Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641

    Në Shqipëri zbulohet ferma më e vjetër në Europë, 6500-vjeçare

    Studiuesit e Universitetit të Cincinnati në SHBA pretendojnë se kanë zbuluar në Shqipëri fermën më të vjetër në Europë, që nga epoka e paleolitit.
    Lajmi ka bërë bujë të madhe ndër qarqet e shkencëtarëve, pasi sipas tyre informacionet që ata dispononin nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar hipoteza apo disa fakte të vobekta të zbuluara deri më sot, në gjithë Europën.

    Pronësorja e universitetit, Susan Allen deklaron: “Ka pasur vërtet një hendek të madh në dokumentimin e periudhës së hershme neolitike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin.
    Zbulimi tregon se në Vashtëmi, në juglindje të Shqipërisë, ishte një nga fermat e para, rreth 6500 vjet përpara Krishtit”.

    Gjithmonë sipas studiuesve amerikanë, hulumtimet kryesisht zakonisht në rajone të pasura me drithëra.
    Në studimet e tyre të kryera në Vashtëmi, rezultoi se në rajon baza e bujqësisë ishin drithërat, kështu aty gjendeshin këto llojë kafshësh si derra, dhi e dhen, por edhe kaproll, derr të egër, lepur, disa lloje peshku, etj./albosberver.com/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Bujqesia u shpik ne Dodone.

    ...cum jam glandes atque arbuta sacrae Dcficerent sylvae, et victum Dodona negaret. ...

    Virgil
    Georgic.Lib.I.v.148
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 17-04-2012 më 18:16

  3. #3
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    ore mos kan ngatrua keta shkenctar ndonje kooperatv bujqesore nga koha e xhxhit)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Lajm shume i mire, shpresoj te kete shkrime ne te ardhmen ne lidhje me kete kulture antike.
    http://www.uc.edu/news/NR.aspx?id=15552

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Shume lajm interesant.
    Te shohim a do ju japin fonde te tjera (vetem $119.806 qe ne 2010) qe te bejne kerkime me te thella.

  7. #7
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    A thua ska pase ferma te tjera ne bote para asaj?
    Sikur e gerrmuan cdo pjese te tokes keta edhe dolen ne konkluzion qe toka e shqiperise se sotme ka qene me e bekuara ne lashtesi .

    Zbulimi eshte me rendesi te kuptojme sesi grupimet njerezore te asaj kohe filluan te kultivonin duke e pare si nje alternative tjeter pervec gjahut si mjet mbijetese.

    Te shohim se cfare do thone ekspertet me tej rreth ketij zbulimi .

  8. #8
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Citim Postuar më parë nga Billy Joe Lexo Postimin
    Studiuesit e Universitetit të Cincinnati në SHBA pretendojnë se kanë zbuluar në Shqipëri fermën më të vjetër në Europë, që nga epoka e paleolitit.
    Lajmi ka bërë bujë të madhe ndër qarqet e shkencëtarëve, pasi sipas tyre informacionet që ata dispononin nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar hipoteza apo disa fakte të vobekta të zbuluara deri më sot, në gjithë Europën.

    Pronësorja e universitetit, Susan Allen deklaron: “Ka pasur vërtet një hendek të madh në dokumentimin e periudhës së hershme neolitike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin.
    Zbulimi tregon se në Vashtëmi, në juglindje të Shqipërisë, ishte një nga fermat e para, rreth 6500 vjet përpara Krishtit”.

    Gjithmonë sipas studiuesve amerikanë, hulumtimet kryesisht zakonisht në rajone të pasura me drithëra.
    Në studimet e tyre të kryera në Vashtëmi, rezultoi se në rajon baza e bujqësisë ishin drithërat, kështu aty gjendeshin këto llojë kafshësh si derra, dhi e dhen, por edhe kaproll, derr të egër, lepur, disa lloje peshku, etj./albosberver.com/
    Ne artikullin origjinal (ne Anglisht), shkruhet se, FERMA eshte NJE NGA ME TE HERSHMET NE EUROPE dhe JO ME E HERSHMJA NE EUROPE.Pra nese do te behen perkthime te atilla, keto duhet te jene te drejta dhe te SAKTA...
    Ergo cogito, ergo sum!

  9. #9
    P-51 Maska e heimat
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Vendndodhja
    Wir schützen die Heimat
    Postime
    29
    6500 p.e.s. nuk osht paleolit. çfar llapsuzi.
    n'gadi

  10. #10
    Ke te drejte heimat. Jo thjesht lapsus po gabim i pafalshem. Fundi i Paleolitit perkon me fundin e Pleistocenit, rreth vitit 10.000 p.e.s. Datimi i fermes i perket Neolitit te vonet ose sic njihet ndryshe, Neoliti i trete.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •