Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887

    Skandal i ri me priftërinjtë pedofilë

    http://www.mesazhi.com/modules/news/...il%20kisha.jpg


    Skandal i ri me priftërinjtë pedofilë
    Sipas qeverisë Gjermane më shumë se 20.000 viktima të abuzimeve seksuale janë marrë në pyetje në kuadër të konsultimeve.

    E mërkure 21 Mars 2012 13:34

    Kisha katolike gjermane është tronditur nga një skandal i ri pedofilie. Imzot Stephan Ackermann, i ngarkuar nga Konference e peshkopatës gjermane të hedhë dritë rreth abuzimeve seksuale ndaj të miturve, kishte premtuar “tolerancë zero” për kriminelët seksualë brenda kishës. Mirëpo, në dioqezën e tij peshkopi po fshihte ish-pedofilë, njofton javorja “Der Spiegel”.

    Të paktën shtatë priftërinj pedofilë ushtrojnë nga një detyrë aty, thekson “Spiegel”. Sipas magazinës, është e pamundur që imzot Ackermannn të mos ketë qenë në dijeni. Tre priftërinj tashmë janë dënuar nga drejtësia. Një profesor internati kishte detyruar një nxënës të kryente marrëdhënie seksuale dhe dy të tjerë janë akuzuar për posedim të fotografive pedo-pornografike.

    Dioqeza e Trierit, e cila nuk pranon ta tregojë numrin e saktë të kriminelëve seksualë aktivë në famullitë e saj, e minimizon aferën. Të punësuar për detyra “të dorës së dytë”, këta burra nuk janë më në kontakt me të miturit dhe kisha i vëzhgon nga afër.

    Megjithatë, afera i ka tronditur asociacionet për mbrojtjen e viktimave të abuzimit. “Peshkopi Ackermann vazhdon t’i lërë të punojnë ish dhe dhunuesit e mundshëm”, thekson Thomas Schnitzler, një zyrtar i asociacionit të viktimave “MissBit” për “Der Spiegel”. “Rreziku që u kanoset fëmijëve është absolutisht tejet i madh”.

    Gjatë vizitës së tij në Gjermani në shtatorin e kaluar, papa Benedikti XVI kishte takuar viktimat e priftërinjve pedofilë dhe u ka shprehur keqardhjen e tij të madhe.

    Kisha katolike gjermane qe tronditur më 2009 nga një varg zbulimesh të fakteve rreth abuzimeve seksuale brenda institucioneve të saj.

    Gjithçka kishte nisur kur kryesori nga kolegjet prestigjioze jezuite Canesius i Berlinit u kërkoi falje ish nxënësve për keqtrajtimet e shkaktuara nga mësimdhënësit e shkollës. Duke thyer murin e heshtjes, letra kishte nxitur një varg zbulimesh të fakteve të këtyre keqtrajtimeve, madje edhe të natyrës seksuale.

    Të rajoneve të ndryshme të Gjermanisë, viktimat kishin thirrur në një “hotline”, të vënë në funksion nga kisha gjermane. Në janar, qeveria federale ka vendosur t’i propozojë çdo personi që gjatë fëmijërisë ka qenë viktimë e keqtrajtimeve në shkollat katolike të vendit, nga një terapi në vlerë 10.000 euro, të financuar nga një fond i ngritur për t’iu përgjigjur skandalit të pedofilisë. Ky fond, prej 100 milionë eurosh, është fryt i dhjetë muaj konsultimesh ndërmjet qeverisë, viktimave dhe zyrtarëve të kishës.

    Sipas qeverisë, më shumë se 20.000 viktima të abuzimeve seksuale janë marrë në pyetje në kuadër të konsultimeve.

    Në shtator, Papa kishte siguruar asociacionet e viktimave se zyrtarët e kishës “po punojnë në ndriçimin e delikteve të abuzimit seksual dhe se po përpiqeshin të përkrahnin masa efikase për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve”. Akuzimi i imzot Ackermannit, përgjegjësi kryesor i dosjes, është një goditje tepër e rëndë për kredibilitetin e kishës. /lefigaro/zeri/
    ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Pejan ,cka eshte puna e ketyre artikujve qe cdo dite postoni per disa prifterinje katolik,i beni publicitet shokeve te Muhamedit apo duke i perqeshur deshironi qe ne te tjereve te na hidhni hi syve rreth pedofilise se Muhes??!!
    Vetem mos me thuaj qe eshte kjo e dyta se ........tu qesh

  3. #3
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Jo more njeri kjo osht diqka taze e trishtushme,

    skom kunder juve kurgja, po kundra dhunusve.
    ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Pejani34, tema eshte shume e hidherueshme. Gabimi yt eshte qe e ke hapur tek toleranca fetare. Pamvarsisht fese, keto kafeshe duhen rrjepur per se gjalli. Mos tek femija o i pa fe!

    Per sa i per ket posteve te antarit 'Pa doreza2' , me vjen keq qe poston poste te nje pas njeshme deri diku pa lidhje. Si Kurani si Bibla jane libra me hapsira te medhe per t'u implimentuar.

    Te them te drejten po me vjen ndot kur lexoj keto tema, ku viktimat jane femije, e ju dilni luftetar per kisha apo xhami.

  5. #5
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    Pejani34, tema eshte shume e hidherueshme. Gabimi yt eshte qe e ke hapur tek toleranca fetare. Pamvarsisht fese, keto kafeshe duhen rrjepur per se gjalli. Mos tek femija o i pa fe!

    Per sa i per ket posteve te antarit 'Pa doreza2' , me vjen keq qe poston poste te nje pas njeshme deri diku pa lidhje. Si Kurani si Bibla jane libra me hapsira te medhe per t'u implimentuar.

    Te them te drejten po me vjen ndot kur lexoj keto tema, ku viktimat jane femije, e ju dilni luftetar per kisha apo xhami.
    Keti mendimi jam edhe un, viktimat

    Aj femija , nuk din se qka asht feja , jan te pa fajshem

    Nese kjo tem nuk e ka vendin ne toleranc , le ta hekin , pse jo,
    Po ka edhe shum tema tjera qe duhet mu hek.
    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga pejani34 : 21-03-2012 më 13:19
    ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE

  6. #6
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    Pejani34, tema eshte shume e hidherueshme. Gabimi yt eshte qe e ke hapur tek toleranca fetare. Pamvarsisht fese, keto kafeshe duhen rrjepur per se gjalli. Mos tek femija o i pa fe!

    Per sa i per ket posteve te antarit 'Pa doreza2' , me vjen keq qe poston poste te nje pas njeshme deri diku pa lidhje. Si Kurani si Bibla jane libra me hapsira te medhe per t'u implimentuar.

    Te them te drejten po me vjen ndot kur lexoj keto tema, ku viktimat jane femije, e ju dilni luftetar per kisha apo xhami.
    Po ai kot se ka nickun te tille , pa doreza .
    Anetar pa dy pare mend ne koke......kjo gje dihet me kohe ne kete forum.

    Sa per temen.

    Me thene te drejten eshte e veshtire ta cosh femijen tende ne kishe e ta lesh ne dore te prifterinjve per ta mesuar ne keto dite.
    Eshte mese e vertete se numri i ketyre dhunuesve eshte shume i vogel , mirepo nami i tyre ka bere aq buje , sa kjo gje po e demton jashte mase imazhin e tyre.

  7. #7
    Tema eshte per poshtersine dhe perversitetin e prifterinjve katolike, jo per pedofiline e Muhametit apo ligjerimi qe i behet ne Kuran. Cdo subjekt ka nje teme te caktuar. Se marr vesh ca dreq njerezish pa shpirt jeni. Ne vend qe tju dridhet mishi per ata femije qe jane abuzuar, i pergjigjeni shkrimit hapes duke i kundervene muhamet e kuran. Shkrimet e pa doreza dhe replikat ndaj tyre u fshine.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Tema eshte per poshtersine dhe perversitetin e prifterinjve katolike, jo per pedofiline e Muhametit apo ligjerimi qe i behet ne Kuran. Cdo subjekt ka nje teme te caktuar. Se marr vesh ca dreq njerezish pa shpirt jeni. Ne vend qe tju dridhet mishi per ata femije qe jane abuzuar, i pergjigjeni shkrimit hapes duke i kundervene muhamet e kuran. Shkrimet e pa doreza dhe replikat ndaj tyre u fshine.
    Sa i perket temes pedofilia eshte pedofili ,krimi me i tmerrshem qe mund ti ndodh nje femije dhe autoret duhet denuar me denimin maksimal pavaresisht se kujt feje kombi a race i perkasin.Por kur adhuruesit e nje pedofili na derdhin lot krokodilli per femijet e gjore vetem se pedofilet jane te nje feje tjeter ,kjo ta shpif.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Te gjth ata qe me dashje apo pa dashje ,gezohen per ndonje fatkeqsi ndaj femive qofte te asaj apo kesa feje ,duhet qe postimet me permbajtje fyse te denohen edhe me largime,

    Kujdes edhe per ju te paprekshmte duhet te vleje,jo vetem per ne te prekshmte ,prandaj duhet qe toleranca te mbizotroj urretjen.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  10. #10
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491
    uffffff po çfare lloj kafshesh mban kjo bote mjer femijet çfare kane perjetuar
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •