Close
Faqja 9 prej 148 FillimFillim ... 78910111959109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 1475
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pjese nga libri Pilikes
    Gjuha e simboleve -nje nga celesat per gjurmimin e lidhjeve gjenetike pellazgo-shqiptare
    ZOTI{ZOJZI-ZEUSI}
    Moloset,thesprotet,kaonet,si bashkevllezer te Pirros, bij te shqipes,kane besuar perhere se rridhnin dhe mbroheshin prej Zojzit pellazgdodonas,sic hetohet ne mbare shembelltyrat e tij para-helene:
    Nder 1800 objektet e zhgroposura ne Dodone me 1875-1877,gjithcka{ndertesa,monumente,dhuratasi ex-voto etj}drejtperdrejt ose terthorasi lidhet me kete mbret te perendive pellazge.
    Zoti pellazg trashegoi ne Dodone kultin dhe simbolet e Perendeshes se Madhe parahelene,Tokes-Nene,qe njihet anembane Europes me emrin Dhemetra,i cili shpjegohet kurrsesi rastesisht,vetem nepermjet gjuhes shqipe{dheu,toka},sikunder e provoi i pari shkencetar J.G.HAN me 1854.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Sipas HORODOTIT,
    "Ky {pellumbi} qendroi ne nje dushk dhe ,me ze njeriu ,tha se aty i duhej ngritur nje orakull Zeusit..."

    Po ai:
    "..kjo {grua etiopiase, te cilen fenikasit e paten shitur skllave ne Thesproti},pastaj
    ,duke jetuar ketu si sherbetore ,themeloi faltoren e Zeusit, nen dushkun qe kishte mbire ne ate vend..."

  3. #83
    Shkrimin e Harmonise nuk e kam keshtuqe mbetet qe ta ripostoje prape nese do ishte e mundur.
    Per pergjigjen qe me ke dhene jam i qarte. Per kete frazen ketu:

    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Ne fund, vepra perfundimtare do jete e nje bukurie te rralle, por kam frike se do ja kaloj dhe Babelit per prepotence.
    mund te them vetem kete AMIN !!!

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    keto profesit e zhurmave as une nuk i besoje shume, por çka eshte me se e besushme se ne kete zone, si sot si ne kohet e lashta, gjithnje ka pasur aktivitete seizmologjike(dridhje toke) e kuptohet se njerzit ne ate kohe iu jane lutur dikujt, Zotit apo atije tjetrit, ata iu jane lutur per nje te mirë ngase jane friguar nga kjo dridhje e tokes.
    Si e shifni, gjithmon njeriun e ka shtyer frika qe te angazhohet ne nje procesus te tille ne form orakli, nese ju kujtohet romani "shpella e piratve" nga Petro Marko, per ti ikur fundit te botes duhej qe njerzit te pershendesin njeri tjetrin etj...
    Me nje fjale pozita gjeografike ka shtyer qe te themelohet nje shenjtore per te miren e njerzimit, apo per te larguar e lehtesuar friken nga tmerri i nentokes.
    Se harrova nje gje te rendesishme; pllakat e bakrit qe i terhiqnin per te ndier shurmen per te dhen profesine !
    Edhe tani ne kohen moderne, kur behet nje radiologji e netokes, behet poashtu me pllaka bakri per te diktuar se çka ne mbrendsi, çudi apo jo ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 05-02-2007 më 17:57

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    "Pellazget jane me te pasurit e botes antike. Troja pellazgjike, ishte ne syte e kujtdo, e pasur ne ar e ne baker..
    ..dhe greket shpresuan se pas pushtimit te saj do te ktheheshin ne shtepite e tyre me anijet e mbushura me ar dhe baker...
    Dardanos, patriarku i trojaneve, ishte, sipas legjendave, njeriu me i pasur mes te vdekshmeve.
    Pellazget, duken ne tradita e ne monumente si njerez qe lakmojne lvdine. Ambicja e tyre eshte qe te kene varre madheshtore, e kujtimi i tyre te lartesohet ne kenge, me qellim trashegimine ne breza. Po te dinte se pas vdekje do ti kendohej kenge ne nder te tij, ishte lumturia me e madhe per nje hero te epokes pellazge.." - Homer

    Duke marre si referim traditat e Arkadise..Pellazgu, patriarku legjendar i kombit pellazg, i tejkalonte te tere njerezit me forcen e tij, permasat fizike dhe me bukurine shpirterore - Pausians


    PS
    dhe vazhdojne te ngrihen kenge edhe sot... dhe vazhdojne te jene po aq kokekrisur sa edhe heronjte e pare

    :-)

  6. #86
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    keto profesit e zhurmave as une nuk i besoje shume, por çka eshte me se e besushme se ne kete zone, si sot si ne kohet e lashta, gjithnje ka pasur aktivitete seizmologjike(dridhje toke) e kuptohet se njerzit ne ate kohe iu jane lutur dikujt, Zotit apo atije tjetrit, ata iu jane lutur per nje te mirë ngase jane friguar nga kjo dridhje e tokes.
    Nuk besoj se eshte profeci zhurmash ne kuptimin e mirefillte te fjales. Dhe po ashtu nuk besoj se ka te beje me aktivitetet seizmiologjike dhe as me ndonje fatkeqesi tjeter natyrore. Eshte komplet jashte teme po te vazhdoj kete gje ketu dhe skam nder mend ta zgjeroj po ka te beje me komplet tjeter gje. Eshte tjeter mesazh qe transmetohej dhe nuk behet fjale per zot po per zota Dhe jo pak po 50. Nejse se ishte nje mendim me ze te larte...

  7. #87
    Po shikoja nje pjese te shkurter shkeputur nga Lindja e Shtetit tek Epirotet (hartuar nga Selim Islami dhe perfshire dhe ne tekstet e Historise se Shqiperise) dhe prape me doli Dodona. Ne e perdorkemi me shume se greket ore. Cudi se ne shqiptaret se kemi zakon te kerkojme ate qe se kemi tonen. Aq me pak ta permendim se sna le hunda. Nejse materiali eshte i shkruar qarte dhe paster, i thjeshte per tu kuptuar si nga shqiptaret ashtu dhe nga greqaret:

    Në këtë kuptim emri Epir ndeshet për të parën herë tek shkrimtari grek i fundit të shek. VI p.e.sonë, Hekateu, kur thotë se Oriku është liman i Epirit, dhe pak më vonë tek Pindari, i cili e quan Epirin “të famshëm me hapësira kodrash të shkëlqyeshme ... që fillojnë nga Dodona e deri në brigjet e Jonit”.
    Në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.sonë, me transformimin e bashkësisë molose në një shtet të ri federativ, të quajtur epirot, që përfshinte pjesën më të madhe të popullsisë së këtij territori duke pasur një nënshtetësi të vetme, epirote, emri Epir merr tani një kuptim të përcaktuar qartë politik.

    Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sonë numëron në këtë kohë në Epir vetëm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton që ky numër të ketë qenë shumë më i madh. Nga fiset më kryesore ilire, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë politike të kësaj krahine, përmenden sidomos thesprotët, kaonët, molosët etj. Ndërmjet këtyre fiseve ndodhnin luftëra të vazhdueshme për epërsi territoriale dhe politike dhe kishte një prirje për separatizëm midis sundimtarëve të veçantë të tyre. Kjo gjendje vazhdoi të paktën deri në fillim të shek. IV p.e.sonë, kur mbretërit molosë arritën t’u imponohen shumë prej fiseve fqinje epirote dhe të krijonin një mbretëri të fuqishme, me bazë federative, që autorët grekë e quanin Koinon të molosëve.


    Dhe mos guxoje njeri te hedhi balte mbi emrin e Selim Islamit se fluturoi nga forumi permanent Eshte nga ata erudite qe gezojne respekt jo vetem ne ambjente te arkeologjise ne rang boteror por edhe midis vete grekeve. Ja keshtu !

  8. #88
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    BARAT:
    Cila eshte referenca me e hershme dhe me e plote qe flet per Dodonen?
    Per njohurite tona kurente:
    Pasi iliada dhe Odisea jane veprat me te vjetra te kultures euro-perendimore, i bie qe shenimi me i vjeter per Dodonen te jete ai i Homerit. Por kjo nuk do te thote se eshte ashtu.
    Shkrime ende me te vjetra per Dodonen mund te gjinden ne libi dhe egjipt, porblemi ekziston vetem te identifikimi. Me cilin simbol apo fjale eshte referuar Dodona ne shkrime te huaja?
    BARAT:
    Nese nje histori tregohet shtrember dhe pervec atij varianti nuk ka tjeter me te plote (ose nuk njihen te tjere) atehere a trajtohet si i vertete ai variant?
    Varet prej rastit, ne shume raste po por ka raste kur keto mohohen pavaresisht se mund te jene edhe te sakta! Ne pergjithsesi merret me rezerve dhe nga shkenca nuk citohet si fakt por vetem si ndihmese ne lidhje me gjetjet tjera arkeologjike apo nese qendron ne pajtim me rrethanat tjera te njohura historike.
    BARAT:
    A erdhen nga Egjipti perendite?..po pellumbeshat-gra a u rrembyen me te vertete nga fenikasit apo tempulli ishte qe para tyre?
    Gjasat jane minimale, shume prej perendive egjiptiane jane eksportuar atje. Egjipti eshte toke e rigjetur si puna e amerikes dhe aty banonin popuj te ndryshem dhe raca te ndryshme si bashkesi qytetare me te drejta te barabarta dhe tempuli i Ammonit ishte eksport i qytatareve pellasg atje.

    Herodoti ia fute super-kot kur pretendon se "fenikasit" qe i kishin rrembyer priftereshat nga egjipti dhe i kishin shitur si roberesha tek libiasit dhe dodonasit. Si behet pra je rob te urdheroje vendasit te ndertojne tempull sipas besimeve te huaja per vendasit? Ne fakt nese tempulli i Ammones eshte simoter me ate te Dodones rrjedh pa asnje dyshim se pellasget e instaluan ate ne egjipt per nevoja te veta. Pastaj Zeusi i Dodones eshte perendi e motit, kurse egjiptianet nuk vareshin nga reshjet, pra ky Zeus ishte perendi euro-kontinentale. Prandaj Prendia supreme egjiptiane duhet kerkuar te lidhjet me Siriusin qe "shkakton" vershimet e Nilit, dhe jo me Plejadet e Hijadet si kulti Dodonas sepse bujqesia egjiptiane nuk varej nga reshjet sezonale si kjo e jona.
    BARAT:
    Nje gje e vecante e Dodones ka qene edhe lulezimi i pazakonte i dushkut, i cili shkonte ne te kundert te cikleve te natyres (gjelberimi dhe zverdhja e fleteve), si dhe thahej dhe lulezonte ne periudha qe s ishte e mundur ta bente nje peme tjeter.
    Sipas te gjithe treguesve, duket se lisat e Dodones nuk dushkonin, pra ishin "evergreen" gje qe i bente ata te vecante (te pavdekshem) ne kohen kur gjithe natyra perreth vdiste. Kjo quhej mrekulli. Pra edhepse Lis qe bente gogla apo lena, njesoj si lisi Dardan atij nuk i thaheshin gjethet. Tani ekziston edhe nje mundesi reale qe mu ne mes te ketij pylli dushkues te zakonte (Quercus) te kete qene vetem nje lis llojit evergreen (Quercus Ilex) dhe ky te kete fituar epitetin i shenjte.
    BARAT:
    A trashegohej dhuntia? A ishte disipline, pra a mund ta mesonin priftereshat njera nga tjetra?
    Per dallim nga Pithia e Delfeve ku paratheneset binin ne trans duke pertypur gjethet ('evergreen') te perendeshes Dafine, dhe qe lirisht mund te kene qene edhe Talente te Egra, ne Dodone ato mesoheshin si discipline.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #89
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ja nje pllake me mbishkrim nga Dodona

    Krejte cfar arrij te lexoj ne te eshte mbishkrimi (titulli) TEOSTIKU
    Qe mund ta perkthej dhe pershtas si LUTJA (varg-hyjnori) dhe pak nga teksti:
    JEIDODONHEM (TAE:FAE:THAE)/.../
    dhe aty ketu
    E(K)HE FILO[?U] KAI GENEA...
    PRO[TH:F]ENOIMOLOSSO/KAISUMMA [K]HONEN/_RI[D?A] KONTAGENEA [I]S/EKTOxROGAS/KASSAND(r)AS GENEA IAKU...

    *
    Eshte interesant simboli ne fund-mes te pllakes qe ngjet me nje simbol fallik por qe me nje analize te vogel del herm-afrodit!

    Kjo pllake bakri sigurisht eshte transkribuar nga dikush dhe eshte lexuar qindra here me pare, andaj lus dike qe ka ndonje burim ne lidhje me kte shkrim ndonje tentim-perkthim te na e sjell.

    PEACE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 06-02-2007 më 08:39
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Gongu i DODONES-rrefyesi i jetes

    Grekeve u kish ngelur nje proverb (nga kush valle?), i cili krahasonte personat fjaleshume me gongun e bronxit te Dodones.
    Menander (342-291 pes) ben nje pershkrim te tille:

    "Jepi kesaj krijese Myrtile prekjen meridionale apo thjesht therrit sherbyesen, se nuk ka fund fjalimi i saj. Per te ndaluar gongun e Dodones, per te cilin thone se nese nje kalimtar vendos gishtin mbi te nuk ndalon gjithe diten, do te jete nje pune me e lehte se sa per te ndaluar gjuhen e saj (krijeses nga Myrtili); e cila tingellon po ashtu per tere naten"

    fragment tjeter...kete here nga Kallimachos (310-240 pes), i cili permend te njejtin proverb:
    "...qe te mos thuhet se une isha me i pagjume se sa ekhot e bronxit ne Dodone".

    ------------------

    Ne mos gaboj Tibetianet, te cilet jane nje hap perpara te tjereve ne praktikat shpirterore, e perdorin goxha shume gongun e bronxit...fundja e dhe Himleri aty i mori frymezimet...apo jo Darius...Gjithsesi para Tibetit ishte Dodona..
    Interesant eshte fakti i rrefimit se gongu fillon rrefimin pasi e prek (qe dmth pasi lexon gjurmen e gishterinjve=ADN=autentik). Edhe pse duket ne kufijte e te pabesueshmes, mitologjia ka qene me teper se Hi-tech...shume me teper.

Faqja 9 prej 148 FillimFillim ... 78910111959109 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •