2010 u postua nė “You Tube”. Qė atėherė kjo video ėshtė parė mė shumė se 800 mijė euro me njė mesatare prej 50 mijė spektatorėsh tė rinj ēdo muaj. Lusting ėshtė njė specialist i endokrinologjisė pediatrike dhe njė nga ekspertėt mė tė mėdhenj tė obezitetit te fėmijėt nė “School of medicine” nė Universitetin e Kalifornisė nė San Franēisko, njė nga fakultetet mė tė mira tė mjekėsisė nė SHBA. Lusting ėshtė njeriu qė nė studimet e tij e ka cilėsuar sheqerin si “helm” dhe “toksinė”. Me fjalėn sheqer ai nuk nėnkupton vetėm substancėn e bardhė dhe kokrrizore qė i hedhim kafesė - teknikisht i njohur si sakarozi - por edhe shurupin e misrit me njė pėrmbajtje tė lartė fruktoze atė qė Lustig e konsideron si njė nga “vrasėsit” mė tė kėqij qė ka parė ndonjėherė. Lustig ka tė drejtė, konsumi i tepėrt i sheqerit ėshtė shkaku kryesor i rritjes marramendėse tė rasteve tė obezitetit dhe diabetit nė SHBA dhe Europė nė 30 vitet e fundit. Por teza e tij ka tė tjera pasoja. Sipas tij, konsumi i sheqerit ka shumė mundėsi tė jetė edhe shkaku kryesor i shumė patologjive qė zakonisht i janė atribuuar stilit tė jetesės perėndimore, si kardiopatitė, tensioni i lartė i gjakut dhe lloje tė ndryshme tumoresh. Fakti qė kaq shumė njerėz e kanė parė videon e konferencės do tė thotė se ndoshta fjalėt e Lustig kanė nisur tė dėgjohen. Kjo, jo vetėm sepse Lustig ka bėrė kėrkime tė detajuara mbi sheqerin, por nė ndryshim me shumė studiues tė tjerė ėshtė gati tė theksojė nė ēdo rast se sheqeri ėshtė njė substancė toksike me tė cilėn abuzohet shumė. Sipas tij duhet konsideruar si alkooli dhe duhani: njė vrasės i vėrtetė. Ne tė gjithė e dimė se mjekėt dhe dietologėt pėrsėritin se njė dietė e shėndetshme kėrkon njė konsum tė madh tė frutave dhe perimeve, mė pak yndyra, mish tė kuq dhe kripė. Gjithsesi, nuk ėshtė e kėndshme tė zbulosh se njė element i dietės sonė ushqimore, jo vetėm qė ėshtė pak i shėndetshėm, por mund tė jetė edhe helmues. Megjithatė, Lustig ka mbledhur dhe pėrpunuar njė mal me prova qė i gjykon mjaft tė vlefshme pėr ta ‘dėnuar” sheqerin njėherė e pėrgjithmonė.

    Kaloritė boshe

    Sheqeri i rafinuar, d.m.th sakarozi, formohet nga njė molekulė glukoze qė lidhet me njė molekulė fruktoze. Fruktoza qė ėshtė thuajse dy herė mė e ėmbėl se glukoza, ėshtė ai qė e dallon sheqerin nga ushqimet e tjera tė pasura me karbohidrate si buka apo patatet, qė gjatė tretjes shpėrbėhen nė glukozė. Shumica e mjekėve mendojnė se sheqernat i japin organizmit kalori boshe (d.m.th pa substanca ushqyese si proteinat apo vitaminat) e qė ne tentojmė t’i marrim me shumicė, sepse kanė shije tė mirė. E vėrtetė apo e rreme qoftė teoria e kalorive boshe, ajo qė ėshtė e sigurt lidhet me faktin se na lejon qė tė mendojmė se ia hedhim fajin sheqerit pėr diabetin, obezitetin, tensionin e lartė tė gjakut, ngrėnies sė ērregullt dhe ushtrimeve tė pakta fizike. Gjithsesi, hipotezat e Lustig nuk lidhen me konsumin e kalorive boshe, por me sheqerin dhe karakteristikat e tij specifike, sidomos pėr mėnyrėn se si trupi njerėzor metabolizon fruktozėn, nė gjendje ta bėjė atė tė dėmshme, sidomos nėse tejkalohet konsumi.

    Drejt e nė mėlēi

    Pėrcaktimi i pėrdorur nga Lusting, do tė thotė se mund tė marrim 100 kalori glukoze (nga njė patate, njė panine apo tė tjera produkte) apo 100 kalori nga sheqeri (gjysmėfruktozė e gjysmėglukozė), e qė kėto kalori do tė metabolizohen nė mėnyra tė ndryshme dhe do tė kenė njė efekt tė ndryshėm nė trupin tonė. Kaloritė janė tė njėjta, por pasojat nė metabolizėm janė tė ndryshme. Fruktoza e pranishme te sheqeri metabolizohet kryesisht nga mėlēia, ndėrsa glukoza metabolizohet nga ēdo qelizė e trupit. Pra, konsumimi i sheqerit do tė thotė mė shumė punė pėr mėlēinė. Shpejtėsia me tė cilėn mėlēia duhet tė kryejė funksionin e saj influencon edhe mėnyrėn me tė cilėn metabolizohet fruktoza dhe glukoza. Te kafshėt, kur fruktoza godet mėlēinė nė njė sasi tė mjaftueshme dhe me njė shpejtėsi tė konsiderueshme, mėlēia e shndėrron njė pjesė tė tij nė yndyrė. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, teprica e glikogjenit shndėrrohet menjėherė nė yndyrė. Disa persona mendojnė nė mėnyrė tė gabuar qė, nėse konsumojnė ushqime pa yndyrė ose tė varfra nė yndyrė mund tė mos vėnė peshė, por nė tė vėrtetė edhe ushqimet qė pėrmbajnė shumė sheqerna mund tė na shėndoshin. Nė shumė raste, sasia e tepėrt e sheqerit qė qarkullon nė gjakun tonė shndėrrohet nė yndyrė. Me sa duket kjo krijon rezistencėn ndaj insulinės qė sot konsiderohet si problemi kryesor i obezitetit, kardiopative dhe diabetit tė tipit 2, qė ndeshet shpesh te personat obezė ose nė mbipeshė.

    Kjo mund tė jetė edhe pikėnisja pėr tė shpjeguar forma tė ndryshme tumori. Herėn e fundit qė njė agjenci qeveritare amerikane ka ekzaminuar me hollėsi lidhjen mes sheqerit dhe shėndetit ishte nė vitin 2005, nė njė raport tė Institutit tė Mjekėsisė pjesė e “National Academies”. Autorėt pranonin se sheqeri mund tė rrisė rrezikun e patologjive kardiake dhe diabetit, duke rritur edhe nivelet e kolesterolit tė keq, por nuk i konsideronin si pėrfundimtare kėto studime. Ēėshtja ishte konfuze: nuk ishte as nė gjendje tė vendosej se ēfarė sasie sheqeri mund tė konsiderohej e dėmshme. Po ashtu, njė tjetėr studim i bėrė nė vitin 2010 tregonte se “nuk ka asnjė studim shkencor qė tregon mbi sasinė e sheqerit qė duhet konsumuar nė njė dietė tė ekuilibruar”. Ishte i njėjti pėrfundim ku kishte arritur “Food and drug administration” (FDA), agjencia amerikane pėr kontrollin e barnave dhe produkteve ushqimore, herėn e fundit qė ishte marrė me sheqerin nė 1986-n. Sipas tyre nuk ekzistonin prova pėr rreziqet qė kanoseshin kur sheqernat konsumoheshin pėrtej njė kufiri tė caktuar. Ajo qė duhet tė kemi parasysh, mbėshtet Walter Grinsmann, administrator i FDA-sė dhe autori kryesor i raportit nė vitin 1986, ėshtė se sheqeri dhe shurupi i misrit me pėrmbajtje tė lartė fruktoze mund tė jenė helmues, por ēdo substancė tjetėr mund tė jetė e tillė nėse konsumohet nė mėnyra dhe sasi jo tė zakonshme pėr qeniet njerėzore. Por pyetja qė shtrohet prej kohėsh ėshtė: cila dozė e bėn tė dėmshme njė substancė tė parrezikshme? Sa sheqer duhet tė konsumojmė para se tė bėhet i rrezikshėm? Kur Glinsmann dhe kolegėt e tij tė FDA-sė vendosėn qė asnjė provė e bėrė nuk tregonte rrezikshmėrinė e sheqerit, u bazuan nė njė konsum mestar pėr person rreth 18 kilogramė nė vit, pėrveē sasisė sė marrė nė mėnyrė natyrale nga frutat dhe perimet. Kjo dozė, ekuivalente me 200 kalori sheqeri nė ditė, d.m.th mė pak sesa pėrmbajnė njė kanoēe e gjysmė Coca-Cola apo dy gota lėng molle. Nėse vėrtet do tė konsumonim kėtė sasi sheqeri tė shtuar pjesa mė e madhe e dietologėve, pėrfshi dhe Lustig do tė ishte shumė e kėnaqur. Por nė fillim tė viteve 2000, gjithmonė sipas Ministrisė sė Bujqėsisė dhe ushqimit nė Amerikė, konsumi i sheqerit kishte kaluar nė 40 kilogramė nė vit pėr person. Kjo rritje ka koinciduar me epideminė e obezitetit dhe diabetit, dy sėmundje kėto qė po bėhen gjithmonė e mė vrasėse. Nė 1980, njė amerikan nė shtatė tė tillė ishte obez dhe thuajse 6 milionė ishin diabetikė. Nė fillim tė viteve 2000, kur konsumi i sheqeri arriti pikun maksimal, njė e treta e amerikanėve ishte obeze dhe 14 milionė ishin diabetikė. Edhe pse nuk janė pėrfundimtare dhe tė bazuara shkencėrisht, prapė ka plot arsye pėr ta konsideruar sheqerin si helmin e bardhė qė tė vret ngadalė. Nė fakt, sheqeri nuk ėshtė i dėmshėm nė vetvete nėse konsumohet nė sasi normale e tė kontrollueshme (pėrafėrsisht me 5-7% tė kalorive tė pėrditshme, ose mė saktė nga 25 deri nė 45 gramė). Por njė dietė e pasur me sheqerna, sidomos kur ka nė pėrbėrje tė saj njė nga kėto produkte industriale (kėtu futen kokoshkat, kroasantėt, si edhe pijet e gazuara qė konsumojmė nė jetėn e pėrditshme), ėshtė nė gjendje qė tė vėrė nė njė provė shumė tė vėshtirė trupin tonė, ashtu siē edhe kanė zbuluar shumė studime shkencore tė kryera nė vitet e fundit.

    Shqip
    Sui generis

  20. #460
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Ne mos gaboj, antimateria eshte nje nga teorite e Big Bang. Kur mater takon antimater krijon energji dhe shperthen. Darius, cfare te mire ka 'kapja' e antimater pervec shperthimeve se po vras mendjen per perdorime te tjera dhe hic asgje s'me vjen ndermend.
    Jo nuk eshte teori, antimateria eshte vllai "Counter-Part" i materies. Elektroni, per shembull ka si antimaterie Pozitronin, i cili eshte njesoj si elektroni vecse me ngarkese pozitive.
    Takimi i elektronit me pozitronin shoqerohet me nje shfaqje kataklizmike ku te dy palet asgjesojne njeri tjetrin ne nje show spektakolar "energjie te paster".

    Me sa kam lexuar une, eksperimenti i cituar me lart ka arritur te mbaje per nje kohe shume te gjate rreth 1000 atome "Anti-Hidrogjeni".

    Perndryshe, aplikimet e antimateries jane te shumta ... ne rastin e mjeksise, skanimet e trurit qe behen me pozitrone, eshte rasti me interesant i aplikimit. Bombardimi i trurit ne makinen PET (Pozitron emission Tomography) jep te ashtuquajturen "Harte e trurit", nje foto super e sakte qe sherben per diagnostifikimin e tumoreve.

    Shembull:

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 11-06-2011 mė 07:50

Faqja 23 prej 34 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •