Rezymeja e hutbes: Islami ėshtė pėrmbyllje e ligjeve qiellore; synimi i lehtėsimit; nocioni lehtėsi dhe vėshtirėsi; shenjat e lehtėsimit nė Kuran; manifestimi i lehtėsimit te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; lehtėsimi sipas principeve dhe besimit tė fesė; manifestimi i lehtėsimit nė dispozitat fetare; synimi nga adhurimet; detyrohemi tė jemi tė butė nė tė gjitha sferat; manifestimi i lehtėsimit nė raportet ndėrnjerėzore; shkaqet e fanatizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit; kuptime tė gabuara tė lehtėsimit.



بسم الله الرحمن الرحيم

إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونََ

يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)

"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...

Ju porosi dhe vetveten tė jeni tė devotshėm.

Keni frikė All-llahun, All-llahu ju mėshiroftė.

Kujdes nga shkujdesi, sepse secili njeri do tė vdes e do tė llogaritet. I pėrcjellim xhenazet, ndahemi prej tyre te varrezat, i kalb toka, kurse ne mbetemi pas tyre sikur do tė jetojmė pėrgjithmonė. Andaj, merrni mėsime, zgjohuni, sepse pas krenarisė ka poshtėrim, pas jetės vdekje, e pas dynjasė ahiret. Ēdo gjė ka llogari, ēdo afat ėshtė i caktuar, ēdo e mirė ka sevap, e ēdo e keqe azab. Bėhuni gati pėr telashet e vdekjes, pėrmirėsoni atė qė ju ka ikur:

أَمْ حَسِبَ ٱلَّذِينَ ٱجْتَرَحُواْ ٱلسَّيّئَـٰتِ أَن نَّجْعَلَهُمْ كَٱلَّذِينَ ءامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ [الجاثية:21].

"A menduan ata, tė cilėt vepruan nė tė kėqija, se nė jetėn e tyre dhe nė vdekjen e tyre do t'i bėjmė tė barabartė me ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira? Sa i shėmtuar ėshtė gjykimi i tyre?". (El-Xhathije: 21).

Musliman tė nderuar!

Sheriati islam ėshtė pėrfundim i sheriateve, tė cilin All-llahu, azze ve xhel-le, e ka sjellė pėr mbarė njerėzit, pėr mbarė botėn, pėr meshkujt dhe femrat, pėr tė fuqishmin dhe tė dobėtin, pėr tė pasurin dhe tė varfėrinė, pėr tė shėndoshin dhe tė sėmurin. Pėr kėtė edhe ka ardhur i lehtė pėr ta kuptuar dhe zbatuar, vlen pėr mbarė njerėzit dhe tė gjithė njerėzit mund ta zbatojnė. Feja islame ėshtė lehtėsim pas vėshtirėsisė, butėsi pas ashpėrsisė dhe ngritje e telasheve nga umeti.

Lehtėsimi ėshtė synim i kėsaj feje dhe veti e pėrgjithshme e sheriatit, ky lehtėsimi vjen nė lidhje me dispozitat dhe besimin e fesė, moralin dhe raportet ndėr njerėzore, bazat dhe degėt e fesė. Zoti ynė me begatinė dhe fisnikėrinė e Tij nuk i ka ngarkuar me gjėra tė vėshtira, nuk synon lodhjen e njerėzve, e ka zbritur fenė nė bazė tė principit tė butėsisė dhe lehtėsimit.

Sheriati i All-llahut ėshtė besimdrejtė nė tevhid, tolerante nė vepra, andaj Atij i takon falėnderimi dhe mirėnjohja.

يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ ٱلْعُسْرَ [البقرة:185]

"... All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju...". (El-Bekare: 185).

يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُخَفّفَ عَنْكُمْ وَخُلِقَ ٱلإِنسَـٰنُ ضَعِيفاً [النساء:28]

"All-llahu dėshiron t'ju lehtėsoj (dispozitat), e megjithatė njeriu ėshtė i paaftė (pėr t'u pėrballuar epsheve)". (En-Nisa: 28).

هُوَ ٱجْتَبَـٰكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكمْ فِى ٱلدّينِ مِنْ حَرَجٍ مّلَّةَ أَبِيكُمْ إِبْرٰهِيمَ هُوَ سَمَّـٰكُمُ ٱلْمُسْلِمِينَ [الحج:78].

"... Ai ju zgjodhi ju (ju pėrcaktoi pėr tė luftuar pėr rrugėn e Tij) dhe nuk ju obligoi nė fé me ndonjė vėshtirėsi, nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe mė parė, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanė, ...". (El-Haxh: 78).

Dispozitat e sheriatit gdhendin tek besimtari tolerancėn dhe largimin nga spitullimi dhe stėrngarkimi, varshmėrinė e ngushtė nga All-llahu, mėshira dhe falja e tij.

لاَ يُكَلّفُ ٱللَّهُ نَفْساً إِلاَّ مَا ءاتَاهَا سَيَجْعَلُ ٱللَّهُ بَعْدَ عُسْرٍ يُسْراً [الطلاق:7].

"... All-llahu nuk ngarkon askėnd, vetėm aq sa i ka dhėnė; mirėpo pas vėshtirėsisė All-llahu sjell ēlirim (begati)". (Et-Talak: 7).

Lehtėsim ėshtė ēdo vepėr e cila nuk e lodh njeriun, kurse vėshtirėsi ēdo vepėr e cila e lodh dhe dėmton njeriun.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:

((إن هذا الدين يسر، فأوغلوا فيه برفق))

"Kjo fe ėshtė e lehtė, hyni nė te butė". (Ahmed, hasen).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė:

((إن خير دينكم أيسرُه، إن خير دينكم أيسره، إن خير دينكم أيسره)) قالها ثلاثاً

"Feja mė e mirė ėshtė mė e lehta. Feja mė e mirė ėshtė mė e lehta. Feja mė e mirė ėshtė mė e lehta". (Ahmed, hasen).

Musliman tė nderuar!

Shenjat dhe manifestimet e lehtėsimit shihen qartė nė Librin Fisnik dhe personalitetin e Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe atė nė bazat dhe degėt e fesė.

Sa i pėrket Kuranit, All-llahu, azze ve xhel-le, e ka lehtėsuar leximin, kuptimin, analizėn dhe meditimin.

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءانَ لِلذّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ [القمر:17]

"Ne Kur'anin e bėmė tė lehtė pėr mėsim, po a ka ndokush qė merr mėsim?". (El-Kamer: 17).

فَإِنَّمَا يَسَّرْنَـٰهُ بِلَسَانِكَ لِتُبَشّرَ بِهِ ٱلْمُتَّقِينَ وَتُنْذِرَ بِهِ قَوْماً لُّدّاً [مريم:97].

"Ne e bėmė atė (Kur'anin) tė lehtė me gjuhėn tėnde vetėm qė me tė t'i pėrgėzosh tė devotshmit, dhe me tė t'i tėrheqish vėrejtjen njė populli qė ėshtė kryeneē". (Merjem: 97).

Libri i All-llahut ėshtė i lehtė pėr ta futur nė kujtesė, e perceptojnė mendjet, i nėnshtrohen zemrat, kėnaqen veshėt me dėgjimin e tij dhe aspak nuk lodhen edhe pse nė te ka sekrete dhe dije tė imta tė veēanta pėr dijetarėt e thelluar nė dije.

Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, All-llahu, azze ve xhel-le, e ka dėrguar mėshirė pėr mbarė botėn, ai ėshtė i mėshirshėm dhe i butė ndaj besimtarėve, kujdeset pėr ta, i dhemb ajo qė i rėndon dhe u sjell vėshtirėsi, ua largon prangat dhe pėrkufizimet qė i kanė patė mė herėt.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

((إن الله لم يبعثني معنّتاً ولا متعنِّتاً، ولكن بعثني معلّماً ميسِّراً)).

"All-llahu nuk mė ka dėrguar tė rėnduar dhe fanatik, por mė ka dėrguar mėsues dhe lehtėsues". (Buhariu dhe Muslimi).

Ky Pejgamber ka thėnė pėr veten e tij:

((أما إني أصوم وأفطر، وأقوم وأرقد، وآكل اللحم، وأتزوج النساء، فمن رغب عن سنتي فليس مني)).

"Unė agjėroj dhe ha, falem natėn dhe flejė dhe martohem me gra, andaj ai qė largohet nga syneti im nuk ėshtė prej meje". (Buhariu dhe Muslimi).

Sa i pėrket bazave tė fesė dhe ēėshtjeve tė besimit, kėrkesat e tyre janė tė lehta dhe tė qarta, siē ėshtė besimi nė All-llahun, nė ditėn e mbrėmė, nė caktimin e All-llahut pėr tė mirė e pėr tė keqe. Argumentet pėr kėtė gjė janė tė qarta, mjafton tė shikojmė qiellin dhe tokėn, e krijesat tjera, mjafton tė shėtitmi anė a mbanė rruzullit tokėsor e tė marrim mėsim nga popujt e mėhershėm, duke ndjekur hapat e muslimanėve tė parė, tė cilėt nuk stėrngrakoheshin me gjėra tė kota e as qė merreshin me parashtrimin e pyetjeve tė shumta e as me divergjencat e ndryshme.

Abdullah ibėn Mesudi, radijallahu anhu, thotė:

(إياكم والتنطع، إياكم والتعمّق، وعليكم بالعتيق)

"Kujdes nga fanatizmi dhe teprimi, e kapuni pėr fenė e vjetėr". (Daremiu).

Feja e vjetėr, domethėnė, feja nė tė cilėn na la Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nė tė cilėn ishin shokėt e tij tė ngushtė. Kjo fe ėshtė e lehtė dhe larg fanatizmit, spitullimit, ekstremizmit dhe stėrngarkimit.

Sa i pėrket dispozitave tė sheriatit edhe ato kanė parasysh gjendjen e njerėzve dhe situatat e tyre, e dallojnė varshmėrish me gjendjen e tyre duke patė nė konsideratė a janė tė shėndoshė a tė sėmurė, vendas apo udhėtar, janė nė zor apo jo. Adhurimi mė i madh dhe mė i rėndėsishėm pas tevhidit ėshtė namazi. Kohėt namazit kanė tė bėjnė me agimin e mėngjesit, lindjen, hijen dhe perėndimin e diellit. Mes lindjes dhe perėndimit ėshtė kibleja. Nėse uji arrin dy kut atė nuk e ndytė asgjė. Nėse e ka vėshtirė ta pėrdor ujin, pėrdor tejemumin. Muslimani falet nė kėmbė e nėse nuk mundet nė kėmbė, atėherė falet ulur, e nėse nuk mundet as ulur, atėherė falet i shtrirė, sepse:

لاَ يُكَلّفُ ٱللَّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا [البقرة:286]

"... All-llahu nuk e obligon asnjė njeri pėrtej mundėsisė sė tij,...". (El-Bekare: 286).

Kur ka nevojė bėn bashkimin e dy namazeve, drekėn me iqindinė dhe akshamin me jacinė. Kur tė ėshtė udhėtar namazin prej katėr rekateve e shkurton nė dy rekate.

Njė herė i treguan Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr njė grua e cila shumė falte namaz, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u pėrgjigj:

((مَهْ، عليكم بما تطيقون، فوالله لا يملّ الله حتى تملّوا))

"Kujdes! Merrni pėrsipėr veprat qė mund ti realizoni. Pasha All-llahun, All-llahu nuk mėrzitet derisa nuk mėrziteni ju". (Buhariu dhe Muslimi).

Ai qė del si imam para njerėzve le tė falet lehtė, sepse pas tij falet ai qė ėshtė i sėmurė, i dobėt dhe ai qė ka punė.

Agjėrimi kėrkohet vetėm nga ai qė ėshtė i shėndosh dhe vendas, kurse pėr atė qė ėshtė i sėmurė dhe udhėtar ka lehtėsim:

فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ ٱلْعُسْرَ [البقرة:185]

"... E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju...". (El-Bekare: 185).

Zeqati, haxhi dhe xhihadi janė obligim vetėm pėr ata qė kanė mundėsi. Haxhi, therja e kurbanit dhe bajrami bėhen sė bashku me muslimanėt.

Pėr gruan ka dispozita tė veēanta qė i pėrshtaten natyrės sė sajė.

Lapsi nuk i regjistron veprat e tė ēmendurit, fėmijės, atij qė ėshtė nė gjumė, atij qė gabimisht dhe nė haresė e bėn njė vepėr dhe atij qė detyrohet ta bėjė ndonjė vepėr.

Nė origjinė ēdo vepėr ėshtė e lejuar dhe e pastėr, vėshtirėsia e sjell lehtėsimin.

فَمَنِ ٱضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلاَ عَادٍ فَلا إِثْمَ عَلَيْهِ [البقرة:173]

"... E kush shtrėngohet (tė hajė nga kėto) duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar, pėr tė nuk ėshtė mėkat...". (El-Bekare: 173).

E keqja regjistrohet si njė e keqe ose ia fal All-llahu, kurse e mira regjistrohet dhjetėfish e ma shumė.

Qėllimi i adhurimeve dhe veprave tė mira ėshtė orientimi i shpirtit dhe ruajtja e tij nga devijimi dhe lakimi, e nuk ėshtė qėllimi numėrimi e regjistrimi i tyre. Muslimani duhet tė pėrpiqet dhe mundohet mesatarisht ti kryej detyrat dhe obligimet, nėse pėrqendron nė rrugėn e drejtė fiton.

Stabiliteti nė fe arrihet me njė sasi tė lehtė tė veprave tė mira, tė cilat e zgjojnė dhe i japin kėnaqėsi nė adhurime, sepse kur njeriu futet nė vėshtirėsi dhe vepra tė mėrzitshme e humbė kėnaqėsinė e adhurimit dhe largohet nga shtytėsit e frikėrespektit. Sheriati na ka caktuar adhurime dhe vepra tė mira tė cilat natyrisht i pranon shpirti, madje e zgjerojnė gjoksin dhe gėzohen me to, sikurse ėshtė gėzimi me dy bajramet e nė ditėn e xhuma, ku lahemi, stolisemi e zbukurohemi me rroba tė bukura dhe parfumohemi me parfume tė kėndshme, ne dhe xhamitė tona, e kėndojmė Kuranin dhe e zbukurojmė zėrin gjatė leximit tė tij dhe gjatė thirrjes sė ezanit.

يَـٰبَنِى ءادَمَ خُذُواْ زِينَتَكُمْ عِندَ كُلّ مَسْجِدٍ وكُلُواْ وَٱشْرَبُواْ وَلاَ تُسْرِفُواْ إِنَّهُ لاَ يُحِبُّ ٱلْمُسْرِفِينَ قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِى أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالْطَّيِّبَـٰتِ مِنَ ٱلرّزْقِ قُلْ هِى لِلَّذِينَ ءامَنُواْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا خَالِصَةً يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ [الأعراف:31، 32].

"O bijtė e Ademit, vishuni bukur pėr ēdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata qė e teprojnė (shkapėrderdhin). Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritė dhe ushqimet e mira qė All-llahu i krijoi pėr robtė e vet?" Thuaj: "Ato janė nė kėtė botė pėr ata qė besuan, e nė ditėn e Kijametit janė tė posaēme pėr ta. Kėshtu ia sqarojmė argumentet njė populli qė kupton". (El-A'raf: 31- 32).

Musliman!

Muslimanėt duhet tė marrin rrugėn e butėsisė, pėrdėllesės dhe lehtėsimit nė tė gjitha ēėshtjet, pa lajka, pa bėrė qejf e as neveri kundrejt tė vėrtetės dhe rrugės sė drejtė. Lehtėsoni nė arsimim, edukim dhe thirrje nė fe tė All-llahut, silluni butė ndaj nxėnėsve dhe atyre qė i thirrni.

Musai, alejhisselam, i ka thėnė njeriut tė mirė:

هَلْ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰ أَن تُعَلّمَنِ مِمَّا عُلّمْتَ رُشْداً [الكهف:66]

"...A pranon tė vijė me ty, qė tė mė mėsosh nga ajo qė je i mėsuar (i dhuruar) ti: dituri tė drejtė e tė vėrtetė?". (El-Kehf: 66).

لاَ تُؤَاخِذْنِى بِمَا نَسِيتُ وَلاَ تُرْهِقْنِى مِنْ أَمْرِى عُسْراً [الكهف:72].

Pastaj i tha:

"...A nuk tė thashė se nuk do tė mund tė kesh durim me mua?". (El-Kehf: 72).

Lehtė tregoni detyrat e njerėzve, mos i ngarkoni me gjėra tė rėnda, pėrgėzoni e mos largoni, lehtėsoni e mos vėshtirėsoni, sepse ēdo kund ku ėshtė butėsia aty ėshtė edhe bukuria, kurse ēdo kund ku mundon butėsia aty ėshtė shėmtia.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:

((حُرِّم على النار كل هيّنِ ليّن سهل قريب من الناس))[9].

"I ndalohet zjarrit tė djeg secilin njeri tė lehtė, tė butė, tė shoqėrueshėm dhe tė afėrt me njerėzit". (Sahih, Tirmidhiu).

Dijetarėt, All-llahu u dhashtė sukses, duhet tė kujdesen pėr kėtė princip gjatė dhėnies sė fetvave, duhet tė kanė parasysh gjendjen e atyre qė pyesin dhe duhet t'i largojnė nga pozitat e vėshtira, normalisht duke mos injoruar tė vėrtetėn dhe tė saktėn.

Sufjan Theuriu, rahimehullah, thotė:

"إنما العلم عند الرخصة عن ثِقة، أما التشديد فيحسنه كلُّ أحد"

"Dija ėshtė lehtėsimi qė tė vjen nga njeriu i besueshėm, sepse vėshtirėsimin e zoton secili". (shiko Ibėn AbduleBerin nė Temhid).

Ibrahim Nehaiu, rahimehullah, thotė:

"إذا تخالجك أمران فظُنّ أحبَّهما إلى الله أيسرَهما"

"Kur tė vėrsulen dy gjėra, mendo se mė e dashura te All-llahu ėshtė mė e lehta".

Kurse Shabiu, rahimehullah, thotė:

"إذا اختلف عليك أمران فإن أيسرهما أقربُهما إلى الله"

"Nėse ke mėdyshje mbi dy gjėra, dije se mė e lehta ėshtė mė afėr te All-llahu".

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ ٱلْعُسْرَ [البقرة:185]".

"... All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju...".
(El-Bekare: 185).

Ai qė hip nė minber e merr kryet e kuvendit duhet tė flet me butėsi, tė kėshillon me urtėsi e tu ndihmon njerėzve tė kenė mendim tė mirė pėr Zotin e tyre.

Feja mė e mirė ėshtė ajo e lehta. Sjellja e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me beduinin i cili urinosi nė xhami ėshtė shembull pėr kėtė gjė.

U tha shokėve tė tij nė lidhje me kėtė rast:

((لا تزرموه ـ أي: لا تقعطوا عليه بوله ـ، إنما بُعثتم ميسرين))[11]

"Mos e ndėrpre, sepse jeni dėrguar tė lehtėsoni". (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo ėshtė mėshirė gjatė thirrjes, fuqi gjatė argumentimit, sinqeritet gjatė kėshillės dhe mirėsi gjatė porosisė.

Musliman tė nderuar!

I tėrė sheriati i All-llahut ėshtė lehtėsim dhe tolerancė. Mejdanet e lehtėsimit nuk mund tė numėrohen. Sidomos nė kapitullin e marrėdhėnieve ndėr njerėzore aty mė sė shumti del nė shesh dhe mė shumė kėrkohet, andaj, All-llahu ju mėshiroftė, jeni tė lehtė nė kėrkesat financiare gjatė pėrcaktimit tė dhuratave martesore, mehrit, shpenzimit pėr familjen, kėrkimin e borxhit, tė drejtave, jepuni afat borxhlive, sepse ai qė i lehtėson njė borxhliut nė dynja ia lehtėson All-llahu atij nė dynja e ahiret, kurse ai qė ia largon njė brengė muslimanit, All-llahu i largon atij brengat e ditės sė Kijametit, e ai qė i mbulon muslimanit njė tė metė, All-llahu e mbulon nė dynja e ahiret.

Lehtėsoni punėtorėve, argatėve, nėpunėsve, shėrbėtorėve, e mos i angazhoni sa nuk munden, e nėse i angazhoni, atėherė ndihmojuni.

Paria, udhėheqėsi, prindėrit, burrat dhe secili qė ka ndonjė pėrgjegjėsi duhet tė sillet butė ndaj atyre qė i ka nėn udhėheqjen e tij, tė jetė i drejtė dhe tua fal, sepse kėshtu na mėson All-llahu, azze ve xhel-le, duke thėnė:

وليعفُ وليصفحْ، أَلاَ تُحِبُّونَ أَن يَغْفِرَ ٱللَّهُ لَكُمْ [النور:22]

"... po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zėnė pėr tė madhe. A nuk dėshironi qė All-llahu t'u falė ju?" (En-Nur: 22).

Tė keqen kthejeni me tė mirė, kurse nėse do tė respektohesh urdhėro gjėra qė mund tė zbatohen, mos largo e as mos vėshtirėso, sepse:

وَلَوْ كُنْتَ فَظّاً غَلِيظَ ٱلْقَلْبِ لاَنْفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ فَٱعْفُ عَنْهُمْ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُمْ [آل عمران:159]

"... e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, ...". (Ali Imran: 159).

Mos i llogarisni rrėshqitjet, pranoni arsyetimet, shikoni mes gishtave dhe pranoni njerėzit si tė mirė.

Mundohuni tu pėrmbaheni kėtyre rregullave me aq sa mundeni dhe pėrgėzoni, sepse All-llahu, tebareke ve teala, thotė:

لاَ يُكَلّفُ ٱللَّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا ٱكْتَسَبَتْ رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا رَبَّنَا وَلاَ تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِنَا رَبَّنَا وَلاَ تُحَمّلْنَا مَا لاَ طَاقَةَ لَنَا بِهِ وَٱعْفُ عَنَّا وَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَا أَنتَ مَوْلَـٰنَا فَٱنْصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَـٰفِرِينَ [البقرة:286].

"All-llahu nuk e obligon asnjė njeri pėrtej mundėsisė sė tij, atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi. "Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė! Zoti ynė, mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata qė ishin para nesh! Zoti ynė, mos na ngarko me atė pėr tė cilėn ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mėkatet, na i mbulo tė kėqijat, na mėshiro. Ti je mbrojtėsi ynė, na ndihmo kundėr popullit pabesimtar!" (El-Bekare: 286).

Na bėftė dobi Kurani Fisnik dhe udhėzimi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. E them kėtė qė dėgjuat dhe kėrkoj falje te All-llahu pėr mua, pėr ju dhe pėr mbarė muslimanėt pėr ēdo mėkat dhe gabim, andaj edhe ju kėrkoni falje prej Tij, sepse Ai ėshtė Falės dhe i Mėshirshėm.

II

E falėnderojmė All-llahun, i cili e thotė tė vėrtetėn dhe udhėzon nė rrugė tė drejtė. Atė e falėnderoj dhe Ai mė mjafton, sepse mbėshtetėsi mė i mirė ėshtė Ai.

Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka kush meriton tė adhurohet pėrpos All-llahut, i cili ėshtė Njė, pa ortak dhe rival dhe dėshmoj se zotėria dhe Pejgamberi ynė, Muhammedi, ėshtė rob dhe i dėrguari i All-llahut, i cili ka sjellė lehtėsimin, butėsinė dhe pėrdėllesėn. Paqja dhe lavdi qofshin pėr te, familjen e shokėt e tij, tė cilėt ishin tė udhėzuar, tė devotshėm dhe tė vlefshėm dhe pasuesit e tyre nė mėnyrė mė tė mirė deri nė Ditėn e Kijametit.

Vėshtirėsimi, ngarkimi, fanatizmi dhe radikalizmi vjen nga mungesa e dijeve tė thella dhe tė mėdha tė fesė, mos njohja e objektivave tė sheriatit dhe synimeve tė fesė. Kėsaj mund ti bashkėngjitet edhe epshi i njeriut.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:

((ولن يشادَّ الدين أحدٌ إلا غلبه، فأوغلوا فيه برفق))

"Ēdo kush qė do ta shtrėngon fenė, ajo do ta mundė atė, andaj hyni nė te butė". (Buhariu).

Ibėn Muniri, rahimehullah, duke e komentuar kėtė hadith thotė:

"Nė kėtė hadith kemi shenjė tė pejgamberisė sė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse e kemi parė ne dhe ata qė kanė qenė para nesh se secili njeri ekstremist nė fe ėshtė larguar nga feja. Kjo asesi nuk domethėnė kėrkimin e mė tė mirės dhe mė tė plotės nė fe, sepse kėto gjėra janė tė lavdėruara, por ka pėr qėllim ndalimin e teprimit i cili e mėrzit njeriun dhe teprimin nė vepra vullnetare, i cili e shpien nė braktisjen e mė tė mirės". (shiko: "Fet'hul-Bari").

Pa dyshim se prej shenjave tė mungesės sė kuptimit tė fesė ėshtė edhe angazhimi i disa njerėzve dhe preokupimi me disa ēėshtje dhe dispozita sekondare tė fesė qė kanė tė bėjnė me adhurimet, kurse neglizhojnė dhe shpėrfillin mėkate tė mėdha dhe tė njohura si tė tilla te krejt, sikurse ėshtė Tibeti, bartja e fjalėve, shpifja, zilia, hulumtimi i gabimeve tė tjerėve, kurthet ndaj atyre qė u kundėrvihen, ngrėnia e pasurisė sė njerėzve pa tė drejtė, etj.

Musliman tė nderuar!

Thirrja nė lehtėsim dhe vėrejtja ndaj vėshtirėsimit nuk domethėnė thirrje nė liberalizim total nė ēėshtjet e fesė, qoftė ajo qė ka tė bėjė me besimin, dispozitat apo moralin, apo ē'veshje totale nga dispozitat e islamit dhe mungesė e kontributit pėr pėrhapjen e fesė dhe ngadhėnjimin e tė vėrtetės.

Nuk ėshtė lehtėsim shpėrfillja e edukimit tė djemve dhe vajzave, braktisja e tyre nė kthetrat e rrymave tė ndryshme afetare dhe nihiliste, largimi i tyre nga mėsimet e fesė, ose dhėnia pas degjenerimit moral dhe pasionit me pretekst tė civilizimit dhe mos komplikimit tė gjėrave.

Nuk ėshtė lehtėsim kur dikush e paraqet tolerancėn e islamit para armiqve tė islamit kurse vet ėshtė i ē'veshur nga ēdo rregull i Islamit e nga ana tjetėr ėshtė maksimalisht i ashpėr ndaj njerėzve tė devotshėm dhe fetar, madje pretendimin e lehtėsimit e shfrytėzojnė si mjet pėr luftė kundėr njerėzve fetar, pengimin e thirrjes nė fe dhe bllokimin e tė vėrtetės me pretekst tė pėrputhjen me kohėn dhe ndryshimet e shekullit.

Keni frikė All-llahun, lehtėsoni e mos vėshtirėsoni, jeni tė matur dhe mesatar, e do t'ia arrini qėllimit.

Dėrgoni salavate dhe selame Pejgamberit, i cili ėshtė sihariqdhėnės, llambė ndriēuese dhe mėshirė e dhuruar pėr mbarė botėn, sepse kėshtu ju ka urdhėruar Zoti juaj, duke thėnė:

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰئِكَـتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِىّ يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيْهِ وَسَلّمُواْ تَسْلِيماً [الأحزاب:56].

"Ėshtė e vėrtetė se All-llahu dhe engjėjt e Tij me madhėrim e mėshirojnė Pejgamberin. O ju qė keni besuar, madhėrojeni pra atė (duke rėnė salavatė) dhe pėrshėndeteni me selam". (El-Ahzab: 56).

Paqja dhe lavdi qofshin mbi robin dhe tė dėrguarin Tėnd, Muhammedin, familjen e tij tė pastėr dhe shokėt e tij fisnik. Amin!



Salih ibėn Abdullah ibėn Humejd, Imam dhe Hatib i Mesxhidul-Haramit, Mekė

Pėrshtati: Bekir Halimi