Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Dënuan kreun e OMONIA, 3 gjyqtarët nuk lejohen të hyjnë në Greqi

    Dënuan kreun e OMONIA, 3 gjyqtarët nuk lejohen të hyjnë në Greqi

    Dënuan kreun e OMONIA-s Naum Disho me 1 vit burg për dhunim të varreve, në Boboshticë, gjyqtarët e cështjes nuk lejohen të hyjnë në shtetin grek nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës me argumentin se janë të padëshiruara për shtetin grek dhe të rrezikshme për rendin dhe sigurinë e vendit.
    E para që është përballur me veprimin e paprecedentë të krijuar nga autoritetet greke ka qenë kryetarja e gjykatës së Apelit Entela Prifti. E kontaktuar në telefon nga NEWS24, gjyqtarja Prifti pohon se në datën 4 prill ka qenë duke udhëtuar me familjen e saj në shtetin helen, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, por ka mbetur e bllokuar në shtetin grek, ndërsa i është refuzuar hyrja.
    E njëjta situatë është paraqitur edhe me kolegen e saj Brunilda Mano, të cilës i është treguar një fletë dy gjuhëshe shqip-greqisht me motivin e refuzimit të hyrjes në Greqi, ndërsa i është vendosur kryqi në vendin ku citohej se personi paraqet rrezikshëmri.
    Rasti më i fundit ka qenë ditën e hënë, me gjyqtaren e Faktit Afërdita Maho, e cila sëbashku me familjen ka tentuar të kalojë në shtetin grek, por edhe pse dy vajzat e saj kanë pasaportë amerikane sërish nuk janë lejuar nga doganierët grekë duke i konsideruar si persona me rrezikshmëri të lartë.
    I vetmi që i ka shpëtuar këtij penalizmi ka qenë gjyqtari i Apelit Stavri Kallco, i cili duke qenë kryesues në gjykimin e cështjes kërkoi pafajësi për Naum Dishon.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    E cfare mund te pritet tjeter nga greket?
    mund ta mbyllin edhe kete forum - mbase per mungese fondesh ...

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Mire ja kane bere qe nuk i kane lene. Te acarohen akoma më shume me greket. Keshtu grekfolesit te rradhes t'i japin denim te perjetshem ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Kush plasi te shkoj ne greqi. Njeher qe shkova edhe u pendova, Shqiperia eshte 100 here me e bukur.
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •