SHBA - Në një takim me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, drejtori i Agjencisë Amerikane për Siguri Nacionale (NSA), tha se Anonymous brenda dy viteve do të forcohet aq shumë sa që mund të rrënojë sistemin e furnizimit me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara.
Sipas “Wall Street Journal”, drejtori i NSA-së Keith Alexander mendon se grupi i hakerave Anonymous është një kërcënim i vërtetë, që mund të fuqizohet shumë pas disa vitesh.
Ndërohë Blogu i grupit Anonymous, anonops.blogspot.com, ka postuar fotografinë e drejtorit të NSA-së me shkrimin: “Qesharake! Pse do ta fikte Anonymous rrjetin elektrik? Nuk ka kuptim! Ata duan vetëm të frikësoheni”.
Ndërsa në rrjetin social Twitter, Anonymous shkruan se një gjë e tillë nuk u ka shkuar në mend, pasi në këtë mënyrë do të vrisnin njerëzit në spitale, jeta e të cilëve varet nga aparaturat.
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt