Close
Faqja 8 prej 148 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 1475
  1. #71
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga D@mian


    Genesis,
    Teodor Skutarioti eshte nje kronist mjaft i njohur bizantin i lindur ne Skutari te pjeses aziatike te Konstadinopojes. Edhe sikur ta marrim te mireqene zbulimin e Musa Ahmetit (per cka nuk ekziston asnje fakt deri tani), vete Ahmeti shprehet se T.Shkodrani dhe T.Skutarioti jane dy persona te ndryshem, madje se shkodrani yne nenshkruan si Theodor Shcrodranitee (a dicka e tille), dhe jo Skutarioti.

    Darius,
    na fal per daljen nga tema
    Nuk e paske lexuar postimin tim. Un shpreva cfare kane shkruajtur njerezit dhe mundohem me sa mundem te bej nje argument konstruktiv. Megjithate, edhe pse e di qe jane dy persona te ndryshem, perseri kush ma shpjegon faktin qe Aurel Plasari mundohet ta barazoj me kete tjetrin duke qene se vete Musa Ahmeti shprehet ndryshe.

    Megjithate "ky kronisti shume i njohur" nuk eshte dhe aq i njohur sac pretendon ti.


    Cila eshte etimologjia dhe origjina e emrit "Shkoder" Damian ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 05-02-2007 më 02:09
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Cila eshte referenca me e hershme dhe me e plote qe flet per Dodonen?

    Nese nje histori tregohet shtrember dhe pervec atij varianti nuk ka tjeter me te plote (ose nuk njihen te tjere) atehere a trajtohet si i vertete ai variant?
    Shumica beson se po dhe po qe se del ndonje qe thote te kunderten nuk merret edhe shume parasysh. Herodoti eshte nje refernce te e cila bazohen shume studiues nese trajtohet tema e orkullit te Dodones.
    Nje gje e vecante e Dodones ka qene edhe lulezimi i pazakonte i dushkut, i cili shkonte ne te kundert te cikleve te natyres (gjelberimi dhe zverdhja e fleteve), si dhe thahej dhe lulezonte ne periudha qe s ishte e mundur ta bente nje peme tjeter.

    SOKRATI:
    "Ishte nje tradite ne tempullin e Dodones, ku dushku jepte profeci absolute (te plota ne detaj)."

    Ato ishin tre prifteresha fillimisht dhe sipas Akilit ato dhe njerezit e tyre ishin "kembepalare"
    "Zoti i Dodones, Mbreti Zeus, Zoti i pellazgeve, O Zot qe jeton larg, qe ke ndikimin tend ne Dodonen dimerkeqe, ku rrefyesit e tu Selli jetojne me kembet si rrenje, te palara dhe bejne shtreterit e tyre perdhe..."-Iliada

    Tingujt e nje pllake te holle rrethore prej bakri dhe e zinxhirve te bakert qe e mbanin jepnin edhe profecite po ashtu si gugatjet e pellumbave, feshferitja e pemeve apo edhe cicerimat e zogjve te pyllit..ose edhe vete dushku i madh kur e vendosje veshin ne zemer te tij, pikerisht ne qender.

    Versioni i Herodotit eshte padyshim interesant dhe shume i afert me te verteten, POR nuk eshte e verteta sepse ai nuk kishte as respektin e duhur per nje orakull te tille, sepse ve ne dyshim punen e pellumbave, gje qe e kategorizon ne anen e mosbesuesve dhe te atyre qe s kuptojne shpirteroren. Si i tille mund te kete konsideruar si qesharake detaje te rendesishme. (ne posten tjeter do jap edhe spiegimin pse Herodoti mund ti kete futur kot)

    Per te kuptuar Dodonen, duhet te kuptosh ose me mire te jesh ne brendesi te natyres se profecive dhe te orakujve. Mendoj se per ta pare te plote duhet dhene nje panorame e orakujve te lashtesise, qofte edhe shkurtimisht. Ketu po diskutohet per vendin, etj, por eshte me e udhes qe te shihet edhe vete esenca e ceshtjes. Une kam disa pyetje qe besoj se eshte mire tu japim nje lloj pergjigje..nese mundemi

    C ishte Dodona dhe si vepronte? Sa i rendesishem ishte si parashikues ky tempull? Si eshte e mundur qe te behen parashikimet? Si veprohej dhe a ishin te verteta profecite (se sot shihet si legjende dhe nuk besoj se asnje nga ju nuk ka "pire ndonje kafe" me ndonje peme dushku). A trashegohej dhuntia? A ishte disipline, pra a mund ta mesonin priftereshat njera nga tjetra?
    Kaq per momentin

  3. #73
    Darius flm per shpjegimet. Megjithate kto lidhjet e Dodones e dardanve me biblen etj vijn era Bizant dhe wishful thinking. Ca akrobaci te cuditshme besimtaresh qe duan patjeter te lidhin besimin personal me kombin e vet. Keto jane pozicionet qe kane shkaterru dhe falsifiku historine. Mnjf po te qe ndonji budist do i nxjerri dardanet kineze. Duhet rujt serioziteti. Dhe me nigerishten ka shqipja fjale te ngjashme, po kjo s'dmth qe kemi lidhje.

    Kurse per sa i perket Dodones rilindasit me duket se e vendosnin ne Tomor. Pikat e shenjta zakonisht jane rrenu dhe grabit nga ortodokset dhe katoliket. Pastaj erdhen dhe bektashite babet e te cileve kur i pysje ta thoshin haptas se ishin mbi toke pagane, po nuk dinin me shume.

  4. #74
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga proscriptor
    Kurse per sa i perket Dodones rilindasit me duket se e vendosnin ne Tomor. Pikat e shenjta zakonisht jane rrenu dhe grabit nga ortodokset dhe katoliket. Pastaj erdhen dhe bektashite babet e te cileve kur i pysje ta thoshin haptas se ishin mbi toke pagane, po nuk dinin me shume.
    Lexojeni disa here cfare besonin rilindasit. Sigurisht keta ishin karagjoze krahasuar me brezin tone qe mbeshtet faktet ne kujtesen "greke".

    Damian falenderimet i takojne reklamimit qe i ke bere vetes ne forumin e dijenise.

    Tani Hauzeve, respekt i lumit ndaj hauzit me uje te ndenjur. Lumenjt rrjedhin gjithnje me ulet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 05-02-2007 më 08:56
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    istorikisht Herodoti eshte prane te vertetes, por ai nuk dinte asgje mbi shpirteroren dhe deshtoi ne kuptimin e asjaj qe i thane egjiptianet. Sipas historianeve egjiptiane:
    "..gabim i madh per Herodotin, per injorancen e tij dhe per lidhjet false me ceshtjet egjiptiane"

    Per PLutarkun (ai akuzon per kete)..Herodoti eshte fajtor se ...."perdori histori te pavlera egjptiane per te rrezuar te verteta me solemne dhe me te shenjta te religjionit grek (ketu lexo paganizmin e lashte pellazgjik)"

    Ky eshte celesi i spiegimit. Tregimi me i shtrember per Dodonen mbahet si burimi me i paster. A erdhen nga Egjipti perendite?..po pellumbeshat-gra a u rrembyen me te vertete nga fenikasit apo tempulli ishte qe para tyre?

    Fakti qe citimi i Plutarkut ka ardhur ne nje forme te tille deri sot, cel nje shteg, dhe hedh drite mbi nje te vertete e cila eshte manipuluar. A do te gjehet ndonjehere?..thone se vonon po s'harron..

    me t mira

  6. #76
    Tek nje shkrim ne nenforumin Ceshtja Kombetare anetari Zëu_s ka bere nje citim shume interesant te cilin po e rihedh ketu:

    Që në shekullin VIII p.e.s. Hesiodi poeti fshatar nga Sparta, e quajti Dodonën si "qendër të pellazgëve",
    kurse Herodoti e quajti të gjithë krahinën e Dodonës "Pellazgji". Straboni vinte në dukje se qindra vjet para lindjes së Jupiterit tempulli i Dodonës ishte quajtur "Jovi i gjithëpushtetshëm dodon pellazg". Prej andej, nga malet e Akrokerauneve, ai gjuante me rrufe, të cilat binin në detin Adriatik, në Himarë, pak poshtë Vlorës. Po atje, ai pëshpëriste urtësinë e tij përmes shushurimës së gjetheve të lisave të shenjtë. Me Dodonën lidheshin dy simbole.
    I pari ishte shqiponja. Në gërmimet që u bënë në Dodona më 1875 nga Karapanos, në gurin e tempullit u gjet e skalitur një shqiponjë dykrenare , e cila për njerëzit e lashtë përfaqësonte lajmëtarin e Zeusit. Simboli tjetër që lidhej me Dodonën ishte lisi i shenjtë, i cili gjendej me shumicë aty; përmes shushurimës së gjetheve të tij Zeusi shprehte vullnetin e vet.
    " Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 79-80
    Nuk do habitem po te degjoj nga skipetaret e forumit qe Akrokeraunet jane Greqi ose me sakte Vorio Epir

  7. #77
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E po te lesh shkrimin alla Ardian Vehbiu te Tannhauserit e te heqesh shkrimin me me vlere persa i perket psikologjise se si duhen percaktuar dhe kuptuar gjerat nga Harmonies ky eshte KULMI I KULMEVE.

    A deshe prova ti zoteri, a nuk deshe replika e ofendime ? Ateher per cfare i lejon te tjeret te shajne nje nder tre kontribuesit kryesor ne kete teme ?

    Tani ti Darius ke no i mendim per ato qe thuhen siper, apo thjeshte mbledh referenca, qe ta kuptoj dhe une ku qendron thelbi i temes.



    Per pjesen e fundit, mos u habit fare, sepse e ke degjuar me qindra here kete gje, dhe po e degjon dite per dite nepermjet percuesve qe ndodhen ne politiken Shqiptare. Qe Greket te dalin Pellazge ne menyre qe ti shuajne ato, nuk mund te bejne gje tjeter vec te kapin Jugun e Shqiperise e t'ja falnin Veriun(Dardanine) Serbise.

    Betejen e Dardanise e humben turpshem, dhe nese do guxojne te bejne me numra me vllezerit e tyre, do ta pesojne akoma me keq. Te shohim se cdo ndodhi me kete te dyten, por kam besim edhe kesaj here, sepse Zoti qendron gjithmone pas te drejtes.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #78
    Per shkrimin e Harmonies nuk e di cfare ka ndodhur. Ne momentin qe po beja disa moderime serveri pati probleme dhe perserita moderimin. Do e kem fshire padashur dhe shpresoj ta kem tek e-mail qe me vijne ne forum. Ne te kunderten i kerkoj falje Harmonies dhe do i lutesha nese e ka ate shkrim ta rihedhi ne forum.

    Ndersa ne lidhje me menyren si flet Genesis do te kerkoja te ishe me civil dhe me pak 'agresiv'. Si minimum pretendoj te marr pergjigje nga njerezit ne te njejten menyre qe ju drejtohem atyre. Une sjam 24/7 ne forum dhe ka raste qe futem vetem per disa minuta dhe skam mundesi te kontrolloj cdo shkrim po pergjigjem shpejt e shpejt aty ku mendoj se duhet kushtuar ajo kohe qe kam. Mos harro qe skam vetem kete nenforum nen kujdesje po gjithe Forumin. Pra me qete dhe pa 'armiqesira'.

    Per pyetjen qe me drejtohesh se kush eshte mendimi im. Mendimin tim me duket se e bera te qarte deri diku me hapjen e temes. E drejtova ne forme pyetese por mendoj se qarte ka dale aty. Dodona nuk eshte greke po shqiptare. Pse-ne qe eshte manipuluar dhe tjetersuar kete e shtrova si pyetje qe ne fillim. Mendim me te qarte se kaq ende nuk kam ne koke. Prandaj dhe ju drejtova per diskutim dhe pjesmarrje. Ne lidhje perseri me temen (pasi rilexova postimin tend), sot dihet dhe pranohet politika tjetersuese po ajo qe dua te kuptoj dhe mesoj eshte arsyeja e tjetersimit qe ne koherat antike. Ose me sakte kur ka filluar tjetersimi i qellimshem? Do deshiroja te dija dhe mendimin tend konkret.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po ju postoj pjese nga libri i Dhimitri Pilika:PELLAZGET ORIGJINA JONE E MOHUAR:
    Autori e hap monografine me nje kenge labe {Mesaplik].
    Jemi ketu ne vend' tene
    Qe pa lere diell' e hene

    Rrenojat e metropolit pellazg te Dodones ,- rreth 60km ne lindje te Konispolit dhe 22km ne jug -perendim te Janines ,-fale sinjalizimit vendimtar te Ismail Qemalit,u
    zbuluan me 1875 prej studiusit me prinder shqiptare nga Arta,Kostandin Karapanos[1840-1914],dikur "mik feminie "i Plakut te Vlores.Vlen te theksohet se,perbri stadiumit-hipodrom,teatri i gurte i Dodones kishte mbi 20.000 vende dhe
    per nga perpjestimet ja kalonte atij te Dionizit ne Athine[rreth 17000 vende] dhe te Epidaurit[rreth 14000 ]

  10. #80
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Per pyetjen qe me drejtohesh se kush eshte mendimi im. Mendimin tim me duket se e bera te qarte deri diku me hapjen e temes. E drejtova ne forme pyetese por mendoj se qarte ka dale aty. Dodona nuk eshte greke po shqiptare. Pse-ne qe eshte manipuluar dhe tjetersuar kete e shtrova si pyetje qe ne fillim. Mendim me te qarte se kaq ende nuk kam ne koke. Prandaj dhe ju drejtova per diskutim dhe pjesmarrje. Ne lidhje perseri me temen (pasi rilexova postimin tend), sot dihet dhe pranohet politika tjetersuese po ajo qe dua te kuptoj dhe mesoj eshte arsyeja e tjetersimit qe ne koherat antike. Ose me sakte kur ka filluar tjetersimi i qellimshem? Do deshiroja te dija dhe mendimin tend konkret.

    Shpresoj te kthehet shkrimi i Harmonies.

    Pra qe ta kuptoj me qarte une, ti nuk je i hapur persa i perket nje vendodhje te dyte te Dodones ? Psh, duke cituar Dhimitri Piliken del se eshte atje, por ama ne kohet e lashta pretendoheshe, ose eshte sajuar miti i dy Dodonave, njera kryesore dhe me e lashta, dhe tjetra atje ku u vendosen Sellet-Hellet. Do e sjell citimin por skam kohe tani.

    Persa i perket tjetersimit dhe kur ka filluar ? Mendoj ka filluar ne kohen kur perandorite Aziatike, me ne krye Hittitet u derdhen ne Mesdhe, per ta bere corap nje here e pergjithmone. Mendoj se fillimet e kesaj ngaterrese jane te pakten qe nga epoka Minoane-Mycenane ne mos dhe me heret. Durrsi psh, thuhet se eshte themeluar nga Korkyrasit, edhe pse kemi deshmi qe eshte ndoshta vendi me i lashte ne gjithe mesdheun, ose nje nga me te lashtet.

    Me pas ka vazhduar me perandorine Bullgare(hordhi Aziatike dhe keto), ku ndryshoi nje here e pergjithmone toponimine e vendeve kyce ne Shqiperi, sidomos zonen e Beratit. Dhe dihet, qe pushtuesi shenjen e vet e vendos atje ku ndodhet dhe ajka e kultures, qe ne ate kohe ka qene Berati, dhe jo Athosi
    Kisha gjithashtu ka luajtur nje rrol teper negativ ne gjith kete gje. Kisha mbahet ne dore nga bota Latine dhe ajo Aziatike(Greke). Te dya kane mbihypur traditat me te lashta te njerezimit duke i bere corap te gjitha gjerat, dhe po shikohet dite per dite se si bota po del jashte kontrollit tashme(mbase kjo eshte nje nga te vertetat qe nuk do vonojne ?!). Te dya kane krijuar garden e tyre per te qeverisur boten, duke mbajtur te mbyllur ne nje sfere "moralin", edhe pse dihet qe Papet kane patur dhe femije ! apo qe prifterinjte Orthodokse(kasta e larte flas jo prifterinjte e thjeshte) jane marre me cdo gje pervec perkushtimit ndaj zotit.

    E kujt mund ti leverdisi te ndryshoje nje status quo qe ka mbi 2000 vjet qe po skulpturohet avash avash ? Ne fund, vepra perfundimtare do jete e nje bukurie te rralle, por kam frike se do ja kaloj dhe Babelit per prepotence.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 8 prej 148 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •