Close
Faqja 135 prej 148 FillimFillim ... 3585125133134135136137145 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,341 deri 1,350 prej 1475
  1. #1341
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2011
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    67
    Sibil(j)a( rotacioni "l" dhe "j") shoqeron Enean ne nenbote(Hades) te vizitonte atin e tij te vdekur Anchises, hyrja ishte prane kraterit te Avernus, ajo e paralajmeroi qe nuk do te kishte drite.

    Trojan, bir i Anchises, zbritja ne Avernus eshte e lehte,
    gjithe naten, gjithe diten, dyert e Hades(nenbotes) do te jene hapur,
    por per tu kthyer prapa, te shijosh ajrin e embel te parajses,
    do te jete me te vertete pune e veshtire.
    (Aeneis 6.126-129.)


    perkthim me siper nga latinishtja.

    Sibilat kendonin fatet dhe shkruanin ne gjethe ahu.

    brenda kraterit te Avernus eshte liqeni Averno(lago d'Averno) ne perendim te Napolit.

    ne foto, tempulli tashme i renuar i Apollos ne Avernus.

    PS.Mund te thuhet se Apollo ishte hyjnia me e rendesishme e trojaneve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga ROE : 07-11-2011 më 16:32

  2. #1342
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2011
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    67
    Citim Postuar më parë nga EncounterAL Lexo Postimin
    Te kete ndodhur tjetersim i Tempullit te Dodones nga Apolloniatet ?
    ==================================================
    Po ngjis nje pjese nga fleta nr. 492 nga libri :

    ------------------- Libri -----------------
    Autori :*Graves, Robert, 1895-
    Titulli : The White Goddess ; a historical grammar of poetic myth
    Edit : Amended ed. Amended and enl. ed.
    -----------------------------------------------------

    Thuhet qe : " . . . ne mileniumin e dyte para Krishtit, besimtaret e Apollos
    i moren forcerisht tempujt ekzistues te Perendeshave, qe mbaheshin nga
    PELLAZGET vendas dhe i kthyen ne tempuj te Apollos . . . "

    Te kete ndodhur kjo edhe me Dodonen ???

    --------------------------------------------------------------------

    Shenim nga Suetonius : " Oktavian Augusti e rindertoi Tempullin e Dodones
    ne vitin 31 para eres sone "
    Pikerisht, kemi Sibila qe kendojne fate dhe shkruajne ne gjethe ahu tek tempujt e Apollos.

    PS. kush ta doje white goddess ne pdf te me dergoje mp.

  3. #1343
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2011
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    67
    prima Ceres ferro mortalis vertere terram
    instituit, cum iam glandes atque arbuta sacrae
    deficerent silvae et victum Dodona negaret


    Georgics 1. 147-49...Virgil


    PS. Sipas Virgjilit per shkak te urise njeriu mesoi agrikulturen-bujqesine ne Dodone.

  4. #1344
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2011
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    67
    .Të dhënat e kahmoçme dëshmojnë se mitologjia ka hyjnizuar dhe nderuar një vend në zemër të Epirit (Çamerise) mes malesh të lartë e të thepisur, të quajtura (CHOMARUS-THOMARUS-TOMORRI) ku gojëdhëna të lashta pretendojnë se Dodona ka qenë zbuluar nga një pellumbë i cili ndodhej ne varkën e Noes,ku librat e shenjtë tregojnë se njëherë e që moti Zoti u zemërua me paudhësitë e njerëzve në tokë,zemërimi shkoi deri atje sa e përmbyti boten dhe çkish brenda saj,nuk shpëtoi askush veç disa njerëzve të mirë e të devotshëm,bashke me ta edhe prijësi dhe profeti i tyre “Noja-Noh”i cili ndërtoi një varke, ku morri me vete nga çdo çift kafshësh dhe shpendësh për të rifilluar një jetë të re me përkushtim ndaj Zotit...dhe sipas gojëdhënave,pikërisht duke lundruar mbi dallgët e detit, Noja mendonte të binte në gjurmë të ndonjë pjese toke të thatë që i kishte shpëtuar përmbytjes,keshtu ai dergon dy pëllumba për të vrojtuar nëse diku kishte tokë të papërmbytur dhe të zbarkonin nga anija e tyre, shpendët u ndanë në dy drejtime të ndryshme,njëri gjeti tokë të lirë në malet e Armenise dhe tjetri në malet e Epirit.Pëllumbi i dyte ndaloi në një pyll nën degët e një Lisi madhështor në majat e maleve “Chomarus” ku mendohet një lidhje etimiologjike midis emrit të maleve dhe emrit të rajonit që quhet “Çameri”.Sipas studiuesit Ernest de Lassulx, në mozaikun gjenalogjik të njerëzimit, mendohet se guri i parë i atij orakulli është vendosur nga Dodamin i biri i Javanit,i biri i Jafethit, i biri Noes,me pak fjalë i bie të jetë ndërtuar nga stërnipi i Noes.Jafethi ishte djali i Noes,nga ku mendohet se rrjedh rraca e bardhë “Ariane” dhe pak kohë pas Noes sërisht njerëzimi kaloi në paganizëm
    Kot ngaterrohesh me mite hebraike dhe me Jafethe, Dodona eshte femer.

    Elisa, Tharsis, Cetthim, Dodanim(ne shume versione biblike ky eshte Rodanim dhe e lidhin me ishullin Rodos). te gjithe ketyre gjejua vendin andej nga shkretetirat e lindjes.

    God's word translation 1995
    Javan's descendants were the people from Elishah, Tarshish, Cyprus, and Rhodes.

    World English Bible
    The sons of Javan: Elishah, and Tarshish, Kittim, and Rodanim.


    Dardani eshte biri i Zeusit dhe Elektres, jo i Javanit....Virgjili( (Aeneid 7.195-242; 8. 596 ss. ; 9. 10; Servio, ad Vergilium, Aeneidos, 9.10) jep nje variant tjeter, Corythus mbret i Tarquinias ishte i ati, por perseri s'ka te beje aspak me hebrenjte dhe mitet e tyre.

    Çudia dhe habi qëndron se pozicionimi gjeografik i Dodonës dhe disa qëndrave të tjera simotra,poseidojnë një shpërndarje gjeofrafike shumë ekzakte, këndet e brendëshme të këtyre pikave ndodhen secila nga (45º),kështu formohet trekëndësh barazbrinjësh,vërtetet interesante...!si mundet vallë, të dëshifrohet kjo dukuri!? Vetë Orakujt janë të barazlarguar nga njëri-tjetri në mënyre perfekte,pra mund të kemi një rast unikal se si Arkitekti i Universit i ndërtoi gjërat në tokë kur ato ishin brenda vullnetit të tij,por kohë më pas njerëzit filluan të degradojn! Dodona njihet mirë si pjesë e një trekëndëshi kënddrejtë,ku njëri kënd fillon me malin e “Chomarus-Tomorri” nga perëndimi,pra në (Dodonë-Janinë) dhe përfundon në pikën lindore, në malin “Ararat”,ku gjenden rrënojat e “Arkes e Noes”, e më pasj ai zbret poshtë në jug, përshkon pingul të gjithë Mesdheun dhe krijon një kënd të drejtë 90º, pikerisht aty ngrihet piramida e madhe e Egjiptit,dhe vendi ku bie ky kënd (90 º) quhet Bendet ,kryeqyteti i parë i Egjiptit. Të jetë vallë kjo një koinçidencë apo ndoshta rastësi!?
    ya, ya, futja kot, miti i Noes(permbytja e madhe) eshte plagjiature nga epika e gilgameshit.
    tjeter

    kij parasysh se ne ato kohera s'kishte google earth, sot po, i heq vizat ne harte si te te doje kokrra e qejfit ty

    PS.Lisin(ne disa versione thuhet ahun) e prene te krishteret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ROE : 09-11-2011 më 06:48

  5. #1345

    Dodona pjesë e misterit të trashëgimisë së vjedhur

    Kujtim Mateli: Dodona nuk është në Janinë, por në Dëshnicë të Përmetit

    Dërguar më: 27/01/2012 - 17:26

    Fatmira Nikolli

    Dodona nuk është në Janinë, ajo është në tokë shqiptare! Ky është për fundimi në të cilën arrin Kujtim Mateli me librin e tij "Dodona është në Dëshnicë të Përmetit". Ai ka studiuar me radhë autorët antikë si Straboni, Homeri, Hesiodi, Polibi etj, dhe mbas një "leximi" të vëmendshëm të përshkrimit që ata i kanë bërë tempullit të lashtë arrin në përfundimin se kalaja ilire e Këlcyrës dhe rrethinat e saj janë Dodona e hershme. Gjatë intervistës për "Gazeta Shqiptare" ai jep argumentet e veta që bien ndesh me studiuesin grek Anasatas Karapano që Dodonën e vendos në Janinë, por edhe me studiues shqiptarë që atë e kanë vendosur në Malin e Tomorrit pranë Beratit. Teksa citon po ata autorë të lashtë që kanë cituar edhe studiues të tjerë më herët, Mateli shprehet se Dodona gjendej në veri të Epirit e jo në mes të tij. Duke kundërshtuar grekun Karapano që e vendos Dodonën afër luginës së Carakovistës, Mateli vëren se antikët kanë shkruar se pranë orakullit gjendej një lum. Sipas tij "pranë kësaj faltoreje (këtyre ndërtesave) sipas dëshmisë së Apollodhor Teknikut dhe Eustathit kalonte një lum që ishte me dy emra: lumi i Dodonës ose lumi i Selijvet. Pra lumi ishte në udhën e tij, në shtratin e tij, ndryshe nuk do të quhej lum dhe ndanë këtij lumi ishte faltorja, pylli i shenjtë dhe tokat moçalishte". Më tej ai e vijon idenë e tij duke thënë se një lum nuk ka se si të zhduket, sepse atë e në afërsi të kësaj lugine nuk ka lum dhe një lum e prodhon një mjedis i caktuar dhe jo vullneti i njerëzve. "Përderisa mjedisi në luginën e Carakovistës nuk e prodhon sot një lum, nuk e ka prodhuar as në të shkuarën", -argumenton ai. Por jo vetëm kaq, argumentet në favor të tezës së tij janë të shumta. A ka të drejtë Mateli? Kjo ju mbetet specialistëve të fushës për ta thënë!

    Z. Mateli ju sapo keni botuar librin "Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit". Keni arritur në konkluzionin se Dodona nuk është në afërsi të Janinës, mbi çfarë dokumentesh jeni bazuar?

    Për këtë libër kam shfrytëzuar të gjithë autorët e vjetër. Tek ata gjen si ishte ndërtuar Dodona, pozicionin gjeografik, kush e kishte ndërtuar dhe mjaft të dhëna të tjera, sepse autorët e vjetër, një pjesë e tyre e kishte vizituar dhe të dhënat për të janë të sakta. Por edhe ata që nuk e kishin vizituar të dhënat e tyre janë përsëri të sakta, sepse ata janë bazuar tek ata që e kishin vizituar Dodonën. Homeri thotë se në Dodonë rronin enienë dhe perrebë ku dimri bën me borë dhe akuj dhe e cilëson Dodonën dimërkeqe. Po edhe "Straboni 8.7, Eustathi 8.9, na japin këtë informacion: "Tempulli i Dodonës ndodhet në shpat (në brinjë) të malit Tomar". (Aravatinos, P. Pragmateia peri Dodonis, Janinë 1862, fq. 37) Pra Homeri, Straboni dhe Eustathi na thonë se Dodona nuk ndodhet në luginë, po në shpat të malit, aty ku dimri bën me borë dhe akuj. Pra, Qyteti i Dodonës dhe tempulli i saj ishin në shpat të malit, por Dodona u bë e famshme edhe me orakullin e saj që autorët e vjetër thonë se ishte ndanë një lumi.

    Si e përshkruajnë autorët e vjetër vendndodhjen e orakullit?

    Informacionin e parë e kemi nga Homeri tek "Odisea". "Dhe thonte se në Dodonë kishte shkuar për t`u këshilluar me hyun dhe për të dëgjuar nga lisi i gjatë fallxhor mendimin e Zeusit". Autorë të tjerë na thonë se pylli i shenjtë ku ndodhej lisi ishte ndanë një lumi. "Apollodhor Tekniku (libri VIII, fq. 13) dhe Eustathi (libri V, fq. 12 dhe libri VIII, fq.11) thonë se lumi Dodon ose lumi Selijvet kalon pranë kësaj faltoreje, që është në një vend moçalor dhe jashtë qytetit të Dodonës; tjetër është faltorja (hijerorja) dhe tjetër është shtëpia hijerore (e shenjtë).
    Eustathi dhe Apolondori e ndajnë qartë Dodonën në të dy pjesët e saj:
    a) Faltorja e orakullit e cila ndodhej pranë lumit;
    b) Shtëpia hijerore e cila ndodhej pranë qytetit të Dodonës, në shpat të malit.

    Po a i plotëson këto të dhëna lugina e Carakovistës, që ndodhet 18 kilometra në jugperëndim të Janinës dhe që sot njihet si lugina ku ndodhet qyteti i Dodonës?

    Për të gjykuar se a ndodhet Dodona në luginën e Carakovistës duhet të shohim se cilat ishin ato dëshmi të autorëve të vjetër që Kostantin Karapano bindi së pari autoritet shkencore franceze dhe që e njohën të parët pretendimin e Karapanos. Për këtë, unë e fillova punën time studimore, së pari, duke përkthyer nga frëngjishtja Kostandin Karapanon, "Dodonë e ses ruines", Paris 1878.

    Cilat ishin këto dëshmi që paraqet Karapano?

    Sjellim në ligjëratë të drejtë ato që thotë Karapano. Dëshmia e parë e Karapanos. "Në pjesën e poshtme (të luginës së Carakovistës që është e gjatë vetëm 5 kilometra), ujrat që rridhnin nga burimet e shumta të malit Tomaros formonin disa këneta të cilat duhet të kenë qenë relativisht të mëdha, meqë gjithë luginës i kishin dhënë emrin vend moçalor. Jashtë kënetës, kishte gjithashtu livadhe të bukura me kullota të pasura ku kullotnin, sipas Hesiodit, dhen të shumta dhe që këmbëharkuar".
    Në këto kushte, Dodona kishte shumë pak ara të punuara dhe për pasojë duhet të ketë qenë e varfër në prodhimet bujqësore. Një lumi, të cilit disa autorë të vjetër i japin emrin e Dodonës, ishte formuar nga një pjesë e ujrave që buronin në këmbët e malit Tomaros dhe që rridhte në luginën e Dodonës.
    Ja dhe kundërshtimi që i bëj unë kësaj dëshmie të Karapanos.
    Sipas Karapanos, në pjesën e poshtme, ujrat që rridhnin nga burimet e shumta të malit Tomaros formonin disa këneta të cilat duhet të kenë qënë relativisht të mëdha, meqë gjithë luginës i kishin dhënë emrin vend moçalor. Pra, në këtë vend moçalor ndodhej pylli i shenjtë. Dhe pranë pyllit një faltore që ishte një ndërtesë ku rrinin priftërinjtë që merreshin me përgatitjen e përgjigjes për atë çfarë kërkonin njerëzit që kishin shkuar atje dhe ndoshta edhe një tjetër për njerëzit që pyesnin për fatin e tyre. Por pranë kësaj faltoreje (këtyre ndërtesave) sipas dëshmisë së Apollodhor Teknikut dhe Eustathit kalonte një lum që ishte me dy emra: lumi i Dodonës ose lumi i Selijvet. Pra lumi ishte në udhën e tij, në shtratin e tij, ndryshe nuk do të quhej lum dhe ndanë këtij lumi ishte faltorja, pylli i shenjtë dhe tokat moçalishte. Kjo gjë nuk ndodh me përshkrimin që bën Karapano, po as me atë që paraqet sot lugina e Carakovistës ku mungon lumi. Një lum nuk ka se si të zhduket, sepse atë e prodhon një mjedis i caktuar dhe jo vullneti i njerëzve. Përderisa mjedisi në luginën e Carakovistës nuk e prodhon sot një lum, nuk e ka prodhuar as në të shkuarën.

    Po nëse nuk ekziston faltorja ndanë lumit, a ekziston qyteti dhe tempulli në shpat të malit?

    Mali që pretendohet si Tomari ku ndodhet Dodona nuk e plotëson as këtë kusht. Qyteti i luginës së Carakovistës që pretendohet si Qyteti i Dodonës, jo që nuk ndodhet në shpat të malit, por as në rrëzë të tij. Ai ndodhet në krahun tjetër të luginës, rrëzë kodrave të Kozmirasë. E japim në ligjëratë të drejtë atë që thotë Karapano: "Kodrinat e Kozmirasë zgjaten në drejtim të luginës duke formuar një kep duke shkuar në skaj të luginës kryesore (të pjesës së poshtme) duke u futur në luginë mbi gjysmën e gjerësisë. Ky kep, i gjatë 1.200 metra dhe i gjerë rreth 400 metra shtrihet në një lartësi mesatare rreth 30 metra, ky e ndan luginën në dy pjesë jo të barabarta: Në pjesën juglindore që është më e madhe dhe në atë të veri-perëndimore që është pjesa e sipërme e luginës. Në cep të kepit, me fytyrë nga lindja dhe jugu, ndodhen gërmadhat e Dodonës; ajo përbëhet nga tri pjesë të dukshme: qyteti, teatri dhe vendi i shenjtë" .
    Pra, sipas përshkrimit të Karapanos qyteti që quhet Dodonë dhe vendi i shenjtë që mbulohej nga bora e akulli sipas Homerit është vetëm 30 metra lartësi në raport me luginën dhe 30 metra kanë një ndryshim klime që është i papërfillshëm. Ai nuk ndodhet në shpat të malit, por në krahun tjetër të luginës, rrëzë kodrave të Kozmirasë, siç e përshkruan vetë Karapano, por edhe sikundër është në realitet.

    Po ku mund të gjendet sipas jush qyteti i Dodonës?

    Të gjithë autorët e vjetër thonë se ndodhet në Veri të Epirit. Janë mbi dhjetë dëshmi dhe që mbi bazën e tyre kam bërë dhe përcaktimin e vendndodhjes së Dodonës. Polibi, libri IV. Kur erdhi dita e zgjedhjeve, etolët zgjodhën për strateg të tyre Dorimahun; ky, me të marrë fuqinë në dorë, mblodhi ushtrinë dhe hyri në krahinat e sipërme të Epirit, duke shkretuar vendin pa pikë mëshire dhe jo aq pse kështu ia kërkonte interesi i vendit të tij, sesa për t`u bërë keq epirotëve. Kur arriti në faltoren e Dodonës, dogji portikët e tempullit, prishi një pjesë të madhe të kushtimeve dhe rrëzoi edhe muret e faltores" (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq.56). Sipas Polibit, Dodona ndodhet në një nga krahinat e sipërme të Epirit. Por edhe Barthelemeu, sipas shënimeve të Anacharsis na thotë: "Në një nga vendet veriore të Epirit, ndodhet qyteti i Dodonës" (Barthelemeu, J.J. Voyage du Jeune Anacharsis en Greçe dans le milieu du quartieme siècle avant l`ere vulgare, Tome troiseme, Paris 1790, faqe 393). Nuk gjendet, qoftë dhe një dëshmi e vetme, që të thotë se Dodona ndodhet në mes të Epirit.

    Po ku ndodhet atëherë Dodona?

    Ajo ndodhet në malin e Trebeshinës, aty ku shënohet dhe kufiri verior i Epirit. Japim një përshkrim të një autori të vjetër.
    Skylaksi, Lundrimi, Illyrioi. "Apollonia është pesëdhjetë stade larg detit; anës qytetit shkon lumi i quajtur Aia. Kurse nga Apollonia në Amanti janë treqind e njëzet stade. Ky lum zbret në det, duke qenë tetëdhjetë stade nga Oriku, që është më thellë në detin Jon nga gjithë Orikia, kurse nga Amantia është larg 60 stade. Fqinj me gjithë këta, në viset e brendshme, janë atintanët, sipër Orikisë dhe Kaonisë gjer në Dodonë". Pra atintanët që janë banorët e Mallakastrës dhe ata të Tepelenës që ndodhen në krahun e djathtë të Vjosës (krahu i majtë i Vjosës i përkiste Kaonisë) kufizoheshin me Dodonën, pra kufizoheshin me luginën e Dëshnicës ku ndodhej Dodona. Të njëjtën gjë thotë edhe Pindari. Pra atintanët, banorët e Mallakastrës dhe të Tepelenës (krahu i djathtë i Vjosës) as mund të shtriheshin deri në Janinë, as deri në Tomor të Beratit. Ata shtriheshin deri në luginën e Dëshnicës ku edhe gjendet Dodona. Ky vend përputh edhe të gjitha thëniet e autorëve të vjetër: ndodhet në veri të Epirit.
    Hesiodi na thotë se në fushën Hellopia kullotnin kope të shumta dhe ishte e pasur në bimë kultivuese. Në fund të saj ishte ndërtuar Dodona. Fusha e Hellopisë është fusha që ne sot i themi fusha e Këlcyrës, e gjatë rreth 6 kilometra dhe e gjerë mesatarisht një kilometër. Në fund të kësaj fushe (sipas Hesiodit) dhe në shpat të malit (sipas Strabonit dhe Eustathit) ndodhet Kalaja antike që njihet me emrin kalaja ilire e Këlcyrës. Kjo kala dhe rrënojat e shumta rreth saj janë qyteti i vjetër i Dodonës bashkë me tempullin e saj.
    Përgjatë rrëzës së Trebeshinës (Tomari i lashtësisë), ndodhet lumi i Dëshnicës, i gjatë rreth 20 kilometra. Në krahun e djathtë të lumit, rrëzë Trebeshinës, ku edhe në ditët e sotme ndodhen pyje të shumta me lisa, ishte Orakulli i famshëm.

    A keni patur reagime pas botimit të librit?

    Libri është 208 faqe. Në 70 faqet e parë kam argumentuar pse Dodona nuk është në afërsi të Janinës dhe shoh që njerëzit janë qartësuar për mungesën e saj aty. Rreth 130 faqe u janë kushtuar vendndodhjes së Dodonës në Dëshnicë të Përmetit dhe fiseve që banuan rreth saj. Edhe këtu shoh që lexuesit janë më të qartë. Po unë nuk kam argumentuar pse Dodona nuk ndodhet në malin e Tomorit pranë Beratit dhe shumë njerëz, pasi e kanë lexuar librin, më kanë pyetur për këtë. Nuk e shkrova një kapitull për mungesën e Dodonës në Tomorin e Beratit duke menduar se, duke treguar me dëshmi të shumta e me hollësi ekzistencën e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit, do të mund të sqaroheshin. Në libër është dëshmia e Kostandin Porfyrogjeneti (shek. X pas Krishtit) që thotë:
    "…Kryeqyteti i Epirit të Vjetër është qyteti i Dodonës, ku gjendet lisi që flet për misteret e perëndive". Kufijtë e Epirit të vjetër e të ri janë të njohura qartësisht se janë të kohës romake dhe Tomori i Beratit është qartësisht në territorin e Epirit të Ri. Dhe shumë dëshmi të tjera e qartësojnë këtë gjë dhe që gjenden edhe në libër.

    Kush ju ka ndihmuar në këtë studim kaq të rëndësishëm?

    Gjatë shkrimit të librit pashë me vëmendje se me cilin nga autorët shqiptarë mund të konsultohesha dhe mendova se njeriu më i përshtatshëm ishte Neritan Ceka. Iu drejtova atij dhe përveç disa këshillave të rëndësishme që më dha, printoi nga kompjuteri i tij dorëshkrimet e veta duke m`i vënë në dispozicion për këtë punim. Kam punuar ngushtësisht me Gëzim Vodën, redaktorin e librit dhe me Dhimitraq Lole, konsulent.

    gazeta shqiptare

  6. #1346
    Idene e Selles dhe sellojve e ka hedhur Styx ne kete forum ne kete teme qe ne vitin 2007, pra 5 vjet me pare. Dhe je vetem idene por gjithe linjen llogjike qe te conte ne ate perfundim. Paska patur goxha peshe ky forumi yne

  7. #1347
    i/e regjistruar Maska e llamarina
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    28
    ne qoftese DODONA ndodhet ne DESHNIC.i bie qe DODONA e JANINES te jete TROJA vecse do pune qe te vertetohet

  8. #1348
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2011
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    30
    Përshëndetje të gjithëve në pollog në rrëzë të malit ton të shenjtë Taulit ku ka shpella në maj të malit dhe qytete të të vjetër të pa studjuar në rafshënalta 1300 m lartësi mbi detare me shumic janë gjallë ende fiset e përmendura në lashtësi këto fise jan : selet (edhe sotë janë luftarak dhe trima ), pejret ( të piros,katila të shpejt e intelegjent), daket (të ashpër dhe të ngurt), donget ( trupa që nuk tërhiqen pas) liket ( e aleksandrit të madh edhe sot si zjari ). labët ( e mir njohur që së falin ), loket ( që jan një për të gjithë dhe të gjithë për një),vejshet (të zotit edhe sotë shohën nëpër mjegull , e të tjerë . se nuk e di a jamë tamam në tem .

  9. #1349
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Nymphaeum_&_Diabolis

    " Nymphaeum " dhe " Diabolis " ne nje harte qe tregon
    kufijte perendimore te Bizantit ne vitin 1118.

    Kjo eshte nga libri:
    -----------------------------------------------
    Titulli: The Alexiad of Anna Comnena
    Publ : Penguin Classics, 1969
    ------------------------------------------------

    shenim : nqse eshte postuar me pare,
    ju lutem hiqeni kete postim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #1350
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Dodona shqiptare para- pellazge është në veriu te liqentit te Ohrit, jo largë Dobres, në jug, pra ne mes Dibres e Gostivarit ... aty e kemi edhe sot lisin e madh...është ne mes kufirit në lugin ku ka bor aty edhe në të gjitha stinet...mjafton te gjurmohet tani...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 18-06-2012 më 10:48
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •