Close
Faqja 21 prej 68 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 671
  1. #201
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Pse Plakemi?

    Perse plakemi edhe vdesim?
    A mund te jetojme me gjate?
    Po te rinj 150 vjet?

    Thuhet se nje shkencetar italian ka zbuluar se cili eshte gjeni pergjegjes per plakjen e ka munduar ta bllokoje ate.
    Mos do te thote kjo se ne do te jetojme me gjate?
    E mos ndoshta femijet tane do te jetojne perjetesisht?
    Kush nuk do te ishte i lumtur qe te mberrinte ne moshen 150 vjec me shendet te plote?

    Qe ne kohet me te hershme,ajo qe e ka shqetesuar njerezimin ka qene deshira per te jetuar sa me gjate,madje per ta mundur vdekjen.
    Ide te tilla i gjejme qe tek Epi i Gilgameshit e libra te tjere te lashte.Mesa duket nje deshire e tille eshte transmetuar gjenetikisht deri ne ditet tona.
    Njeriu ka maksimumi 120 vite ne dispozicion,te pakten matematikisht,qe te gezoje shendetin dhe jeten e tij.Nje gje e tille mund te vazhdoje deri ne 120 vjec.
    Me pas ,edhe nese nuk peson aksidente apo te mos semuresh,ti perseri je i detyruar,apo per ta then me bukur.....I destinuar qe te shuhesh!
    Keshtu afati i fiksuar nga ADN_ja e njeriut mbetet gjithmone ai...120vjet.
    Keshtu ka qene edhe para 2 mijevjecareve,atehere kur mosha mesata
    re e njerezve mberrinte ne 30 vjec,ashtu eshte edeh sot,kur njeriu e ndjen veten te privilegjuar kur i mberrin te 80_at.
    Ne fakt keto gjera kane intriguar shume shkencetare,te cilet jane perpjekur te bejne studime e kerkime per te gjetur nje zgjidhje.
    A do te mund te jetojme 150 vjet?
    A do te jemi shendosh e mire deri atehere?
    A do te jemi te rinj edhe pse 150 vjec?

    Shkenca tani po perpiqet qe te dekodifikoje gjenin pergjegjes per plakjen e njeriut e te gjeje nje menyre per te izoluar ate.
    Te themi te drejten,qellimi i vertete i ketij studimi nuk shte qe te gjeje nje gjen qe te mbaje njeriun te ri perhere,por qe do te mund te kuroje semundjet qe ja shkatarrojne jeten njeriut,duke filluar keshtu qe nga kanceret,deri tek llojet e semundjeve te tjera vdekjeprurese.
    Deri tani gjerat kane shkuar mire,e thuhet se kjo do te jete nje gje e arritshme,e jo nje projekt.
    Ne vitin 1999 eshte gjetur nje nga gjenet pergjegjes per plakjen,...p66shc.
    Eshte zbuluar nga ekipi i studiuesve se ne mungese te atij gjeni,minjte arrinin te jetonin 35% kohe me teper.Lajmi ne ate kohe beri shume buje,te gjithe u entuziazmuan shume,jo per faktin qe minjte do te jetonin me gjate,por duke menduar per hapin pasardhes te minjvenqe do te ishte njeriu.
    Ky gjen arrinte qe ti shkatarronte qelizat dhe ti degjeneronte ato.
    Keshtu trupi fillonte te plakej e te shfaqte semundje e patologji te vecanta,si tumoret,infarktet,artereosklerozen...
    Keshtu,besoj qe te gjithe e kuptoni qe tendenca per te zgjatur jeten lidhet mbi te gjitha me gjetjen e hartes gjenetike per semundjet qe shkaktojne shkurtimin e saj.
    Ne plakemi per shkak te nje gjeni,ujit te oksigjenuar.
    Para pak kohesh,pas nje pune te gjate e te lodhshme,ekipi ka mberritur ne rezultate te reja,te cilat jane publikuar dhe ne revistat shkencore.
    Ata kane zbuluar sesi funksionon p66 dhe arsyen pse ne organizmin tone ekziston nje gjen tjeter qe e demton ate dhe qe shkakton plakjen.
    Proteina p66,qe perfaqeson gjenin me te njejtin emer,favorizon prodhimin e ujit te oksigjenuar ne mitokondrite dhe organet e qelizave,te cilat sigurojne pjesen me te madhe te energjise qe i nevojitet qelizes.
    Uji i oksigjenuar hyn shume shpejt ne raksion dhe i demton shume proteinat,lipidet dhe ADN_ne.Qeliza per tu mbrojtur,kunderpergjigjet me mekanizmat e saj.Nese nje gje e tille nuk eshte e mundur,atehere ajo degjeneron dhe mund te shkaktoje edhe tumore.
    Gjeni qe na ben te plakemi ka nje funksion te vecante...ndihmon trupin qe te ruhet nga i ftohti.
    Tani gjate plakjes,vihet re rritja e intensitetit te stresit.
    Perse ndodh keshtu?
    Gisht ne kete pune ka edhe p66,qe stimulon prodhimin e ujit te oksigjenuar.Perse e ben nje gje te tille?
    Studimet per te kuptuar kete po vazhdojne ende,e nuk kane arritur ne asnje perfundim te pakten deri tani.
    Dyshohet se nje gje e tille eshte e nevojshme per te rregulluar funksionet biolllogjike,si psh metabolizmin e sheqernave dhe ruajtjen e tempertaures se trupit.
    Keto procese,brenda qelizes,ndihmohen nga prania e ujit te oksigjenuar.
    Por le ti shohim gjerat ngadale....Qeliza ka nevoje per energji e kjo energji sigurohet nga nje fare centrali elektrik qe ndodhet ne brendesi te saj..nga mitokondria.Gjithcka ndodh ne saje te shkembimit te elektroneve,te cilat vrapojne sa nga nje proteine ne nje tjeter,derisa mberrijne tek oksigjeni.
    Ashtu sikurse edhe elektriciteti permes nje filli shkon deri tek llampa,kur ajo ndizet.
    Here pas here,nje nga keto elektrone ndryshon drejtim e shkon te takoje oksigjenin para kohe,duke hyre ne reaksion me te.Keshtu prodhohet uji i oksigjenuar.
    Shkencetaret gjithmone kane menduar se prodhimi i ketij uji ishte nje dem per njeriun,pasi ai shpenzonte shume energji,te cilen me pas e rekuperron gjate procesit te frymebashkimit dhe ushqimit.Keshtu qelizat ushqehen serisht e kosto e tyre eshte prodhimi i ketij uji..
    Ai eshte nje mbeturine toksike qe shkakton edhe nje sere semundjesh dhe mbi te gjitha,plakjen e njeriut.
    Ne te vertete nuk eshte 100% keshtu.Qelizat kane disa proteina te cilat arrijne te marrin apo te thithin elektronet e levizshme e te formojne ujin e oksigjenuar.Nje nga keto lloj proteinash eshte edhe ajo e prodhuar nga gjeni p66.Per kete ben fjale edhe zbulimi....


    "Do te izolojme dhe bllokojme ate pjese te ADN_se brenda 5 viteve.tashme e dime qe nuk na hyn me ne pune....",_shprehen pjesetaret e ekipit kerkimor.

    Uji i prodhuar ne qelize nuk eshte thjesht nje mbeturine,por ai ka edhe nje funksion tjeter.
    Rregullon metabolizmin ne varesi te kushteve te ndryshme te ambjentit.Kjo gje ka qene nje nga me thelbesoret gjate evolucionit,per te mbijetuar ne mungese te ushqimit e ndaj ekspozimit ne te ftohte.Por,ne ditet tona ky nuk eshte me nje shqetesim.Njeriu modern nuk ka me nevoje per nje gjen qe ti garantoje atij ato gjera te cilat tashme mund ti gjeje ne forma te tjera.
    Perse ndodh keshtu?

    Pergjigja eshte shume e thjeshte....Njerezit nuk jetojne me te ekspozuar totalisht ne natyre!Ata kane shtepi e kushte kondicionimi.
    Te pakten ne vendet perendimore,gjeni p66 qe ka qene thelbesor per te rregulluar temperaturen e trupit ne pershtatje me kushtet e mjedisit apo menyren e te ushqyerit,nuk eshte me i nevojshem.
    Nga i ftohti e nga i ngrohti i tepert tani njerezit mund te gjejen shpetim nga rrobat....
    Eshte pak paradoksale,por ne mund te bllokojme nje gjen i cili deri tani ka qene mese i rendesishem per gjinine njerezore.Ketu qendron edhe sekreti i plakjes se njeriut.Mjafton te ndalosh aktivitetin e p66.....
    Por kur do te jemi ne gjendje te arrijme nje gje te tille?
    Shkenca premton se kjo do te arrije per nje kohe shume te shkurter.Ndoshta brenda 5 vjeteve.
    Kjo do te mundesohet nese financimet ekonomike per te arritur ate do te jene te mjaftueshme.
    Ato jane shume te rendesishme,pasi per te marre nje pergjigje te sakte,duhen testuar nje sere medikamentesh,gje e cila kushton...

    Nderkaq na lind nje pyetje shume e drejte dhe me vend....A ka efekte anesore bllokimi i zhvillimit te nje nga 30 mije gjenet tona?
    Studimet e meparshme kane treguar se zgjatja e jetes tek kafshet,si tek vemiet dhe mizat,ka sjelle edeh nje deshtim per to.
    Per shembull,tek nje pjese e tyre ajo ka demtuar aftesine riprodhuese.
    Nga ana tjeter minjte,te cileve u eshte hequr p66 rezultijne te mos kene asnje efekt anesor.
    Atehere ,a ka mundesi qe edhe tek nje gjitar tjeter,ashtu si eshte njeriu,te mund te arrihet zgjatja e jetes pa qene e nevojshme te sakrifikohet ne nje drejtim tjeter???
    Nese pergjigja do te ishte po,atehere 120 vitet tona do te ishin te garantuara..
    Por me tej a mund te mberrihej?
    A do te mund te jetonim 130 vjet apo me shume?
    Ne nje rast te tille,do te duhej te luftohej kunder asaj qe eshte shkruajtur ne ADN_ne e njeriut,qe do te thote te luftohej kunder gjeneve.

    P66 eshte vetem njeri prej tyre,po,pervec tij,eshte arritur qe te zbulohen nga moria e tyre e madhe edeh 6 apo 7 te tjere,te cilet kane ndikim ne zgjatjen e jetes se njeriut,edhe pse eshte ende shume e veshtire te percaktohet numri i sakte i tyre.
    Nese dikush do te kishte deshire qe te zgjaste jeten,do te duhej qe te vihej kunder te tere atyre.
    Por,per momentin,perjetesia duket si nje gje shume absurde dhe e larget....te pakten nga pikepamja biologjike,evolutive dhe filozofike.

    Persa i perket diskutimeve per kete ceshtje,kohet e fundit ne seminarin,per te ardhmen e shkences,mbajtur ne Venecia,eshte mberritur ne perfundimin se per momentin,gjeja me e pamend qe mund te mendohet eshte ti shoqerosh pavdekshmerine biologjise...

    Asnje organizem nuk eshte i pavdekshem.Per natyren,perjetesia eshte nje gje e pakuptimte.Gjallesat eshte e thene qe te lindin dhe te riprodhohen.
    Debati mbetet ende i hapur,pasi nuk ka asgje te prere me thike,sipas se ciles mund te vleresohet nese perjetesia eshte apo jo nje gje e mire..
    Ajo qe ja vlen te studiohet ende eshte natyra e gjeneve qe rregullojne zgjatjen e jetes,qe ndikojne edhe tek semundjet,per shembull,kontrollojne zhvillimin e semundjeve,kancereve,apo ne riprodhimin e crregullt te qelizave.
    Eshte e hatashme se si ne po bejme studime per te ndihmuar qe njerezit te semuren me pak,te jetojne me gjate,e,natyrisht te mbeten te rinj!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 18-02-2007 mė 10:22
    "Carpe Diem"

  2. #202
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Ndikimi i pagjumėsisė tek mbipesha

    Njė ilaē i ri dietik qė tani mund tė merret vetėm me recetė nga mjeku, shpejt do tė shitet pa recetė. Ai pritet tė jetė nė raftet e dyqaneve nė Amerikė dhe vende tė tjera para verės... Fėmijėt qė nuk flenė sa duhet janė shpesh tė grindur dhe tė papėrqėndruar nė shkollė. Njė studim i ri tani sugjeron se mungesa e gjumit mund tė kontribuojė nė edipeminė e mbipeshės tek fėmijėt nė shumė vende.

    Nė se fėmijėt do tė shkonin herėt nė shtrat dhe do tė ēoheshin vonė, do tė kishte mė pak tė shėndoshė. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė ri tė publikuar mbi fėmijėt dhe gjumin. Studimi i kryer nga Universtieti Northwestern, mori nė shqyrtim 2 mijė fėmijė nga mosha 3 deri nė 18 vjeē.

    Studiuesit i peshuan fillimisht pjesėmarrėsit dhe i kontrolluan pėrsėri pas pesė vjetėsh. Studiuesit zbuluan se fėmijėt qė flenė mė pak peshojnė mė shumė sesa tė tjerėt. Nė fakt fėmijėt qė flinin njė orė mė shumė ēdo natė, ishin 20 pėrqind mė pak tė prirur pėr tė qėnė mbipeshė, pesė vjet mė vonė. Regjimi i gjumit luan njė rol mė tė madh pėr fėmijėt midis moshės 3 deri nė 8 vjeē.

    Ndėrsa zgjimi i shpejtė luan njė rol mė tė madh tek pesha e fėmijėve nga 8 deri nė 13 vjeē. Cut the rest of the paragraph. Studime tė tjera tregojnė lidhje midis mungesės sė gjumit dhe hormoneve qė shkaktojnė urinė. Nė kėto studime ku vullnetarėt u mbajtėn pa gjumė, hormoni i urisė qė quhet grelin u rrit 24 pėrqind. Studimet sugjerojnė se gjumi mund tė pakėsojė rrezikun e mbpkeshės dhe probleme mjekėsore qė shoqėrohen prej saj.

    *****

    Nė farmaci ka shumė ilaēe pėr humbjen e peshės por njė medikament i ri dietik i quajtur Ellai do tė jetė i pari qė shitet pa recetė nga mjeku. Ai ka provuar tė bllokojė yndyrnat. Por mos prisni qė Ellai tė jetė ilaēi magjik. Pėrdoruesit duhet tė marrin pak kalori, pak yndyrna dhe tė bėjnė fiskulturė. Ja sesi funksionon: Ellai bllokon absorbimin e njė pjesė tė yndyrnave nga zorrėt. Njerėzit qė pėrdorin medikamentin por qė vazhdojnė tė hanė yndyrna, vuajnė nga dhimbje stomaku dhe diareja. Kėshtu qė pėrdorimi i ilaēit inkurajon ngrėnjen me kujdes.

    Megjithatė disa kritikė thonė se ilaēi mund tė shkaktojė kancerin e zorrės sė trashė. Por agjencia e ilaēeve thotė se medikamenti duhet marrė nėn vėzhgimin e mjekut dhe se paraqet mė pak rrezik sesa sėmundejet e zemrės apo diabeti qė shkaktohen nga mbipesha.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  3. #203
    Nje tjeter avancim ne teknologjine vizive. Ne nje shkrim ketu kam hedhur nje material qe flet per ekranin me te holle televiziv qe ne fakt eshte i projektuar thjesht ne ajer dhe materiali i meposhtem tregon nje shkalle edhe me te avancuar te kesaj teknologjie. Imazhi shfaqet si nje hologram dhe qe mund te jete dhe portativ. Ky eshte nje tjeter hap gjigand ne teknolgjine vizuale. NUk eshte thene ende se kur do jete e pranishme ne treg per konsumatoret por sipas Science News produkti mund te jete ne pronesi te privateve ne fillim te vitit 2008.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Ne kete foto shifet nje alien,e dini cka ndodhi me te ?

    Per me teper :

    http://english.pravda.ru/science/mys...lien_monster-0
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Kur debatoni pėr ndonjė gjė mundohuni tė fitoj e vėrteta, e jo vetvetja"

  5. #205
    Nuk eshte alien po eshte peshk.

    Eshte i nje lloji qe jeton ne thellesi te madhe dhe eshte kapur ne detrat e Japonise dhe ne Paqesor. Shumica e faunes ujore eshte e eksploruar pak dhe ka shume mistere te tilla. Kujtoni peshkaqenin qe u kap para disa kohesh dhe qe mendohej qe ishte nje specie e zhdukur. Thellesite e detrave dhe te oqeaneve jane te mbushura me surpriza te tilla.

  6. #206
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Me interes kjo e fundit Darius!Faktikish holigrafia eshte e ardhmja e teknologjise vizuale.Imagjino nje aparature portative me te cilen komunikon me dike nepermjet zerit dhe figures holigrafike,nje hap me i avancuar nga video komunikimet qe behen momentalisht me celulare.E megjithese do duhen dekada per te persosur cilesine e figures (imagjino shkallet e zhvillimit qe ka kaluar tekologjia televizive nga bardhe e zi ne HD LCD momentalish) por viti 2008 eshte dicka mjaft premtuese per mendimin tim.

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #207
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Nuk eshte alien po eshte peshk.

    Eshte i nje lloji qe jeton ne thellesi te madhe dhe eshte kapur ne detrat e Japonise dhe ne Paqesor. Shumica e faunes ujore eshte e eksploruar pak dhe ka shume mistere te tilla. Kujtoni peshkaqenin qe u kap para disa kohesh dhe qe mendohej qe ishte nje specie e zhdukur. Thellesite e detrave dhe te oqeaneve jane te mbushura me surpriza te tilla.
    Per te ilustruar kete qe po them me poshte keni nje video ku shfaqet dhe peshku i mesiperm si dhe disa krijesa te tjera te cuditshme te faunes detare.


  8. #208
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Peru, zbulohet observatori i diellit me antik ne bote

    13 kullat misterioze te Chankillo, qe ngrihen ne brendesi te nje kompleksi ndertimor ceremonial ne bregdetin e Peruse, te njohur me emrin Casma-Sechin River Basin, jane obseravtori me antik solar. Sekreti i kullave u zbulua nga nje studim i publikuar ne revisten Shkenca nga dy kerkues, Ivan Ghezzi, i universitetit katolik te Perłse dhe Clive Ruggles i universitetit britanik i Leicester. Sipas autoreve ajo qe eshte percaktuar gjithmone si fortese eshte ne fakt nje observator i perdorur per te ndjekur pozicionin e diellit ne qiell, qe prej lindjes se tij e deri ne perendim.
    Observatori daton qe prej 4 mije vjetesh.

    http://www.balkanweb.com/sitev4/foto...c/dielli/1.jpg
    http://www.balkanweb.com/sitev4/foto...c/dielli/2.jpg

    http://www.balkanweb.com/sitev4/foto...c/dielli/3.jpg
    http://www.balkanweb.com/sitev4/foto...c/dielli/4.jpg
    .
    balkanweb



    Keshtu duket nga lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 11-08-2007 mė 13:02
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #209
    Lajmi eshte i fresket fare dhe i perket dates 1 Mars. Eshte nje lajm qe ka tronditur ambjentet e arkeologjise te cilet civilizimin pre-kolombian ne Ameriken Qendrore e konsiderojne te vonet. Datimi i ketij tempulli observator si 4200 vjecar ka rrezuar nje tjeter mit mbi vjetersine e civilizimeve ne kete vend me 800 vjet me shume. Struktura e paraqitur tregon nje shkalle te larte njohurie ne arkitekture dhe ne zbatim si dhe nje njohuri te larte te inkasve mbi astronomine.

    Me poshte po vendos nje foto pasi ato qe ka vene iliria nuk hapen.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #210
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje cigare demton sa nja doze kokaine!

    Shkencetaret amerikane kane arritur ne perfundimin se nikotina e duhanit vepron mbi trurin e njeriut me te njejten force si edhe substancat narkotike.Gjate autopsise,eshte vene re se indet e trurit te njerezve qe pine duhan nuk kane pothuajse asnje dallim nga ato te trurit te narkotikeve.
    Ndikimi negativ i i nikotines mbi tru eshte i barabarte me ndikimin e narkotikeve.Nje cigare demton sa nje doze kokaine,prandaj pohojne shkencetaret,eshte kaq e veshtire te lenia e duhanit.Indet per provat laboratorike shkencetaret amerikane i kane marre nga ato zona te trurit qe pergjigjen per mekanizmat e krijimit te vartesise...
    Megjithate,demtimet ne tru nga duhani nuk e shpien njeriun drejtperdrejt ne varr.
    Kesisoj,te gjithe njerezit qe i dhane nje ndihme kaq te madhe shkences pas vdekjes,edhe pse kishin pesuar demtime te ndjeshme ne tru,nuk kishin vdekur nga semundje qe lidhen me pirjen e duhanit....Pra demtimi i trurit nga duhani ndikon disi terthorazi.
    "Carpe Diem"

Faqja 21 prej 68 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •