Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Çamët në qeverinë shqiptare, reagon Athina zyrtare

    ATHINE - Pjesëmarrja e dy zyrtarëve të partisë së çamëve në qeverinë shqiptare ka trazuar Athinën.

    I pyetur gjatë një konference shtypi, se si e komenton këtë fakt, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke Gregori Delavekuras ka deklaruar: “Ne kemi qenë të informuar në lidhje me pjesëmarrjen e dy zyrtarëve të PDIU në qeverinë shqiptare, sepse ndjekim me kujdes zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm për ekuilibrat politikë që po zhvillohen në këtë vend”.

    Duke vijuar më tej komentin e tij, Delavekuras theksoi se, “tema e përbërjes së qeverisë shqiptare është një çështje e brendshme” dhe shtoi se “qeveria shqiptare sipas kryeministrit të saj, Ministrit të Jashtëm por dhe zyrtarëve të tjerë, dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Greqinë dhe të bëjë përparim në procesin e pranimit të Shqipërisë. Kjo dëshirë është reciproke, dhe Greqia ka dëshmuar në praktikë gjatë gjithë kohës mbështetjen e saj për Shqipërinë”.

    Duke vijuar zëdhënësi theksoi se “është e njohur gjithashtu se partia PDIU ka pozicione që pengojnë mundësitë për përmirësim të mëtejshëm dhe forcim të marrëdhënieve tona dypalëshe”.

    "Për këtë arsye, tha zëdhënësi, ne presim që qeveria shqiptare të konfirmojë në terma konkretë angazhimin e saj për përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por një parakusht për këtë është dëshira e ndërsjellë dhe zbatimi praktik i veprimeve, që do të tregojnë respektin midis dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit".

    "Mbrojtja e të drejtave të pakicës kombëtare greke është përcaktuar si detyrim për pranimin e Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe", deklaroi ai.

    Marre nga Gazeta Shqiptare

    Epo ne pike te hallit jane keta plehrat greke, te mbytur ne borxhe aq sa po behen gazi i botes dhe prape kane paftyresine te te diktojne dhe politiken e brendeshme. Ah o Sali qe tu shofte fara ty dhe gjithe ata qe jeni kthyer ne servila te grekut per nje cope pushtet. Nganjehere eshte me mire mos i lexosh fare lajmet nga Shqiperia.

  2. #2
    kjo eshte e ceshte

    vetem ne shqiperi
    Kur gjen vend te humbur, perse mos te veprojne greket keshtu?
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Kjo edhe nje here tregon se sa te perkushtuar jane (megjith pozicionin delikat social e financiar) ndaj politikes se tyre qindra vjecare kundrejt Shqiperise......shikoni se kush jane raportuesit e EU per ne.
    As te mos kemi me te voglen shprese se politika e tyre do te ndryshoje......mund te them qe tani jane edhe me te rrezikshem, dhe fatkeqsisht nuk ka asnje ti thote KUC HE DREQ.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Per cfare arsyeje na u dashka te kemi mardhenie te mira me Greket??????!!!!!!!!
    Qe ne momentin qe dyert e Shqiperise u hapen, 1 milion Shqiptare emigruan ne Greqi (pakica me e madhe e huaj ne Greqi). Sot e kesaj dite skllaverohen edhe kane te njejtat te drejta si Qifutet ne kohen e Nazizmit.Pa harruar mete rendesishmen: Ceshtjen Came (shqiptare)
    Persa i perket pjesemarrjes se Cameve ne politiken tone, kjo duhej bere qe ne 1991, dhe jo vetem Came, por dhe Shqiptare te Ilirides e biles dhe Arberesh te vihen ne politiken tone, pasi u perket me te drejte.

    Greku te shohe punet e tija se ate kohe qe e shpenzon per te percare Shqiptaret duhet ta investoje sesi te shpaguaje Europen.
    Jau ben mire Gjermani atyre!!!!!!

    Perfundimisht: F.......U..........C.........K Greece!!!
    Ergo cogito, ergo sum!

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Tahiri, PDIU: Athina nuk mund ti japë leksione Tiranës se kush të jetë në qeveri e kush jo.

    Deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri reagoi sot ndaj deklaratave të djeshme të Ministrise se Jashtme Greke. Në vlerësimin e tij PDIU eshte me shume se pala greke e interesuar per marredhenie te fqinjesise se mire sepse keshtu ne e shohim veten me prane njeri tjetrit, me prane te drejtes sone, me prane pronave dhe shtepive tona, te cilat Greqia forcerisht dhe pa asnje te drejte po na i mohon akoma dhe sot.

    “Leksionet e MPJ te Greqise shpresojne te vlejne per te dy palet dhe te respektojne marredhenien e reciprocitetit. Marredhenie e mire eshte edhe te mos pengoni nje deputet te parlamentit te Shqiperise te vizitoj pronat e veta dhe shtepine ku ka lindur te paret e vet ne Cameri, marredhenie e mire eshte te mos pengoni te moshuarit tane ne kufi per te vizituar shtepite e tyre te lindjes, marredhenie e mire eshte te mos mbani me ne kembe ligje lufte dhe pengesa te tjera ligjore dhe administrative kunder nesh”, u shpreh Tahiri. Marredhenie e mire, tha ai, eshte edhe njohja e genoncidit edhe kerkimi i faljes per ato mijera te vdekur, te perndjekur, te vrare e te perdhunuar pa asnje motiv.

    “Ne nuk jemi parti ultra nacionaliste si ato qe keni ju ne parlamentin tuaj. Ne i respektojme minoritetet dhe i mbeshtesim ato te behen pjese e jetes sone politike. Por eshte pertej kompetencave tuaja dhe reciprocitetit te siper permendur te jepni leksione se cila parti shqipetare duhet te bej pjese ne kabinetin qeveritar shqipetar kur ne mirepresim te gjithe minoritetin tuaj te jete i perfaqesuar ne te. Marredhenie e mire eshte mos te vesh kushte per integrimin e Shqiperise per te shpikur varre inegzistente me ushtare greke duke na grabitur kockat e gjysherve tane per ti mbushur ato, marredhenie e mire eshte te respektoni vendimet e gjykates tone kushtetuese per marreveshjen e ujerave, marredhenie e mire eshte te dorezoni drejtesise shqipetare te kerkuar per dhunim te varreve dhe shume te tjera si keto. Besoj ne reflektimin tuaj se marredhenia e mire percaktohet nga standarte dhe parime nderkombetare dhe jo nga deshirat dhe endrrat tuaja te hershme politike”, theksoi Tahiri.



    lajmifundit.com

    .
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    Athina qe Europa po perpiqet ta europianizoje qe dy shekuj!



    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-03-2012 më 16:41

  7. #7
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Tahiri, PDIU: Athina nuk mund ti japë leksione Tiranës se kush të jetë në qeveri e kush jo.

    Deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri reagoi sot ndaj deklaratave të djeshme të Ministrise se Jashtme Greke. Në vlerësimin e tij PDIU eshte me shume se pala greke e interesuar per marredhenie te fqinjesise se mire sepse keshtu ne e shohim veten me prane njeri tjetrit, me prane te drejtes sone, me prane pronave dhe shtepive tona, te cilat Greqia forcerisht dhe pa asnje te drejte po na i mohon akoma dhe sot.

    “Leksionet e MPJ te Greqise shpresojne te vlejne per te dy palet dhe te respektojne marredhenien e reciprocitetit. Marredhenie e mire eshte edhe te mos pengoni nje deputet te parlamentit te Shqiperise te vizitoj pronat e veta dhe shtepine ku ka lindur te paret e vet ne Cameri, marredhenie e mire eshte te mos pengoni te moshuarit tane ne kufi per te vizituar shtepite e tyre te lindjes, marredhenie e mire eshte te mos mbani me ne kembe ligje lufte dhe pengesa te tjera ligjore dhe administrative kunder nesh”, u shpreh Tahiri. Marredhenie e mire, tha ai, eshte edhe njohja e genoncidit edhe kerkimi i faljes per ato mijera te vdekur, te perndjekur, te vrare e te perdhunuar pa asnje motiv.

    “Ne nuk jemi parti ultra nacionaliste si ato qe keni ju ne parlamentin tuaj. Ne i respektojme minoritetet dhe i mbeshtesim ato te behen pjese e jetes sone politike. Por eshte pertej kompetencave tuaja dhe reciprocitetit te siper permendur te jepni leksione se cila parti shqipetare duhet te bej pjese ne kabinetin qeveritar shqipetar kur ne mirepresim te gjithe minoritetin tuaj te jete i perfaqesuar ne te. Marredhenie e mire eshte mos te vesh kushte per integrimin e Shqiperise per te shpikur varre inegzistente me ushtare greke duke na grabitur kockat e gjysherve tane per ti mbushur ato, marredhenie e mire eshte te respektoni vendimet e gjykates tone kushtetuese per marreveshjen e ujerave, marredhenie e mire eshte te dorezoni drejtesise shqipetare te kerkuar per dhunim te varreve dhe shume te tjera si keto. Besoj ne reflektimin tuaj se marredhenia e mire percaktohet nga standarte dhe parime nderkombetare dhe jo nga deshirat dhe endrrat tuaja te hershme politike”, theksoi Tahiri.



    lajmifundit.com

    .
    E keto llafe moti kohe eshte dasht te fliten nga nje politikan Shqiptar , dhe jo vetem kundrejte Greqise , por edhe kundrejte Serbise , Maqedonise edhe Malit te Zi .

  8. #8

  9. #9
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    PDIU reagon ndaj deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke

    PDIU reagon ndaj deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Dhelavekuras, e cila, perveçse është një tentativë për ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë, përmban edhe një kërcënim ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Nje sjellje e tillë e shantazhimit të Shqipërisë, me procesin e integrimit, vetëm e vetëm për të përmbushur oreksin e pangopur nacionalist të qarqeve të caktuara në Greqi, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe me vlerat e larta që Brukseli do të përhapë në Ballkan.

    Ministri i jashtëm grek, ka reaguar në mënyrë jo korrekte në shumë raste, siç ishte rasti i fundit per një të dënuar ordiner për dëmtim varresh.

    Ishte pikërisht reagimi i PDIU-së, ndaj dhunimit të varreve të Boboshticës, ndaj rolit negativ jashtëdiplomatik të konsullit grek të Korçës, denoncimi i censusit dhe amendamentet e saj qe u bene garant i mosabuzimit, që me siguri nuk i ka pëlqyer Greqisë, dhe që zëdhënësi grek i etiketon si qëndrime shqetësuese të PDIU.

    Ne e sqarojme zotin Dhelavekuras se qëndrimet e PDIU nuk bihen kurrsesi ndesh me frymën integruese të Shqipërisë, përkundrazi, në programin e partisë sonë integrimi në Bashkimin Evropian dhe, thellimi i marrëdhënieve me vendet e Aleancës së Atlantikut, janë prioritete thelbësore.

    Megjithatë, ne jemi të bindur se: kërkesat legjitime të komunitetit çam, janë të frymëzuara drejtpërsëdrejti nga parimet evropiane më të çmuara, sikurse është, e drejta e pronës, e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe riatdhesimit të Shqiptarëve të Çamërisë në trojet e tyre.

    Nuk duhet harruar një fakt historik që në vitin e mbrapshtë 1913, që Çamëria u aneksua nga Greqia, ashtu sikurse Kosova u aneksua nga Serbia.

    Greqia nuk duhet të bjerë pre e rudimenteve shoviniste greke, te cilat ende nuk kane kurajo që të pranojnë të vërtetën dhe të tregojnë pendesë për krimet e kryera kundër pakicës shqiptare prej Napoleon Zervës me shokë.

    Ne duam të theksojmë se PDIU, pikerisht sepse ka ne thelb të saj çeshtjen çame, është më e ndjeshme dhe e kujdesshme se kushdo tjetër në Shqipëri, për sa i përket, të drejtave të minoriteteve të cilat Shqiptarëve të Çamërisë u kanë munguar gjithmonë.

    Përfshirja në koalicionin qeverisës, nuk do të bëj gjë tjetër perveçse do siguroj një zë edhe më të fortë mbështetës, për standardet më të larta të të drejtave të pakicave në Shqipëri por edhe në mbarë rajonin.

    Zëdhënësi si zakonisht, flet për respektimin e të drejtave të minoritetit si detyrim të qeverisë shqiptare, një kartë, që qeveria greke e përdor rregullisht si kartë presioni. Është një detyrim për të cilin qeveria shqiptare punon me tepri, pa kushtëzime. Edhe PDIU-ja ka qenë vazhdimisht në mbrojtje të minoritetit grek.Por reciprociteti, është thelbësor në marrëdhëniet mes shteteve.

    Greqia duhet të respektojë gjithashtu minoritetin shqiptar, ku përfshihen, çamët ortodoksë, çamët apo shqiptarët arvanitas, si dhe te emigraneve shqiptare. Shteti grek duhet të respektojë kontributin e shqiptarëve në përgjithësi në historinë e vet të hershme dhe të sotme.

    Greqia duhet të tregojë më shumë respekt ndaj institucioneve shqiptare siç është Gjykata Kushtetuese, dhe në këtë drejtim, po dëgjojmë njoftime kontradiktore në lidhje me Marrëveshjen e Detit.

    Ajo Marrëveshje nuk mund të ridefinohet thjesht në terma, por ajo duhet të shqyrtohet tërësisht, në përputhje me parimet e përcaktuara në vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese. Perfitojme nga rasti i kesaj deklarate per t'i bere thirrje shtetit grek qe te mesoje, nga vende te tjera evropiane me te perparuara sikurse eshte Italia, e cila sapo ka adoptuar, Karten Evropiane te Gjuheve Rajonale dhe Minoritare, duke mundesuar, mesimin e Gjuhes shqipe, por edhe gjuheve te tjera, minoritare apo rajonale si sarde, friuliane apo ladine.

    Do të ishte në nderin e shtetit grek, që të distancohet nga sjelljet e kaluara shoviniste dhe të sillet si një shembull i standardeve më të përparuara evropiane, duke mundësuar mësimin e gjuhës shqipe, për minoritetin shqiptar ortodoks të ngelur pa dëbuar në Çamëri, si dhe, për arvanitasit e shumtë, ndaj të cilëve shteti grek është borxhli pafundësisht.

    PDIU-ja do i kundërvihet kujtdo që i jep vetes role paternaliste në rajon. Rruga e Shqipërisë për në BE, nuk kalon nga Athina, por nga përqafimi i vlerave evropiane, në të cilat shantazhi ndështetëror dhe ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi, janë të papranueshme.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    He he he he ... greket i terheqin veshin salijevit, duke e paralajmeruar se jane ende ne gjendje ta katapultojne neqoftese e luan bishtin qofte edhe per qellime te caktuara te brendshme elektorale ...

    siç duket, salijevi kerkon perkrahje maksimale tashme qe po i rreshqet toka nen kembe perhere e me shume ... loje diabolike intriguese, por greket nuk duhen mare per budallenj - mjaft toka na i kthyen ne memorial-varreza, perveç te tjera konçensione qe u ka bere salijev xhahil-kapo-gjonisti.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •