Close
Faqja 22 prej 68 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 672
  1. #211
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Njerezit e lashte nuk pinin qumesht!

    Shkencetaret angleze kane arritur ne perfundimin se ne kohet e lashta,banoret e Evropes nuk e kane perdorur qumeshtin e bagetive per tu ushqyer.Analizat e eshtrave te periudhes se neolitit flasin se ne ate periudhe te zhvillimit historik,njerezit nuk ishin ne gjendje te tretnin qumeshtin,sepse iu mungonte nje gen i posacem qe eshte shfaqur ne organizmin e tyre me vone,pergjate zhvillimit te shoqerise njerezore.
    Tani kete gen e kane me shume se 90 % e popullates se Evropes.
    Megjithate edhe sot ka njerez,te cilet qumeshti i demton.Kjo ndodh pikerisht sepse atyre u mungon geni qe prodhon fermentin lactase,pa te cilin perdorimi i qumeshit iu sjell njerezve shqetesime te medha,fryrje barku,spazma dhe diarre.
    "Carpe Diem"

  2. #212
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Karakteri i njeriut lexohet ne syte e tij!

    Shkencetaret suedeze pohojne se vetem nga forma dhe ngjyra e syve mund te percaktosh sakaq me c;njeri ke te besh.Ata kane perpunuar nje metode me anen e se ciles percaktohen disa nga cilesite e karakterit te njeriut,si fjala vjen,shpirtmiresia,mirebesimi,nervozizmi ose impulsiviteti.
    Disa vecanti individuale te njeriut,pohojne shkencetaret,jane vendosur te ai gjenetikisht,prandaj ato pasqyrohen edhe ne sy.
    Shkencetaret e eksperimentuan kete zbulim me ane te fotografimit te syve,ndersa vete te eksperimentuarve iu dhane disa pyetje qe kane te bejne me karakterin e tyre.
    Doli se disa ishin vertet shpirtmire dhe te sjellshem,ndersa te tjeret,sikur dyshonin shkencetaret,ishin nervoze dhe impulsive.
    Ata mendojne se ne formimin e karakterit te njeriut merr pjese aktive geni PAX6,i cili kontrollon dhe procesin e rritjes dhe zhvillimit te syve...
    Grupi i shkencetareve te kryesuar nga doktori Xhorxh Feldman thote se "gjithcka eshte e shkruar ne sy,mjafton te dish te lexosh drejt.Ky zbulim thekson ai,ka per tu dhene nje ndihme te madhe organeve te drejtesise.Por, nenvizon,doktor Feldman,duhet shume kujdes sepse merret me mend se cdo te ndodhe sikur policia te filloje e ti arrestoje njerezit duke u nisur vetem ,nga shenjat qe "lexon" ne syte e tyre"...
    "Carpe Diem"

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Moska pėrgatit eksportin e rezervave tė saja gjigante hidrike

    Moska pėrgatit eksportin e rezervave tė saja gjigante hidrike

    Uji vlen mė shumė se nafta. Njė rrjet kanalesh hidrike do tė krijohet nė shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik
    Jo vetėm qė Rusia lundron nė puse tė mėdha gazi dhe nafte, tė mjaftueshme pėr ta kthyer nė njė superfuqi energjetike, por nė territorin e saj tė stėrmadh ka aq shumė ujė tė ėmbėl, saqė mund t’i heqė etjen dyfishit tė popullsisė botėrore: 120 mijė lumenj, 2.3 milionė liqene, moēale tė mėdha sa Italia, Spanja dhe Franca sė bashku. Burimet hidrike i kalojnė 97 mijė kilometra kub, nėse marrim parasysh ujėrat e nėntokės dhe akujt. E kthyer nė vlerė monetare, do tė thotė tė kesh rezerva hidrike, vlera e tė cilave kalon qė sot 800 miliardė dollarė nė vit. Meqenėse uji do tė jetė nafta e mijėvjeēarit tė ri, ėndrrat e madhėshtisė tė Kremlinit janė duke u bėrė akoma mė shumė ambicioze: kaq shumė pasuri dhe njė perspektivė kaq e madhe rrisin influencėn politike, veēanėrisht nė vendet qė kufizohen nė Azinė Qendrore, tė pushtuar nga shkretėtira dhe nga thatėsira.
    Ka mjaftuar njė raport i FAO-s, qė ėshtė botuar tė hėnėn, nė tė cilin flitet pėr alarmin e mungesės sė ujit (“nė 2050-ėn gati dy miliardė persona mund tė mbeten pa ujė tė pijshėm”) dhe menjėherė rusėt kanė bėrė tė ditur se do tė jenė tė gatshėm tė veprojnė nė tregun nė lulėzim tė “arit blu”, megjithėse preferojnė ta quajnė “ar transparent” (kėshtu shkruhej nė gazetėn “Novye Izvestia”). “Rusia ka shanse tė mira, por duhen shfrytėzuar me inteligjencė. “Mund tė zėmė njė vend tė mirė tek furnizuesit me ujė dhe tek eksportuesit e produkteve qė kėrkojnė konsum tė madh uji, - shpjegoi Viktor Danilov-Daniljan, drejtor nė Moskė i Institutit Kombėtar pėr Problemet Hidrike, - pėr shembull Afrika Qendrore dhe Lindja e Mesme importojnė njė sasi kaq tė madhe drithėrash, saqė pėr ta prodhuar do tė duhej uji i dy lumenjve tė mėdhenj sa Nili”.
    Numrat e nevojės sė ujit janė shumė tė larta. Pėr tė pėrftuar njė kile oriz duhen nga 2 deri nė 5 mijė litra ujė. Mesatarisht, pėr tė prodhuar ushqim duhen 3 mijė litra ujė pėr kokė nė ditė.
    Kur uji do tė fillojė tė shterojė, Rusia falė burimeve tė saj tė “pafundme” do tė bėhet lideri i zinxhirit ushqimor. Do tė jetė e mjaftueshme tė pėrshtaten infrastrukturat, tė ndėrtohen ujėsjellės drejtuar nga jugu, ashtu siē ndodh pėr hidrokarburet dhe tė rrethohen tė eturit e Euroazisė. Por nga e gjithė kjo, vendet satelitė tė BS-sė do tė vuajnė dėme tė rėnda nėse nuk do tė gjejnė njė zgjidhje. Por zgjidhja quhet Nėna e Madhe Rusi. “Duhen zgjidhur qė nė fillim njė sėrė problemesh: si p.sh sasia e ujit qė mund tė transportohet pa krijuar dėme ambientale. Mė pas mund tė ēojmė ujė, derisa t’ua heqim etjen tė gjithėve”, thotė Anatolij Barkovskij, drejtor i Qendrės pėr Marrėdhėniet me Jashtė tė Institutit tė Eekonomisė tė Akademisė Ruse tė Shkencave.
    Uji si mall, lumenj rublash ose dollarėsh Biznesi i “arit blu” do tė pasurojė edhe mė shumė Rusinė, shkruajnė gazetat. Kontrolli i ujit ėshtė jetėsor, sepse pa tė jeta vdes. Pa tė nuk prodhohet. Uji ėshtė njė e mirė konsumi, dhe kėtė e ka pėrcaktuar Organizata Botėrore pėr Tregtinė, me tė cilėn Rusia ėshtė duke u bashkuar. Industria globale e ujit ka njė fitim vjetor prej 400 miliardė dollarėsh.

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Me elektroda mund tė drejtohet fluturimi i pėllumbave

    Me elektroda mund tė drejtohet fluturimi i pėllumbave

    Tė drejtosh nė distancė fluturimin e pėllumbave, falė njė mikroqarku tė implantuar nė trurin e shpendit
    “Eksperimenti, - thotė agjencia kineze “Xinhua”, - ėshtė realizuar nė Qendrėn Kėrkimore tė Teknologjisė Robotike tė Universitetit tė Shkencės dhe Teknologjisė tė Shandong.
    Me njė sėrė mikroelektrodash tė vendosura nė trurin e shpendit, kėrkuesit pohojnė se kanė kushtėzuar fluturimin e tyre, duke i urdhėruar qė tė fluturonin majtas ose djathtas, ose tė ngrihen lart apo tė ulen poshtė. Impiantet elektronike stimulojnė zona tė ndryshme tė trurit sipas sinjaleve tė dėrguara nga kompjuterėt, duke e detyruar kėshtu kafshėn qė t’u pėrgjigjet komandave”, shpjegojnė kėrkuesit.
    “Ėshtė eksperimenti i parė nė botė i kėtij lloji tek pėllumbat, qė ka prodhuar rezultate tė kėnaqshme”, ka komentuar Su Xuecheng, shefi i ekipit tė shkencėtarėve. Studiuesi ndėr tė tjera ka theksuar se dėshiron tė punojė nė perfeksionimin e funksionimit tė pajisjes, nė mėnyrė qė tė gjejė aplikime tė mundshme nė tė ardhmen. Agjencia kineze kujton se nė 2005-ėn, njė eksperiment i tillė u realizua me sukses tek minjtė.

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Russo-Baltique Impression, tani marke makine ruse

    Russo-Baltique Impression, tani marke makine ruse

    Ndoshta ėshtė edhe njė markė thuajse 100-vjeēare, duke qenė se ėshtė themeluar nė vitin 1907, ndoshta ka qenė edhe furnizuesi ekskluziv pėr Madhėrinė e Tij, mbretin e Rusisė nga viti 1913 deri nė vitin 1917, por duhet pranuar se ky emėr nga shumė prej jush nuk ėshtė dėgjuar kurrė mė parė. Pėr fat tė mirė ky nuk ėshtė njė provim mbi historinė e automjeteve...! Vetura ende tė “gjalla” tė kėtij modeli ekzistojnė vetėm tri nė botė.
    Shqiponjėn me dy koka tė stemės sė Russo-Baltique e risjell nė jetė modeli “Impression”, qė ėshtė shfaqur pėr herė tė parė nė pasarelėn e Konkursit tė Elegancės tė Villa d’Este. E realizuar nga studioja gjermane “Greg”, nė bazė udhėzimeve tė marra nga Moska, kjo kupe merr idenė e saj nga tė pavdekshmet “Bugatti” qė ishin ėndrra e tė gjithėve nė vitet ’30. Nė linjėn e saj klasike dhe moderne mund tė shihen linja si tė “Type 57SC Atlantic” dhe tė miteve tė tjera me katėr rrota tė asaj periudhe, si kabina nė formė pike uji dhe rrotat e pasme tė mbuluara nga parafango. Edhe pėrmasat janė si tė asaj kohe, me njė gjatėsi prej 5.183 mm, njė gjerėsi prej 1.847 dhe njė hap (distanca midis rrotės sė parme dhe asaj tė pasme) prej 3.150. Ndėrsa lartėsia ėshtė 1.433 mm.
    Pjesa e parme ėshtė shumė e gjatė dhe pėrkulet lehtė, karakterizohet nga njė motiv i madh me formė V-je. Grila e radiatorit ėshtė e gjatė dhe e ngushtė, thuajse e shtypur midis dy tė ēarave anėsore pėr marrjen e ajrit mbi tė cilat zgjaten fenerėt me formė trekėndore. Pjesa anėsore ka njė pamje tė rėndė dhe tė fortė. Nga xhami i parmė, shumė i pėrkulur, niset njė hark thuajse i pėrkryer, qė pėrfundon edhe ai nė njė formė V-je tė ngushtė, duke kaluar pėrmes ēatisė panoramike dhe xhamit tė vogėl tė pasmė.
    Shumė i veēantė ėshtė edhe marmita, i rrethuar nga parakolpi i pasmė. Nėn kofanon e “Impression” gjenden plot 555 kuaj, ato tė ēliruar nga motori V12 biturbo, tė cilit i ėshtė pėrshtatur edhe njė kamio automatike me gjashtė marshe. Amortizatorėt janė pneumatike, me lartėsi tė ndryshueshme nga toka dhe ruajnė lėvizjet e rrotave prej 22”.
    Kabina ėshtė shumė origjinale, duke filluar nga dyert e mėdha qė hapen nė anė tė kundėrt dhe qė duhet tė lejojnė njė hyrje mė tė rehatshme dy vendeve tė pasme. Kabina mban njė stil neoklasik dhe brenda ėshtė e veshur nga njė panel druri. I njėjti material ėshtė pėrdorur edhe pėr tė realizuar rrethin e timonit, rrezet horizontale e tė cilit janė tė realizuara me shifra metali tė kromuar.
    Momentalisht “Impression” ėshtė thjesht njė prototip, por qė mund tė ecė edhe tek Russo-Baltique, dhe janė tė gatshėm pėr t’i dhėnė jetė prodhimit nė njė seri tė vogėl prej rreth 15 ekzemplarėsh. Duke folur pėr njė realizim krejtėsisht artizanal tė veturės, qė lejon mundėsi tė pafundme personalizmi, kohėt e dorėzimit mendohet tė jenė tepėr tė gjata, nga 12 deri nė 18 muaj pas kėrkesės, ndėrsa ēmimi sillet rreth 50 milionė rublash, diēka mė pak se njė milion e gjysmė euro.



    “Mercedes-Benz”, traditė e respektuar me Klasin G
    Prej thuajse tridhjetė vitesh nė majė tė preferencave, pa ndryshuar shumė nga ideja origjinale, veterania e shtėpisė sė Shtutgradit rinovohet edhe njė herė, por pa rėnė nė sy. E propozuar me tre motorė, do tė jetė nė shitje nė prill
    Nėse shihni fotografitė e pjesės sė jashtme, duhet sikur nuk ka ndryshuar praktikisht asgjė. Kjo ėshtė thuajse e vėrtetė. Gjithsesi, nuk bėhet fjalė pėr njė shaka apo pėr njė lajm tė pavėrtetė tė botuar pėr tė parė se sa e mbėshtesin filozofinė e “Mercedes”-it dhe sa jo. Thjesht tė rejat e modelit tė ri pėr kėtė vit tė “Mercedes-Benz Klasi G” fshihen mirė, thuajse tė gjitha tė pėrqendruara brenda kabinės. I vetmi modifikim i jashtėm i pėrket riorganizimit tė stopave, qė kishin kaluar paksa nga moda. Ky ndryshim pėr njė pjesė tė madhe tė admiruesve tė “Mercedes”-it ishte njė modifikim qė duhej kryer.
    Nga njėra anė, pėr “Mercedes”-in tė kishte vepruar ndryshe duke krijuar njė model tė ri pėr Klasin G, nuk do tė kishte pasur kuptim (Klasi G nuk duhet ngatėrruar me Klasin GL, njė model krejtėsisht i ndryshėm). Klasi G ėshtė besnik i pamjes sė tij prej kubi, si njė fuoristradė e fortė dhe esenciale. Tė ndryshohej stili pas 28 vitesh, do tė kishte qenė njė herezi e vėrtetė, pasi tė apasionuarit e kėtij modeli pėlqejnė pikėrisht prerjen e tij tepėr klasike. Madje, ky model cilėsohet si e vetme “Mercedes”, e vetmja qė ia vlen tė quhet e tillė nė modelet e shtėpisė sė “Yllit treshė”.
    Modelet e 2007-ės kanė si kartėvizitė nė timon multifunksional me katėr rreze, pėr tė cilėn fanatikėt e kėtij modeli mund ta konsiderojnė si njė stil shumė modern. Pas tij gjendet njė panel i veēantė instrumentesh me katėr tregues analogjikė rrethorė dhe njė platformė e azhurnuar me komanda tė ndryshme pėr impiantin e klimės. Nė zonėn e pasagjerit shfaqet njė prizė tjetėr elektrike 12V.
    Ky model do tė dalė nė treg me tre motorė: G 320 CDI me naftė, G 500 dhe G 55 AMG me benzinė, me fuqi qė fillojnė nga 224, pėr G 320 CDI, deri nė 500 pėr G 55 AMG. Gjėja e pėrbashkėt midis modeleve me motorė tė ndryshėm ėshtė tėrheqja integrale (4x4) me tre tė bllokueshėm dhe reduktorė. Pėr G 500-ėn dhe G 55 AMG ėshtė si standard “Comand Aps”, qė integron navigatorin, radion me CD dhe telefon celular. Tė reja tė tjera ka edhe tek lista e opsioneve, ndėr tė cilat dallohen telekamera e pasme pėr ndihmė nė parkim dhe disa tapiceri lėkure tė veēanta.

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Nga Lindbergh tek “Ulėrima”, krimet e shekullit

    Nga Lindbergh tek “Ulėrima”, krimet e shekullit

    Gjatė 1900-ės ka pasur ngjarje krimi qė jo vetėm kanė tronditur opinionin publik botėror, por kanė qėndruar tė fiksuara nė memorien kolektive. Revista amerikane “Time”, pas njė sondazhi tė detajuar tek studiuesit e historisė dhe kriminologėt, ka pėrcaktuar se cilėt janė 25 krimet mė tė rėndėsishėm tė njėqind viteve tė fundit.
    Amerika dhe Evropa
    Pjesa mė e madhe e kėtyre krimeve janė kryer nė Amerikė, por nuk mungojnė edhe vrasje dhe vjedhje tė famshme tė kryera nė Evropė. Ndėr krimet e para tė kujtuara nė revistėn amerikane ėshtė grabitja, nė shkurtin e vitit 1932, e djalit tė aviatorit Charles Lindbergh, vetėm 20 muajsh. Amerika pėr afro dy muaj e gjysmė u interesua tek lajmet qė i pėrkisnin kėrkimit tė lodhshėm tė Charles-it tė vogėl. Trupi i djalit u gjend nė muajin maj i pajetė dhe i copėtuar pranė shtėpisė sė pilotit tė famshėm nė tė gjithė botėn nė vitet e fundit, falė filmit tė Martin Scorsese-s, “The aviator”. U zbulua se ishte vrarė pasi e kishin grabitur.
    Muzeu i Louvre-s
    Njė nga krimet e tjera tė pėrmendura ndėr tė parėt ėshtė edhe vjedhja e Xhokondės, qė u krye mė datė 20 gusht tė vitit 1911. Vjedhja habiti tė gjithė Francėn, madje u mbyllėn edhe kufijtė e vendit. Disa poetė “largpamės” si Apollinaire, u arrestuan, ndėrsa pėr grabitjen njė ndėr tė dyshuarit ishte edhe piktori i famshėm spanjoll, Pablo Picasso. Vetėm mė vonė, nė Itali u arrestua Vincenzo Perugia, i cili ishte hajduti i pikturės sė famshme dhe qė kishte ndėrmend ta shiste nė Itali, sepse sipas Perugia-s, pronari i ligjshėm i kėsaj vepre ishte shteti italian. Mė datė 4 janar tė vitit 1914, Italia ia ktheu kuadrin muzeut tė Louvre-s, ndėrsa pėr vjedhjen e tij “patriotike”, Perugia u dėnua me pak vite burg nė Itali.
    Njeriu majmun dhe skandali i Hollivudit
    Mė pas vjen historia e “Piltdown man”, fosilet e gjetura nga njė paleontolog fillestar, Charles Dawson, i cili kujtonte se i pėrkisnin njė njeriu qė kishte jetuar nė Angli rreth 370 000 vite mė parė, qė shpejt u emėrtua si kufoma e njeriut majmun. Mbi kėtė fosil u bėnė shumė studime dhe doktoratura, mbetjet e ekspozuan tek “British Museum”, si “kufoma e njeriut tė parė anglez”. Vetėm nė vitin 1953 u zbulua se kėto kocka i pėrkisnin njė orangutangu qė kishte jetuar vetėm pak vite mė parė dhe termi “Piltdown” u bė sinonim i “false” dhe ky krim mund tė cilėsohet si njė “vrasje nga dija”. Njė krim tjetėr i vendosur nė kėtė listė ėshtė edhe ai qė ka mbetur nė memorien kolektive me emrin e “skandali i Fatty Arbuckle”. Nė vitin 1921, aktorja Virginia Rappe u sėmur nė mes tė njė feste tė organizuar nga regjisori Roscoe “Fatty” Arbuckle nė San Francisco. Mjeku qė e vizitoi dha diagnozėn e njė pėrzierjeje midis alkoolit dhe drogės. Tri ditė mė vonė gruaja vdiq dhe shtypi ndėrtoi njė skandal mbi jetėn e shthurur tė Hollivudit. Arbuckle u akuzua pėr vrasje dhe pėr tentativė pėr pėrdhunim dhe pas tre procesesh tė gjatė, Arbuckle u shpall i pafajshėm, por karriera e tij u shkatėrrua.
    Krime dhe fatalitete
    Nga tė apasionuarit e krimit kujtohet vrasja nė vitin 1947 e Elizabesh Short, e njohur edhe me emrin “The Black Dahlia”, vjedhja e godinės sė Brink nė Boston mė datė 17 janar 1950 dhe ajo e 8 gushtit tė 1963 tė trenit Glasgow-Londėr, nė tė cilin u vodhėn brenda 15 minutash 7 milionė sterlina, histori e njohur me emrin “The Great Train Robbery” dhe vrasja e gangsterit Johnny Stompanato, i dashuri i aktores Lana Turner, i vrarė nga vajza e kėsaj tė fundit, Cheryl, pėr vetėmbrojtje. Nuk mungojnė as historitė e vrasėsve serialė, si ajo e Richard Franklin Spek, i dėnuar me mė shumė se njė dėnim tė pėrjetshėm pėr vrasjen e tetė ndihmėsinfermiereve, dhe ajo e Charles Manson me bandėn e tij kriminale “The Family”, qė vrau edhe bashkėshorten e Roman Polanski-t, Sharon Tate, shtatzėnė nė muajin e tetė nė “Cielo Drive”, njė lagje e pasur e Los Angeles-it.
    Grabitje dhe vrasės serialė
    Por krimet nuk mbarojnė kėtu. Nuk mund tė mungonte grabitja e trashėgimtares sė famshme Patty Hearst, mbesa e pasanikut William Randolph Hearst, e cila dy muaj pasi u grabit nga “Symbionese Liberation Army”, nė shkurtin e vitit 1974, mori pjesė nė njė vjedhje nė bankė sė bashku me dy nga grabitėsit e saj. Ndėr vrasėsit serialė tė klasifikimit janė tė pėrmendur edhe David Berkowitz, i njohur me emrin Son of Sam, i cili terrorizoi New York-un nė vitet 1976 dhe 1977; John Wayne Gacy, i dėnuar nė Amerikė pėr 33 vrasje dhe i njohur si “vrasėsi qė vishej si palaēo”; Ted Bundy, qytetar i Floridės, njė njeri me fytyrėn e njė djali tė mirė, por qė pas krahėve tė tij kishte mė shumė se 100 vrasje; Jeffrey Dahmer, i njohur me emrin “Kanibali i Milwaukee-t”, i cili vrau 17 persona dhe i famshmi Unabomber, emri i vėrtetė i tė cilit ishte Ted Kaczynski, i cili para se tė kapej, nė vitin 1996, vrau 3 persona dhe plagosi 22 tė tjerė. Tek vrasjet e famshme nuk mund tė mungonte ajo e Nicole Brown, bashkėshortja e lojtarit tė famshėm tė futbollit amerikan O.J.Simpson, dhe tė dashnorit tė saj, Ron Goldman, mė pas vrasja e njė vajze shumė tė bukur, JonBenet Ramsey, e njohur si “Barbie e ėndrrave amerikane”, e vrarė nė vitin 1996 dhe vrasja nė Miami e stilistit italian, Gianni Versace, nga ana e Andrew Cunanan.
    Skandale dhe vjedhje arti
    Ndėr skandalet financiare kujtohet nga shumė kolapsi i “Barink Bank”, qė nė vitin 1995 falimentoi pas 233 vitesh aktivitet, ndėrsa ndėr krimet kundėr tė miturve kujtohet historia e Mary Kay Letourneau, mėsuese qė u dashurua dhe mbeti shtatzėnė nga nxėnėsi i saj 12-vjeēar Vili Fualaau. Pėrveē asaj tė Mona Liza-s, “Time” kujton nė 25 cigaret mė tė tmerrshme tė historisė edhe dy vjedhje tė tjera veprash arti: atė tė kryer nė Boston nė vitin 1990 nė ish-shtėpinė e Isabella Stewart Gardner, qė u shndėrrua nė muze, ku u vodhėn vepra arti pėr njė vlerė totale qė i kalonte 300 milionė dollarėt amerikanė dhe ai i Oslo-s, ku ndėr tė tjera u vodh edhe piktura e famshme “Ulėrima” e Munch. Dy krimet e fundit tė famshėm tė 1900-ės janė masakra e Columbine, ku dy djem vranė nė shkollėn e tyre 12 shokė dhe njė mėsuese, duke plagosur 24 tė tjerė dhe nėna vrasėse, Andrea Yates, njė grua e deprimuar, qė nė Amerikė vrau pesė fėmijėt e saj, duke i mbytur nė vaskė.


    Lista e 25 krimeve mė tė famshme tė 1900-ės
    1. Lindbergh Kidnapping
    2. Mona Lisa
    3. Ape-Man
    4. Fatty Arbuckle
    5. The Black Dahlia
    6. The Brinks Job
    7. Lana Turner
    8. The Great Train Robbery
    9. Richard Speck
    10. Tate Murders
    11. Patty Hearst
    12. Son of Sam
    13. John Ėayne Gacy
    14. Ted Bundy
    15. Art Heist
    16. Jeffrey Dahmer
    17. O.J. Simpson
    18. Barings Bank
    19. Unabomber
    20. JonBenet Ramsey
    21. Vrasja e Versace-s
    22. Mary Kay Letourneau
    23. Columbine
    24. Andrea Yates
    25. “Ulėrima”

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Njė “vrimė” nė fund tė Oqeanit

    Njė “vrimė” nė fund tė Oqeanit

    Ėshtė nisur kėto ditė anija e James Cook pėr tė studiuar dhe pėr tė ndėrtuar njė hartė nė mėnyrė tredimensionale anomalinė gjeologjike qė ndodhet midis Capo Verde dhe Karaibeve
    Nuk ka asnjė mėnyrė pėr ta pėrsėritur nė mėnyrė reale “Udhėtimin nė qendėr tė Tokės” ashtu siē e imagjinonte Zhyl Vern. Nuk ekzistojnė kanale apo rrugė vullkanike qė nga sipėrfaqja e tokės tė na ēojnė brenda mbulesės sė saj dhe aq mė pak nė qendėr. Pėr fat tė keq edhe me mjetet mė tė sofistikuara tė gėrmimit nuk mund tė kalohet thellėsia prej 15 kilometrash: temperatura dhe presioni nė atė pikė janė aq tė larta saqė momentalisht nuk ka asnjė material qė tė jetė nė gjendje t’i durojė. Dhe 15 kilometra, pėrveē 6350 qė na ndajnė nga zemra e planetit, janė me tė vėrtetė hiēgjė pėr tė kuptuar se ē’ka nė thellėsi. Ja pėrse, deri mė sot, gjeologėve nuk i mbetej gjė tjetėr veēse ta studionin brendėsinė e Tokės vetėm nė mėnyrė indirekte, pra pėrmes valėve sizmike. Shpejtėsia e tyre, nė fakt, tregon pėrbėrjen kimike dhe fizike tė asaj qė kemi nėn kėmbėt tona.
    Njė zbulim i vonė dhe krejtėsisht i papritur mund t’i japė njė ndihmė kėrkuesve shkencorė pėr tė hedhur njė sy brenda planetit. Gjeologė tė Cardiff University, nė Britaninė e Madhe, kanė vėnė nė pah se njė pjesė e Oqeanit Atlantik e madhe disa mijėra kilometra katror nuk ėshtė e veshur me koren qė mbulon sipėrfaqen e Tokės. Ėshtė sikur njė ekskavator gjigant tė kishte gėrryer atė pjesė duke sjellė nė dritė mantelin e Tokės, njė fenomen qė momentalisht ėshtė unik nė planetin tonė.
    Korja oqeanike ėshtė shumė mė ndryshe nga ajo qė formon kontinentet. Kjo e fundit, nė fakt, ka njė trashėsi prej rreth 35-40 kilometra, qė arrin deri nė 70 nėn vargmalet dhe ėshtė e pėrbėrė nga lloje tė ndryshėm shkėmbinjsh, ndėrsa korja oqeanike, ka njė trashėsi prej 8-10 kilometrash. Pėr kėtė arsye pjesa mė e madhe e gėrmimeve shkencore qė kanė si qėllim arritjen e kores mė tė thellė kryhen nė detė. Por, pėrveē shumė pak rasteve, nuk ėshtė arritur kurrė qė tė merren kampione mbulese pikėrisht pėr shkak tė vėshtirėsive tė mėdha nė gėrmim. Shpjegon Chris MacLeod i School of Earth and Ocean and Planetary Sciences: “Kur vėzhgohet nė atė pikė tė Oqeanit Atlantik duket sikur ka njė plagė tė hapur nė sipėrfaqen e Tokės. O pėrse nė atė pikė tė Oqeanit Atlantik nuk ka kore? Nuk ka pasur ndonjėherė apo dikur ka qenė dhe diēka e ka hequr? Pyetje qė tani kėrkojnė njė pėrgjigje”.
    Mundėsia qė ofron ajo pikė e humbur nė oqean ėshtė kaq e rėndėsishme saqė para disa ditėsh MacLeod, me skuadrėn e tij tė gjeofizikanėve detarė, ėshtė nisur me anijen oqeanografike James Cook drejt zonės qė ndodhet midis Capo Verde dhe Karaibeve. Nė ditėt e ardhshme do tė fillojė eksplorimi i fundit tė detit. MacLeod shpjegon: “Qėllimi ynė i parė do tė jetė ai q tė krijojmė njė hartė tredimensionale tė fundit tė detit – qė nė atė pikė gjendet nė rreth 3.000 m thellėsi – duke pėrdorur njė solar tė veēantė. Mė pas do tė gėrmojmė shkėmbinjtė me njė robot qė do tė veprojė i mbėshtetur nė tabanin e detit. Nė kėtė mėnyrė mund tė marrim material qė ndryshe nuk do ta kishim patur kurrė mundėsinė ta vėzhgonim nga afėr”.
    Por ēfarė lloj shkėmbinjsh mund tė nxirren? Nėse me tė vėrtetė nė atė pjesė tė oqeanit ndodhet mbulesa, shkėmbinjtė mė tė mundshėm pėr tu gjetur atje janė disa shkėmbinj tė pėrbėrė kryesisht nga dy minerale tė njohur si olivina dhe piroseni. Bėhet fjalė pėr shkėmbinj qė nuk njihen nga shumica, por gjeologėve do t’i hapin njė rrugė tė papritur drejt njė udhėtimi nė qendėr tė Tokės. Ditė pas dite ekspedita do tė shkruaj njė ditar qė mund tė lexohet tek faqja e internetit: http://www.noc.soton.ac.uk/gg/classr...007/index.html.
    Ideja i ka ardhur njė programuesi irlandez lojėrash, David Perry, deri tani janė 20mijė personat e regjistruar. Mė tė mirit do t’i jepen tė drejtat e fitimit mbi kėtė lojė
    100mijė vetė pėr tė krijuar njė lojė
    Njėzetenjėmijė, ky ėshtė numri i personave qė momentalisht janė tė pėrfshirė nė realizimin “njė” videoloje shumė shumė tė veēantė qė synon, pėr herė tė parė nė botė, tė vė sė bashku njė ekip prej njėqindmijė “krijuesish”. Tė gjithė tė rekrutuar falė njė faqeje ueb qė pranon kėdo, edhe ato qė nuk janė ekspertė nė kėtė fushė. Projekti quhet Top Secret, sepse gjithēka qė e rrethon pėr momentin ėshtė e mbuluar nga sekreti maksimal. Edhe kur regjistroheni duhet pasur durim tė paktėn njė javė para se tė merrni njė pėrgjigje.
    Kjo ėshtė koha e nevojshme qė David Perry, programues i shkėlqyer dhe ideua i kėtij projekti, dhe bashkėpunėtorėt e tij tė pranojnė kėrkesėn. Kundėr ēdo parashikimi, kėrkesat pėr regjistrim pėr Mmo (Massively Multiplayer online role playing game) kanė bllokuar faqen e internetit sepse si karrem nuk ėshtė vetėm mundėsia qė tė merrni pjesė nė realizimin e njė videoloje qė do tė komercializohet, por edhe ajo qė tė merrni njė ēmim tė veēantė: mė i miri do tė marrė tė drejtat e njė pjese tė mirė tė fitimeve. Pėr tė tjerėt, jo tė gjithė natyrisht, Perry premton bashkėpunime tė ardhshme me shtėpitė mė tė mėdha prodhuese.
    Dhe nuk bėhet fjalė pėr njė premtim tė rremė sepse ky programues gjenial irlandez dyzet vjeēar ka punuar me pjesėn mė tė madhe tė shtėpive prodhuese pėr lojėra dhe pėr industri tė vėrteta tė spektaklit si Disney dhe Warner Bros., duke ideuar aventura dixhitale qė kanė shitur miliona kopje nė tė gjithė botėn. Si Earthworm Jim apo Alladin i shkėputur nga filmi i animuar, The Terminator, duke bashkėpunuar me vėllezėrit Wachowski pėr tė transferuar pixel-at dhe levat e kontrollit nė kapitullin e fundit tė trilogjisė Matrix.
    Njė aventurė nė botėn e programeve tė argėtimit e filluar kur Dave ishte vetėm 15vjeē dhe nga kolegji metodist i Belfastit dėrgoi tek njė revistė e specializuar pėr lojėra njė videolojė tė krijuar prej tij. E cila u botua menjėherė duke e bėrė qė tė fitonte njė ēek prej 450 sterlinash tė cilat djaloshi pati disa vėshtirėsi pėr t’i marrė sepse, duke parė moshėn e tij, nuk kishte ende njė llogari nė bankė. Bashkėpunimi do tė vazhdojė dhe Dave do tė hy dalė nga dalė nė botėn e programimit tė lojėrave duke u transferuar nė SHBA, duke themeluar njė shtėpi tė tijėn (Shiny Entertainment qė kohet e fundit ju shit Atari-t pėr pesėdhjetė milionė dollarė) duke eksperimentuar gjithmonė zgjidhje tė reja si Top Secret.
    Projekt i crowd sourcing – kodi burim i tė cilit do tė krijohet nga shumė persona – qė ėshtė duke e vazhduar sė bashku me njė hartė open source nė stilin tipik tė Wikipedia-s mbi gjithēka qė i pėrket botės sė videolojėrave, njė farė vademekumi gjigant nė ndėrtimin e tė cilit mund tė marrin pjesė tė gjithė. Dobishmėria do tė jetė pėr kryesisht pėr njohje por edhe praktike sepse Perry ka ndėr mend ta shndėrrojė nė njė directory tė vėrtetė pėr ata qė kėrkojnė punė, ata qė e ofrojnė, ata qė dėshirojnė tė bėjnė tė njohura idetė e tyre e kėshtu me radhė. Duke pėrfshirė gjithmonė e mė shumė tė apasionuar, sepse tė luash ėshtė diēka profesionistėsh.

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Tani me "Microsoft" rrugėn ta tregon edhe celulari

    Tani me "Microsoft" rrugėn ta tregon edhe celulari

    “Microsoft” ka ilustruar njė teknologji, nė gjendje t’u dėrgojė celularėve hartėn e zonės, duke i njohur ndėrtesat nga fotokamera
    U hap dje “TechFest 2007”, javė e evenimentit tė pėrvitshėm tė organizuar nga “Microsoft”, nė tė cilėn prezantohen tė rejat mė interesante pėr tė ardhmen e elektronikės sė konsumit. Inaugurimi qė ėshtė zhvilluar dje, ka pasur si protagonist Rick Rashid, zėvendėspresidenti i “Microsoft Research”, dedikuar kėrkimit dhe zhvillimit tė ndėrmarrjes sė Redmond-it. Gjatė kėsaj konference, tė shumta kanė qenė idetė pėr tė ardhmen e kėrkimit teknologjik, me qėllim qė tė tėrhiqnin sa mė shumė kureshtarė pėr programet e prezantuara nė kėto ditė. Nė kėtė eveniment kanė marrė pjesė 750 kėrkues, qė vinin nga sektorė tė ndryshėm, tė cilėt prezantonin mė shumė se 40 ide dhe projekte.
    Mė thuaj ku jam
    Ndėr tė rejat mė interesante qė u prezantuan nė kėtė eveniment, ishte edhe njė program dedikuar telefonave celularė. Kur gjendesh nė njė qytet pėr herė tė parė, nuk ėshtė aq e rrallė tė gabosh rrugė apo tė humbėsh, dhe programi i prezantuar dje mund tė bėhet miku mė i mirė i njerėzve qė udhėtojnė shpesh, si pėr punė, ashtu edhe pėr pasion. Mjafton tė fotografosh me celular njė pallat apo njė monument, dhe t’ia dėrgosh imazhet menjėherė shėrbimit. Nė shumė pak lėvizje tė thjeshta mund tė pėrftohet njė hartė e zonės pėr tė gjetur rrugėn e duhur. Aktualisht, ky program ėshtė ende nė fazėn e tij tė testimit, por prezantimi ka ngjallur shumė aprovime. Problemi i vėrtetė ėshtė krijimi i njė baze tė dhėnash aq tė mėdha, saqė tė mbajė tė gjitha informacionet lokale dhe imazhet e ēdo cepi tė qyteteve tė ndryshme.
    Vėshtrim drejt tė ardhmes
    Ndėr teknologjitė e tjera tė lindura nė shtėpinė “Microsoft”, duhet sinjalizuar njė prototip sekretarie telefonike, i pajisur me njė ekran qė i lejon pėrdoruesit qė tė zgjedhė vetė mesazhet qė do tė dėgjojė. Projekti “World-wide telescope” ka si qėllim qė tė ēojė tek monitorėt personalė miliona imazhe nga hapėsira nė cilėsi tė larta, qė vijnė nga arkivat e NASA-s. Gjatė ceremonisė sė hapjes ėshtė deklaruar edhe zėvendėsimi i shefit tė laboratorit tė kėrkimeve: Dan Ling, drejtues i hershėm i “Microsoft”-it, pas 15 vitesh nė kėtė sektor, ia lė vendin e tij Henrique Malvar.

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anėtarėsuar
    06-02-2007
    Postime
    58

    Post Problemet qe vijne nga pluhuri i Henes

    Hėna ka shumė pluhur

    Njė ndėr problemet e misioneve tė para hėnore ka qenė ekspozimi i tepėrt i astronautėve nė pluhurin hėnor
    Duket sikur ėshtė njė problem jo shumė me rėndėsi, njė bezdi pėr alergjikėt dhe pėr ata qė merren me pastrimet shtėpiake. Por pluhuri ndodhet edhe nė Hėnė dhe ėshtė njė armik i frikshėm i astronautėve. Ėshtė problematike dhe, mbi tė gjitha, qėndron pėr njė kohė tė gjatė nė mushkri, duke krijuar kushtet pėr dėme serioze nė shėndet. Kėshtu, para se tė kthehemi tė vizitojmė edhe njė herė satelitin natyral tė Tokės, duhen bėrė pastrime, dhe me kėtė ėshtė duke u marrė NASA, siē tregon pėr “New Scientist” Kriss Kennedy, i “Johnson Space Center”, qendra qė mbėshtet eksplorimet hapėsinore me studime pėr banueshmėrinė dhe arkitekturėn pėr zhvendosjet njerėzore jashtė Tokės.
    Problem i zgjidhshėm
    Astronautė tė ndryshėm tė kthyer nga misionet “Apollo”, qė para disa vitesh e ēuan njeriun nė Hėnė, mė pas kanė vuajtur nga problemet e frymėmarrjes, por nė atė kohė nuk ishin pėrgatitur pėr t’i bėrė ballė pluhurit tė Hėnės. Mungonin edhe dhomat e ekuilibrit, hapėsirat e izoluara midis pjesės sė jashtme dhe asaj tė brendshme tė anijes kozmike. Studiuesit janė tė sigurt, se problemi tani nuk ėshtė i pakalueshėm dhe kanė filluar tė bėhen kėrkime pėr zgjidhjet qė duken tepėr tė thjeshta.
    Njė ndėr zgjidhjet ėshtė pikėrisht ajo e dhomave tė ekuilibrit, ku astronautėt mund tė zhvishen nga tutat pėr pjesėn e jashtme, pa marrė me vete pjesėza pluhuri nė ambientet ku janė tė pambrojtur prej tyre. Ndėr tė tjera, kjo kabinė duhet tė jetė e pajisur mirė: nė pjesėn e jashtme tė saj duhet tė ketė grila metali pėr tė tėrhequr tokėn hėnore, qė mund tė krahasohen me ngjitėset e atleteve. Brenda dushe me ajėr me presion, qė i largojnė nga trupi copėzat e pluhurit. Dhe, ndėr tė tjera, bombola me ajėr me presion, qė ndihmojnė tė mbahen tė pastra tastierat e kompjuterėve, mund tė ndihmojnė edhe nė pastrimin e veshjeve hapėsinore.
    Shkopinj magnetikė
    Por kėto sisteme nuk janė tė mjaftueshėm pėr tė eliminuar copėzat mė tė vogla qė provokojnė pjesėn mė tė madhe tė dėmeve nė shėndet. Pluhuri hėnor ėshtė aq i tmerrshėm, sepse molekulat e tij tė polarizuara veprojnė me forcė fizike tė quajtur “Van der Waals”, qė e bėn mė tė ngjitshme dhe kompakte. Por inxhinierėt e hapėsirės mendojnė ta shfrytėzojnė nė avantazhin e tyre kėtė veti tė saj fizike: filtrat e ajrit mund tė magnetizohen pėr tė tėrhequr pluhurin, ashtu si tutat e astronautėve mund tė pajisen me shifra magnetike me tė njėjtin funksion, qė t’i shoqėrojnė nė shėtitjet e tyre hapėsinore.
    Zgjidhje tė tjera?
    Njė teknikė tjetėr mund tė shfrytėzojė dioksidin e karbonit. Njė metodė e pėrdorur edhe pėr tė mbajtur pastėr nga substancat ndotėse edhe teleskopėt dhe makinat fotokopjuese: sprucime CO2-shi tė lėngshėm. Gjithsesi, transporti i tij mund tė jetė shumė i shtrenjtė. Mė thjesht ėshtė tė marrėsh metodėn e atyre qė kanė kafshė shtėpiake dhe janė vazhdimisht duke pastruar qimet e kafshės sė tij. Tė jesh i pajisur me furēa ngjitėse, mund tė ruajė jo vetėm divanin e shtėpisė, por edhe mushkėritė e atyre qė udhėtojnė nė hapėsirė.

  10. #220
    Rusia eshte vendi i pare ne bote sipas matjeve te vitin 1997 ndersa sipas te njejtes matje Kanada eshte vendi i dyte ne bote. Matja per Kanadane i perket vitit 1985 dhe nuk eshte e sakte. Sidoqofte Rusia mbetet vendi me sasine me te madhe te ujit te pijshem ne bote. Shikoni skemen e meposhtme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 22 prej 68 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •