-
Myzhde për banorët e Shamit
Shejhul-Islam, Ibën Tejmiu, rahimehullah, në përmbledhjen e fetave të tija “Mexhmuul-Fetava”, vëllimi i katër dhe në faqe 449 mes tjerash thotë:
“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka dalluar banorët e Shamit (Siri, Liban, Palestinë dhe Jordani) si njerëz që e çojnë në vend urdhrin e Allahut vazhdimisht deri në kohën e fundit, ahiru zaman, dhe se ‘pala e ndihmuar’, taifetul-mensure, do të jetë në mesin e tyre deri në Ditën e Gjykimit. Pra, është lajmërim, për një prani të vazhdueshme dhe të përhershme të këtyre tipareve tek ata, në sasi të madhe dhe me forcë të madhe. Këtë përshkrim nuk e ka asnjë banor i asnjë vendi tjetër nga tokat islame veç Shamit. Për këtë, Hixhazi, i cili është vendi prej ku buron besimi, në kohën e fundit dobësohet në te: dituria, besimi, flijimi (kontributi) dhe xhihadi. Kjo do të ndodh edhe me Jemenin, Irakun dhe Mashrikin (lindjen). Mirëpo kjo gjë s’do të ndodh me Shamin, aty do të mbetet dituria dhe besimi dhe ai që lufton për këto gjëra në ato vende do të jetë triumfues dhe i ndihmuar nga Allahu, në çdo kohë”.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt