Close
Faqja 19 prej 68 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 671
  1. #181
    Kapet peshku me i madh ne bote i ujerave te embla

    Peshkataret kane kapur nje pesh mace apo sic e quajme ne ndryshe Mustak, ne lumin Mekong ne pjesen Tailandeze. Peshku qe ka dimensione gjigande peshon 292 kg dhe eshte njera nga speciet qe mbrohet nga National Geographic Society pasi eshte drejt zhdukjes.
    Ka patur dhe raste te tjera kur jane kapur peshq te kesaj familjeje dhe me dimensione te medhaja por ky eshte rasti i pare i kesaj peshe dhe madhesie. Shkenctaret po perpiqen te kuptojne arsyen pse fauna nenujore e lumit Mekong paraqitet ne dimensione me te medha se ne pjeset e tjera t botes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #182
    Galaktika Jone Mund Te Kete Shume Planete Te Ngjashme Me Token

    Shkenctaret amerikane jane te bindur se planete te ngjashme me Token, te mbuluar nga oqeane te thelle mund te permbajne jete ne me shume se 1/3 e tyre.
    Keto sisteme diellore kane gaze gjigande te njohur si "Jupitere te Nxehte" te cilet orbitojne jashtezakonisht afer diellit te tyre perkates, madje me afer sesa Merkuri orbiton Diellin.

    Shkentaret e Universitetit te Colorados u shprehen se ka shume planete te mbuluar nga uji i oqeaneve te ngjashem me Planetin tone.
    Rezultati u arrit mbas simulimit kompjuterik per lloje te ndryshme te sistemeve diellore. Gazet gjigande mund te ndihmojne planetet e gurte.

    Por kjo sdo te thote se jeta aty eshte e ngjashme me tonen. Ajo mund te jete e formave te ndryshme dhe nga me te cuditshmet pasi ka hapa te shumte te evolucionit qe mund te kete ndjekur rruge teresisht te ndryshme nga ai ne Token tone.
    Me shume se 40 % e 200 planeteve te njohur qe orbitojne diejt e tyre, jane Jupitere te Nxehte.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #183
    Nuk kam informacion me shume tani per tani. Ishte lajm qe u postua ne CNN po me siguri me vone do kete materiale me te hollesishme.

  4. #184
    Zbulohet Shkrimi Me I Vjeter Ne Boten E Re


    Nje pllake guri e zbuluar ne Meksise, mijera vjet e vjeter dhe qe permban mbishkrime te nje lloji te panjohur deri me sot mund te jete teksti me i vjeter i zbuluar ndonjehere ne Boten e Re.
    Ky zbulim jep shpresa per zbulime te ardheshme ne lidhje me shkrimet e lashta te cilet japin hollesi per Olmeket te cilet ka mundesi qe te jene hartuesit e ketij mbishkrimi dhe vete civilizimit te tyre i cili ne shume pikepamje ka qene pikenisja e shoqerive komplekse te me voneshme Mesoamerikane si ajo e Majave dhe e Aztekeve.


    Sipas datimin me radiokarbon pllakat e gurit rezultuan te ishin 3100 vjecare, pra te pakten 400 vjet me te vjetra se koha qe mendohej se shkrimi te ishte shfaqur ne Amerike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Hej Darius a me lejon te tregoj edhe une diēka?

    Amerikanes 26 vjeēare Claudia Mitchell i eshte impiantuar nje krah bionik.
    Kjo do te thote qe ajo mund te kontrolloje krahun " e ri" me ane te mendimit duke qene ky kontrollohet nga disa nerva jane ri-orientuar drejt muskujve te gjoksit, dhe nga kjo zone me ane elektrodash nisen sinjale qe i pergjigjen impulseve te trurit.keshtu ajo mund te ndjeje doren e saj, nxehtesine ose nje shtrengim dore.

    nuk eshte kjo e mrekullueshme per te gjithe ata qe gjenden te gjymtuar dhe krejtesisht te varur nga dikush tjeter per te bere gjestet me bazike te jetes se perditshme? (Infon e gjeta ne yahoo)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #186
    Lajmi ishte dhe tek Washington Post ku ishte postuar dhe nje foto nga nje pozicion tjeter. Lajmi konsiderohet si nje arritje gjigande ne fushen e bionikes e cila do jete nje nga faktoret kryesore qe do reahibilitoje njerez te cilet kane humbur gjymtyre per arsye te ndryshme. Ja ku eshte foto:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Lokjaa
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Postime
    32
    Carolyn Weaver
    12-02-2006



    Rezultatet eksperimentale tė arritura nė laboratorin Kombėtar tė Brukhejvėnit nė Nju Jork u cilėsuan si ngjarja kryesore e fizikės pėr vitin 2005 nga Instituti Amerikan i Fizikės. Eksperimentet kanė tė bėjnė me njė superreaktor i cili imiton nė miniaturė big bengun, shpėrthimin e madh qė ēoi nė krijimin e gjithėsisė. Mirėpo rreziqet qė mund tė sjellin eksperimente tė tilla vazhdojnė t’i shqetėsojnė disa vėzhgues, megjithėse fizikanėt mezi presin tė inaugurojnė vitin tjetėr nė Evropė reaktorin mė tė madh bėrthamor tė botės.

    I parė nga lart, reaktori i cili ndodhet nė Laboratorin Kombėtar tė Brukhejvėnit nė Nju Jork, i ngjan njė hipodromi. Dhe nė fakt ai ėshtė njė farė hipodromi: Janė dy tuba drite nė njė tunel tė rrumbullakėt rreth 4 kilometra tė gjatė, ku bėrthamat e arit pėrshpejtohen duke arritur pothuajse shpejtėsinė e dritės dhe pastaj pėrplasen me njėra-tjetrėn nė pikat ku takohen gjatė rrugės. Nga energjia kinetike e kėtyre pėrplasjeve, pėr njė ēast tė shkurtėr krijohet lėndė e re: njė dush kuarkesh dhe gluonesh – pjesėzat mė tė vogla tė njohura nga njeriu – nė temperaturėn 7 trilion gradė – mė e larta sot pėr sot nė univers.

    Peter Stainberg ėshtė fizikan nė Brukhejvėn. "Teoria e Ajnshtajnit na ka mėsuar njė shekull mė parė se energjia kthehet nė masė dhe anasjelltas. Nė thelb, ne po shndėrrojmė energjinė kinetike, energjinė e lėvizjes sė kėtyre bėrthamave, nė njė numėr tė madh pjesėzash."

    Tė katėr detektorėt qė mbulojnė pikat e pėrplasjes janė makina gjigante me dhoma tė llogaritjes sė kohės, ku regjistrohen pėrplasjet dhe ajo qė ndodh pas tyre. Rezultatet e fundit bėnė bujė vitin e kaluar, kur shkencėtarėt e Brukhejvėnit njoftuan se plazma prej klarkesh dhe gluonesh nuk ishte gaz, siē pritej, por njė lėng mjaft viskoz. "Shumė njerėz besojnė se vetė universi, i cili u krijua disa mikrosekonda pas big bengut, ishte nė thelb njė plazmė e madhe e pėrbėrė nga klarke dhe gluone. Duke mėsuar rreth vetive tė kėtij materiali nė laboratorin e Brukshejvėnit, ne po arrijmė tė krijojmė ndoshta njė ide se ēfarė pamje kishte gjithėsia menjėherė pas big bengut," thotė zoti Steinberg.

    Kėtu punojnė shkencėtarė nga mė shumė se 10 vende dhe puna qė bėhet nuk ėshtė aspak sekret. Por, a ka rreziqe rikrijimi i atyre kushteve qė nuk kanė ekzistuar qė nga fillimi i kohės? Pėrpara inaugurimit tė gjeneratorit nė vitin 2000, njė numėr fizikanėsh me emėr thanė se eksperimente tė tilla mund tė krijojnė njė reaksion zinxhir, ku disa kuarke tė cilėve u mungon njė elektron, i kthejnė edhe atomet rreth tyre nė lėndė me sjellje tė ēuditėshme.

    Gjykatėsi federal dhe njėkohėsisht shkrimtari Riēard Pozner, flet pėr kėtė skenar nė librin e tij Katastrofė: Rreziku dhe Pėrgjigja. "Nė njė fraksion tė sekondės, kjo lėndė e ēuditėshme do tė zgjerohej duke e kthyer krejt tokėn nė lėndė tė tillė. Pėr shkak tė dėndėsisė sė saj tė madhe, toka nė formėn e saj tė re do ta kishte diametrin vetėm 100 metra dhe do tė shpėrthente."

    Nė pėrgjigje tė kėtyre shqetėsimeve, laboratori i kėrkoi njė komisioni prej katėr fizikanėsh tė njohur tė vlerėsonte rrezikun. Ata arritėn nė pėrfundimin se mundėsia pėr njė aksident tė tillė ėshtė jo mė tepėr se 1 nė 50 milion dhe madje ėshtė e pamundur nga pikpamja fizike. Ata po ashtu hodhėn poshtė mundėsinė e aksidenteve tė tjera kozmike.

    Por disa vėzhgues megjithatė nuk janė dakord me mendimin se eksperimentet qė po bėhen ja vlejnė tė rrezikohet edhe pse nuk ka gjasa qė ato tė pėrfundojnė me aksident. "Kėto studime kanė pėr bazė njė interes shkencor tepėr abstrakt dhe nuk duken si investim i mirė. Atėhere pėrse duhet qė tė marrim mbi vete rrezikun, sado i vogėl qoftė ai?," thotė shkrimtari Pozner.

    "Nėse e shohim nga kjo pikėpamje, nėse pyesim veten: a ja vlen t’i bėjmė sfidė planetit pėr tė mėsuar diēka qė nė tė ardhmen mund tė jetė e dobishme pėr njerėzimin, atėhere ndoshta do tė thoshim jo. Por realiteti ėshtė se askush nuk e beson, askush nuk e ndjen nė vetvete se kjo qė po bėjmė ėshtė e rrezikoshme," thotė zoti Stainberg.

    Nė fakt, thotė Peter Stainberg, nga rezultatet e deritanishme me gjeneratorin e Brukhejvėnit del se ēdo rrezik i mundshėm ėshtė mė i vogėl se sa ka qenė menduar mė parė. "Sa mė shumė mėsojmė, aq mė pak shqetėsohen ekspertėt, prandaj edhe njerėzit e tjerė duhet tė shqetėsohen mė pak. Nėse ekspertėt fillojnė e shqetėsohen atėhere mund tė ketė vend pėr preokupime. Mirėpo ekspertėt ndjehen ēdo vit e mė tė sigurt sepse ne po mėsojmė gjithnjė e mė shumė. Nė fakt vetėm ata qė nuk janė ekspertė po i nxisin kėto lloj diskutimesh."

    Megjithatė, zoti Pozner dhe kritikė tė tjerė thonė se pėr tė vendosur rreth eksperimenteve tė tillė duhet krijuar njė komision ku tė marrin pjesė shkencėtarė dhe njerėz tė tjerė sidomos tani qė vitin e ardhshėm, Organizata Evropiane pėr Studimet Bėrthamore, ose CERN-i, nė Gjenevė, do tė verė nė punė njė gjenerator 30 herė mė tė fuqishėm se sa ai nė Brukhejvėn dhe qė pritet tė na japė pamjen mė interesante deri mė sot tė natyrės sė materies. //ad//

    Link: http://www.voanews.com/albanian/arch...02-12-voa7.cfm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 20-09-2006 mė 20:04

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Lokjaa
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Postime
    32
    Evropianet jan shumar nga 7 Gra
    Tė gjithė europianėt kanė rrjedhur prej vetėm shtatė grave tė cilat kanė ardhur nė Europė nė periudha tė ndryshme kohe brenda 45 000 vjetėve tė fundit duke formuar shtatė fise tė ndryshme.

    Kėshtu tregon profesori i gjenetikės njerėzore nė Universitetin e Oxford-it Bryen Sykes. Ai arriti nė kėtė pėrfundim duke studiuar DNA-nė mitokondriale e cila nga e ėma u kalon fėmijėve.

    Pasi hulumtoi 6000 ekzemplarė ai arriti nė pėrfundimin se ato u pėrkisnin shtatė grupeve tė veēanta tė cilat kanė rrjedhur prej shtatė grave.

    Ai i quan ato "Shtatė vajzat e Evės" dhe u ka dhėnė emrat Ursula, Xenia, Tara, Helena, Katrine, Valda dhe Jasmine. Emra qė kanė prejardhje Galike, Skandinavike dhe Persiane.
    Emėrtimi i tyre ėshtė bėrė nė mėnyrė qė t“i bėjė sa mė njerėzore kodet DNA tė cilat sipas traditės emėrtohen me germa alfabeti. Kėshtu p.sh. grupit me gėrmėn T ai i ka dhėnė emrin Tara.

    Zbulimi i tij pėrforcon teorinė qė njerėzit e sotėm e kanė prejardhjen nė Afrikė.

    Profesor Sykes gjeti gjithashtu se tė shtatė gratė kanė lidhje tė forta me njėrin prej tre fiseve afrikane.

    Ai ka themeluar tani njė ndėrmarrje qė mund tė gjurmojė prejardhjen e kujtdo qė ėshtė i interesuar tė dijė se cilit prej kėtyre shtatė grupeve i pėrket pėr njė shumė prej £120 (stėrlinash).

    -------------------------------------------------------

    Njerzit kan qen ne rrezik te zhdukurit....Rezultatet e njė studimi tė ri tregojnė se njerėzit modernė, mund tė ishin shuar kollaj para rreth 70 000 vjetėsh. Nė atė kohė jetonin vetėm 2600 njerėz, nė tė njėtėn hapėsirė jetese tė cilėn sot e popullojnė plot 6 miliardė vetė. Por kėta njerėz tė paktė lindėn fėmijė tė cilėt u bėnė stėrgjyshėrit e njerėzimit tė sotėm.

    Nė kėtė pėrfundim arritėn studiuesit amerikanė tė Universitetit tė Stanford'it nė Palo-Alto tė Kalifornisė dhe Akademia Ruse e Shkencės duke studiuar masėn e trashėgimisė tė 52 grupe popujsh nga e tėrė bota. Ata hetuan pjesė tė DNA-sė duke kėrkuar pėr shenja karakteristike me anė tė sė cilave mund tė llogaritej mbrash prejardhja.

    Nė masėn e trashėgimisė sė njerėzve nga e gjithė bota ka kaq pak ndryshime saqė tė gjitha gjenet duhet tė kenė rrjedhur nga njė pellg tepėr i vogėl gjenesh.

    Studiuesit mund tė vėrtetonin, me studimin e tyre, edhe se Homo sapiens e la mė tė vėrtetė vendlindjen e tij Afrikėn para rreth 70 000 vjetėsh.
    Njė studim i mėparshėm mbi kromozomin Y tė 1 000 burrave nga 21 grupe tė ndryshme popujsh kishte treguar se shtegėtimi nga Afrika kishte nisur pėrpara 66 000 vjetėsh.

    -------------------------------------------------------------

    Evropianet kan prejardhe prej Azis....Para 40 000 vjetėsh njė popull gjuetarėsh u shpėrngul nga Azia nė Europėn Perėndimore. 15 000 vjet mė vonė erdhi nga Lindja e Mesme nė Europėn Lindore njė popull tjetėr i Epokės sė Gurit.
    80 pėrqind e europianėve tė sotėm kanė trashėguar kromozomet Y nga kėta popuj.

    Kromozomet Y trashėgohen nga i ati tek i biri.
    20 pėrqindshi qė mbetet rrjedh prej valėve tė mėvonshme tė tokėpunuesve qė u shpėrngulėn nga Lindja e Mesme para rreth 9000 vjetėsh.



    Hartė shpėrnguljesh tė popullsive pėr nė Europė

    Kėto ishin pėrfundimet e njė studimi mbi kodin gjenetik tė 1007 burrave europianė.
    Duke e lidhur studimin gjenetik me atė arkeologjik arrihet nė pėrfundimin se popullata e gjuetarėve tė ardhur nga Azia mund tė ketė krijuar para 35 000 vjetėsh atė qė njihet si kultura Aurignace. Ajo shpaloset nė artin e shpellave nė Francėn e jugut, Italinė e veriut dhe veriun e Spanjės.
    Ato qė erdhėn nga Lindja e Mesme para 25 000 vjetėsh mund tė jenė themeluesit e kulturės Gravette, e cila e ka marrė emrin nga njė vendbanim francez. Por kjo kulturė mendohet tė ketė qenė e shpėrndarė, nė territoret e Austrisė sė sotme, Ēekisė dhe Ballkanit tė Veriut. Nga kjo kulturė e epokės sė gurit dallohen veēanėrisht pikturat e Afroditės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 20-09-2006 mė 20:08

  9. #189
    Lokjaaa nga kater shkrimet qe kishe hapur, tre te fundit i perkisnin pak a shume te njejtes teme dhe i bashkova duke i ndare vetem me viza te shkeputura. Per me shume njeri prej tyre eshte konsumuar me pare ne kete nenforum dhe sebashku me dy te tjeret nuk i perkasin kesaj teme por temes per evolucionin. Megjithate spo i leviz qe ketej. Dua thjesht te te them qe kjo kryeteme eshte per te rejat nga shkenca dhe jeta. Ndersa shkrimet e hapura trajtojne elementa te teorise se evolucionit e cila mbetet thjesht teori dhe per me teper, shume e kontestuar ne dhjetevjecarin e fundit. Ju lutem konsultoni me pare temat e hapura ne kete nenforum qe mos kalohet ne perseritje.



    Nje unaze e re perreth Saturinit

    Anija Cassini filloi gjysmen e dyte te misionit te saj ne studimin e Saturnit duke gjetur nje unaze te re dhe te zbehte perreth planetit. Unaza (e percaktuar nga nje pikez ne foton e meposhtme) ndodhet ne orbiten e dy henave, Janus dhe Epimetheus. Unaza e re ishte e dukshme ne momentin qe dielli ndriconte planetin nga mbrapa.
    Misioni i Casisinit eshte nje projekt ne bashkepunim midis NASA-s, Agjensise Hapsinore Europiane dhe Agjensise Hapsinore Italiane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #190
    Ekrani me i holle ne bote


    Yu Chen dhe koleget e tij ne E-Ink Corporation ne Cambridge, Massachusetts shpallen zbulimin e nje materiali super te holle, vetem sa tre fije floku bashke. Mund te perkulet dhe mbeshtillet pa i shkaktuar asnje dem.
    Duke perdorur shkarkesa elektronike ky material mund te perdoret si ekran elektronik per tekste si ato te gazetave. "Boja" e bardhe ose e zeze qe perdoret eshte nje numer prej miliona kapsula mikroskopike te nje pigmeni me ngarkese sensitive. Nje ngarkese negative shkakton levizjen e pjesezave te bardha drej siperfaqes ndersa nje ngarkese pozitive aktivizon ato te zeza duke krijuar keshtu nje fushe te bardhe dhe germa te zeza.

    Ja si duket ekrani ne foton e meposhtme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 19 prej 68 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •