Petro Luarasi
Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė
Opinioni publik shqiptar njoftohet se mė 27.11.2014 nė disa stacione televizive do tė diskutohet mbi luftėn antifashiste nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar.
Bie fjala, nė Top Channel (emisioni Top Story i Sokol Ballės) do tė jetė kreu i shtetit Bujar Nishani i cili do tė pyetet edhe pėr 70 vjetorin e ēlirimit nga pushtuesit nazifashist. Ndėrsa nė Channel One, nė Debatin e Roland Qafokut do tė jepet njė dokumentar pėr shqiptarėt e Luftės sė Dytė Botėrore me dėshmi ekskluzive tė protagonistėve. Duke shpresuar se tematika do tė konceptohet e vijohet nga balli dhe jo nga qafa, bishti apo hiēi, pėr hesapin e tė vėrtetės historike kujtoj luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė
Meqė po flitet pėr luftėtarėt antifashistė shqiptarė, kujtoj opinionbėrėsit e mediave shqiptare se tė parėt qė meritojnė tė pėrmenden e tė nderohen janė ata qė e luftuan fashizmin nė Spanjė (1936-1939)
Asim Vokshi, Zef Hoti, Urfi Agolli, Daut Muēo Podgorani, Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Dhimitėr Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, lljaz Pashai, Justina Shkupi Kosta Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimjo Gogozoto, Veli Dedi, Xhafer Miraka, Imer Puka, Zef Prela, Zihni Muēo, Emin Agolli, Feim Muēo, Hamdi Kolonja, Thoma Rushano,
Nė historinė e Shqipėrisė ėshtė trajtuar pėrciptas pjesėmarrja e bashkėkombasve shqiptarė nė luftėn antifashiste tė Spanjės, rėndėsia qė paraqiste veprimtaria e tyre antifashiste nė rrafshin kombėtar e ndėrkombėtar dhe sidomos platforma e tyre pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes nacionale pas fitores mbi fashizmin.
Thirrjes sė qeverisė legjitime tė Republikės Spanjolle: Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt! iu pėrgjigjėn: No pasaran! (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė! shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės. Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve dhe u betuan: Vdekje fashizmit!
Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar.
(Pėrpara e Korēės, nė tetor 1938)
Kombi shqiptar u pėrfaqėsua nė kėtė vatėr tė vėllazėrimit tė popujve me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė doktorit tė tre kontinenteve Norman Betyn. Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė copėzat e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.
Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me bindje te ndryshme politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak mercenarė aventurė apo idealistė romantikė.
Njė ndėr ta qe edhe atdhetari antifashist Skėnder Luarasin (apo Prof. Tomorri nė romanin Hasta la vista tė Petro Markos) i cili deklaronte se shqiptarėt qė vinin vullnetarė nė Spanjė pėrmbushin njė detyrė kryesisht kombėtare se kėshtu do tė kishin sy e faqe tė kėrkonin ndihmė nė rast tė njė agresioni fashist kundėr Atdheut tonė por edhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė drejtė tė bashkimit kombėtar.
Po pėrmendim njė shembull: S.Luarasi, pergjegjės i shqiptareve dhe pėrfaqėsuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, qė nė fillim kembenguli dhe arriti tė bindė Komandėn e Lartė qė regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas kėrkesės sė tyre, jo vetem mbi bazėn e nėnshtetėsisė por edhe tė kombėsisė. Per kėtė aresye vullnetarėt kosovare, ēame, dibrane e bashkėkombas tė tjerė nga diaspora u regjistruan si shqiptarė nė batalionet qė dėshironin. Ky fakt shumė i rėndėsishėm, qė nuk duhet harruar, diktoi edhe nė zgjidhjen e drejtė tė njė incidenti tė rėndė, mes kosovarit Emrush Myftari dhe dy oficereve jugosllave, tė cilėt u grindėn mbi pėrkatėsinė e popullsisė sė Kosovės. Kur e lajmėruan se ushtarakė jugosllavė e kishin arrestuar Emrush Myftarin si provokator, Skender Luarasi, nderhyri tek shefi i shtabit Ballkanik, slloveni Dragotin Gustinēiē dhe jo vetėm e liroi por kjo ngjarje shėrbeu si shkak qė Emrushit ti kėrkohej falje e tė gradohej.
Skender Luarasi nė emėr tė vullnetareve antifashistė e paralajmėroi popullin shqiptar pėr rrezikun e pushtimit fashist: Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė
Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan.Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste. Pėr tė shpėtuar duhet ti japim grushtin e vdekjes kudo
Kjo ėshtė, po, njė pėrpjekje e rėndė pėr jetė a vdekje.Po nuk mund tė qėndrojmė vetėm nė kėtė luftė tė ashpėr.As qė mund tė qėndrojmė vetėm.Sot e gjithė bota ėshtė ndarė nė dy kampe tė kundėrta
ė fashizmit e tė demokracisė
( S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė ,nr.1, nėntor, 1937, f. 18)
Idetė e tij shprehin njė platforme ēlirimtare-demokratike e pluraliste: tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri dhe ta drejtojmė kundėr rregjimit. Me anėn e Frontit Popullor do tė pėrpiqemi tė shembim regjimin diktatorial profashist dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional
Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku,tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme dhe industrialėt qė janė nė rrezik tė bėnen borēllinj tė kapitalizmės italiane,borgjezia progresive antiimperialiste,doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė,qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė,dhe , pa as mė tė voglėn mungesė,e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė
(S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė ,nr.1, nėntor, 1937, f.20)
Nė emisionet radiofonike dhe revistėn Vullnetari i Lirisė ai dėshmoi qė vullnetarėt shqiptarė nė Luftėn e Spanjės, qenė atdhetarė tė bashkuar nė luftė klundėr fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Ata besonin tek platforma ku shprehej qartė vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarėt kosovarė u pėrfaqėsuan me njė pėrqindje relativisht tė madhe nė kėtė luftė, me personalitete si , Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesė prej tė cilėve u martirizuan nė Spanjė (ndėrsa Emrush Myftari u vra mė pas nga shovinistėt serbė si irredentist qė kėrkonte kinseShqipėrinė e Madhe)
Personalitete tė luftės antifashiste nė Shqipėri kanė dėshmuar pėr rolin e rėndėsishėm tė kėtij informacioni nė atė kohė.
Aktivitet madhor atdhetar e antifashist i vullnetarėve shqiptarė nė luftėn e Spanjės nuk njihet si duhet, shpesh minimizohet me tė dhėna e opinione tė pasakta tė ndikuara nga rrethana politike konjukturale.
Trajtimi nė historinė e Shqipėrisė dhe qėndrimi i shtetit ndaj luftės antifashiste tė Spanjės dhe vullnetarėve antifashistė shqiptarė deri nė ditėt e sotme ėshtė paradoksal , nuk ka ende asnjė simbolikė nė nderimin kolektiv tė tyre, ndėrsa nė botėn demokratike: nė Spanjė, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada, Australi, nė shtetet e Evropės Lindore, po se po, atyre u janė ngritur monumente.
Gjithashtu ende diskutohet nė mėnyrė tė pakuptimtė se cilėn platformė duhet tė pėrkrahnin shqiptarėt si komb: atė tė Frontit Antifashist, i cili ofronte edhe zgjidhjen e ēėshtjes nacionale nė njė sistem demokratik pas lufte, apo atė tė fashizmit qė propagandonte Shqipėrinė e Madhe nėn pushtimin italo-gjerman.
Provohet me dokumenta se vullnetarėt antifashistė kosovarė e nga gjymtyrė tė tjera tė kombit shqiptar u nisėn nė luftėn antifashiste tė Spanjės, jo vetėm pėr tė luftuar fashizmin, pėr lirinė e drejtėsinė e popullit spanjoll, por edhe me shpresė se pas fitores do tė zbatohej platforma e vetvendosjes sė kombeve tė skllavėruar. Kjo ėshtė shprehur qartė edhe nga Skėnder Luarasi qė theksonte se udha e re antifashiste, antifeudale, antizogolliste: ėshtė demokratike nė bazė tė njė bashkimi dhe zhvillimi kombėtar
Ja pra ēasti historikisht i rėndėsishėm pėr tė gjithė patriotėt e mirė qė tė provojmė se nuk e kemi humbur as shpresėn, as vullnetin pėr tė rifituar ēdo gjė qė kemi humbur, qė na e kanė rrėmbyer.
Ai theksonte unitetin kombėtar edhe kur pėrmendte kreh pėr krah heronjtė: korēarin Teni Konomi, ēamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi . Juga dhe Veriu i Shqipėrisė treten nė kujtimin e kėtyre dėshmorėve nė njė lutje, nė njė thirrje bashkimi kombėtar.
Zhvillimi i ngjarjeve provoi qė platforma antifashiste e pėrkrahur nga Skėnder Luarasi me shokė qe e drejtė dhe kontribuoi pėr propagandimin dhe shtrimin pėr zgjidhje tė ēėshtjes nacionale (pavarėsisht se pas luftės ajo u sabotua nga qarqe tė caktuara nė Shqipėri e ish-Jugosllavi)
Me keqardhje kujtojmė paradoksin se nė Shqipėri e Kosovė nuk ėshtė vendosur ende ndonjė pllakė pėrkujtimore nė nderim tė veprimtarisė sė tyre, pėrkundėr monumenteve nė shumė vende demokratike tė botės.
Krijoni Kontakt