Close
Faqja 18 prej 68 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 671
  1. #171
    Lind nje femije i cuditshem

    Charikot, Dolakha, Nepal eshte vendi ku ka lindur nje femije shume i cuditshem ne pamje. Charikot qe eshte epiqendra e distriktit te Dolakha terhoqi nje numer te madh kureshtaresh qe donin te shikonin femijen e pazakonte.
    Femija ka lindur pa qafe me nje koke tejet te stermadhe qe duket si e zhytur brenda trupit, me sy jashtezakonisht te medhenj dhe me kokerdhoket qe i kercejne jashte. Prinderit e tij Nir Bahadur Karki dhe Suntali Karki jane banore te Dolakha Bhirkot VDC.
    Femija vdiq gjysem ore mbas lindjes dhe u mbajt nga spitali. Lajmi per lindjen e nje femije te tille u perhap me shpejtesi te madhe dhe nje turme e pazakonte kureshtaresh u mblodh perpara spitalit saqe detyroi policine te nderhynte.
    Njera nga mamite e repartit te gjinekologjise u shpreh se femije mund te kishte shpetuar nese do ishte sjelle ne kohe ne spital dhe ajo e komenton kete rast si nje ekstrem ne anomaline e tij.
    Femija peshonte 2 kg dhe lindi mbas nje kohe te rregullt prej 9 muajsh. Vete nena e femijes nuk kishte patur asnje shqetesim gjate shtatezanerise dhe nuk vuan nga asnje semundje gjenetike. Ajo ka dhe dy femije te tjere (vajza) qe jane shume normale ne paraqitje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #172
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774

    Zbulohet nje shpelle me ekosistem prehistorik ne Israel

    JERUSALEM (Reuters) - Shkencėtare Israelitė kanė zbuluar njė ekosistem prehistorik milliona vjetėsh tė lashtė.

    Zbulimi ėshtė bėrė nė njė shpėllė afėr qytetit Ramle gjatė njė gėrmimi nė zonė shkėmbore. Shkencėtarėt u thirrėn menjėherė nė vėnd dhe pas humultimeve kanė zbuluar 8 specie te panjohura qė ngjasojne me insekte, akrepa dhe krijesa ujore.
    "Deri tani 8 specie organismash janė gjetur nė shpellė, tė gjithė prej tyre janė tė panjohura nga shkenca deri mė sot" tha Dr. Hahan Dimantman, biologjist nė Hebrew Universitet nė Jerusalem.

    Ekosistemi i shpellės duhet tė jetė mbi 5 milliona vjet.sh i lasht., ne kohėrat kur deti i Mesdhe mbulonte pjesė tė Israelit.

    Shpella ishte e mbyllur hermetikisht nga ambienti i jashtėm, duke pėrfshire ujin dhe nutrientet te cilat depėrtonin nga te ēarat e shkėmbinjve mbi tė. Shkencėtarėt qė zbuluan shpellėn mendojnė qė ka qėnė e mbyllur dhe e pa-eksploruar pėr miliona vjet.

    "Ēdo krijesė qė kemi ekzaminuar deri tani nuk ka sy, gjė qė do tė thotė se keto krijesa e humbėn shikimin pėr shkak tė mungesės sė dritės, gjatė evolucionit tė tyre" tha Dr. Dimantman.

    Edhe rezultatet e DNA-se tė marra nga keto krijesa tregojnė qė janė krejt unike. Shpella ndėrkohe eshte mbyllur prape () derisa shkencėtarėt tė mbarojnė analizat e tyre.

    Ne ketė shpellė ekziston nje biodiversitet fantastik" konkludoi Dr. Dimantman.



    *Me poshtė vijon edhe katra-katra-katra...gjyshi (qorr) i karkalecit te detit te sotėm.....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 31-05-2006 mė 19:03
    When in Doubt, Act Stupid!

  3. #173
    Shpiket ekrani i tejdukshem

    Quhet ekrani i tejdukshem ose imazhi holografik dhe eshte prej disa kohesh ne perdorim nga ana e teknologjise ushtarake amerikane. Komandohet nepermjet prekjen dhe ne fakt dora deperton burimin e figures qe paraqitet ne...ajer. Eshte arritja me e fundit e teknologjise dhe sipas shkenctareve shpejt do zevendesoje ekranet aktuale te televizoreve. Cilesia e figures ende nuk eshte e persosur por shume shpejte pritet qe te kaloje gjithe parametrat aktuale.
    Ky eshte nje link ku mund te shikoni pamjen filmike ndersa me poshte eshte fotoja e marre nga video.

    Helio Display Military
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #174
    Arinjte Polar mund te shnderrohen ne kanibale

    Sipas nje studimi te koheve te fundit shkrirja e akujve polare dhe rritja globale e temperaturave mund te shkaktoje prishje te ballancave natyrore ne zonat polare dhe si rrjedhoje burimet ushqyese per Arinjte Polare qe ne nje rast te tille do te mund te shnderroheshin ne kanibale.
    Studimi i referohej tre rasteve te verejtura qe nga viti 2004 dhe sidomos njerit prej tyre qe ishte shume ekstrem kur nje arushe mbas lindjes se kelyshit te saj u shqye nga disa arinj te tjere polare.
    Arinjte polare ushqehen me faune detare dhe rriten, levizin dhe shumezohen mbi copa lundruese akujsh. Ata ndodh qe vrasin njeri tjetrin por kjo eshte thjesht per dominim, rregullim ballancash dhe avantazhe te riprodhimit, por asnjehere per tu ushqyer, thote Steven Amstrup i U.S. Geological Survey Alaska Science Center.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #175

    Kina drejt misionit te pare te saj ne Hene

    Kina planifikon misionin e pare te saj ne Hene brenda vitit 2024 ne te cilin do perfshihet dhe ecja e astronauteve ne siperfaqen e Henes.
    Lajmerimi per programin henor vjen si rezultat i pergatitjeve te shumta qe Kina ka filluar per te realizuar ambicjen e saj drejt eksplorimit te hapesires.
    Vendimi per te kryer fluturimin drejt Henes erdhi mbas misionit te suksesshem hapsinor qe astronautet kinez kryen ne vitin 2003. Ata kane planifikuar nje tjeter mision hapsinor njerezor per vitin 2007.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #176
    Kamera me e vogel ne bote

    Kompania Omnivison Technology ka arritur te prodhoje nje kamera te dimensioneve 2.1 mm me 2.3 mm qe e ben kameran me te vogel ne bote deri tani. Kjo kamera qe eshte nje arritje e perkryer e perdorimit te nanoteknologjise mendohet te perdoret gjeresisht ne mjekesi ku pacientet mund ta gelltisin ate sebashku me pilulat apo ilacet qe marrin per semundje te ndryshme. Me pas sinjalet e transmetuara do te bejne te mundur qe ndjekje me nga afer te gjendjes se pacientit si dhe efektin e ilaceve.
    Kamera eshte me ngjyra dhe kerkon vetem nje adaptor 3.3 volt per tu vene ne pune.
    Ne foton e meposhtme mund te shikohet madhesie e kameras e krahasuar me majen e nje lapsi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #177
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323

    Flagellum

    ka degjuar njeri per kto? behet fjale per bakterie te ndryshme si salmonella e te tjera, shkenca te cilat i njeh me 'bacterial flagellum' te cilat levizin me ane te nje motori. motor ashtu sic e njeh syri i njeriut, pra me pjese te ndryshme (shih me poshte). problemi eshte se dicka e tille hedh poshte teorine e darvinit. natural selection thot se ndryshimet ndodhin ne menyre graduale, gjenerate pas gjanarate... natural selection thot se edhe organi me kompleks, si syri, eshte ndertuar nepermjet ndryshimesh te vogla... mirepo, nje motor nuk mund te ndertohet dot ashtu. this is the pronciple of ireducible complexity... kur nje organ ose aparat i cili ndertohet prej disa pjesesh, nuk mund te funksionoj kur nje prej ktyre pjeseve mungon... pra ekzistenca e nje organi kompleks kundershton idene se nje organ mund te ndertohet gradualisht, por duhet te jete ndertuar njeherci.

    c. darwin:

    It may be said that natural selection is daily and hourly scrutinising, throughout the world, every variation, even the slightest; rejecting that which is bad, preserving and adding up all that is good; silently and insensibly working, whenever and wherever opportunity offers, at the improvement of each organic being in relation to its organic and inorganic conditions of life. We see nothing of these slow changes in progress, until the hand of time has marked the long lapses of ages, and then so imperfect is our view into long past geological ages, that we only see that the forms of life are now different from what they formerly were.

    If it could be demonstrated that any complex organ existed which could not possibly have been formed by numerous successive slight modifications, my theory would absolutely break down.



    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  8. #178
    Zbulohet Shpella Me E Vjeter Ne Bote

    Shpellat e Jenolan ne perendim te Sidneit datojne rreth 340 milion vjete duke u bere keshtu shpellat me te vjetra te njohura sot ne bote, thane gjeologet Australiane.
    Dr Armstrong Osborne i Universitetit te Sidneit dhe koleget e tij perdoren metoda te datimit te argjilit per te treguar qe shpellat kane qene te krijuara ne periudhen e Karbonifereve.
    Rezultati i zbulimit te tyre eshte postuar ne numrin e fundit te Australian Journal of Earth Sciences.
    Ne arritem te provonim se keto shpella jane me qindra milione vjete duke u bere keshtu shpellat me te vjetra ne bote, thote Osborne.
    Shpella me e vjeter qe mbahej ishte rreth 90 milione vjete.
    Edhe ne terma gjeologjike, 340 milione vjet eshte nje kohe shume e gjate. Per te thene nje kontekst te asaj qe nenkuptoj ja nje shembull; Blue Mountains filluan te krijohen 100 milione vjet me pare; dinosauret u zhduken 65 milione vjet me pare dhe Tasmania u bashkua me kontinentin vetem 10 mije vjetet e fundit.

    Deri kohet e fundit shkenctaret kane menduar se shpellat jane relativisht te reja. Por Osborne shprehet se sistemi i nendheshem ka mundesi te jete shume me i vjeter.

    Me poshte nje foto nga shpella e zbuluar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #179
    Plutoni humbet statusin e trupit planetar

    Astronomet votojne per ti hequr Plutonit statusin e te qenurit planet.

    Rreth 2500 shkenctare qe u takuan ne Prage kane vendosur norma te reja ne percaktimin e nje trupi qiellor qe sipas te cilave ato qe jane me permasa te vogla duhet ti perkasin nje kategorie sekondare.
    Studiuesit thane se Plutoni deshtoi ne dominimin e orbitimit te tij rreth Diellit ndersa planetet e tjera e permbushin kete kusht.
    Unioni Nderkombetar i Astronomise (IAU) vendosi qe nga tani e tutje librat do flasin vetem per 8 planete ne sistemin tone Diellor.

    Ne fakt Plutoni ka qene vazhdimisht i kontestuar si planet per shkak te madhesise se tij si dhe orbites aspak te rregullt. Ai ka nje diameter prej 2,360 km
    qe eshte relativisht i vogel madje me i vogel se disa nga henat e sistemit tone diellor. I gjithe diskutimi lindi mbas zbulimit nga teleskopi Hubble te trupit qiellor te mbiquajtur UB313 i cili ka nje diameter prej 3000 km, pra respektivisht me i madh se Pluto.
    Pra qe nga ky moment Plutoni dhe trupat e tjere palnetare te te njejtit dimension do i perkasin kategorise dytesore ose asaj qe quhet trupat xhuxha.
    Me poshte eshte nje foto e Plutonit ne raport me Token si dhe harta e re e Sistemit tone Diellor mbas dekategorizimit te Plutonit si planeti i nente.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #180
    Kina dhe Rusia planifikojne nje mision te perbashket ne Mars

    Kina dhe Rusia po planifikojne nje mision te perbashket per ne planetin Mars ne vitin 2009 per te mbledhur kampione nga planeti i kuq dhe prej njeres nga henat e tij, deklaruan shkenctaret kinez diten e merkure.
    Rusia do leshoje anijen komzike ndersa Kina do pajisi aparaturat e vezhgimit per kete mision te komanduar dhe pa njerez.
    Misioni eshte nje tjeter hap perpara i programit ambicioz kinez per te eksploruar hapesiren.
    Muajin e kaluar, Sun Laiyan, kreu i Administrates Kombetare Hapsinore Kineze tha se Kina do vleresoje dhe kerkoje nje bashkepunim nderkombetar ndersa pergatitet per te eksploruar Henen dhe pertej saj.

    Leshimi i mjetit te pare kozmik kinez drejt Henes pritet te behet vitin qe vjen. Do orbitoje henen per 1 vit duke mbledhur imazhe dhe te dhena nga siperfaqa dhe ambjenti i trupit qiellor.

    Ne vitin 2003 Kina u be vendi i trete ne bote mbas USA dhe Rusise qe leshoi nje njeri ne hapesire ne bordin e rraketes se saj. Ne tetor 2005 ajo dergoi dy njerez dhe nje tjeter nderrmarje e tille eshte planifikuar per vitin 2007.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 18 prej 68 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •