Obama, kėrkesė Kongresit tė shtyjė votimin pėr goditje kundėr Sirisė
Presidenti amerikan Barak Obama i ka kėrkuar Kongresit tė vonojė votimin rreth njė goditjeje tė mundshme ushtarake nė Siri pasi sirianėt ranė dakord tė heqin dorė nga armėt kimike.
Qeveria e Damaskut thotė se do tė japė informacione pėr stoqet e saj kimike dhe do tė nėnshkruajė njė traktat ndėrkombėtar qė ndalon armė tė tilla. Siria thotė gjithashtu se ėshtė e gatshme tė bjerė dakord rreth njė plani tė Rusisė pėr tė vėnė armėt kimike nėn kontrollin ndėrkombėtar, ku ato do tė asgjėsoheshin.
Sekretari i Shtetit John Kerry thotė se Shtetet e Bashkuara do ta shqyrtojnė me hollėsi planin rus, por shtoi se ky plan duhet tė jetė i verifikueshėm dhe duhet tė zbatohet shpejt. Zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara nuk do tė mashtrohen nga ato qė ai i quajti taktika zvarritjesh nga Siria apo nga aleati mė i madh i saj, Rusia.
Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara anuloi njė takim tė ngutshėm pėr Sirinė qė ishte planifikuar pėr tė martėn pasdite. Por presidenti Obama nuk i ka ndryshuar planet pėr tė folur tė martėn mbrėma para popullit amerikan mbi krizėn siriane.
http://www.botasot.info/bota/240853/...kunder-sirise/
Krijoni Kontakt