
Postuar mė parė nga
irfancana
I nderuari Ramazan,
Unė sinqerisht tė shprehem,gėzohem kur lexoj komentet tė urta qė i pėrkasin tematikės sė diturisė islame,sepse ato mjaft ndihmojnė nė thellimin e diturisė nga ajo fushė.Me siguri qasje tė njejtė askush nuk mund tė ketė dhe as qė mund tė rezonojnė njejtė atė ēka lexojnė.Feja islame ėshtė njė diapazon i gjėrė dhe kurrė njė njeri nuk mund t'i bie nė skaj tė lexoj gjithė atė ēka shkruhet pėr tė dhe mbi tė.ēdo fushė,siē i ka degėt e nėndegėt e veta,njashtu edhe feja islame trajtohet ngjashėm,dhe varėsisht nga cili kėnd i saj i begatshėm shikohet,reflektojnė nuansat e llojllojta,e qė nuk do me thėnė gjithė pėr ato t'i kemi mendime dhe qasje identike.
E tash,dua shoqėrisht tė tė bėj tri pyetje:
1. Pse thua kanė mendje tė DEVIJUAR sufistat,bektashijtė,teqet...?!Me siguri do t'mundohesh tė kthesh pėrgjigje t'shpejtė,pėr atė ne shqiptarė muslimanė jemi tė prirė ,por duhet tė dish se me njė kėmb pėr fillim, ke shkel nė tė drejtėn e secilit qė ka drejt tė mendoj e tė shkruaj ashtu si di dhe mendon e qė pėr moment mund tė ndihmoj-aq sa ka tė drejt edhe tė jap vėrejtje edhe pėr idenė e dikujt nga ana aversit tė tij tė shikimit,qoftė edhe ide e praptė.
2.Gjithė ne nė shkollė fillore,tė mesme e dikush edhe nė ato mė t'larta,universitete kemi mėsuar pėr shkrimtarin tonė tė njohur Naim Frashėrin i cili ka dhėnė mjaft pėr begatimin e kulturės sė pėrgjithshme shqiptare.Siē dihet ai ishte idhėtar i fortė i Bektashizmit.Po edhe ai i nderuari Ramazan,sipas konstatimit tandė na dilka "I DEVIJUAR".Vepra tė njohura mu kėtij sekti i ka kushtuar njė kohė bukur tė gjatė tė veprimtarisėsė tij letrare dhe sot e kėsaj dite unė qe sa vite i bėra,nuk dėgjova ndonjė kritikė aq sarkastike siq po e dėgjoj nga ju.Fjalė lėvdėrimi pėr veprat e kolosit tė gjuhės sonė janė rradhitur anėekėnd rruzullit tokėsorė,jo veē prej autorėve vendas por edhe ata tė huaj,duke mos anashkaluar edhe gjuhėtarėt mė eminentė tė Gjermanisė,Francės,Italisė etj.
3.Si ėshtė e mundur(sipas teje) njė mendje e devijuar, aq vepra tė mira t'shkruaj
dhe tė mahnisė botėn si p.sh.Historia e Skėnderbeut?!Bota po e pranon,ju jo, kėtė s'po e kuptoj?!Kėtė shkrimtar emėrmadh,adhurues tė bektashizmit,breza e breza do tė mėsojnė edhe nė tė ardhmen.Mos vallė kėtu dikush dikė e ka lėnduar?Po, edhe historinė tonė dhe ardhmerinė tonė!Tung.
Krijoni Kontakt