Nje grup myslimanesh radikalist ne Danimarke kane filluar nje fushate per te kthyer disa pjese te Kopenhagenit dhe qytete te tjera daneze ne Zona ku mbizoteron Ligji i Sharia, te cilat do funksionojne si enklava autonome te drejtuara nga ligji islamik. Grupi islamist danez i quajtur Kaldet til Islam (Thirja ne islam) thote se zona Tingbjerg e Kopenhagenit do jete e para ne Danimarke qe do shnderrohet ne nje subjekt te ligjit Sharia, e pasur nga distrikti Nųrrebro i kryeqytetit dhe pjese te tjera te vendit. Grupi Thirja ne Islam thote se do hedhe neper rruge patrulla 24 oreshe "policie morale" per te detyruar ligjin e Shariahut ne keto enklava. Patrullat do perballen me kedo qe kapet duke pire alkol, luan bixhoz, shkon neper diskoteka apo perfshihet ne aktivitete te cilat nga grupi do shihen si te kunderta me mesimet e islamit.
Lajmi ka ngjallur nje shqetesim te madh ne rradhet e politikes daneze dhe Minstri i Integrimit Karen Haekkerup i thote gazetes Jyllands-Posten se e konsideron kete deklarate si nje akt shume serioz dhe nje kercenim ndaj demokracise daneze, gje e cila do marre si pergjigje nje qendrim shume te vendosur. Ky grup, thote ministri i perket sektit Salafi i cili me veprime te tilla kerkon shkaterrimin e demokracise perendimore e cila do zevendesohet nga Kalifati Universal Islamik, nje teokraci mbare boterore islamike e komanduar nga ligji i Shariahut. Televizioni public danez TV2 kohet e fundit ka filmuar antare te Thirrjes Islame ne qendren e Kopenhagenit te cilet haptazi benin fushate duke drejtuar thirrje per te braktisur demokracine dhe kerkuar njerezve qe te mos votonin ne zgjedhjet parlamentare qe u mbajten ne shtator. Pamje te muslimaneve te veshur me rrobat e tyre tradicionale, thirrje te tilla, pamflete dhe akte tipike myslimane, kane shkaktuar nje mospelqim dhe reagim shume negativ ne rradhen e popullsise daneze e cila ndihet e tradhetuar ne bujarine e saj nga ana e emigranteve te ardhur nga vendet arabe. Disa qytetare te revoltuar shprehen se nuk do lejojne qe vendi i tyre te perdhoset nga njerez mosmirenjohes dhe te pabese qe shfrytezojne bujarine dhe dashamiresine e qeverise dhe popullit danez per te hapur dyert ndaj masave te njerezve te cilet jane ne nevoje, jane te shtypur e te dhunuar neper vendet e tyre te origjines dhe nga ana tjeter abuzojne demokracine daneze duke bere thirrje per ta rrezuar ate dhe zevendesuar me ideologji qe skane asgje te perbashket me kulturen e popullit mikeprites danez.
E njejta pamje dhe e njejta psikologji ndeshet dhe ne Angli ku jo me larg se disa muaj me pare, disa islamista ekstremist shpallen te paren zone ku do veproje Ligji i Shariahut. Dhe ku? Pikerisht ne Waltham Forest, ne Veri te Londres.
Madje ketu ata kane krijuar dhe nje organizate te quajtur Myslimanet Kunder Kryqetareve dhe ne nje konference per shtyp kane dale hapur duke bere thirrje dhe shprehur endrren e tyre per te vendosur ligjin e shariahut ne Britani. Pamja e meposhte eshte marre nga nje konference shtypi e dhene prej kesaj organizate ne Walthamstow. Abu Rumaysah, Sayful Islam, Abu Izzadeen dhe Anjem Choudary e shprehin qarte ideologjine e tyre.
Edhe keto lajme nga Anglia shikohen me shume shqetesim si nga politika ashtu dhe nga njerezit e thjeshte te cilet po ndihen te kercenuar gjithmone e me shume nga radikalizmi i disa elementave si dhe nga pretendimet per te ndryshuar kushtetute e rende demokratike nga emigrante islamike. Analisti Peter Hongelsmat shprehet se parashikon nje rritje te tensioneve sociale nga ky subjekt dhe nje perplasje te rrezikshme mdis qytetarise europiano perendimore e ekstremizmit islamik qe kerkon te imponoje dhunshem normat e tij ne vende ku thjesht ka emigruar. Nje pamje te ilustruar te kesaj situate e sheh qarte ne videon e meposhtme.
http://www.liveleak.com/view?i=ae5_1320786379
Krijoni Kontakt