Close
Faqja 17 prej 68 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 673
  1. #161
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694

    Early Hooper!

    Gomphos Elkema ehste nje prejardhes shume i vjeter i lepujve moderne. Fosilet e tija jane gjetur ne bregun e Nemegt, Mongolia. Ai eshte 55 milion vjet i vjeter edhe kercen si lepur por ushqehet si keter. Zbulimet e metejshme bien dakort me teorine qe grupi i lagomorphs [lepujt , pikas dhe hares(nuk e di si i thone ne shqip)] kane nje prejardhes te perbashket qe jetoi gjate kohes se dinosaurve. G.H ka nje strukture te gjate kockore qe e ndihmon per te kercyer, fosilet e gjetura kane treguar qe pjesa e nofulles ka te njejten strukture si ajo e lepujve moderne. Gjithashtu edhe dhembet e prishur jane karekteristike e tyre. Nderkohe, faqet e tyre jane krejtesisht ndryshe nga ajo e lepujve. Struktura e tyre ishte pothuajse e ngjashme me ate te njerezve ose ketrave. Kane nje bisht relativisht te gjate, perseri karakteristike e ketrave.

  2. #162
    Mesa di une Rreqebulli ne Shqiperi ka jetuar vetem ne pyjet e Liqeneve te Lures. Dikur, shume vite perpara kam qene aty dhe fshataret e zones thoshin qe eshte shume veshtire jo vetem per tu kapur por edhe per tu pare pasi fshihet ne thellesi te pyjeve te dendura dhe del vetem naten. Mesa di une ska patur rreqebuj ne ndonje zone tjeter te Shqiperise pervec se Lures.

  3. #163
    Nje gazete belgjiane adopton letren V2

    Antwerp - Shpenzimi i kohes duke lexuar gazetes eshte nje menyre ideale per te kaluar nje pjese te nje pasditeje te qete te te dieles.
    Por cmund te ndodhi nese gazeta qe ju keni rifreskon informacionin e saj gjate dites? Po sikur fotot e saj te ndryshojne ndersa intervistat te jene audio?

    Ne Belgjike nje gje e tille po behet realitet, te pakten per nje periudhe prove tre mujore. Gazeta e perditshme e Antwerp, De Tijd se shpejti do behet e para gazete ne bote qe do publikoj versionin e saj digital ne te ashtuquajturen "leter elektronike'.

    Ne vend qe te blini gazeten tuaj, duke filluar nga Prill 2006, 200 abonente do jene ne gjendje te fillojne diten duke lidhur ne internet nje aparature portative elektronike te leshuar nga De Tijd dhe te shkakrojne gazeten e tyre ditore. Rifreskimet e lajmeve do behen automatike gjate dites, natyrisht kjo nese abonentet kane akses ne teknologjine wireless.

  4. #164
    Njerezit me te vegjel ne bote

    Qe nga fillimi i shekullit te 20-te jane rregjistruar 3 nga njerezit me te vegjel ne bote persa i perket gjatesise. I perkasin rraces se xhuxhave ku dihet qe disa nga tiparet jane mese te perbashketa.
    Fotoja e pare i referohet dy personave vella e moter nga Filipinet Murtina dhe Juande la Cruz; 52.5 cm 60 cm. Ne foto Murtina eshte ne moshen 42 vjecare, peshon 13 kile e gjysem dhe eshte e gjate vetem 52.5 cm. Ndersa i vellai eshte 38 vjec dhe ka nje peshe 54 kg dhe nje gjatesi prej 60 cm. Fotoja i perket fillimit te shekullit te 20-te rreth vitit 1901-1902.
    Ndersa fotoja e dyte i perket nje djali 22 vjecar i mbiquajtur Major Mite i cili ka nje gjatesi prej 62.5 cm dhe peshon jo me shume se 9 kg.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #165
    Nje fosile e re 375 milion vjecare qe tregon lidhjen midis ujit dhe jetes ne toke

    Tiktaalik roseae eshte emri i krijeses te ngjashme me peshkun por qe shume mire ishte i pershtatur per te qendruar ne toke. Eshte nje peshk prehistorik mishngrenes (carnivore). Jane zbuluar fosilet e 10 prej tyre me me te gjatin qe arrin deri 9 feet. Jane zbuluar dhe me pare 'peshq' me fillesat e gjymtyreve, por ajo qe e ben me te vecant kete zbulim jane pendet notuese (Fins) te cilat jane version fillestar i gjymtyreve me muskuj dhe kockat e "kycit" fleksibel qe benin te mundur levizjen e kesaj krijese ne toke; kafazi i brinjeve qe mbronte organet e brendshme; qafa dhe kafka e ngjashme me ate te nje krokodili. Fosilet u zbuluan ne ishullin Ellesmere, Kanada. Shkenctaret zgjodhen kete zone per studiuar pasi ka shkembinj te periudhes devoniane - kohe ne te cilen mendohet qe eshte bere kalimi i krijesave nga uji ne toke.

    Per me teper ne lidhje me kete zbulim mund te lexoni National Geographic - http://news.nationalgeographic.com/n...0405_fish.html
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #166
    Ja dhe nje foto e fosilit te peshkut qe permendi Shigjeta dhe qe eshte ndertuar artistikisht per te dhene idene e pamjes se tij ne kohen qe ka jetuar. Ne te dy krahet mund te dallohen qarte mungesa e pendeve dhe zevendesimi i tyre me gjymtyre te zhvilluar disi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #167
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Shkencetare kane izoluar nje lende ngjitese teresisht te re dhe shume me te forte se shume ngjites ekzistues industriale. Ky ngjites natyral prodhohet nga bakterie te llojit Caulobacter crescentus dhe mund te nbaje mikroorganizmin ne fjale te ngjitur ne nje siperfaqe edhe kur mbi te ushtrohet force e barabarte me peshen e 4 makinave.

    Per me shume ketu:
    http://www.nature.com/news/2006/060410/full/060410-1.html

  8. #168
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    a e dini sa koh zgjat 1 enderr me e gjate ne gjume?
    shkencetaret nga studimet e fundit kane zbuluar se ajo zgjat vetem 7 deri ne 9 sekonda
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  9. #169
    Dhe jo vetem kaq. Po kryesisht enderrat shikohen ndaj te gdhire mbasi truri e ka mbaruar "pushimin" e tij. Nga disa studiues faktori enderr konsiderohet si nje lloj ndezesi ose trigger qe riaktivizon trurin per diten qe do vije. Ne rastet kur endrrat jane te dhunshme ose te frikshme ato kryesisht lidhen me eskperienca te nje dite te meparshme, shqetesime psiqike, filma me permbajtje aktive dhe nganjehere dhe me eksperienca te te kaluares. Ne rastet kur jane komplet fantazi shpjegimi eshte i paqarte por ka mundesi te lidhet me gjendjen e subkoshiences qe krijon "skena" imagjinare.

  10. #170
    Titani ka Duna

    Njera nga henat e Saturnit, Titani, ne menyre teresisht te paparashikueshme dhe te pritshme, permban siperfaqe te tera me duna, te ngjashme me ato qe kemi ne ne Toke. Dunat shtrihen ne zona shume te medha te trupit qiellor dhe ka mundesi te jene kristale akulli.
    Imazhet erdhen nga sonda Europiane-Amerikane, Cassini dhe duken qarte imazhet e dunave, te njejta me ato qe gjenden ne Toke ne rajonet e shkretetires se Saharase, Namibise, Arabise Saudite dhe Australise.
    Atmosfera e Titanit eshte me e dendur se ajo e Tokes, graviteti me i vogel dhe natyrisht qe rera e tij eshte ndryshe, pervec procesit fizik te krijimit te saj. Kjo eshte nje pergjigje per teorite e shumta qe jane hedhur per diskutim ne lidhje me disa anomali te verejtura me pare ne siperfaqen e Titanit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 17 prej 68 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •