Apo nuk po ke guxim te japesh njeren alternative nga keto te dyja? "PO" ose "JO"!?
Apo nuk po ke guxim te japesh njeren alternative nga keto te dyja? "PO" ose "JO"!?
Ti a po ndegjon a jo? Apo se ke lexu ate shkrim fare?
Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!
Tani e lexova, te kerkoj falje per keteTi a po ndegjon a jo? Apo se ke lexu ate shkrim fare?
Me fal o Gogi, por une jam nje anetar i ri ne kete forum, te them te drejten futem shume rralle dhe nuk i di rregullat e ketij forumi, nuk di si ta kerkoj dhe ku ta gjej pergjigjen e atij Tony-t
. Une "TY" te pash tek po vezhgoje kete teme dhe "TY" tu drejtova me pyetje.
Neyse, mundesh edhe te mos pergjigjesh fare, nuk ka problem.
Shendet
Gon!
Po sille nje date te caktuar kure eshte ndryshuar, dhe sille origjinaline, nese t'i thua se ka ndryshuar ?
Po si eshte e mundure se edhe vete Arabet e kane pranuar se Bibla nuk ka ndryshuar
sepse eshte e perkthimi ne shume gjuhe
Po te kishte ndryshuar Bibla, ē'ka do te kishte ndodhe me Kuranin !!
Sēarmatosem sa tjetė jeta!
Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!
Ē’ka rreth ngjashmerisė sė Bibles dhe Kuranit?
Shumė herė, nė vende, grupe dhe takime tė ndryshme kemi degjuar duke thėnė se; Bibla dhe Kurani kan ngjashmeri nė mes veti!
Vėrtetė, nėse lexohet Kurani nga nji njeri qė nuk e njef mirė Biblen, sigurisht ka shumė mundėsi hutimesh, mirpor, pėr tė krishterėt qe njohin mire Biblen, kur marrin tė lexojnė Kuranin pėr historitė biblike, kuptojnė se ka pak ngjashmėri (nė emra apo vende) por rrezullton krejtė e kunderta.
Nuk ėshtė e vertetė fare se kan ngjashmeri shkrimet kuranore me ato biblike. Nė kėt artikull dua tė argumentoj se historitė kuranore pėrfshijnė shtrembėrime, amendamente, dhe disa shtime tė ēuditshme tė historive tė njohura qė ne dimė dhe kemi mėsuar nė Bibel. Per ato qe I them nė kėtė artikull, secili mund tė lexoj me kujdes dhe tė mėsoj mbi kėtė realitet.
Dikush mund edhe tė pytė se nga erdhėn pra kėto histori, nėse s’kanė ardhur nga shkrimet e mėhershme?
Mirpor, sot, pėr fat tė mirė ne kemi literaturė tė shumtė tė apokrife tė hebrenjėve (pjesė tė shumta nga Talmudi), datuar qė nga shekulli i dytė, PAS K., me tė cilat mund t’i krahasojmė shumė prej kėtyre historive. Nėse lexojmė me kujdes ne gjejmė ngjashmėri tė ēuditshme midis fabulave dhe tregimeve tė njerėzve, dhe historive qė rinumėrohen nė Kuran. (shiko materialet e Talmudit tė marra nga Feinburg 1993:1162-1163).
Nė vijim mund tė lexojmė se si njė numėr i I madh I traditave tė hebrenjėve u pranuan pa qėllim nga redaktuesit e mėvonshėm, dhe u bėnė pjesė nė shkrimet e shenjta tė islamit nga shekulli i tetė deri nė shekullin e nėntė, ata e shtuan kėtė pjesė tė literaturės materialeve tė Kuranit.
Kėto ligje dhe tradita hebrenje ishin krijuar pėr t’ju pėrshtatur ligjeve tė Moisiut (Torah) me ndryshimin e kohėve. Ato gjithashtu pėrfshinin interpretimet dhe diskutimet e ligjeve (tė Halakhah dhe Haggadah etj.) shumė hebrenjėve nuk i konsiderojnė shkrimet e Talmudit autoritare, por ata i lexojnė ato pa pasur interes pėr dritėn qė ato shkaktojnė pėr kohėt nė tė cilėn u shkruan.
Njė krahasim - Shembulli Abeli dhe Kaini.
Shkrimet islamike:
Kurani-sura 5:31
“Atėherė Allahu dėrgoi njė korb, i cili gėrmoi tokėn pėr t’i treguar atij sesi tė fshihte trupin e vėllait tė tij. ‘I mjeri unė!’ tha ai; ‘nuk isha as nė gjendje si ky korb, qė tė fshihja trupin e vėllait tim? Atėherė ai u mbush plot me dėshpėrim.”
Krahaso shkrimet islamike; Kurani-sura 5:31 me Shkrimet-traditat hebrenje jasht biblike
Lexo me kujdes:
Targumi i Jonatanit-ben-Uziah
“Adami dhe Eva ishin ulur ishin ulur pranė kufomės, duke vajtuar pa ditur se ēfarė tė bėnin, sepse ata nuk kishin njohuri rreth varrosjes. Njė korb erdhi aty, mori trupin e vdekur tė shokut tė tij, dhe duke gėrmuar nė tokė, e varrosi para syve tė tyre. Adami tha, ‘’le tė ndjekim shembullin e korbit’’, ‘ kėshtu mori trupin e Abelit dhe e varrosi.”
Siq lexuam pra, nėse krahasojmė kėto dy shkrime kuptojmė se; tė dyja historitė janė nė mėnyrė misterioze tė ngjashme. Ne mund tė pėrmbledhim qė ishte prej kėsaj qė Muhamedi, ose ndonjė pėrpilues tjetėr mori kėtė histori. Prej kėsaj gjejmė qė njė pėrrallė hebreje, njė legjendė, njė mit ėshtė e pėrsėritur si njė fakt historik nė Kuran.
Kjo histori qe gjendet nė sura 5;30-32, fillon pothuajse ashtu siē ėshtė pėrmendur nė Bibėl me Kainin qė vret vėllanė e tij Abelin (megjithėse Kurani nuk permden me emra). Qysh nė ajetin 31, pasi Kaini e therr Abelin, historia ndryshon dhe nuk vazhdon mė sipas Biblės. Nga mund tė ketė ardhur ky tregim i Kuranit? Ėshtė ky njė shėnim historik qė ka qenė i panjohur pėr shkruesit e Biblės?
Nė tė vėrtetė, burimi pėr kėtė pjesė u skicua shumė kohė pasi Besėlidhja e Vjetėr u kanonizua, dhe pasi Besėlidhja e Re u shkrua. Nė fakt ka tri burime prej tė cilave ky tregim mund tė jetė marrė:
Targumi i Jonathan-ben-Uzziah;
Targumi i Jeruzalemit, dhe;
libri i quajtur Pirke-Rabbi Eleazar (Shrrosh 1988:144).
Tė tre kėto dokumente janė shkrime hebreje nga Talmudi, tė cilat ishin tradita gojore midis viteve 150-299 PAS K. Kėto histori janė komente mbi ligjet e Biblės, dhe dihen qė nuk pėrmbajnė asgjė mė shumė se sa legjenda dhe pėrralla hebrenjsh. Ndėrsa lexojmė kėtė histori tė veēantė nga Kurani ne gjejmė njė krahasim paralel tė qėlluar me tri burime talmudike, kuptojmė se kėto u bėnė pjesė nė shkrimet e shenjta tė islamit!
Nė vijim mund tė lexojmė mbi; Shembulli Abrahami:
Shkrimet islamike:
El Enbija Suretu 21; 51-71
Ne i dhamė Ibrahimit herėt tė mbarėn, sepse Ne kemi njohur mirė atė (ia dhamė tė mbarėn se e meritoi). Kur ai babai dhe popullit tė vet u: “ē’janė kėto statuja qė i adhuroni?” Ata thanė: “I gjetėm tė parėt tanė, qė po i adhuronin”.
Ai u tha: “Edhe tė parėt tuaj e edhe ju qartė ishit tė humbur!”
Ata thanė: “Me gjithė mend e ke apo mos po tallesh!”
Atėherė ai tha: “Jo, por Zoti juaj ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, ėshtėai qė i krijoi ato, ndėrsa unė jam dėshmues pėr kėtė!”
Pasha All-llahun, posa tė largoheni ju, unė kam pėr t’ia bėrė atė qė duhet statujave tuaja! Dhe i bėri ato copė-copė, pėrveē njė mė tė madhes qė e kishin ata mė shpresė se atij do t’i drejtohen (pėr tė kuptuar se kush i theu). (Kur u kthyen ii panė) Ata thanė: “Kush e bėri kėtė me zotat tanė? Ai na qenka kriminel!” (pastaj) hanė: “Kemi dėgjuar pėr njė djalosh qė i pėrqeshte ato, tė cilit i thonin Ibrahim”. Ata thanė: “Silleni atė kėtu nė sy tė njerėzve qė ta shohin (e ta dėnijmė)”.
I thanė: “A e bėre ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?”
Ai tha: “Jo, por atė, e bėri i madhi i tytre, ju pyetni ata nėse janė qė flasin?”
Ata u ndalėn e u menduan me veten, e dikush tha: “Vėrtet, ju jeni ata tė gabuarit (pse adhuroi gjėra tė kėto)”.
Mirėpo, pastaj e shoshitėn kėtė gjė nė kokat e tyre (u kthyen nga bindja nė koėfortėsi) dhe thanė: “Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin!”
Ai tha: “A po adhuroni pra nė vend tė All-llahut asish qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?” Medet pėr ju dhe pėr ata qė i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” Atėherė ata thanė: “Digjeni atė (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nėse doni t’u ndihmoni!” Po Ne i thamė: “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!” Ata deshėn t’i bėjnė atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bėmė mė tė dėshtuarit.
E Ne shpėtuam atė e edhe Lutin nė atė tokėn qė e kemi bekuar pėr njerėz.
Shkrimet e krishtera:
Tareu mori tė birin, Abramin, dhe Lotin, birin e Aranit, tė birit tė vet edhe Sarajėn, renė e vet, gruan e Abramit, tė birit tė vet dhe i nxori nga Uri i Kaldenjve pėr tė shkuar nė dheun e Kanaanit. Arritėn nė Harran dhe aty ngulėn. (Zan 11; 31)
I tha edhe: “Unė jam Zoti qė tė nxora nga Uri i Kaldesė pėr ta dhėnė kėtė tokė pronė”. (Zan 15; 7)
Siē lexua, pra nė surėn 21:51-71, ne gjejmė historinė e Abrahamit. Sipas Kuranit Abrahami konfrontohet me njerėzit e tij dhe atin e tij pėrshkak tė shumė idhujve tė cilėt ata i adhuronin. Pas njė argumentimi midis Abrahamit dhe njerėzve, ata largohen dhe Abrahami i thyen idhujt e vegjėl, duke i lėnė ata mė tė mėdhenjtė tė paprekur. Kur njerėzit shikojnė kėtė ata e thėrrasin Abrahamin dhe e pyesin nėse ai ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė, i cili pėrgjigjet qė ishin idhujt e mėdhenj qė e bėnė shkatėrrimin. Ai i sfidon ata tė pyesin idhujt e mėdhenj pėr ta gjetur, pėr tė cilėt ata pėrgjigjen: “Ti e di shumė mirė qė kėta (idhujt) nuk flasin!”(ajeti 65). Ai i jep njė kundėrpėrgjigje tallėse, dhe ata e hedhin atė nė zjarr. Por nė ajetin 69 Allahu e urdhėron zjarrin qė tė jetė i freskėt, duke e bėrė tė sigurtė pėr Abrahamin, dhe ai mrekullisht del jashtė i paprekur.
Nuk ka ngjashmeri pėr kėtė histori nė Biblėn tonė. Gjendet njė ngjajshmeri, sidoqoftė, nė librin e tregimeve hebreje tė shekullit tė dytė tė quajtur Midrash Rabbah. Nė kėtė pjesė Abrahami i thyen tė gjithė idhujt pėrveē mė tė madhit. Ati i tij dhe tė tjerėt e sfidojnė atė pėr kėtė, dhe me njė lėvizje qesharake nga pjesėt kuranore Abrahami pėrgjigjet qė ai i kishte dhėnė idhullit tė madh njė ka pėr idhujt e vegjėl qė ta hanin, por sepse idhujt e vegjėl shkuan pėrpara dhe e hėngrėn, duke mos treguar respekt, idhulli i madh i shembi ata mė tė vegjlit. I tėrbuar i ati nuk i besoi raportit tė Abrahamit, dhe kėshtu e coi atė tek njė njeri i quajtur Nimrod, i cili e hodhi atė nė zjarr. Por Perėndia e bėri zjarrin tė freskėt dhe ai eci jashtė tij i paprekur.
Ngjashmėria midis kėtyre dy historive ėshtė e pagabueshme. Njė tregim hebre i shekullit tė dytė, njė folklor, dhe njė legjendė, dhe njė mit ėshtė e pėrsėritur nė “Kuranin e shenjtė.” Ėshtė pothuajse e dukshme qė sajuesit e kėtij raporti kanė dėgjuar fragmente tė rrėfimeve biblike duke i vizituar hebrenjėt dhe duke supozuar qė ato vinin nga i njėjti burim dhe paqėllim shkruan folklorin hebre nė Kuran.
Besimi islam:
Disa myslimanė pretendojnė qė kėto legjenda, dhe jo raportet biblike, janė nė tė vėrtetė Fjala e vėrtetė e Zotit. Ata mbėshtesin qė hebrenjėt e fshinė atė qė tė mos pėrputhej me raportin e Kuranit tė mėvonshėm.
Unė sot; pa u pėrpjekur qė tė shpjegojnė se si hebrenjėt do tė kishin ditur qė tė fshijnė kėtė histori tė veēantė, pėrderisa Kurani do tė shfaqej vetėm nė shekujt e mėvonshėm, ne patjetėr duhet tė pyesim se nga erdhi ky folklor?
Bibla vetė na e jep pėrgjigjen; tek Zanafilla 15;7, Zoti i tregon Abrahamit qė ishte Ai i cili e nxorri atė nga Uri i Kaldeasve. Ur ėshtė njė vend gjithashtu i pėrmendur tek Zanafilla 11;31. Ne kemi evidencėn qė njė shkrimtar izraelit i quajtur Jonathan Ben Uziel e keqmori fjalėn hebreje “Ur”; pėr hebrenjtė kjo fjalė do tė thotė ‘’zjarr.” Kėshtu qė nė komentet e tij pėr kėtė varg ai shkruan: ““Unė jam Zoti qė tė nxora nga Uri i Kaldesė pėr ta dhėnė kėtė tokė pronė”.Si rrjedhojė, pėrshkak tė keqkuptimit dhe keqleximit tė vargut biblik, njė tregim u bė popullor nė atė kohė, e cila shpallte qė Zoti e kishte nxjerrė Abrahamin jashtė zjarrit. Me kėtė informacion nė dorė ne mundemi tė dallojmė se nga tregimi hebre ka rrjedhė; nga keqkuptimi i njė fjale tė vargut biblik prej njė shkruesi tė gabuar.
Por sidoqoftė ėshtė e vertetė se ky shkrim i gabuar gjeti rrugėn e tij nė Kuran. Ėshtė e dukshme nga kėto shembuj qė shkruesi i Kuranit thjesht pėrsėriti atė ēfarė ai kishte dėgjuar, dhe duke mos qenė nė gjendje tė dallonte atė ēfarė kishte dėgjuar dhe atė ēfarė ėshtė e vėrtetė nė Bibėl, ai thjesht i prezantoi ato hap pas hapi nė Kuran. Kėshtu qe Bibla dhe Kurani nuk kan ngjashmeri nė mes veti.
vazhdon-->
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 23-03-2012 mė 18:01
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Ē’ka rreth histories sė shkrimeve kuranore dhe biblike?
Besimi Islam:
Sipas muslimanėve, Allahu ėshtė Zoti i vėrtetė i cili i dha ligjin Moisiut dhe ungjillin Jezusit.
Sipas tyre, Adami ishte muslimani i parė, dhe Abrahami adhuroi Allahun nė Kaba. Ndersa Muhamedi ėshtė vula e profetėve, profeti i fundit.
Kurani ka njė histori interesante!
Ajo qė ėshtė mjaft interesante nė lidhje me shkrimet kuranore dhe besimin islam, ėshtė fakti qė Allahu nuk ėshtė parathėnė askund nė asnjė literaturė tjetėr, para-arabike. Andaj, njeriu mund tė shtroj kėtė pytje; Si shpjegohet qė tė mos ketė asnjė reference pėr Zotin e vėrtetė nė asnjė literaturė hebrenje as krishtere sepse ato janė para islamit?! Si ka mundesi kjo nėse Allahu paska qėnė Zoti i vėrtetė dhe i dha atyre ligjin me anė tė Moisiut dhe ungjillin Jezusit? Kurani flet dhes ipas tij edhe Jezusi vetė iu lut Allahut. Mirpor, si shpjegohet qė nuk ka asnjė reference dhe historia - shkrimet e mėparshme nuk thonė gjė pėr kėtė? Cilat shkrime thonė kėtė perveq Kuranit? Pse ungjilltarėt, apostujt, etėrit dhe Kisha nuk shkruan asgjė per kėtė? Atėher, njė njeri me llogjikė tė shėndodhė bėn pytje; nėse Allahu I Kuranit dhe islamit ėshtė Zoti i vėrtetė, si ndodhi qe gjatė shekujve nuk paska asnjė njeri tjetėr, ama, as njė rresht nė historinė e njerėzimit nuk tha as nuk shkruajti gjė pėr Allahun para Muhamedit?
]Vertetė ėshtė shumė interesante nėse gjurmojmė nė zanafillen e islamit dhe shkrimeve kuranore! Shumkujt ndodhė se I duket e ēuditshme por se kjo ėshtė reale; sipas historisė dhe arkiologjisė, Allahu pėrmendet si njė nga zotėt paganė qė arabėt adhuronin nė Kaba. Allahu nė fakt ishte njė nga 360 zotat qė adhuroheshin atje, dhe ishte zoti kryesor nė Kaba. Per at arsye nė Kuran, nuk shpjegohet se kush ėshtė Allahu, ngaqė tė gjithė arabėt e njihnin mirė se kush ishte Allahu, nė fakt Allahu ishte perėndia-hėnė qė arabėt adhuronin. Fakti qė Allahu ishte njė nga zotat kryesorė paganė qė adhurohej nga arabėt ėshtė i padiskutueshėm.
Kjo ndodhė edhe sot! Tė gjithė e dime se simboli i Hėnės dhe i gjysėm Hėnės ėshtė i lidhur ngushtė me fenė islame, dhe ėshtė i pranishėm nė flamurė tė shteteve islamike, objekte tė kultit, simbole tė fesė islame, etj, qė tregon njė lidhje direkte tė islamizmit me adhurimin pagan tė Hėnės.
Sot Kaba-ja quhet “vend I shenjt” sepse mė vonė, pasi qe Allahu ishte zoti mė I madh dhe kryesori nder zotat pagan, atėher edhe Kaba-ja u quajt “shtėpia e Allahut”.Mirpor arabėt kishin caktuar mjaft rite nė lidhje me adhurimin e idhujve qe janė edhe sot aktuale: Ėshtė flijime kafshėsh, agjėrimin pėr Ramazan I cili nuk ėshtė diēka tjeter pos paganizem dhe hipokriti, ecjen rrotull Kabasė 7 herė, puthja e gurit te zi, gjuajtja me gurė ndaj “djallit”, lutje drejt Mekės, etj. Pra, Muhamedi mėsonte ndjekėsit e tij qė tė merrnin pjesė nė kėto rite qė kur paganėt ishin nė kontroll tė Mekės. Mė vonė Muhamedi i pėrdori kėto rite nė formimin e fesė islame dhe zhduku tė gjithė zotat e tjerė dhe mbajti vetėm Allahun si zotin e vetėm qė njerėzit duhet tė adhuronin.
Besimi I Krishter:
Tė krishterėt dhe per tė krishter besimi nė Zot ka kuptim. Bibla ka njė fillim - zanafillė tė kėsajė bote dhe mbarim, kėshtu fillon dhe mbaron. Pra, Bibla ėshtė e frymėzuar nga Hyji dhe Fryma e Hyjit ka shfaqur ēdo gjė qė njerėzit duhet tė dinė nė lidhje me eksiztencėn e Zotit, pėrjetėsinė, jetėn dhe vdekjen, vullnetin dhe karakterin e Hyjit.
Bibla, me tė cilin nuk mund tė krahasohet asnjė vepėr dhe asnjė shkrim tjeter, qoftė e letėrsisė sė vjetėr apo e letėrsisė moderne, ku qėllimi dhe arti i shkrimit nė kėtė Vepėr, ėshė me shumė frymzim dhe me ndikim tė plotė tė Zotit pėr periudhat e ndryshme si historike ashtu edhe me ato metafizike. Simbolika dhe kuptimi i vėrtet i Biblės fitohet me tė njejtin qėndrim tė lexuesit, pra, me frymėzim tė Zotit e jo me ndikim tė ndonjė qėllimi apo frymėzimi tjetėr.
Shenjtėria e kėtyre Shkrimeve quhen tė tilla, sepse e tregojnė veqantin e tyre nga vet pėrmbajtja dhe nga vet qėllimi i tė shpallurit tė tyre.
Shkrimet janė tė ndara nė Beslidhjėn e Vjetėr (Dhjatėn e Vjetėr) nė tė cilat tekstet janė shkruar para ministerit tė Jezu Krishtit, dhe Beslidhja e Re (Dhjata e Re), e cila e pėrshkruan “Lajmin e Mirė” me Ardhjėn e Mesis.
Beslidhja e Vjetėr parathotė, paralajmronė ardhjen e Jezusit, ndersa Beslidhja e Re plotėson profecitė e B. V me ardhjen e Jezusit. Tė gjitha u plotėsuan pike per pike.
Mesazhi i Biblės ėshtė unik. Nuk ėshtė njė pėrmbledhje poetike idesh tė pakuptimta. Bibla na shfaq Zotin dhe planin e Tij pėr jetėt tona:
ekziston njė qėniej perfekte, njė shpirt i vėrtet, nuk i definuar nė asnjė formė, i gjithjetshėm, i pa pėrsėritur, i gjithpushtetshėm, dhe i gjithdishėm.
Nė Beslidhjėn e Vjetėr hebreje para shihet si Zot (El o Elohim), me njė emėr tė pėrgjithshėm Zotėri (Adonay), me emrin e vet YHĖH dhe me shumė lloj emrash tė pėrbashkėt: i Tejlarti, i Amshueshėm, Shkatrimtar, Zotėria e aradhave.
Nė Beslidhjėn e Vjetėr greke dhe nė atė tė Rejėn Zoti quhet edhe (Theos) e Zotėri (Kyrios). Pra, karakteristika e Zotit nė Beslidhjėn e Re quhet edhe Zoti porsi At (Baba).
Zoti ka krijuar gjithqka me dėshir dhe dashuri, nga asgjėja, ėshtė kryesori nė krijim, e cila karakterizohet me njė mirėsi origjinale.
Por njėher dikur njeriu me lirin e vet, ka vendosur tė largohej nga Zoti (me mėkatin e rrjedhshėm), duke i bėrė rrugė sė keqės nė krijim.
Zoti pra, krijoi njė beslidhje me Abrahamin dhe pasardhėsit e tijė, me popullin e Izraelit, nė shiqim tė njė shpėtimi tė njerzimit, duke e marė mbi vete asistencėn e kujdesin e Vet mbi popull, por duke kėrkuar nga populli besėn dhe lutjėn qė i pėrket vetėm Zotit.
Intervenimi i Zotit ėshtė veqanarisht evident nė shumė raste: lirimi nga Egjipti (Dalja, shekulli i XIII para Krishtit); fitorja e Tokės sė Premtuar (shekulli XIII – XI para Krishtit); shpėrndarja e dhjetė fiseve idolatrike tė veriut (VIII shekulli para Krishtit); azili nė Babiloni dhe kthimi (VI para Krishtit).
Zoti i dhuroi Mojsiut ligjin, i pazavendėsueshėm dhe i pa modifikuar, i shtjelluar nė 613 mitzvot (rregulla) dhe e sintetizuar nė dhjet urdhėrimet, me premtim se kush i pėrkrah dhe ju pėrmbahet do tė ketė shpėrblim e kush jo, denim.
Populli i Izraelit largohet vazhdimisht nga Ligji ose i pėrmbahet vetem sipėrfaqsisht dhe formalisht, dhe pėr kėtė Zoti i zgjedh disa njerėz qė tėrheqin vėrejtjen, ata i quan Profet.
Zoti ka premtuar qė do ta dėrgojė Mesin pėr shpėtimin e popullit tė vet.
Nė fund tė kohės Zoti do tė ringjallė nga tė vdekurit, duke garantuar shpėtimin e pėrjetshėm nga pėrjetėsia e denimit pėr ata qė janė nė paqe me Zotin e me njerėzit.
Nė Beslidhjėn e Re, e pranuar nga tė krishterėt dhe jo nga hebrenjėt, janė tė nėnvizuara disa koncepte tjera plotėsuese.
Zoti ėshtė Atė, Birė dhe Shpirti i Shenjtė.
Jezu Krishti, Mesia i pritur, biri i Zotit tė mishėruar, e ka pruar nė njė kuptim perfekt tė ligjith tė Mojsiut, e cila ėshtė e sintetizuar nė dashurin ndaj Zotit dhe nė dashuri ndaj tė afėrmit.
Pėr vdekjen e tijė dhe ringjalljėn e tijė, tė gjithė ata qė besojnė nė tė janė tė shpėtuar dhe tė pajtuar me Zotin.
Pra, Bibla ėshtė e frymėzuar nga Hyji dhe Fryma e Hyjit ka shfaqur ēdo gjė qė njerėzit duhet tė dinė nė lidhje me eksiztencėn e Zotit, pėrjetėsinė, jetėn dhe vdekjen, vullnetin dhe karakterin e Hyjit, etj.
Bibla u shkrua nė njė periudhė rreth 1600 vjetėsh, nga 46 autorė tė ndryshėm nė vende tė ndryshme dhe nė kontinente tė ndryshme, nė tre gjuhė tė ndryshme, dhe trajton tema tė ndryshme nė pika tė ndryshme tė historisė. Megjithatė, nė mesazhin e saj ka njė pėrputhje logjike tė habitshme. Nė tė gjithė Biblėn del i njėjti mesazh: Zoti na ka krijuar, Ai e krijoi botėn ku jetojmė, tė gjitha ato qė shihet e qė nuk shihen, Ai na krijoi ne me qėllimin e veēantė pėr tė patur njė marrėdhėnie - relacion me Tė. Zoti na do shumė dhe asnjėher nuk ka hjekur dorė nga njeriu.
Qėllimi i Zotit ėshtė tė na don dhe ta duam Atė dhe tė afėrmin tonė.
Beslidhja e Vjeter pėrfshinė librat e Shkrimit Shenjt tė shkruara para ardhjes sė Jezu Krishtit. Janė 46 libra, cili mė i madh cili mė i vogėl. Beslidhja e Re pėrfshinė ata libra qė u shkruan pasi u vendos Beslidhja e Re me anė tė gjakut tė Jezu Krishtit dhe janė 27 libra.
Siē u tha edhe mė parė pra, Bibla nuk ėshtė shkruar nga njė autor apo person. Pėrkundrazi, Beslidhja e Vjetėr dhe ajo e Re u shkruan nga shumė autorė tė ndryshėm, tė frymėzuar, nė Azi, Afrikė dhe Europė dhe tė gjithė librat pėrputhen me njėri tjetrin si nė tema, vargje, ashtu edhe histori. Bibla pėrshkruan historinė njerėzore me detaje shumė tė hollėsishme. Jepen konkretisht emra njerėzish, vendesh, popujsh, civilizimesh, mbretėrish, gjereralėsh, dhe gjenealogji deri nė hollėsinė mė tė madhe. Zbulime arkiologjike nė mijėra vjet vazhdojnė tė konfirmojnė historitė biblike.
Fillon me zanafillen; tregim I pare mbi krijimin e gjithėsisė: “Nė fillim Hyji krijoi qiellin e tokėn….” (Zanafilla 1;1) dhe perfundon duke profetizuar Ardhjen e Jezusit; gjykimin e fundit tė botes dhe qytetin e ri tė njerėzve me Zotin; “Nuk do tė ketė natė as drita e llambės mė nuk do tė duhet, as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do tė shndrisė mbi ta dhe ata do tė mbretėrojnė nė shekuj tė shekujve”.
(zb 22)
I drejti le tė vazhdojė tė bėjė drejtėsi!
Shenjti le tė vazhdojė tė shenjtėrohet gjithnjė!«
Ja, unė po vij sė shpejti! Edhe shpėrblimi im me mua, pėr tė shpėrblyer gjithkėnd sipas veprave tė tij!
Unė jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!
Tė lumėt ata qė i lajnė petkat e veta pėr tė pasur pjesė nė pemėn e Jetės pėr tė hyrė nėpėr dyer nė qytet!
Pėrjashta mbesin qentė, shortarėt, fėlligėshtarėt, idhujtarėt dhe tė gjithė ata qė e duan ose e vėnė nė zbatim gėnjeshtrėn.
Unė, Jezusi, e dėrgova engjėllin tim t’jua sjellė kėtė dėshmi kishave.
Unė jam rrėnja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshėm i mėngjesit!«
Shpirti Shenjt dhe Nusja thonė: »Eja!«
Edhe ai qė dėgjon le tė thotė: »Eja!«
Kush ėshtė etshėm, le tė vijė; kush do, le ta marrė ujin e jetės falas!
Unė i dėshmoj secilit qė i dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri: » Atij qė do t’i shtojė ndonjė gjė, Hyji do t’ia shtojė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr.
Atij qė do ta heqė ndonjė fjalė nga ky libėr i profecisė, Hyji do t’ia heqė pjesėn nė pemėn e jetės dhe nė qytetin e shenjtė - tė pėrshkruar nė kėtė libėr«.
Ai qė i dėshmon kėto, thotė:
Po, po vij sė shpejti!« Amen!
Eja, o Zot, Jezus!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 23-03-2012 mė 18:04
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Librat e humbura tė Biblės
Bibla ēfare e kemi sot ėshtė njė pėrmbledhje e shumė librave historikė tė shkruar nėpėr shekuj dhe kėto libra kurrė nuk u shkruan me qėllimin qė tė konsideroheshin pėr fjalė tė Perėndisė. Shumė nga kėta libra pėrmbanin dhe pėrmbajnė mesazhe nga fjalėt e Zotit tė shpallura Profetėrve por shpesh herė nė mėnyrė tė shtrembėruar dhe jo tė saktė. Ėshtė rastėsi qė nė Biblėn e sotme kemi librat qė i kemi. Shumė nga librat e mėhershme tė konsideruara si kanon janė humbur. Kėtė e dėshmon vetė Bibla. Ja lista e disa librave tė humbur tė Biblės:
1. Libri i Luftėrave tė Zotit: Pėr kėtė mund tė lexojmė tek Numrat 21:14.
2. Libri i Jasherit : pėrmendur tek Jozuehu 10:13 dhe gjithashtu tek II Samueli 1:18.
3. Tre librat e Solomonit : I pari pėrmbante njėmijė e pesė Psalme, i dyti pėrshrkuante historinė e krijimit dhe i treti pėrmbante tre mijė proverba. Ky libėr pėrmendet tek 1 Mbretėrit 4:32.
4. Libri i tė drejtave/rregullave tė Mbretėrisė: Kėtė libėr tė humbur e kemi tė pėrmendur tek 1 Samueli 10:25.
5. Libri i Shikuesit Samuel
6. Libri i Profetit Natan
7. Libri i Shikuesit Gad : Librat e humbur 5, 6 dhe 7 pėrmenden tek 1 Kronikave 29:29.
8. Analet e Profetit Shemajah.
9. Libri i Idos, Shikuesit: Librat nga 8 dhe 9 janė tė pėrmendura nga 2 Kronikat 12:15.
10. Profecia e Ahijahut,
11. Vegimet e Idos, Shikuesit : librat nga 10 dhe 11 janė tė pėrmendura nė II Kronikat 9:29. Librat e Idos dhe Nathanit janė gjithashtu tė pėrmendura kėtu.
12. Analet e Jehut, birit tė Hananit: Ky libėr ėshtė i pėrmendur tek II Kronikave 20:34.
13. Libri i Izaisė Profetit, ky ose ishte pjesė e Librit tė tashėm tė Isaisė ose ishte libėr i veēantė dhe pėrmbante tė gjitha bėmat e Uziahut: pėrmendet tek II Kronikave 26:22.
14. Libri i Vizionit tė Izaisė: Ky libėr i humbur pėrmbante bėmat e tėra tė Ezekias dhe pėrmendet tek II Kronikave 32:32.
15. Libri i Besėlidhjes sė Moisiut: Ky libėr i humbur pėrmendet tek Dalja 24:7
Etj etj.
Sipas teorisė kristiane Bibla ėshtė fjalė e padiskutueshme e Perėndisė edhe nuk ėshtė e ndėrruar apo e humbur siē po pohokan muslimanėt sipas tyre.
E vėrteta ėshtė se Zoti kurrė nuk e kishte bėrė ndonjė premtim se Tevrati, Zeburi, Inxhili etj do tė ruheshin nė formėn qė ishin shpallur. Kėtė e dėshmon edhe ajo qė kemi cekur mė lartė pėr librat e humbur tė Biblės. Kjo dokumentohet nga vetė Bibla. Nėse kemi argumente jo kontestuese pėr humbjen e dhjetėra librash nga kanoni i Biblės si mund tė pohojnė tė krishterėt akoma se ēdo fjalė dhe shkronjė e Biblės ėshtė Fjalė e Zotit dhe e ruajtur ashtu siē e paska shpallur Perėndia.
KONCEPTI I ZOTIT NĖ BIBĖL DHE NĖ KURAN
Senad Maku
Duke ditur nevojėn pėr fe dhe pėr besim nė Perėndinė, njeriu do tė shtronte pyetjen se si nė mes njė jete tė stėrngarkuar tė ketė aq pak kohė tė lirė pėr tė bėrė njė studim tė hollėsishėm pėr tė zgjedhur religjionin mė tė besuar nė mesin e njė numri religjionesh konkurues, ku secili prej tyre pretendon se ėshtė i vėrtetė dhe i drejtė. Pėrgjigja nuk ėshtė e vėshtirė tė jepet ashtu siē duket nė tė parė, e as qė kėrkon ndonjė studim shkencorė.
I Madhi Zot xh.sh. kėrkoi nga njeriu qė tė besojė nė Zotin Njė, kėrkoi nga ai qė tė mos i shoqėrojnė Atij asgjė. Kjo thirrje pėr besim nė Zotin Njė iu ėshtė bėrė edhe njeriut tė parė dhe pejgamberit tė parė Ademit a.s. e edhe pejgamberėve tė tjerė dhe njerėzve nė pėrgjithėsi.
Popujt tė ndryshėm, gjatė historisė njerėzore, u pėrpoqėn ta besojnė Zotin, duke e personifikuar Atė, duke e identifikuar me shumė gjėra nė kėtė gjithėsi si p.sh. me gurė, drunj, duke e pėrshkruar Zotin me veti tė njeriut poashtu duke e pėrshkruar edhe si njė gjallesė tė jashtėzakonshme etj.. Feja islame, libri i fundit Kurani na porositė qė tė besohet Zoti Njė, Krijues i kėsaj gjithėsie, Zotit tė cilit i nėnshtrohet ēdo gjė nė gjithėsi, deshėm sdeshėm. Cilėsit e Tij janė tė pėrhershme, pa fillim, janė tė pazhdukshme dhe nuk dobėsohen kurrė nė tė ardhmen, kurse cilėsit e njerėzve janė tė krijuara si edhe vetė ata. Zoti nuk i pėrngjet askujt dhe askush nuk i pėrngjet Atij.
Cilėsi mė e rėndėsishme e Allahut xh.sh. ėshtė vuxhudi-ekzistenca, Kurani verifikon ekzistencėn e Zotit xh.sh. me mijėra argumente, p.sh.:
All-llahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato. (Err-Rrad 2) Dhe Ai ėshtė qė jep jetė dhe vdekje dhe vetėm Ai bėn ndryshimine natės e tė ditės; si nuk e kuptoni? (El-Muminun 80)
Poashtu Kurani flet se Pafillėmsia dhe Pėrhershmėria janė dy veti tė Allahut xh.sh.:
Ai ėshtė i pari dhe i fundit. (Hadid 3)
ēdo gjė qė ėshtė nė tė (nė tokė) ėshtė zhdukur. E dotė mbetet vetėm Zoti yt qė ėshtė i madhėruar e i nderuar!. (Err-Rrahman 26-27)
Kurani tregon se Zoti i Madhėruar ėshtė (Ekzistues) qė nuk i ngjan askujt, ku thotė: Askush nuk ėshtė si Ai, Ai dėgjon dhe i sheh tė gjitha. (Esh-Shura 11)
Allahu I Lartėmadhėruar nuk varet nga krijesat e Veta, e as qė i janė ato tė nevojshme, Ai nga vetvetja ekziston, ku thotė:
O ju njerėz, ju keni nevojė pėr All-llahun, e All-llahu nuk ka nevojė pėr ju; Ai ėshtė i falėnderuari. Po tė dojė Ai, juve ju zhduk e sjellė krijesė tė re. E pėr All-llahun ajo nuk ėshtė e vėshtirė. (El-Fatir 15-17).
Poashtu Kurani thotė se Allahu xh.sh. ėshtė Njė i Vetėm, ku Allahu nė Kuran thotė: Mos adhuroni dy tė adhuruar, sepse Ai ėshtė vetėm njė Zot, pra vetėm Mua mė keni dronė. (Nahl 51)
Flet pėr gjithmundėsinė e Allahut dhe tregon se kjo ēka sheh nė gjithėsi ėshtė veprimtari e gjithmundshme krijuese.
All-llahu krijoi secilėn gjallesė prej uji, e prej tyre ka qė ecin rrėshqitas nė barkun e vet, ka qė ecin nė tė dy kėmbėt e edhe asosh qė ecin nė tė katėr kėmbėt. All-llahu krijon ēka tė dojė, pse vėrtet All-llahu ka mundėsi pėr ēdo gjė. (Nur 45)
Nga Kurani Famėlartė dimė se dituria e Allahut ngėrthen tė gjitha gjėrat dhe i pėrthekon tė gjitha, ku thotė:
Ai e di ēka nė qiej e nė tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atė qė mbajnė nė zemrat. (Tegabun 4)
Kėto ishin disa nga cilėsit e Allahut xh.sh. qė janė apsolutisht tė pėrkryera, tė pėrhershme. Fjalėt qė flasin pėr vetit e Allahut tė Madhėruar tėrėsisht dallohen nga kuptimi i fjalėve qė i pėrdorim pėr ndonjė veti tė qenieve tė gjalla.
Disa nga fetė qiellore, misioni i tė cilave ishte i pėrkohshėm, janė mbėrthyer nga teprimet, tejkalimet, pėrdhosja e deri tek degjenerimet e asaj qė ėshtė thelbi i tyre, d.m.th. i janė shmangur thelbėsores dhe kuptimit tė sė vėrtetės.Vetit e Zotit nė Bibėl nė realitet janė pasqyrim i ėndjeve, cilėsirave dhe dėshirave tė ideologjive njerėzore, Zoti cilėsohet me tė gjitha vetit qė ata cilėsohen.
Koncepti Biblik i Zotit ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Kuranit. Le tė hedhim njė shikim kėtyre citateve.
1. A pushon- A ēlodhet Zoti?
Sipas Biblės, Zoti tregohet qė mbas krijimit tė qiellit dhe tokės u ul dhe pushoj, ku thotė: " sepse nė gjashtė ditė Zoti bėri qiellin dhe tokėn, dhe ditėn e shtatė pushoi dhe u shlodh". (Exodi 31:17) "sepse nė gjashtė ditė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė to, dhe ditėn e shtunė ai pushoi (Exodi 20:11) "Ndėrkaq ditėn e shtatė Perėndia mbaroi veprėn qė kishte kryer dhe ditėn e shtatė u ēlodh nga gjithė vepra qė kishte kryer". (Zanafilla 2:2)
Kėtė veti tė Zotit Kurani e hedh poshtė duke e argumentuar, ku thotė: "Ne krijuam qiejt e tokėn dhe gjithēka ka ndėrmjet tyre brenda gjashtė ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje". (Kaf 38)
2. A harron Zoti?
Bibla thotė: Deri kur do tė mė harrosh, o Zot? (Psalmi 13:1) Pse do tė na harroje pėr jetė . (Vajtimet 5:20)
Kurani thotė: Zoti im nuk gabon e as nuk harron". (Ta Ha 52)
3. Fuqia e Zotit?
Nė Bibėl thuhet se Jakobi luftoi me Zotin: "Emri yt nuk do tė jetė mė Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkė me Perėndinė dhe me njerėzit, dhe ke fituar". (Zanafilla 32:28)
Kurani thotė: Ata nuk madhėruan All-llahun me madhėrinė e Tij tė vėrtetė, qė meriton, All-llahu ėshtė i fuqishėm, ngadhnjyes. (El-Haxh 74)
4. A flen Zoti?
Bibla thotė: Zgjohu! Pse fle, o Zot? (Psalmi 44:23) Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si njė trim qė bėrtet nėn ndikimin e verės. (Psalmi 78:65) Zgjohu dhe ēohu, pėr tė mė siguruar drejtėsi dhe pėr tė mbrojtur ēėshtjen time, o Perėndi dhe Zoti im. (Psalmi 35:23)
Kurani thotė: Allahu ėshtė njė, nuk ka Zot tjetėr pėrvec Atij Atė nuk e kap kotje as gjumi. (Bekare 255)
5. Zoti nuk dėgjon?!!
Bibla thotė: Deri kur, o Zot, do tė bėrtas dhe ti nuk do tė mė dėgjosh? (Habakuku 1:2)
Kurani thotė: Vėrtet, Zoi im dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjes. (Ibrahim 39)
6. Mos pėrgjigja e Zotit?!!
Bibla thotė: O Zot, dėgjo lutjen time dhe vėri veshin britmės sime; mos u trego i shurdhėr ndaj lotėve tė mi. (Psalm 39:12) Pse e fsheh fytyrėn tėnde, dhe harron pikėllimin tonė dhe shtypjen tonė? (Psalm 44:24)
Kurani thotė: E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, I pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua. (Bekare 186) A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos All-llahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni.( Neml 62)
7. Zoti ėshtė i pamėshirshėm.
Poashtu Bibla e quan Zotin tė Pamėshirshėm, citoj: A do tė mė hedhė poshtė pėr gjithnjė Zoti? E nuk do tė mė pėlqejė mė kurrė? Dhe mirėsia e tij ka marrė fund pėr gjithnjė dhe falja e tij ka munguar pėr brezat e ardhshme? Vallė Perėndia e ka harruar mėshirėn dhe nė zemėrimin e tij u ka dhėnė fund dhembshurive tė tij? (Psalm 77:7-9)
Kurani thotė: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!" (Zumer 53)
8. Dituria e mangėt e Zotit!!!
Tek Zanafill 3:8,tregohet se Zoti ecėn nė kopsht, dhe pėr ta gjetur njeriun qė fshihet prej Tij, Zotit I duhet ta kėrkojė, poashtu tregon edhe njė pjesė tė paditurisė sė Zotit, siē tregohet nė Bibel: Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shėtiste nė kopsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit. Atėherė Zoti Perėndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?".Ai u pėrgjigj: "Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht, dhe pata frikė sepse isha lakuriq dhe u fsheha". Dhe Perėndia i tha: "Kush tė tregoi se ishe lakuriq? Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha urdhėruar tė mos haje?".
Pėrsėri Kurani hedh poshtė kėtė mangėsi tė Zotit, kėtė shpifje qė i bėhet Atij ku thotė: Tė All-llahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe perėndimi, dhe kahdo qė tė ktheheni, aty ėshtė anė e All-llahut. Vėrtetė, All-llahu ėshtė I gjerė (nė bujari) e i dijshėm.( Bekare 115) Ai ėshtė All-llahu (qė adhurohet e madhėrohet prej ēka kanė tokė; Ai i di fshehtėsitė dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atė qė bėni. (Enam 3)
9. Pėrshkrimi i Zotit !!!
Kėtu Bibla e pėrshkruan Zotin si njė gjallesė tė jashtėzakonshme, dhe si njė Zot qė kalėron mbi njė Kerubin: Atėherė toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lėkundėn dhe u shkundėn, sepse ai ishte tėrė zemėrim. Njė tym ngjitej nga fejzat e hundės sė tij dhe njė zjarr pėrvėlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thėngjij Ai rrinte kaluar mbi njė kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erės. (2 Samueli 22:8-11)
Kurani hedh poshtė kėto trillime ku thotė: E kush ėshtė mė gabimtar i madh se sa ai qė trillon rrenė ndaj Zotit, ose thotė: "Mua po mė shpallet e nuk i ėshtė shpallur asgjė, ose se sa ai qė thotė: "Do tė thur diēka tė ngjajshme me atė qė e ka zbritur All-llahu".( El-Enam 93) Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.( Esh-Shura 11)Pra, mos i pėrshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di tė gjitha e ju nuk dini.( En-Nahl 74)
10. Zoti pėrshkruhet nė formėn njerėzore.
Bibla thotė: Pastaj Perėndia tha: "Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne. (Zanafilla 1:26) Perėndia e ka krijuar njeriun simbas shėmbėlltyrės sė tij.( Zanafilla 9:6)
Kurani thotė: Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As ska lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė. (El-Ihlas 1-4) Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi. (Shura 11)
11. A mundet tė shikohet Zoti?
Bibla thotė: Atėherė Jakobi e quajti kėtė vend Peniel, sepse tha: "E pashė Perėndinė ballė pėr ballė dhe jeta ime u fal".( Zanafilla 32:30) Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit u ngjitėn, dhe panė Perėndinė e Izraelit.( Exodi 24:9-10)
Kurani thotė: Tėpamurit (e njerėzve) nuk mund ta pėrfshinė Atė, e Ai i pėrfshinė tė pamurit. Ai ėshtė shumė i kujdesshėm, hollėsisht i njohur. (El-Enam 103)
12. Zoti a ka familje?
Bibla thotė: Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė biri im, i parėlinduri im". (Exodi 4:22) Por Zoti e pa kėtė dhe i hodhi poshtė, pėr shkak tė provokimit tė bijve tė tij dhe tė bijave tė tij. (Ligji i Perterire 32:19) Kėshtu i thotė Zoti Jeruzalemit: Kur linde ti, ditėn qė dole nė kėtė botė, nuk t'u pre kėrthiza, Tė bėra tė rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ubėre e madhe dhe u bėre shumė e bukur. Gjiri t'u formua, flokėt t'u rritėn shumė, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.Unė tė kalova afėr dhe tė shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisė. Kėshtu shtriva cepin e rrobave tė mia mbi ty dhe mbulova lakuriqėsinė tėnde; tė bėra njė betim, lidha njė besėlidhje me ty dhe ti u bėre imja", thotė Zoti, Zoti . Por ti vure besim nė bukurinė tėnde dhe u kurvėrove pėr shkak tė namit tėnd dhe ia falje kurvėrimet e tua ēdo kalimtari, qė I pranonte ."Pėrveē kėsaj more bijtė e tu e bijat e tua qė mė kishe lindur dhe i sakrifikove ata, qė tė gėlltiten. Mos vallė ishin pak gjė kurvėrimet e tua, qė ti tė therje bijtė e mi dhe t'ua ofroje atyre duke i kaluar nėpėr zjarr?....nė krye tė ēdo rruge ke ndertuar njė vend te lartė, e ke bėrė tė neveritshme bukurinė tėnde, dhe i ke hapur kėmbėt e tua ēdo kalimatari, duke i shumuar kurvėrimet e tua.Ti gjithashtu je kurvėruar me Egjiptasit, fqinjėt e tu trupmėdhenj, dhe i ke shumuar kurvėrimet e tua pėr tė provokuar zemėrimin tim Sa e shthurur ėshtė zemra jote", thotė Zoti, Zoti. (Ezekieli 16:3-32)
A mundet tė ketė Zoti familje?? A mundet qė Zoti tė jetė I martuar dhe gruaja e Tij tė kthehet nė Prostitutė?? (I Pastėr qoftė Zoti nga ata qė ia mveshin).
Kurani I demanton kėto shpifje duke thėnė: Pėr tua tėrhequr vėrejtjen atyre qė thanė se All-llahu ka fėmijė. Dhe pėr atė (fėmijė), as ata, e as tė parėt e tyre nuk kanė kurrfarė dijenie. Sa e madhe ėshtė ajo fjalė qė del nga gojėt e tyre, e ata nuk thonė tjetėr vetėm se gėnjeshtėr. A thua ti, do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi pas tyre, nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kuranit)?. (El-Kehf 4-6) Jehuditė dhe tė krishterėt thanė: "Ne jemi bijtė e All-llahut dhe tė dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra, Ai ju dėnon me mėkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerėz qė Ai ju krijoi. Ai i falė atij qė do dhe dėnon atė qė do. Sundimi i qiejve, i tokės dhe i githė ēka ka nė mes tyre ėshtė vetėm e All-llahut dhe vetėm te Ai ėshtė e ardhmja. (El-Maide 18) Ata (ithtarėt e librit) thanė: "All-llahu ka fėmijė" I pastėr ėshtė Ai nga kjo e metė! E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij. Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: "Bėhu!" nė atė moment bėhet. (Bekare 116-117)
13. Mosvėmendja e Zotit !!!
Bibla thotė: Vėr veshin, o Zot, dhe dėgjo; hap sytė, o Zot, dhe shiko!. (2 Mbreterve 19:16)
Kurani thotė: Ska dyshim se All-llahu e di fshehtėsinė e qiejve e tė tokės, All-llahu sheh atė qė punoni ju. (El-Huxhurat 18)
14. Zoti dhe fėmijėt e Tij!
Bibla thotė: ''Ti je im Bir, sot ti mė linde''. (Hebrenjve 5:5) Do tė shpallė dekretin e Zotit. Ai mė ka thėnė: "Ti je biri im, sot mė linde. (Psalm 2:7)
Kurani thotė: Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As ska lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė. (Ihlas 1-4) All-llahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijė (as engjėjt,e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė All-llahu nga ato qė I pėrshkruajnė. (Muminun 91) Ata thanė: I Gjithėfuqishmi ka fėmijė. Ju (jobesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar sa gati u copėtuan qiejt, gati pėlciti toka dhe gati u shembėn kodra nga ajo (fjalė). Pėr atė se tė Gjithėmėshirshmit i pėrshkruan fėmijė. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė. (Merjem 88-92)
15. Padrejtėsia e Zotit?
Bibla thotė: mėsoni atėherė qė Perėndia mė ka trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė dhe mė ka zėnė nė rrjetat e tij. Ja, unė bėrtas: "Dhunė!", por nuk kam asnjė pėrgjigje; bėrtas pėr ndihmė, por drejtėsi nuk ka!. (Jobi 19:6-7)
Kurani thotė: All-llahu nuk u bėn asgjė tė padrejtė njerėzve, por ata I bėjnė tė padrejtė vetes sė tyre. (Junus 44) Ska dyshim se All-llahu nuk bėn pa drejtė as sa grimca, e nėse ajo vepėr ėshtėe mirė, Ai e shumėfishon atė dhe Vetė Ai i jep shpėrblim tė madh. (Nisa 40) E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur). (Ibrahim 42)
16. Zoti a ka nevojė pėr udhėheqjen e njeriut?!!
Nė Bibėl tregon rastin se zoti nga mosdija e Tijė, urdhėron njeriun qė nė disa shtėpi qė tė vendos nga njė shenjė, qė kur tė kaloj Zoti atypari dhe kur ta shohė shenjėn nė atė shtėpi, Ai nuk do ta zhduk, siē tregohet tek Exodi 12:13 Dhe gjaku do tė jetė pėr ju njė shenjė mbi shtėpitė ku ndodheni; kur unė tė shoh gjakun do tė kaloj tutje dhe nuk do tė ketė plagė mbi ju pėr t'ju zhdukur, kur tė godas vendin e Egjiptit.
Kurani thotė: ēelėsat e fshehtėsive janė vetėm te Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di kush pos Tij. Ai e di ēka ka nė tokė dhe nė det, Ai e di pėr ēdo gjeth qė bie dhe ska kokėrr nė thellėsi tė tokės, ska tė njomė dhe ska tė thatė qė nuk ėshtė (shėnuar) nė librin e qartė (LehviMahfud). (En-Am 59) Thuaj: Atė e shpall Ai, qė e di tė fshehtėn nė qiej e nė tokė, Ai ėshtė qė falė shumė, ėshtė mėshirues. (Furkan 6)
17. Zoti don tė bėj diē, por e ndryshon mendimin dhe e ndėrron vullnetin e Tij.
Bibla thotė: Kėshtu Zoti ndryshoi mendim lidhur me tė keqen qė kishte thėnė se do t'i bėnte popullit tė tij. (Exodi 32:9-(14))
Kurani thotė: Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: Bėhu! nė atė moment bėhet. (Bekare 117) Ja, kėshtu, All-llahu krijon ēka tė dojė. Kur Ai vendos pėr njė ēėshte, vetėm i thotė: Bėhu! Ajo menjėherė bėhet. (Ali-Imran 47)
18. Njė Zot qė e prish premtimin-Beslidhjen?!!!
Bibla thotė: dhe tė prish besėlidhjen time qė kam lidhur me ta; unė jam Zoti, Perėndia i tyre. (Levetiku 26:44)
Kurani thotė: Premtimi i All-llahut ėshtė (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerėzve nuk po dine. (Rrum 6)
19. Zoti urdhėron nė tė shėmtuarėn/ keqėn!!!
Bibla thotė: por ēdo grua do t'i kėrkojė fqinjės sė saj dhe gruas qė banon nė shtėpinė e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t'ua vini nė shtat bijve dhe bijave tuaja; kėshtu do t'i zhvishni Egjiptasit". (Ekzodi 3:22)
Kurani thotė: All-llahu nuk urdhėron tė shėmtuarėn, a thoni pėr All-llahun ēka nuk dini? (Araf 28)
20. Zoti dėnon njeriun pėrshkak tė fajit tė etėrve tė tyre!!!
Bibla thotė: Pėrgatitni masakrėn e bijve tė tij pėr shkak tė paudhėsisė sė etėrve tė tyre. (Isaia 14:21)
Kurani thotė: Thuaj: A tė kėrkojė Zot pos All-llahut, e Ai ėshtė Zot i ēdo sendi (ekzistues) dhe dėmi i secilit person ėshtė kundėr vetes. Askush nuk do tė bartė barrėn e tjetrit. Mandej, kthimi juaj ėshtė te All-llahu; e Ai ju njohton pėr atė qė pėrēaheshit. (En-Am 164)
21. A pendohet Zoti??
Kėtu Bibla tregon se Zoti pendohet qė ka krijuar njeriun nė sipėrfaqėn e tokės: Dhe Zoti u pendua qė kishte krijuar njeriun mbi tokė dhe u brengos pėr kėtė nė zemėr tė vet. Kėshtu Zoti tha: "Unė do tė shfaros nga faqja e dheut njeriun qė kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshėt, te rrėshqanorėt, te zogjtė e qiellit, sepse pendohem qė i kam krijuar". (Zanafilla 6:6-7)
22. A duartroket Zoti ?!!!
Bibla thotė: "Por ja, unė rrah duart pėr fitimin e pandershėm qė ke nxjerrė dhe pėr gjakun e derdhur qė ėshtė nė mes teje. (Ezekieli 22:13)
Pra me kėto citate qė i cekėm, vallė: A mund tė jet Zot njė i tillė me kėto cilėsi tė Zotit siē e pėrshkruan Bibla? Pėrshkrimet e tilla jo vetėm qė nuk gjenden nė Kuran por konsiderohen si kufėr ndaj madhėrisė sė Allahut xh.sh.. Poashtu duke bėrė krahasimin nė mes dy teksteve, mes Biblės dhe Kuranit rreth konceptit tė Zotit, hedh poshtė tezėn se Kurani ka huazuar nga Bibla, apo Kurani ėshtė kopje e Biblės.
Po e pėrfundoj me fjalėn e Allahut tė Madhėruar ku nė Kuranin Famėlartė thotė: I Lartėsuar ėshtė Zoti yt, Zot i fuqisė nga ajo qė ia pėrshkruajnė. (Saffat 180)
Krijoni Kontakt