Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 173
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516

    Në Kosovë 1.8 milion banorë, nga këta, 96 përqind janë myslimanë



    Përqindjet e Republikës

    Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga ta, 96 përqind janë myslimanë, 2.2 përqind katolikë dhe 1.5 përqind ortodoksë. Këto janë të dhënat preliminare të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, të cilat i ka siguruar Gazeta Express. Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë - pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1...


    Më shumë se një milion e gjysmë të qytetarëve të Kosovës janë myslimanë.

    Kjo ka dalë nga regjistrimi i popullsisë në prill të vitit që shkoi.

    Ndonëse Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, Gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë.

    Përveç etniteteve, në listën e të dhënave që ka siguruar Express janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane.

    Sipas këtyre të dhënave, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks.

    Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet. Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë.


    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...
    Kombi mbi të gjitha

  2. #2
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Përqindjet e Republikës (Shkrimi i plotë)

    Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga ta, 96 përqind janë myslimanë, 2.2 përqind katolikë dhe 1.5 përqind ortodoksë. Këto janë të dhënat preliminare të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, të cilat i ka siguruar Gazeta Express. Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë - pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1...


    Më shumë se një milion e gjysmë të qytetarëve të Kosovës janë myslimanë.

    Kjo ka dalë nga regjistrimi i popullsisë në prill të vitit që shkoi.

    Ndonëse Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, Gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë.

    Përveç etniteteve, në listën e të dhënave që ka siguruar Express janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane.

    Sipas këtyre të dhënave, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks.

    Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet. Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë.

    Don Lush Sopi nga Ipeshkvia e Kosovës tha për Express se shifrat për numrin e katolikëve që jetojnë në Kosovë janë përafërsisht të sakta.

    “Sipas të dhënave që ka Ipeshkvia, në Kosovë jetojnë rreth 40 mijë shqiptarë të besimit katolik”, tha Don Sopi.

    Këto shifra, sipas tij, janë pa i përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit e që supozohet se janë diku rreth 60 mijë.

    “Kështu që ne si shqiptarë të besimit katolik i kemi të regjistruar rreth 100 mijë”, tha Don Sopi. Në regjistrimin e popullsisë qytetarët që jetojnë jashtë vendit nuk janë regjistruar si qytetarë të Kosovës. Ata janë evidentuar në regjistrim, por nuk llogariten në numrin e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

    Nga regjistrimi që u bë pas 30 vitesh, në Kosovë jetojnë 1 milion e 735 mijë e 951 banorë.

    Në këtë numër nuk përfshihen edhe qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë.

    Në bazë të të dhënave që ka Express, ka dalë se 1 milion e 614 mijë e 127 qytetarë të Kosovës janë shqiptarë. Ndonëse qarqet në Beograd kanë bërë thirrje që regjistrimi i popullsisë të bojkotohet nga serbët, këtij procesi i kanë thënë po 25 mijë e 718 serbë, pa llogaritur veriun.

    Qytetarë që i përkasin komunitetit turk, sipas regjistrimit, janë 18 mijë e 711. Express ka kontaktuar me telefon edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Turke, Mahir Jagxhillar, por ai nuk e ka hapur telefonin.

    Më shumë se turq në Kosovë thuhet se ka boshnjakë. Si pjesëtarë të këtij komuniteti janë deklaruar 27 mijë e 488.

    Por, gati sa turqit në numër janë ashkalinjtë dhe egjiptasit. Të dhënat tregojnë se në Kosovë jetojnë 15 mijë e 216 ashkalinj, ndërkaq për rreth tre mijë më pak egjiptasë. 11 mijë e 500 qytetarë të Kosovës janë deklaruar si pjesëtarë të komunitetit egjiptian. E përgjysmë më pak se ashkalinjtë dhe egjiptianët janë romët.

    Në Kosovë aktualisht janë regjistruar 8 mijë e 712 romë.

    Më shumë se romët strukturën e popullsisë e përbëjnë goranët. 10 mijë e 211 goranë jetojnë në Kosovë e që kryesisht jetojnë në zonën e Dragashit.

    Përveç këtyre, një numër i vogël janë deklaruar nga komunitetet tjera, e që janë 2 mijë e 220.

    Sido që të jetë, këto të dhëna nuk janë përfundimtare sepse ato do të publikohen në shtator të këtij viti.

    Zëvendësi i Zyrës për Regjistrim të Popullsisë, Avni Kastrati tha për Express se nuk mund të thotë asgjë përderisa nuk i kanë rezultatet përfundimtare.

    “Nuk mund të jap asnjë koment në lidhje me këto të dhëna që i keni ju tash”, deklaroi ai, të mërkurën.

    Sidoqoftë, të dhënat nga rezultatet preliminare me ato përfundimtare duket se nuk mund të ndryshojnë aq shumë.

    Një burim brenda Entit të Statistikave ka thënë për Express se nuk do të ketë ndryshime në rezultatet përfundimtare.

    Nga rezultatet preliminare, Kosova ka saktësisht (pa veriun) 1.8 milionë banorë rezidentë, shifra këto që kishin rënë në kundërshtim me numrin e votuesve dhe me ata që janë të evidentuar në regjistrat civilë.

    Sipas zyrtarëve nga Ministra e Punëve të Brendshme, më shumë ka letërnjoftime sesa që ka popull të regjistruar. E kur merret parasysh që letërnjoftimet lëshohen vetëm për qytetarët mbi 16 vjet, atëherë ka dalë se më shumë se 500 mijë qytetarë nën moshën 16-vjeçare nuk janë regjistruar, duke i fryrë shifrat në 2.5 milionë.

    Ndryshe, regjistrimi i popullsisë në Kosovë është mbajtur pas 30 vitesh. Ky proces ka kushtuar 11 milion euro ku 3.9 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa Komisioni Europian e ka mbështetur me 2.5 milionë euro. Mjetet tjera janë siguruar nga donatorët. Mjetet tjera priten të sigurohen nga donatorët.


    Rezultatet e regjistrimit sipas etniteteve:


    Shqiptarë: 1.614. 127 ose 93 për qind

    Serbë: 25.718, ose 1.5 për qind

    Turq 18. 711 ose 1.1 për qind

    Boshnjakë 27.488 ose 1.6 për qind

    Romë: 8.712 ose 0.5 për qind

    Ashkalinj: 15.216 ose 0.9 për qind

    Egjiptianë: 11.500 ose 0.7 për qind

    Goranë: 10.211 ose 0.6 për qind

    Tjerë: 2.220 ose 0.1 për qind

    Numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar 1.735.951


    Numri i qytetarëve të regjistruar sipas përkatësisë fetare

    Myslimanë 1.660.598 ose 95.7 për qind

    Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind

    Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind

    Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind

    Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind

    Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind
    Kombi mbi të gjitha

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Selam Alejkum.

  4. #4

    Red face Regjistrimi i popullsisë, Kosova 1.8 mln banorë, 96% myslimanë

    PRISHTINE-Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga këta, 96 përqind janë myslimanë, 2.2 përqind katolikë dhe 1.5 përqind ortodoksë.

    Këto janë të dhënat e para të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, shkruan sot, Gazeta Express. Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë - pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1 përqind.

    Ndonëse Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, Gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë.

    Përveç etniteteve, në listën e të dhënave që ka siguruar Express janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane.

    Sipas këtyre të dhënave, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks.

    Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet.

    Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë.

    (d.b/BalkanWeb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5

    Smile

    96% e popullsise Kosovare muslimane. Super!!!!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

    Smile Çfarë feje kanë shqiptarët e Kosovës?

    Numri i qytetarëve të regjistruar sipas përkatësisë fetare:

    Myslimanë 1.660.598 ose 95.7 për qind

    Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind

    Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind

    Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind

    Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind

    Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind.

  7. #7
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Bashksia Islame e Kosoves ka 2 milion antarsi ,dihet se ata qe punojn jasht atdheut jan mbet pa regjistru sepse serbis dhe evropes i konvenon me dal sa ma pak shqiptar ne Kosov

    Me vjen mir se feja shqiptari te shqiptaret e Kosoves nuk po ekzistojka siq thonin shum te tjer ,ndersa disa te tjer qe skan pas guxim ta deklarojn fen jan deklaru si te pafe por te till qenkan shum pak
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Urime, kjo eshte nje fitore e madhe, ska rendesi se per ke, mbetet nje fitore e madhe.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Çfarë feje kanë shqiptarët e Kosovës?
    Pjesa dermuese skane fare lidhje me religjionin apo fene sipas besimtareve te vertete.
    Nominalisht shumica absolute jane te shenuar si musliman. Por, realisht 90% nuk i njohin as rregullat themelore te islamit...

  10. #10
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Shume parregullsi ka patur gjate ketij regjistrimi .

    Mu um kan shenu musliman pa qen hiq lol

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •