-
Si tė pendohem?!
Falėnderimi i takon Allahut, prej Tij kėrkojmė ndihmė dhe falje. Pėrshėndetjet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhammedin dhe familjen e tij.
Njeriu, qoftė edhe besimtar shembullor, mund tė gabojė. Pėr kėtė shkak ekziston pendimi ndaj Zotit Madhėshtor, pendim, i cili nuk ka nevojė pėr ndėrmjetėsim tė dikujt, por mjafton zemra e pastėr. Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotė:
Ēdo bir i Ademit gabon, ndėrsa mė i miri prej gabimtarėve ėshtė ai, i cili pendohet. (Ahmedi, hadithi ėshtė autentik).
Pra, pėr tė qenė ndėr njerėzit mė tė mirė nė kėtė dhe nė botėn tjetėr, jemi tė obliguar me pendim ndaj Zotit tė Vetėm.
Ebu Seid el-Hudriu, radijallahu anhu, thotė:
Ju sot po bėni disa vepra, tė cilat nė sytė e juaj duken mė tė holla se qimja, kurse ne nė kohėn e Pejgamberiti, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, konsideronim si mėkate tė mėdha. (Buhariu).
Kėto fjalė tė kėtij as-habi tė nderuar na sqarojnė rrezikun e gjendjes sonė, kėto ditė kur kemi filluar ti konsiderojmė mėkatet tė imta dhe nuk e shohim rrezikun e veprimit tė tyre, edhe pse mėkatet qė i bėjmė mund tė jenė tė mėdha, madje disa prej nesh nga pakujdesia bėjmė mėkat as duke mos e hetuar.
Tė ndiesh keqardhje pėr gabimin e bėrė ėshtė kushti mė i rėndėsishėm i pendimit.
Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotė: Tė ndiesh keqardhje (pėr mėkatin e bėrė) ėshtė pendim. (Ahmedi, hadithi ėshtė autentik).
Kėshtu mund ta humbim njė rast tė volitshėm pėr pendim. Gjithashtu, konsiderimi i mėkateve tė vogla bėn qė mėkatari tė adaptohet nė mėkate dhe tė mos ketė kujdes a bėn mėkate ose jo, edhe pse Allahu i Madhėruar na ka ofruar rast pėr pendim dhe kėrkim faljeje, siē thotė Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
Pronari i tė majtės (meleku qė i shkruan mėkatet) ngrenė lapsin e tij gjashtė orė nga myslimani mėkatar, nėse pendohet dhe kėrkon falje pėr kėtė (mėkat), e lėshon, pėrndryshe ia shkruan njė mėkat. (Taberaniu, hadithi ėshtė hasen).
Pėr kėtė shkak, nė rast se myslimani bėn mėkat, nuk guxon tė dėshpėrohet, por e ka pėr detyrė ta pranojė mėkatin ndėrmjet tij dhe Zotit, tė pendohet dhe ta dijė se zvogėlimi i mėkatit nuk i bėn dobi, as qė e zvogėlon krimin, pėrkundrazi- e shton dhe e zmadhon atė, ngase kjo ėshtė nėnēmim i ndalesave tė Allahut.
Rruga e vėrtetė ėshtė pendimi, qė myslimani tė pėrfitojė nga gjerėsia e mėshirės sė Allahut dhe tė ecė rrugės sė vėrtetė, nė ēmėnyrė do ta shpėtojė veten nga dėnimi i Allahut.
Duhet ditur se pendimi i sinqertė ėshtė obligim i ēdo myslimani.
Allahu, tebareke ve teala, thotė:
O ju qė keni besuar, pendohuni tek Allahu me njė pendim tė sinqertė... (Et-Tahrim: 8).
Ata qė nuk pendohen, janė mizorė. (El-Huxhurat: 11).
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
O njerėz, pendohuni te Allahu, sepse unė pendohem njėqind herė nė ditė! (Muslimi).
Tė gjithė dijetarėt islamikė pajtohen nė atė, se pendimi ėshtė i obliguar dhe i domosdoshėm.
Nėse do tė pendohesh sinqerisht duhet ti kesh parasysh kėto gjėra:
Njė: Mos e nėnēmo mėkatin. Mos shiko se ēfarė mėkati bėn por shiko se kujt i bėn mėkat.
Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotė:
Keni kujdes mėkatet e vogla, sepse shembulli i mėkateve tė vogla ėshtė sikur shembulli i njė populli qė kishte zbritur nė njė luginė dhe vjen njė njeri me njė degė, vjen tjetri po ashtu me njė degė, derisa tubuan aq drunj, saqė poqėn bukėn. Nėse dikush bėn mėkate tė vogla (pandėrprerė), ata e shkatėrrojnė atė. (Ahmedi, hadithi ėshtė autentik).
Dy: mos e llogarit mėkatin asgjė pse tė tjerėt e bėjnė.
Tre: Duhet patė kujdes tė mos bėjmė mėkate haptazi dhe tė mos u tregojmė njerėzve mėkatet qė i kemi bėrė nė tė kaluarėn.
Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotė:
I gjithė ummeti ėshtė i falur, pėrveē atyre qė i bėjnė mėkatet haptazi. (Buhariu dhe Muslimi).
Katėr: Mos e vono pendimin.
Askush nuk e di se kur mund ti vjen vdekja. Ajo mund tė jetė mė afėr se sa mendon, mund tė vjen papritur, kurse pendimi nuk pranohet gjatė gargaritjes sė vdekjes, kur vjen shpirti nė fyt.
Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė:
Allahu i Lartėsuar pranon pendimin e robit derisa ai nuk gargaritė (para vdekjes). (Ahmedi, hadithi ėshtė hasen).
Pesė: Mos vazhdo nė tė bėrit mėkate.
Allahu, subhanehu ve teala, thotė:
...Edhe ata, tė cilėt kur bėjnė ndonjė tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetes sė tyre, e pėrmendin Allahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre-e kush i fal mėkatet pėrveē Allahut?-dhe qė duke e ditur, nuk vazhdojnė atė qė kanė punuar. (Ali Imran: 135).
Gjashtė: Mos u mashtro me tė mira nė kėtė botė, edhe pse ti akoma vazhdon tė bėsh mėkate.
Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotė: Kur tė shohėsh se Allahu i jep njė robi (tė vet) prej kėsaj bote atė qė e do, kurse ai akoma bėn mėkate, dije se kjo ėshtė shkallėzim drejt shkatėrrimit tė tij nga Allahu. (Ahmedi, hadithi ėshtė autentik).
Shtatė: Mos e humb shpresėn nga mėshira e Allahut, sepse Ai thotė:
Thuaj: O robėrit e Mi, tė cilėt e keni bėrė gabim ndaj vehtes, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, se vėrtet Allahu i fal tė gjitha mėkatet. Ai ėshtė Falėsi (i mėkateve), Mėshiruesi. Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se tju vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė mė kush tju ndihmojė. (Ez-Zumer: 53-54).
Ajo qė mė sė tepėrmi nxit nė pendim ėshtė se pendimi i sinqertė, pėrveē qė i fshin mėkatet, ai edhe i shndėrron mėkatet nė shpėrblime.
Allahu, azze ve xhel-le, thotė:
Ska dyshim se veprat e mira i fshijnė tė kėqijat. (Hud: 114).
Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotė:
...Pas tė keqes bėje njė tė mirė, e cila e fshin tė keqen.... (Tirmidhiu, hadithi ėshtė autentik).
Allahu, azze ve xhel-le, thotė:
Pėrveē atij qė ėshtė penduar, ka besuar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve Allahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. Allahu ėshtė Falėsi (i mėkateve), Mėshiruesi. (El-Furkan: 70).
Kujtoje faktin se Allahu, azze ve xhel-le, ėshtė i Fisnik, Falės, mė i Mėshirshėm ndaj robėrve tė Vet sesa nėna pėr fėmijėn e saj. Pėr kėtė shkak duhet drejtuar Allahut me pendim dhe duke kėrkuar falje, sepse Allahu nuk largohet prej robit qė shpreson Mėshirėn e Tij, e cila kaplon ēdo gjė.
Gjithashtu po e pėrmend pėrsėri se pendimin nuk duhet vonuar.
Shembulli i atij qė e vonon pendimin ėshtė sikur shembulli i atij qė ka nevojė ta presė njė dru, mirėpo e sheh drurin e madh dhe tė fortė, i cili nuk mund tė pritet lehtė, dhe thotė: Do tė vij vitin e ardhshėm, kurse nuk e din se sa mė tepėr kohė kalon, druri bėhet aq mė i fortė dhe rrėnjėt e tij futen edhe mė thellė nė tokė, kurse ai sa mė shumė dobėsohet (pėr shkak se fillon tė plaket). Ai dobėsohet e druri forcohet. A thua do ta presė ndonjėherė?
Dhe pėr nė fund, Allahu, subhanehu ve teala, nė hadith kudsij thotė:
Atij qė mė afrohet njė pėllėmbė, i afrohem njė krah, atij qė mė afrohet njė krah, i afrohem njė pash dhe atij qė mė afrohet me ecje, i afrohem me shpejtėsi. (Muslimi).
Bekir Halimi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt