-
Islami dhe liria
Liria ėshtė njė fjalė e bukur, e cila nė vete ngėrthen kuptime tė pasura dhe fisnike. Ajo do tė thotė dlirėsi dhe pavarėsi njėkohėsisht. E kemi njeriun e lirė, qė ėshtė e kundėrta e robit. Poashtu kemi ujė tė lirė nga fėlliqėsirat. Kemi kalė tė lirė nga defektet dhe tė metat. Arabėt e pėrdornin shprehjen grua e lirė duke iu referuar grave fisnike (me prejardhje fisnike). Pėr kėtė shkak Hindi i tha Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, A do tė gjykohet njė grua e lirė pėr zina?.
Disa njerėz tė urtė kanė thėnė se person i lirė ėshtė ai i cili i shkėput prangat e dėshirave (epsheve) tė veta. Po kėshtu ka thėnė Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, I shkatėruar qoftė robi i dirhemit.
Disa njerėz nuk e kuptojnė lirinė veēse si diēka tė kundėrt me robėrinė. Kjo ėshtė mėnyra mė e thjeshtė dhe mė e qartė pėr ta kuptuar kėtė fjalė, si dhe mė univerzale qė njihet te kulturat e ndryshme. Grekėt, Romakėt dhe Kinezėt, tė gjithė kishin robėr (skllevėr) tė cilėt i malltretonin sikur tė ishin tė pa shpirtė. Dallimi i tyre ishte nė atė se a lejohet tė vritet robi pa arsye, si dhe a lejohet qė tė ulesh e tė hash bukė me tė. Shpeshherė robėt janė konsideruar si tė papastėr deri nė atė shkallė, saqė edhe pėrshendetja pėr dore me ta konsiderohej njė gjė e neveritshme.
Kėto ideja nė tė shumtėn e rasteve janė shoqėruar me njė pamje fizike tė caktuar, edhe nėse ai individ nė tė vėrtetė nuk ishte rob. Nė disa vende tė botės ka mbisunduar ideja se ngjyra e zezė do tė thotė skllevėri. Racizmi i cili doli nga kjo ide edhe sot e kėsaj dite ka ndikim. Po, shumė vende kanė ndryshuar dhe kanė deklaruar barazinė pėr tė gjithė qytetarėt, por ideja tė tilla racizmi ende ekzistojnė nė zemrat e shumė njerėzve. Ne ende e shohim se zezakėt nė ato vende janė sektori mė i prapambetur dhe mė i anashkaluar i shoqėrisė.
Fjala liri ka fuqi qė tė kumbojė nė zemrat tona. Nė natyrėn tonė, si qenie njerėzore, ėshtė qė ta duam dhe ta kėrkojmė lirinė. Poashtu kėtė ndjenjė e kanė edhe disa krijesa tjera. Nėse ja mbyllė derėn njė maceje, do ta shohėsh se si mjaullin dhe e gėrvishtė derėn. Pastaj do ta shohėsh se si mundohet qė tė gjejė ndonjė mėnyrė pėr tė ikur. E njejta gjė mund tė thuhet pėr njė zog, i cili ėshtė mėsuar tė fluturojė lirisht. Nėse e mbyll nė kafaz, do tė vėrejsh te ai shenja tė tendosjes dhe depresionit, e ndoshta edhe do tė ngordhė pėr shkak tė robėrisė. Siē ka thėnė njė poet:
Edhe pse mund tia kėpusėsh krahėt zogut
Natyra e tij ende vuan pėr tė fluturuar
Burgosja ėshtė dėnim pikėrisht sepse e anulon lirinė e njė personi. Gruaja e Mbretit tė Egjiptit iu kėrcėnua Jusufit [a.s] se do ta burgoste, duke thėnė: ...Po qe se nuk bėn ēka e urdhėroj, ai gjithqysh do tė burgoset dhe do tė nėnēmohet. [Jusuf: 32].
Megjithėse burgu ėshtė izolim pėr trupin, jo ēdoherė ndodhė e njejta gjė edhe me shpirtin. Pėr disa tė burgosur fatlum, shpirtėrat e tyre janė tė lirė dhe ata e shfrytėzojnė kėtė kohė pėr mėsim, studim, meditim dhe adhurim.
Meqenėse liria ėshtė aq koncept i bukur tė cilit i pėrgjigjen tė gjithė njerėzit pozitivisht, ajo shumė herė keqpėrdoret pėr qėllime tė kėqia. Pėr shembull, nė emėr tė lirisė, Sh.B.A.-tė e sulmojnė njė shtet paqėsor dhe vrasin mijėra njerėz tė pafajshėm, shumica e tė cilėve nuk e posedojnė as njė deve tė zgjebosur. I gjithė populli ėshtė i dėnuar pėr njė krim tė cilin nuk e kanė bėrė. I njejti shtet luan dhe tallet me konventat internacionale, pėr krijimin e tė cilave vet ka kontribuar.
Nė emėr tė lirisė, njerėzit, zemrat e tė cilėve janė tė sėmura, i shkelin vlerat morale dhe vlerat e besimit. Ata e ofendojnė Zotin, Pejgamberėt dhe besimin e shenjtė tė shumė njerėzve. Kėtė e shohim pėr ēdo ditė nėpėr media dhe nė internet. Njė sjellje e tillė e papėrgjegjshme ėshtė e neveritshme, bile edhe pėr shumė prej pabesimtarėve. Nuk mund tė paramendohet qė njė njeri i ndėrgjegjshėm tė sillet nė njė mėnyrė tė tillė jorespektuese.
Liria nuk do tė thotė se ne kemi tė drejtė tė shpikim gėnjeshtra ndaj Zotit dhe ndaj njerėzve. Ajo nuk do tė thotė se ne kemi tė drejtė ti shtrembėrojmė fjalėt e tė tjerėve dhe ta pėrgėnjeshtrojmė tė vėrtetėn. Ajo nuk do tė thotė se ne mund ti ofendojmė njerėzit, ti sulmojmė dhe tua marrim tė drejtat e tyre. Liria nuk na jep tė drejtėn qė ne ti malltretojmė tė tjerėt apo ti keqtrajtojmė nė bazė tė racės apo statusit social tė tyre. Ajo nuk na jep tė drejtėn qė ne tė reagojmė nė ēdo thashetheme tė paverifikuar, apo tė fusim ankth dhe frigė nė shoqėri.
E vėrteta ėshtė njė kusht pėr lirinė. All-llahu [s.v.t] thotė: Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokės dhe maleve, e ato nuk deshėn ta marrin pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij, ndėrsa njeriu atė e mori mbi vete; dhe ai i bėri padrejt vetes, dhe ishte i padijshėm. [Ahzab: 72].
Me plotė tė drejtė mund tė pyesim: Sa mėkate dhe vepra tė fėlliqura janė bėrė nė emėr tė lirisė?
Koncepti i lirisė
Koncepti i lirisė ėshtė me tė vėrtetė njė koncept i pasur. Liria ėshtė njė vlerė e shquar njerėzore. Qenia njerėzore posedon intelekt, i cili ia jep mundėsinė qė tė veprojė nė bazė tė menēurisė sė tij, e jo thjesht vetėm nė bazė tė instinktit. Liria pėrfshin abstenimin nga dėmtimi ndaj tė tjerėve. Shpesh herė njerėzit i nėnshtrohen tiranisė dhe shtypjes sė disa njerėzve. Shpesh herė tė dobėtit janė viktimė e mė tė fuqishmėve.
Ne duhet ta bėjmė njė pyetje: Cilėt janė faktorėt tė cilėt e kufizojnė dėshirėn individuale?
Faktori mė evident ėshtė njė autoritet i jashtėm, i cili i dikton personit se ēka ai mund tė veprojė apo tė flasė. Ėshtė e qartė sa shumė kjo gjė ia kufizon lirinė atij personi. Sepse nė vend qė ai person ta thotė atė qė e mendon, ai duhet ti shpreh mendimet e tė tjerėve. Ky ėshtė rasti kur njė person ėshtė i kufizuar dhe nuk mund tė shijojė liri tė vėrtetė.
Nė ligjin islam, ekziston autoriteti mė i lartė i cili ua garanton njerėzve lirinė e tyre nė parametrat e caktuar nga All-llahu. Nė kėtė mėnyrė, fuqia ekzekutive e Shtetit Islam ėshtė e kufizuar, e assesi nuk ėshtė absolute.
Nėse shikojmė nė strukturėn e Ligjit Islam, do ta shohim se ai u ofron tė dyve, individit dhe shoqėrisė, shumėllojshmėri tė zgjedhjeve. Territori i hallallit nė Islam ėshtė mė i gjėri prej tė gjithėve. Territori tjetėr mė i gjėrė ėshtė ai qė ka tė bėjė me ato vepra tė pėlqyera apo tė urryera. Territori mė i ngushtė ėshtė pėr ato vepra qė janė tė ndaluara apo tė urdhėruara.
Autoriteti i jashtėm ėshtė mėnyra mė e qartė e kufizimit tė lirisė, mirėpo ka edhe faktorė tjerė tė cilėt e kufizojnė lirinė. Normat dhe zakonet shoqėrore, pėr shembull, e kufizojnė njė individ, disa herė duke e ndaluar qė ta thotė apo ta vepron atė qė ėshte e drejtė. Kjo ėshtė njė situatė e zakonshme. Tė gjitha shoqėritė, qofshin muslimane ose tjera, kanė norma, zakone dhe tradita. Kėto zakone nuk janė gjithmonė korekte, e nė shoqėritė muslimane, ato nuk janė gjithmonė nė pajtim me mėsimet e Islamit. Sidoqoftė, kėto tradita kanė njė efekt detyrues nė individėt e asaj shoqėrie, duke e ndaluar jo vetėm sjelljen e lirė, por edhe tė shprehurit haptazi dhe studimin objektiv tė rrethanave.
Ēdo person duhet ti pėrshtatet deri nė njė shkallė apo tjetėr shoqėrisė apo njė sektorit tė shoqėrisė tė cilėt e prezentojnė standardin. Sidoqoftė, kjo nuk e pėrjashton mundėsinė qė njė individ tė luaj rol dhe tė ndikojė nė ndryshimin dhe reformimin e shoqėrisė.
Ekziston edhe njė lloj i caktuar i faktorėve tė cilėt kanė efekt nė kufizimin e lirisė sė njė individi. Kėto janė cilėsitė e brendėshme tė atij personi, duke pėrfshirė ndjenjat, kuptimin konceptual dhe veēantitė e tij. Disa herė personi nuk ėshtė i vetdijshėm se si kėto faktorė kanė efekt dhe ndikim nė sjelljen e tij, disa herė nė kundėrshtim me dėshirėn e tij.
Selefi (gjeneratat e para) kėto faktor i quanin epshe apo dėshira tė fshehta. Personi nė brendi tė vet ka njė nxitės tė fuqishėm, pėr tė cilin mund edhe tė mos jetė i vetdijshėm. Ato ndikojnė nė tė folurit, veprat dhe mendimet e atij personi. Ato ndikojnė nė pikėpamjet e tij, pėr tė cilat kujdeset mė shumė. Mė tė thjeshtat prej tyre kanė tė bėjnė me strukturėn e tij fizike dhe emocionale. Ato i pėrfshijnė edhe faktorėt si fuqia apo dobėsia trupore, dhe natyra e butė apo e vrazhdė. Pastaj futen nė lojė faktorėt kulturor dhe eksperienca personale, si dhe edukimi i atij personi.
Ibėn Tejmijje [rahimehull-llah] duke e shpjeguar suren Alek, pėrmend se njė person mund tė ketė nishan nė trupin e tij, pėr tė cilin nuk ėshtė i vetdijshėm, thjesht pėr arsye se ėshtė i vendosur nė shpinėn e atij personi, apo nė njė vend nė tė cilin ai nuk mund tė shikojė nė mėnyrė direkte. Ngjashėm, janė disa aspekte tė personalitetit tė tij tė cilat mund tė kalojnė pa u vėrejtur, edhe pse kėto aspekte mund tė kenė ndikim tė konsiderueshėm nė sjelljen e tij. Ai mundet, pas njė shikimi tė gjatė dhe tė kujdesshėm nė brendinė e tij, qė ti hetojė disa nga kėto veēori. Edhe pas vėrejtjes sė tyre, ai mund tė mos jetė nė gjendje qė ti tejkalojė ato tėrėsisht, por ai duhet qė, deri nė njė shkallė, ti vendos ato nėn kontrollin personal dhe ti kufizojė ndikimet e tyre tė padėshiruara.
Sedad Ibėn Ausi njė herė ka thėnė: O ju mbeturinė e Arabėve! Nuk frikėsohem pėr ju nga asgjė tjetėr, veēse nga dėshirat e fshehta.
Njė nga kėto dėshira ėshtė tendenca pėr tė kėrkuar udhėheqėsi. Personi nė natyrėn e tij ėshtė i drejtuar drejt dėshirės pėr famė dhe pozitė. Kjo mund tė ndikojė nė vendimet dhe mendimet e tija, mund tia korruptojė sjelljet dhe tia ndryshojė qėllimet, edhe pse ai mund tė mos jetė i vetdijshėm plotėsisht se njė motivim i tillė ekziston.
Prandaj, njė shkallė e lirisė qė personi mund ta arrijė ėshtė qė tė pėrmbahet nga tė vepruarit nė bazė tė epsheve. Kjo ndonjėherė quhet liri morale, sepse personi i cili e posedon atė sillet nė mėnyrė tė ndėrgjegjėshme nė pajtim me logjikėn e shėndoshė dhe principet e konsideruara mirė nėn drejtimin e ndėrgjegjes sė tij. Njė vepėr e lirė patjetėr duhet tė bazohet nė gjykimin dhe logjikėn e shėndoshė, e jo nė epshe.
Mund ta shohėsh njė person i cili i vepron gjėrat e ndaluara nė Islam, duke i shfryer dėshirat dhe epshet e tija seksuale. Ai mund tė arsyetohet se ėshtė duke e shprehur lirinė e tij duke bėrė ēka dėshiron. Nė realitet, ai nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė rob i dėshirave tė veta shtazarake. Nė lidhje me kėtė njė poet ka thėnė:
Unė ndoqa dėshirat e mia dhe ato mė robėruan
e sikur tė isha i kėnaqur mė ato qė kisha, do tė isha i lirė.
Ky ėshtė kuptimi i proverbės arabe: Skllavi ėshtė i lirė pėr aq kohė sa ėshtė i kėnaqur, dhe njeriu i lirė ėshtė i robėruar, pėr aq kohė sa ėshtė ziliqar.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: I shkatėruar ėshtė robi i dinarit dhe robi i dirhemit. Ai e pėrdori fjalėn rob pėr tė treguar se si ai person e keqpėrdor lirinė e tij duke iu nėnshtruar epsheve tė tija, pa marrė parasysh sa shkatėrues ky nėnshtrim mund tė jetė. Kjo ėshtė arsyeja pse nėnshtrimi ndaj All-llahut ėshtė liria mė e madhe qė mund tė pėrjetohet. Vetėm robėrit e All-llahut janė njerėzit qė janė plotėsisht tė lirė, sepse ata janė ēliruar nga robėrimi i epsheve dhe dėshirave personale. Ata janė ēliruar nga robėrimi i parave, okupimit, dėshirės pėr pozitė dhe nga robėrimi ndaj zotėrave tjerė tė rrejshėm.
Gjithashtu duhet ta kemi parasysh fuqinė e hidhėrimit, i cili mund tia marrė nėpėr kėmbė aftėsitė racionale tė atij personi. Njė person i zemėruar nuk mund ti peshojė pasojat e veprave tė tija, dhe shpesh herė i bėn gabimet mė tė mėdhaja. Ai lehtėsisht mund ti bėj padrejtėsi vetvetes, gruas, fėmijėve, familjes, kolegėve dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi.
Fjalėt dhe shprehjet si liri, tė drejtat njerėzore, tė drejtat e minoriteteve, tė drejtat e grave, tė drejtat e fėmijėve shpesh herė pėrdoren si justifikim pėr tė gjitha ēėshtjet (pa marrė parasysh a janė korekte apo jo). Kjo ndodhė nė ēdo shtet dhe regjion tė botės. Prandaj, ne duhet tė mendojmė seriozisht se si do ta trajtojmė kėtė rrebesh fjalėsh.
Shumica e muslimanėve nuk dinė mėnyrė tjetėr pėr tu pėrgjigjur, pos duke e cituar fjalėn e Aliut [r.a]: Ato janė fjalė tė vėrteta me tė cilat synohet e kota (batili). Nė tė vėrtetė kjo ėshtė njė mbrojtje shumė e dobėt. Islami, sidoqoftė, na ka ofruar pikėpamje shumė tė ēmuara pėr kėto ēėshtje, pėr ata musliman qė posedojnė arsye. Prandaj, nė vend qė gjithmonė tė reagojmė, nė duhet ta marrim iniciativėn qė ti shpalosim principet tona, tė cilat vijnė direkt nga feja jonė dhe pohojnė se ne i pranojmė tė drejtat njerėzore jo vetėm thjesht si njė teori e tė drejtave, por si njė obligim fetar, i cili na kaplon tė gjithė neve, duke pėrfshirė gratė, fėmijėt dhe minoritetet. Nuk ka pėrjashtime nė kėtė. Nė islam, bile edhe kafshėt kanė tė drejta tė cilat duhet tė respektohen. Poashtu nė islam do tė gjejshė tė drejta tė numėruara, tė cilat as qė janė pėrmendur nė ndonjė sistem tė ligjeve njerėzore.
Ne duhet tė tregojmė qartė se kėto tė drejta janė pjesė e Sheriatit (ligjit hyjnor). Ligji Islam nuk e neglizhon asnjė aspekt tė jetės, pėrkundrazi, ai e rregullon atė nė ēdo nivel. Ky ligj ėshtė nga Krijuesi, i cili di mė shumė pėr krijesat e veta, sesa qė ndokush do tė donte ndonjėherė tė dijė. Pėr kėtė shkak, Ligji i Tij ėshtė nė harmoni komplete me tė dyjat, natyrėn dhe aspiratat njerėzore. Ai nė asnjė mėnyrė nuk i shkel tė drejtat njerėzore.
Sidoqoftė, ne poashtu duhet ta pranojmė se kėto tė drejta cenohen nė shumė shtete muslimane, si edhe nė shtetet tjera tė botės. Prandaj, askush nuk mund tė fajsohet pėr kritikimin e faktit se tė drejtat legjitime njerėzore u ndalohen atyre, dhe pėr kėrkimin e kthimit tė kėtyre tė drejtave.
Shtypja e njerėzve, sidomos e tė dobtėve tė cilėt nuk mund ta mbrojnė vetveten, ėshtė njė mėnyrė e sigurtė pėr ta merituar dėnimin e All-llahut nė kėtė botė. Pa marrė parasysh se cilat prej tė drejtave tė tyre u cenohen. All-llahu [s.v.t] thotė: Ato janė fshatra (vendbanime) qė kur bėnė zullum, Ne i shkatėrruam dhe pėr shkatėrrimin e tyre u patėm caktuar kohė tė sakta. [Kehf: 59].
All-llahu [s.v.t] gjithashtu thotė: Ja, kėshtu ėshtė ndėshkimi i Zotit tėnd, kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet, ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm, e i ashpėr. [Hud: 102].
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė: All-llahu e afatizon zullumqarin pėr njė kohė. Pastaj kur e kap me dėnim, nuk ka ikje pėr tė. [Buhariu dhe Muslimi].
Kur ata qė emigruan nė Etiopi (Abisini) u kthyen, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kėrkoi prej tyre qė ti tregojnė pėr rastin mė tė ēuditshėm qė e kishin parė atje. Disa prej tyre e thanė kėtė:
O i Dėrguar i All-llahut! Njėherė, pėrderisa qėndronim nė Etiopi, njė grua e cila e bartte njė ibrik me ujė mbi kokė kaloi pran nesh. Njėri nga djemtė e rinjė, e vendosi dorėn nė shpatullėn e saj dhe e shtyu me forcė. Ajo u gjunėzua. Kur u ngrit nė kėmbė tha: I poshtėr! Do ta kuptosh atė ditė kur All-llahu do tė jetė Gjykues dhe do ti mbledh njerėzit e ēdo kohe, kur duart dhe kėmbėt do tė flasin dhe dėshmojnė pėr atė qė e kanė bėrė pronarėt e tyre, atėherė do ta kuptosh si do tė jetė ēėshtja ndėrmjet nesh.
Pasi e dėgjoi kėtė Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha: Ajo e tha tė vėrtetėn. Ajo e tha tė vėrtetėn. Si mund qė All-llahu ta bekoj njė popull i cili nuk i mbron tė dobėtit nga tė fortit? [Ibėn Maxhe, Bejhekiu].
Prandaj, ne e kemi obligim qė ti mbrojmė njerėzit e shtypur tė shoqėrisė nė tė cilėn jetojmė. Patjetėr duhet tua sigurojmė tė drejtat e tyre. Njė ndėr qėllimet e xhihadit ėshtė mbrojtja e tė dobtėve, siē ceket qartė nė Kuran.
Musteured ibėn Shidad pėrmendi se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Kur tė vijė Ēasti i fundit, Romakėt do tė jenė me numėr mė tė shumtė.
Amėr Ibėn Asi e dėgjoi kėtė fjalė tė Musteured-it dhe i tha atij: Ke parasysh se ēka flet.
Musteuredi tha: Unė jam duke e thėnė atė qė e kam dėgjuar prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Amėr Ibėn Asi pastaj tha: Pasi e pėrmende kėtė, mė duhet tė tė tregojė se ata i posedojnė pesė cilėsi tė mira: Ata janė tė qetė gjatė fatkeqėsive. Mė sė shpejti rimerren pas fatkeqėsive. Ata janė tė gatshėm pėr tu rikthyer pas disfatės. Ata sillen mirė me tė varfėrit, jetimėt dhe tė dobėtit nė mesin e tyre. Ata janė tė aftė pėr ta parandaluar zgjedhėn (shtypjen) e mbretėrve tė tyre.
Amėr Ibėn Asi e pėrshkroi atė qė kishte ngelur nė shoqėrinė romake nga natyra e pastėr, nė tė cilėn njerėzit janė tė lindur. Apo ndoshta kėto cilėsi i kanė marrė nga Pejgamberėt tė cilėt ishin dėrguar nė mesin e tyre. Ėshtė vėshtirė tė thuhet se cila ėshtė mė impresive: fakti se romakėt i posedonin kėto cilėsi, apo intelekti i mprehtė i Amėr Ibėn Asit i cili ishte nė gjendje tė bėjė njė vlerėsim tė tillė pėr romakėt. Nėse njė person nuk i kupton armiqtė e tij, ai nuk do tė mund ti mposht ata. Poashtu ėshtė impresive sa i drejtė ishte ky vlerėsim i rivalėve historik. Kjo ėshtė drejtėsia tė cilėn islami e kėrkon nga ne.
Qarqet mė tė informuara tė botės muslimane janė tė paafta pėr ta studiuar perėndimin nė mėnyrė kritike, dhe poashtu janė tė paaftė pėr ta kuptuar historinė e tij, perspektivėn dhe si tė arrihet deri nė vendime konstruktive nė lidhje me tė.
Kur ne flasim pėr tė drejtat njerėzore, tė drejtat e grave apo lirinė, ne nuk duhet ta mashtrojmė vetveten se problemet tona me perėndimin shtrihen nė kėto ēėshtje. Ne nuk duhet ēdoherė tė fokusohemi nė atė se si ata i shkelin kėto tė drejta. Nė duhet tė marrim njė qėndrim proaktiv dhe ti prezentojmė kėto principe nė kontekstin e tyre tė drejtė islamik. Tė drejtat njerėzore janė nė fakt vlera islame.
Omeri [r.a] i tha djalit tė udhėheqėsit tė Egjiptit nė atė kohė, qė ishte Amėr Ibėn Asi: Kur i robėruat njerėzit tė cilėt nėnat e tyre i lindėn tė lirė?. Ai poashtu u tregoi koptėve egjiptas se si ata mund ti kėrkojnė tė drejtat e tyre. Gjatė kohės kur ata jetonin nėn sundimin romak, nuk kanė pasur mundėsi ta bėjnė njė gjė tė tillė. Kur muslimanėt e morrėn udhėheqjen, ata i mėsuan Koptėt se si ti kėrkonin tė drejtat e tyre dhe si tė qėndronin kundėr shtypjes politike, bile edhe nėse vjen nga vet Halifeja.
Europa as qė i ka diskutuar kėto ideja deri kah fundi i shekullit XVIII, nė kohėn kur ndodhi Revolucioni francez. Nė kėtė kohė doli nė dritė ideja se ēdo person ka lind i lirė. Atyre iu deshėn diku njėmijė vite pėr tė arritur deri te kjo ide, e cila tashmė ekzistonte nė islam, e kur e bėn kėtė, ata e deklaruan si njė gjė tė re.
Koncepti i tė drejtave njerėzore nė Perėndim shtrihet nė njė principė tė vetėm i cili ėshtė shpallur qartė nė Kombet e Bashkuara. Ky ėshtė principi i dinjitetit njerėzor. Koncepti i tyre pėr dinjitetin njerėzor ėshtė i mishėruar nė dy ide:
E para ėshtė liria. Kjo ka tė bėjė me dhėnjen ēdo individi tė drejtėn e shprehjes, posedimit tė pronės, martesės, mbajtjen e biznesit, udhėtimit, dhe kryerjen e aktiviteteve tė tjera jetėsore.
E dyta ėshtė barazia. Kjo do tė thotė se tė drejtat duhet ti gėzojnė tė gjithė njerėzit. Ėshtė e palogjikshme qė tė drejtat tia japėsh njė personi, e tia mohosh tjetrit.
Kėto janė bazat e tė drejtave njerėzore. Nėse i kthehemi Kuranit, e shohim se aty ceket koncepti i dinjitetit njerėzor: Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam. [Isra: 70].
Nė njė kohė kur nė perėndim debatohej nė lidhje me atė se a kanė shpirtė gratė dhe robėrit, dijetarėt e muslimanėve debatonin se a janė njerėzit mė superior apo melekėt. Kėta dijetar arritėn nė pėrfundim se njerėzit tė cilėt i nėnshtrohen All-llahut dhe e pasojnė Pejgamberin e Tij, nė fund e arrijnė njė status mė tė lartė se melekėt. Ata e fitojnė Xhennetin nė botėn tjetėr, pėrderisa melekėt ngelin nė atė pozitė qė janė. Sidoqoftė, melekėt janė nė fillim mė superior duke e marrė parasysh faktin se janė tė krijuar nga drita. Megjithatė, superioriteti nė pėrfundim ėshtė mė i rėndėsishmi. Dhe All-llahu e di mė mirė.
Kur islami i pohon tė drejtat njerėzore, atė nuk e bėn duke u bazuar nė kėrkesat e njerėzve, apo nė revolucionet e tyre, apo nė ndrrimin politik tė balancės sė fuqisė. Ai e bėn duke u bazuar nė shpalljen hyjnore tė Zotit tė botėrave. Ai i mėson njerėzit si ti fitojnė, ti kėrkojnė dhe ti mbrojnė tė drejtat e tyre. Kjo ėshtė vendosur dhe realizuar teoretikisht dhe praktikisht me ardhjen e Islamit, duke mos pasur nevojė qė njerėzit ta bėjnė kėtė me forcė.
Ne, si musliman, nuk duhet ti kundėrshtojmė tė drejtat njerėzore dhe lirinė nė princip, sepse kėto janė pjesė e historisė sonė dhe Ligjit tonė Hyjnor. Megjithatė, ne kemi problem me perėndimin nė disa mėnyra se si ata mundohen ti zbatojnė kėto nocione. Njė shembull ėshtė zgjerimi i fushės sė lirisė personale deri nė atė pikė saqė shkakton dėmtim tė tjerėve dhe e kėrcėnon dinjitetin njerėzor. Njė tjetėr shembull ėshtė dhėnja e lirisė sė tė shprehurit deri nė atė pikė, saqė vlerat e shenjta fetare dhe morale shahen, apo deri nė atė pikė qė shkakton trazira nė shoqėri. Islami kėrkon ti mbrojė tė drejtat e individit dhe tė mundėsojė shansė tė barabartė qė njerėzit ti ushtrojnė kėto tė drejta pėrbrenda njė konteksti tė shėndoshė shoqėror.
Kur perėndimi i pohon tė drejtat njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve ato i bėn pėrbrenda kufizimeve tė njė programi apo sistemi specifik. Prandaj, administrimi i fuqive perėndimore gjatė periudhės kolonizuese ishte plotėsisht nė kundėrshtim me idealet e larta tė cilat i paraqitnin. Historiani australian Clive Turnbull, nė librin e tij Lufta e zezė Asgjėsimi (farosja) e Tasmanianėve vendas, fletė pėr atė se si Anglezėt brutalisht dhe sistematikisht e masakruan dhe farosėn popullatėn vendase tė Tasmanisė. Ai tregon se kolonizatorėt bile kanė praktikuar kanibalizėm mbi disa vendas tė cilėt i kishin robėruar, duke ua prerė dhe ngrėnė mishin, pėrderisa ata ende ishin gjallė. Ironikisht, shtypi Anglez deklaronte se vendasit ishin kanibal tė egėr dhe se kolonizatorėt ishin atje pėr ti ēliruar prej barbarizmit tė tillė. Turnbull pohon se nuk ka ndodhur asnjė rast nė tė cilin njė tasmanian autokton kishte praktikuar kanibalizėm mbi ndonjė anglez.
Ne patjetėr duhet ta definojmė se ēka do tė thotė tė jesh plotėsisht i njerėzishėm. A e nėnkuptojmė me kėtė se ēdo njeri ėshtė krijuar nga All-llahu, pavarėsisht nga ngjyra, gjinia dhe kombi, siē e pohon kėtė islami? Apo me kėtė nėnkuptojmė ēdokėnd i cili ėshtė bjond me sy tė kaltėr dhe pamje tė bukur, ndėrsa racat e mugėta tė Azisė dhe Afrikės do tė duhej njė zgjatje pėr tė shkuar aq larg qė ti quajmė ata njerėz?
Nga perspektiva islame, ejani tė meditojmė mbi thėniet e njohura tė halifes sė dytė Omer Ibėn Hattabit [r.a]. Njėherė ai tha: Nuk i dėrgova zėvendėsit e mi te ju pėr tua nxjerur mishin e as pėr tua marrė pasurinė. Unė i dėrgova qė tua mėsojnė fenė tuaj dhe ta shpėrndajnė pasurinė nė mesin tuaj. Ai gjithashtu ka thėnė: Nėse dėgjoj pėr njė zėvendės timin i cili ka bėrė padrejtėsi dhe unė nuk e pėrmirėsoj atė, atėherė e konsideroj vetveten tė padrejtė.
Nė njė rast tjetėr ai tha: Nėse unė do ta caktoja zėvendės personin mė tė mirė qė e njoh dhe do ta urdhėroja qė tė jetė i drejtė, a to pėrmbushja obligimin tim? Kur njerėzit u pajtuan me kėtė tha: Jo pėrderisa nuk do vėzhgoja atė dhe tė sigurohesha se ai vepron sipas urdhėrave tė mia.
Njė prej guvernatorėve tė tij njėherė i bėri padrejtė dikujt, e ai erdhi te Omeri qė tė ankohet. Omeri i dėrgoi njė letėr guvernatorit (zėvendėsit), nė tė cilėn thoshte: Bėhu i drejtė me kėtė njeri. Pėrndryshe, eja te unė mėnjeherė. Selam. Guvernatori menjėherė e pėrmirėsoi gabimin e bėrė.
Kur Omeri dėgjoi se zėvendėsi i tij nė Kufe Sad Ibėn Ebi Vekasi e kishte ndėrtuar njė pallat pėr vetvete dhe kishte caktuar njė roje nė derė, duke mos pasur nevojė pėr njė gjė tė tillė, e dėrgoi hetuesin e tij Muhammed Ibėn Meslemeh qė tė merr dru zjarri dhe lėndė djegėse dhe tia djegte pallatin. Sė bashku me tė ia dėrgoi njė letėr Sad Ibėn Ebi Vekasit nė tė cilėn shkruante: Me erdhi lajmi se ti e ke ndėrtuar njė pallat tė fortifikuar, tė cilin e quan shtėpi, dhe se ke vendosur njė derė nė mes teje dhe popullit tėnd. Ai nuk ėshtė pallati yt por njė pallat i turpit. Mos vendos portė nė shtėpin tėnde qė ti ndalosh njerėzit tė takohen me ty, e nė kėtė mėnyrė tua mohosh tė drejtat e tyre.
Ai ia shkruajti kėtė gjė zėvendėsit tė tij nė Egjipt, Amėr Ibėn Asit: Mė ka ardh lajmi se ti mbėshtetesh (shtrihesh) nė kuvendet tua publike. Mos vepro ashtu. Ulu sikur tė tjerėt.
Kėto janė vetėm disa shembuj pėr ta theksuar se si vlerat Islame i kanė pėrkrahur tė drejtat njerėzore, nė njė shkallė tė paparė gjatė historisė njerėzore. Po, Omeri ishte nė gjendje tė jetė shumė i drejtė nė marrėdhėniet me njerėzit dhe nė plotėsimin e nevojave tė tyre, por ishte atmosfera qė solli islami ajo qė mundėsoi qė gjestet e tilla fisnike tė ndodhin.
Ėshtė gabim pėr ne qė ti shikojmė tė drejtat njerėzore dhe tė drejtat e grave me dyshim. E njejta vlen pėr lirinė. Ne duhet tė jemi ata qė i paraqesin kėto subjekte. Ne duhet ta bėjmė tė qartė se ligji i All-llahut i cekė kėto koncepte dhe duhet ti pėrmirėsojmė shkeljet e tė drejtave tė njeriut tė cilat ndodhin sot nė botėn islame. Kjo ėshtė mėnyra pėr ti rezistuar sulmet e perėndimit, i cili i pėrdor nocinet e tė drejtave dhe lirisė pėr ta sulmuar botėn islame dhe vlerat e saj. Ne duhet tė sigurohemi qė termat tė drejtat njerėzore dhe liri tė ekzistojnė nė fjalorin tonė, tė definuara nė bazė tė perspektivės sonė unike, jo nė bazė tė diktimit tė tjerėve.
Ėshtė njė nevojė e madhe qė dijetarėt musliman ta shtjellojnė ēėshtjen e tė drejtave njerėzore dhe lirisė dhe tė ofrojnė njė alternativė tė shėndoshė pėr modelin perėndimor. Kur ne flasim pėr lirinė dhe barazinė, ne duhet tė vėzhgojmė se perėndimi me liberalizmin dhe kapitalizmin e vet i jep prioritet lirisė, shpesh herė duke e anashkaluar barazinė nė kėtė proces. Kjo ka shkaktuar njė hendek tė madhė nė mes atyre qė kanė dhe atyre qė nuk kanė (pasuri) dhe shtresimi shoqėror akut, i cili shpesh herė ėshtė i shoqėruar me kapitalizmin.
Komunistėt, nė anėn tjetėr, i japin prioritet nocionit tė tyre pėr barazinė shoqėrore, dhe e anashkalojnė pothuajse ēdo aspekt tė lirisė pėr ta arritur njė gjė tė tillė, nė veēanti lirinė e pronės, po bile edhe lirinė e shprehjes dhe shumė prej tė drejtave njerėzore. Ēdoherė qė janė vendosur regjimet komuniste, njerėzit u gjetėn nė njė ndėr diktaturat mė shtypėse. E ashtuquajtura diktaturė e proletariatit nuk ishte mė pak shtypėse se regjimet tjera autoritarive tė padrejta.
Sistemi i ofruar nga islami nuk kėrkon qė ta avancojė njė pasurinė e njėrit nė dėm tė tjetrit, po i jep pėrparėsi mirėqenies sė pėrgjithėshme mbi interesat individual. Nga kjo pikė, nė atė rast kur liritė ofrojnė dobi mė tė madhe, atyre do tu jepet pėrparėsi. Nė tė njejtėn mėnyrė, nė atė rast kur ēėshtjet e barazisė sjellin mė shumė dobi shoqėrore, atyre do tu jepet pėrparėsi.
Pėr mė tepėr, tė dyja, liria dhe barazia duhet tė definohen. Kufijt e lirisė duhet tė sqarohen qartė. Barazia duhet tė kuptohet nė kontekstin e drejtėsisė, jo nė kuptimin absolut i cili u bėn padrejtėsi shumė njerėzve, sidomos atyre tė cilėt mundohen shumė dhe dallohen me meritat e tyre. Dijetarit e ligjit islam duhet ti japin prioritet studimit tė kėtyre ēėshtjeve. Ata duhet ti edukojnė njerėzit pėr tė drejtat e tyre dhe si ata mund ti sigurojnė ato. Njėlloj e rėndėsishme ėshtė qė ti mėsojnė njerėzit si ti ushtrojnė nė mėnyrė tė drejtė liritė e tyre kur ti arrijnė ato.
Ka tė tillė tė cilėt i shohin tė drejtat dhe liritė vetėm nė kuptimin absolut. Ky ėshtė njė keqkuptim i madh. Askush nuk mund tė ketė tė drejta dhe liri tė pakufizuara. Liritė dhe tė drejtat e njė personi duhet ti marrin nė konsideratė liritė dhe tė drejtat e tė tjerėve. Nė Islam, ato duhet tė mbahen pėrbrenda kornizave tė Ligjit Hyjnor tė cilit tė gjithė muslimanėt duhet ti nėnshtrohen, sepse ky ligj vjen nga Zoti i tyre i cili mė sė miri i di nevojat e tyre.
Nė anėn tjetėr, ka njerėz tė cilėt mendojnė se lejimi i njerėzve qė ti ushtrojnė tė drejtat individuale ėshtė nė dėm tė shoqėrisė dhe i sjellė tė gjitha llojet e devijimit. Ky besim nuk pėrputhet me realitetin. Eksperienca ka treguar se kur njerėzve u dhurohet njė masė e arsyeshme e besimit, ata zhvillohen nė njerėz qė sillen nė mėnyrė tė pėrgjegjėshme.
Merre parasysh sektorin familjar. A e konstatojmė se strategjia ideale pėr kujdesjen e fėmijėve ėshtė qė kompletisht ti kufizojmė ata dhe tua mohojmė tė gjitha tė drejtat? Njė strategji e tillė nuk ėshtė mė e mirė se injorimi i fėmiut dhe lėnja e tij tė rritet nė mėnyrė tė egėr. Trajtimi mė i mirė dhe mė i balancuar, ėshtė qė tua japėsh tė drejtėn fėmijėve qė tė ushtrojnė liri deri nė njė shkallė, qė tė mėsohen me njė gjė tė tillė dhe tė mėsohen tė sjellin vendime inteligjente dhe tė pėrgjegjėshme. Kjo duhet tė shkojė baraz me njė edukim tė duhur fetar i cili e rėnjos te fėmiu vetdijėn se All-llahu e mbikqyrė dhe i mundėson atij qė ta dallojė tė mirėn nga e keqja.
Mjedisi shkollor ėshtė njė shembull tjetėr i shkėlqyer. A duhet qė shkolla tė jetė njė institut pėr mėsim rutinor, njė mulli blurės i pakufizuar i informatave? Apo nė tė kundėrtėn, a duhet tė jetė njė vend me liri tė pakufizuara, ku studentėt bėjnė ēkado qė dėshirojnė, pa marrė parasysh sa e gabuar dhe jomorale mund tė jetė ajo sjellje? Nė mėnyrė ideale, mjedisi shkollor duhet tė jetė i balancuar, qė ta zhvilloj karakterin e studentėve dhe tė mbjellė nė ta vetdijen e vlerės individuale dhe pėrgjegjėsisė ndaj tė tjerėve. Kėtė qė e themi pėr shkollat vlen edhe pėr aktivitetet tjera edukative, si programet e librarive dhe ligjeratat nė xhamia.
Imponimi i disa vlerave studentėve dhe mohimi i tė drejtės qė ata tė pyesin dhe diskutojnė pėr problemet e tyre ėshtė njė fyerje pėr ta. Ajo gjithashtu ua then moralin e tyre dhe ua anulon ndjenjėn e vetėbesimit.
Nė ēdo nivel tė shoqėrisė, duhet tė bėhet njė balancim nė mes tė drejtave dhe nevojave tė individit dhe atyre tė shoqėrisė. Nė sajė tė kėsaj duhet tė merren nė konsiderat liria dhe barazia.
Njerėzve duhet tu jepet liria e tė shprehurit dhe duhet tė mėsohen si ta ushtrojnė atė pa mos i ofenduar apo dėmtuar tė tjerėt. Duhet qė njerėzit tė vetdijėsohen pėr pėrgjigjėsitė e tyre, si dhe pėr tė drejtat e tyre. Gjithashtu ata duhet tė merren nė llogari kur i shkelin tė drejtat e tyre apo kur dėshtojnė qė ti kryejnė obligimet dhe pėrgjegjėsitė e tyre.
Njerėzit inteligjent janė tė interesuar pėr tė mirėn e shoqėrisė nė tė cilėn jetojnė. Ata e dinė se kur shoqėria i keqpėrdor tė drejtat apo kur u mohohen atyre tė drejtat, kjo gjė e vendos shoqėrinė nė rrezik, duke i armiqėsuar njerėzit dhe duke i ushqyer tendencat e tyre destruktive, e nga kjo dalin probleme tė shumta shoqėrore.
Kur ne flasim pėr liri, nuk duhet tė ndjehemi se ky ėshtė njė nocion perėndimor tė cilin po e paraqesim. Definitivisht nuk duhet tė ndjehemi se kjo e kompromiton nocionin islam tė nėnshtrimit ndaj All-llahut. Islami na e mėson nocionin e lirisė, njashtu sikurse nocionin e nėnshtrimit ndaj All-llahut. Themeli i islamit ėshtė nėnshtrimi dhe adhurimi drejtuar vetėm ndaj All-llahut. Prandaj, koncepti islam i lirisė ėshtė largimi i ēdo autoriteti absolut, sepse autoriteti i tillė ia anulon dhuratėn qė All-llahu ia ka dhėnė. Nėnshtrimi ndaj All-llahut domosdoshmėrisht realizohet pėrbrenda kontekstit tė lirisė. Kjo ėshtė e lidhur me pėrgjegjėsinė. Pėr kėtė shkak islami nxitė fuqishėm pėr lirimin e robėrve.
All-llahu e di mė sė miri. Paqa dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbi shokėt e tij fisnik, mbi familjen e tij tė ndershme dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tyre deri nė ditėn e gjykimit.
Selman el-Avde
Pėrshtati: Omer Islami
Publikimi i parė: 03.06.2005
-
-
E lus moderatorin qe ta fshiej komentin e Ilirise, sepse ne te ka fyerje.
A kurse ti Iliria mos e trego idiotizmin tend me gjera te tilla. Nese ke dicka te dobishme per te thene ne rregull, mirepo ne kete menyre femijerore te sillesh si nje imbecil total nuk eshte e tolerueshme.
Propozoj qe te hapet nje nenforum per imbecilat sepse jane shtuar shume koheve te fundit!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt