Close
Faqja 65 prej 148 FillimFillim ... 1555636465666775115 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 650 prej 1475
  1. #641
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kam lexuar diku se ka egzistuar nje urdher kaloresish templare qe quhej Kaloresit Templare te TOMAR-it, ose thjesht templaret e TOMAR. Aty rreth shekullit te 12 ata u vendosen ne Portugali ku ndertuan edhe nje qyteze me kete emer, TOMAR. Aty ata vendosen seline e tyre.
    Nuk dihet se c sekret ruante ky grup kaloresish, por ajo qe me habit me teper eshte emri qe ata kishin i cili eshte gati gati emri i malit Tomor ose Tomarus.
    Mendohet se templaret kane qene ne zoterim te njohurive okulte.

  2. #642
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje-

    Per PLISIN eshte cekur me lart ne gjuhen gjermane ku dokumentohet me nje para tetra drahme me emrin POLLOS .
    ne kete monedh ESHTE PARAQITJA E DIONES ne dore te djatht mbannje shkopter(scepter) te drejtuar kurse me te majten terhjek pelerinenqe ka mbi supe kurse mbi kok mban plisin (pollos) . .
    Ein Münzbild auf einer Tetradrachme des Königs Pyrrhos zeigt die thronende Dione, in Peplos und Mantel gehüllt. Die Rechte ruht auf einem langen, schrägen Zepter, die Linke zieht den Mantel über die Schulter hoch. Auf dem Kopf trägt sie einen Polos,

    pershendetje

  3. #643
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Natyra e ndertimeve te antikitetit eshte e lidhur ngushte me astrolohjine dhe me Token. Nuk ka pasur ndertime te rastesishme. Qytetet e medha jane ndertuar sipas nje plani preciz. Kjo eshte edhe arsyeja e persekutimit te Robert Temple, sepse ai hodhi rrezen e pare te te drites mbi nje te vertete te fshehur.
    Ne foton e meposhtme jepen qytete te cilet kane distance te barabarte nga Dodona, pra ciftet e qyteteve te dhena jane te barazlarguar nga Dodona.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #644
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Qytetet e meposhtme jane ciftet qe kane largesi te njejte qe nga Dodona.
    Njesia matese eshte stadium, ku
    nje stadium=185 metra

    -Delphi - Iolkos : 1050 st.
    - Olympia - Trofonion oracle : 1240 st.
    - Eleusis - Pylos - palace of Nestor : 1600 st.
    - Athens - Sparta : 1700 st.
    - Delos - Alexandria Troados : 2482 st.
    - Knossos - Militos : 3300 st.
    - Rome - Byzantium

  5. #645
    I referohem disa shkrimeve te mesiperme #643, #641 etj: Do ju lutesha te mos dilet nga tema qe eshte kryesisht per Dodonen. Ne kete nenforum ka shume tema te hapura ku mund te trajtohen etimologjite e emrave si dhe lidhjet qe kane me njeri tjetrin.

    Le te mos e ngarkojme temen me gjera qe si perkasin drejt per drejt asaj.

  6. #646
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    -Kjo menyra e shpjegimit,perputhshmerit e largsive te qyteteve shpjegim interesant ,ka gjasa qe edhe qyteti i Nishit qe gjindet ne Serbi te ket largsi te njejt me ndonje qytet apo Pergamonin- Hisarlikun .

    Shum her flitet per Zeus Naios, ma mer mendja se Dodona ishte qender e te gjitha anve jo vetem e jugut dhe e lindjes ke ber matje edhe nga anet tjera ndoshta ja vlen sepse kompasi mund te zbuloj ndonje qytet antik .


    Per pellumbat e Dodones din kush me saktesisht te shpjegoj per origjnen e tyre sepse ka shum ngatrrime .

    - pershendetje-

  7. #647
    i/e regjistruar Maska e Gjini1
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Postime
    12

    e dim dhe e ndjejm kush jemi, por thjesht nuk guxojm ta themi

    pershendetje te gjitheve, siq e keni cek edhe ju vete me lart ju jeni nje grup qe shkruani dhe i dini gjerat por ka shum prej etyre qe vetem lexojn per tu informuar, une jam njeri prej tyre qe jam shum i etur per te zbuluar te kaluaren tone dhe per ta kthyer trashegemin tone prap ngase na e vodhen te tjeret.
    desha vetem nje gje ta zberthej qe me ra ne sy kur isha duke e lexuar ketu ne kete faqe nga BARAT ( historiani Efor e mbështeti me tekste te Isiodit, i cili thotë se (F.44 Rz3) "lindën bij të gjysëmzotit Lukaon të cilin e lindi Pellazgu"), mua ma zyri veshi kete emer ne kete menyr LUKA-ON i biri i Pellazgut a ka mundesi tekete lidhje me nje mbiemer tonin q egziston ne Shkoder dhe ne Kosov perkatesisht ne Rugov e qe eshte LUKAJ dhe ndoshta LUKA-ON do te dhto LUKA (njejt sikur sotLuka) ndersa ON te kete kuptimin i JON d.m.th. Luka jon

  8. #648
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Gjini1
    pershendetje te gjitheve, siq e keni cek edhe ju vete me lart ju jeni nje grup qe shkruani dhe i dini gjerat por ka shum prej etyre qe vetem lexojn per tu informuar, une jam njeri prej tyre qe jam shum i etur per te zbuluar te kaluaren tone dhe per ta kthyer trashegemin tone prap ngase na e vodhen te tjeret.
    desha vetem nje gje ta zberthej qe me ra ne sy kur isha duke e lexuar ketu ne kete faqe nga BARAT ( historiani Efor e mbështeti me tekste te Isiodit, i cili thotë se (F.44 Rz3) "lindën bij të gjysëmzotit Lukaon të cilin e lindi Pellazgu"), mua ma zyri veshi kete emer ne kete menyr LUKA-ON i biri i Pellazgut a ka mundesi tekete lidhje me nje mbiemer tonin q egziston ne Shkoder dhe ne Kosov perkatesisht ne Rugov e qe eshte LUKAJ dhe ndoshta LUKA-ON do te dhto LUKA (njejt sikur sotLuka) ndersa ON te kete kuptimin i JON d.m.th. Luka jon
    Ju pershendes Gjini,

    Jo vetem qe dini se si te lexoni por dini edhe te ndaleni e te analizoni, kjo pra eshte e dobishme per ne te gjithve se me kete analize te shkurter na i hapni horizontet e reja, pra u dashka te mendojm edhe per gjerat qe i kemi aty afer, para hunde...
    Une mendoje se ky emer perbehet prej dy rrokjeve "loups" qe do thote ujku, e tjetra rrokje eshte ne shqipe-ujk.
    Te njejtin rast hasim edhe tek Homeri, tek toponimi "gura-petra" qe ka te njejtin kuptim por se pari ne shqipe e pastaje ne greqishte pra edhe ketu LU=UK ...nejse, kjo pyetje me se miri do e kishte vendin teke gjuhesia apo rubrika Gjuha shqipe...qe te mos e harrojmi Dodonen.
    Formula eshte e qelluar.

    pergezime
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 20-04-2007 më 16:50

  9. #649
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Poliçan, aty ku shitet Baba Tomorri

    Si shet varferia, historine - Styx


    Shekulli - Lindita Çela
    19-04-2007


    Nga punimet ne Bogove


    Reportazh/ Në malin e Tomorit, ku banorët e zonës shesin të drejtën e nxjerrjes së gurëve dekorativë për eksport
    Parku Kombëtar, i kthyer në gurore. Rreth 600 vetë ushqehen me rrënimin e përditshëm të malit

    POLIÇAN- Tymnajë dhe makina të ngarkuara me rrasa të mëdha guri. Shtëllunga aq të trasha pluhuri, mes të cilave shfaqen befas kamionë që lëvizin pareshtur. Tanimë, rruga e qafës së malit të Tomorrit nuk ka asgjë të ngjashme me atë udhë të paqme e plot gjelbërim të do kohëve më parë. Tek kapërcejmë ato pak kilometra që ndajnëBogovën ngamali i Tomorrit, tymnaja sa vjen e dendësohet. Rruga është hapur nga buldozerë të fuqishëm, që i gjen deri në majë të malit, edhe aty ku bora zor se shkrin në ditët më të nxehta të vitit. Në dy anët e rrugës syri të rrok tonelata të tëra gurësh, mjete të fuqishme që gërryejnë malin, punëtorë që nxjerrin nga "zemra" e tij gurëtdhe makina që lëvizin papushim në drejtim të Poliçanit. Më shumë sesa një zonë e përfshirë në listën e parqeve kombëtare, Mali i Tomorrit ngjason me një gurore të stërmadhe të shekullit 18. Dhe s'ka si të mos mendosh ndryshe, kur sheh mëse 300 punëtorë të ardhur nga qytete të largëta, teksa mundohen të gërryejnë tokën e të nxjerrin që andej gurët që "pjellin" para. Një pjesë e mirë e banorëve të zonës, me të cilët kontaktuam, nuk e fshehën admiriminpër pasuritë e nëndheshme të malit të tyre. Për ta, Tomorri është një pronë, vlera e të cilit vjen me rrënimin e vetë malit. Të thonë se sot po binden për fjalët e të parëve, që "nga mali del flori". Dhe vërtet, biznesi i gurëve dekorativë, të nxjerrë nga mali i Tomorrit është kthyer ndër aktivitetet më të fuqishme jo vetëm për banorët e fshatit Novaj, por edhe për qytetin e Poliçanit.

    Në epokën e gurit...

    Pesë vjet më parë, të gjithë banorët e fshatit Novaj kanë protestuar për të mbrojtur malin e "tyre". Burrat e fshatit, gati sa nuk janë therur me këdo që guxonte të nxirrte qoftë edhe një pllakë nga mali, ndërkohë që sot ka seciliparcelën e vet në Tomorr. "Vetëm për këtë mal, ne na u burgosën burrat tanë dhe nuk kanë pse të vijnë të huajt të nxjerrin gurin tonë",- thotë Zeqine Muça, gruaja e cila administron një barakë të kthyer në ushqimore jo vetëm për fshatin, por edhe për punëtorët në mal. Dyqani i Zeqinesë është e vetmja pikë ku blejnë ushqime punëtorët që zbresin një herë në dy javë në qytet. Gruaja është rreth të 40-ave, por që tregon shumë më tepër rrëfen se fshati e ka ndarë malin sipas familjeve dhe se ajo vetë ka punuar me ditë të tëra në mal, për të nxjerrë gurë. Banorët e fshatit Novaj, gjithsej 450 frymë, janë të bindur se mali i Tomorrit u përket atyre, duke marrë mbi vete të drejtën për të bërë pazar me të. Kryetari i Komunës së Bogovës thotë se ka mjaftuar një vendim i gjykatës së Skraparit, që këta banorë të ndihen zot të malit. Pa lejen e tyre, zor se punon kush i qetë në Tomorr. Madje, edhe firmat e licensuara për të shfrytëzuar pasuritë nëntokësore janë të detyruar të bashkëpunojnë me fshatarët, në të kundërt kufiri është tek "gardhi" i Novajt. Ky kompromis në kurriz të Tomorrit është me leverdi për të dyja palët.Kryetari i komunës thotë se janë të licensuara 15 firma, ndërkohë që kush ka krahë të fuqishëm dhe merr "bekimin" e vendasve mund të gërryejë çdo cep të malit. Nga që ekziston ky kompromis, në Tomorr vijnë dhe punëtorë nga qytetet përreth zonës. Luan Musaralli, një djalë me fizik të fuqishëm, nuk është i vetmi që merr rrugën për në Tomorr. Banon në Kozarë të Kuçovës dhe me punën në mal mban familjen e tij. Vend kynxjerr gurët Luani ndodhet në majë të malit, ende të zbardhur nga dëbora. Luani thotë se paguhet me 1000 lekë në ditë, e sa për të zonjën e lokalit ku ai blen ushqimet, dita e punës është më e majme. Familja e saj nuk duhet të shkojë aq larg për të nxjerrë gurë, ndërkohë që të ardhurit duhet të ecin rreth 2 orë në këmbë, për të zënë sipërfaqe ende të pazaptuara.

    Biznesi i gurit

    Rruga nga Poliçani deri në fshatin Novaj, rreth 7 kilometra, është e mbipopulluar nga punishtet e përpunimit të gurit.Në bashkinë e qytetit të Poliçanit nuk dinë me saktësi sesa është numri i këtyre punishteve, por të thonë se ky është një biznes që mban gjallë qytetin. Kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotkaj pohon se nga ky biznes janë punësuar më shumë se 600 persona. Zotkaj shton se licensimi i këtyre firmave nuk është në dorë të pushtetit lokal, ndërkohë që ky biznes ka ndikuar se tepërmi për rritjen e nivelin e jetesës së qytetit. Aktualisht, tregtia e gurëve dekorativë në qytetin e Poliçanit është kthyer në një ngabizneset më të majme, për faktin e vetëm se punohet kryesisht për tregun e huaj, për Greqinë dhe Italinë. Këtë të thotë Selim Gorezi, njëri prej administratorëve të firmave që merret me përpunimin dhe tregtimin e gurit dekorativ në Poliçan. Administratori i firmës "Tare" pohon se Shqipëria zë vendin e dytë të eksportimit të gurit dekorativ në rajon."Në muaj nga Poliçani mund të eksportohen rreth 50 deri në 70 mijë metra kub gurë, ndërkohë që 80 % të prodhimit e zë tregu i huaj",-tregon Gorezi. Një metër katror gur dekorativ i përpunuar tregtohet me 15 euro. Ai thotë se firma e tij punon konform të gjitha rregullave,ndërkohë që sipas tij, falë këtij biznesi ushqejnë familjet shumë banorë të zonës. Në fakt, e vetmja zeje në Poliçan është ajo e gurit. Përveç kryetarit të Komunës së Bogovës, askush deri më tani nuk i bie kambanave të alarmit për shkatërrimin e zonës. E gjithë zona e pasur me bimësi është e rrezikuar seriozisht dhe përfaqësuesit shtetërore, të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e saj, as që vënë ujin në zjarr. Ata nuk janë shqetësuar në fillim, kur firmës së parë iu dha leja për kryerjen e gërmimeve nëatë zonë. Natyrisht, nuk kanë si të shqetësohen as sot, kur kryetari i Komunës së Bogovës thotë që askujt nga përfaqësuesit e institucioneve që japin leje, nuk u ka shkelur këmba për të parë atë katrahurë që po ndodh në malin e Tomorrit.

    Kryetari i komunës së Bogovës jep alarmin për katastrofë ekologjike në malin e Tomorrit

    "Po shkatërrohet zona, shteti të ndërhyjë urgjent"

    POLIÇAN-Për gjashtë vjet, Këshilli i Komunës së Bogovës ka dhënë rreth 15 leje shfrytëzimi të gurit dekorativ në malin e Tomorrit. Por përveç lejeve të dhëna subjekteve të licencuara, kryetari i komunës, Jonuz Goreci, të thotë se ka edhe individë të shumtë, që shfrytëzojnë sipërfaqet e malit pa asnjë dokument. Madje, banorëve të fshatit Novaj u ka mjaftuar një vendim i gjykatës së Skraparit që e njeh malin pronë të fshatit, që çdokush jo vetëm të zërë ngastrat e veta, por edhe gërryejë pa asnjë kriter. Për 450 banorë të fshatit Novaj, gërryerja dhe nxjerrja e gurëve dekorativë është kthyer në një biznes të majmë. Kryetari i Komunës, Jonuz Goreci, thotë se gjendja është tejet alarmante dhe se institucionet e shtetit duhet të ndërhyjnë jo vetëm për të parandaluar këtë katastrofë ekologjike, por mbi të gjitha të detyrojnë firmat që të zbatojnë kushtet kryesore të dhënies së licencës, që është pyllëzimi i sipërfaqes së malit, pas shfrytëzimit.

    Zoti Goreci, sa leje shfrytëzimipër nxjerrjen e gurëve dekorativë në malin e Tomorrit janë miratur nga këshilli i Komunës së Bogovës ?

    Gjatë këtij viti nuk është dhënë asnjë leje shfrytëzimi, por në fakt nuk jemi ne që vendosim krejtësisht për dhënien e lejeve të shfrytëzimit, por janë institucionet e tjera. Ne si komunë japim leje për shfrytëzimin e njësipërfaqeje të malit të Tomorrit, pasi subjekte të caktuara paraqesin tek ne kërkesën me shkrim. Në mbledhjet e radhës, Këshilli shqyrton këto kërkesa dhe me sa di unë deri më tani janë miratuar rreth 15 kërkesa nga Këshilli, ndërkohë që numri i shfrytëzimit të kësaj sipërfaqeje mund të jetë edhe më i madh.

    A është i kontrolluar ky biznes nga pushteti lokal?

    I vetmikontroll që ne kemi është detyrimi që këto subjekte paguajnë tek ne një shumë të caktuar për shfrytëzimin e malit. Ndërkohë që janë institucione të tjera që japin lejet e shfrytëzimit si dhe licencat, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Ekonomisë dhe Energjitikës. Ështëpërgjegjësja ligjore e këtyre institucioneve për t'i kontrolluar këto subjekte që shfrytëzojnë pasurinë e malit të Tomorrit.

    Me ritmet me të cilat po punohet, a mendoni se ky shfrytëzim po e dëmton nga ana ekologjike malin?

    Është një e vërtetë, që për shkak të gërmimeve, mali i Tomorrit po rrënohet krejtësisht. Për mendimin tim, duhet të jenë institucionet që japin lejet për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqeje që të kontrollojnë nga afër këtë biznes. Në bazë të ligjit, çdo person që merr licensën për të kryer këtë aktivitet është i detyruar që të investojë për pyllëzimin e zonës dhe një gjë e tillë për fat të keq nuk ndodh. Mali i Tomorrit është kthyer në një gurore masive, ku vetëm gërryhet për të përfituar miliona. Për mendimin tim, pikërisht këto institucione janëpërgjegjëse për shkatërrimin esipërfaqes së malit në komunën që unëdrejtoj. Për mua është një papërgjegjshmëri e institucioneve që lejojnë që ky biznes të marrë përmasa kaq katastrofike.Unë nuk them se mos të shfrytëzohet kjo pasuri natyrore, por ky shfrytëzim duhet të bëhet në bazë të të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar.

    Historia e lushnjarit Sherif Komshiu, që me gërryerjen e malit të Tomorrit ka gjetur punën e qëndrueshme

    Sherifi, mëditësi siguron bukën e fëmijëve me gurët e Tomorrit

    POLIÇAN- Prej dy vjetësh, gurët e malit të Tomorrit janë i vetmi burim jetese për Sherif Komshiun. Sapo zbardh dita e deri në të ngrysur, Sherifin e gjen me një levë në dorë. Mundohet të nxjerrë sa më shumë nga ato rrasa që nga shefat e tij quhet gurë dekorativë. Tek e sheh që gërryen malin, ashtu me një trup të hajthmë të duket titanike sfida e tij e përditshme e mbijetesës. Mjete të vetme pune ka një levë hekuri dhe krahët e tij të dobët, porSherifi thotë se të paktën aty ka gjetur një punë që i siguron disa të ardhura.Pasi ka provuar të kërkojë punë në Durrës, Vlorë apo edhe Berat,maja e malit të Tomorrit është i vetmi vend që i ka siguruar punë të qëndrueshme. Mjafton që krahët e tij të jenë të fuqishme dhe s'ka psetë shqetësohet për bukën e katër fëmijëve të tij. Sherif Komshiu thotë se vjen nga qytetit i Lushnjes për të punuar në guroren e malit të Tomorrit. Dhe sipas tij, ky rrugëtim ia vlen, për shkak të pagesës së mirë.

    ***

    Malin e Tomorrit e ka shkelur me këmbë dy vjet të shkuara, por tani njeh me pëllëmbë çdo cep të pllajës së malit. Sherifi të thotë se fillimisht, punimet kryheshin rrëzë malit, shumë afër fshatit Novaj,ndërsa tani, çdo ditë e më shumë i ngjitet malit në krye, duke rrëmuar për ato shtresa guri që lushnjari i quan rrasa. "Këtu kam gjetur punë. Edhe pse është e lodhshme, na paguajnë mirë, 1000 deri në 1500 lekë në ditë. Po kështu, edhe për të fjetur nuk paguajmë, sepse kemi ngritur çadra këtu. Kur kthehem në shtëpi kam se çfarë t'iu çoj fëmijëve, edhe pse më duhet të punoj rreth 12 orë në ditë"- thotë Sherif Komshiu për "Shekullin". Por jo çdo ditë e punës është me fat për Sherifin. Ai thotë se ka ditë që nuk mund të nxjerrë nga nëntoka as edhe një metër katror gurë dekorativë. Lushnjari shpjegon se ky lloj guri, që është i kërkuar gjendet me vështirësi dhe është i fshehur nën tokë, në një thellësi të konsiderueshme. Sherifi të shpjegon se fillimisht sipërfaqja e malit gërryhet nga skrepi dhe më pas punëtorët nxjerrin gurët dekorativë.

    ***

    Por lushnjari Komshiu nuk është i vetmi që kryen për ditë të tëra një punë kaq sfilitëse. Sipas tij, në mal punojnë rreth 300 veta, ku përveç vendasve, janë të shumtë edhe punëtorët e ardhur nga zonat përreth malit të Tomorrit. Ashtu si Sherifi, edhe ata bëjnë të njëjtën jetë të mundimshme për të siguruar jetesën. Me t'u ngjitur në majë të malit, Sherifi nuk zbret për ditë të tëra. Përgjatë 12 orëve gërryen me krah Tomorrin, ndërsa natën e kalon në kasollet e gurit. Brenda këtyre "shtëpive" të përkohshme gjen vetëm dyshekë të vjetër, që shërbejnë si shtretërdhe sendet më të domosdoshme të jetesës, që nga xhezveja e kafesë e deri tek ushqimet që i marrin në qendrën më të afërt, që është fshati Novaj. Sherifithotë se fshati është shumë larg vendit të tij të punës kështu që ushqimet i marrin në sasi të konsiderueshme, që të përballojnë jetesën e tyre të paktën për dy javë. Prej dy vjetësh, mali i Tomorrit mbush ditë-netët e lushnjarit. Pas një pune sfilitëse dyjavore, ai kthehet në shtëpi për pak ditë. I rikthehet sërish punës me mëditje në majë të malit të Tomorrit, aty ku me nxjerrjen e gurëve e ka të siguruar bukën e fëmijëve.

    VENDIMI I QEVERISË

    Mali i Tomorrit, zonë e mbrojtur

    POLIÇAN- Megjithëse në rrafshnaltën e Malit të Tomorrit po kryhet një masakër e vërtetë, kjo zonë është shpallur e mbrojtur me vendim qeverie. Në fakt, sapo hyn në Poliçan, një tabelë e madhe të bën me dije se mali i Tomorrit është shpallur park kombëtar që në vitin 1996, ndërkohë që në vitin 2002 shteti shqiptar e ka shpallur zonë të mbrojtur. Është pikërisht ligjinr. 8906 datë 06.06.2002 për zonat e mbrojtura dhe vendimi iKëshillit të Ministrave nr 676 datë 20.12.2002, duke zbatuar sistemin e IUCN-së, që përfshin malin e Tomorrit zonë të mbrojtur. Në këtë vendim të qeverisë janë shpallur këto kategori të zonave të mbrojtura: 4 rezervate strikte të mbrojtura: laguna e Karavastasë, lugina e lumit të Gashit, Rrajca dhe Kardhiqi; 7 parqe të tjera kombëtare: Mali i Tomorit, Lugina e Valbonës, Bredhi i Hotovës, Qafë Shtama, Zall Gjocaj, Butrinti, Prespa; 516 monumente të tjera natyrore, 26 rezervate natyrore të menaxhuara, 5 peizazhe të mbrojtura dhe 4 zona të mbrojtura të resurseve të menaxhuara. Të gjitha këto kategori zënë 168411 ha ose 5,9 % të territorit tonë.

    MITI

    Legjenda për malin e Tomorrit

    I përmendur për bukurinë, florën, faunën, borën e përhershme, legjendat apo vendet e shenjta, Tomorri ka ndikuar edhe në mitologjinë vendase dhe letërsinë shqiptare, aq sa të themi se me të drejtë gazetari dhe publicisti italian i shekullit të XX-të, Indro Montaneli e quan Olimpi shqiptar.Ndërkohë që Naim Frashëri, poeti ynë kombëtar e emërton "Tomorr i Zotit". Kurse Çajupi i drejton vargjet: Baba Tomorr, kishë e Shqipërisë/ mal kryelartë fron i Perëndisë/ Tek ti kanë ardhur njerëzit që në lashtësi, për të mësuar atë që urdhëronte zoti/ Lumo Skëndo e emërton "Mali Plak i Shqipërisë". Kështu, Tomorri është edhe i përfshirë në një mori legjendash të vjetra, ku njëra prej të cilave tregon për dy vëllezërit Tomorr dhe Shpirag. Sipas legjendës, të dy vëllezërit na u zunë për një vajzë të bukur (zanë). Por zënka përfundoi në një duel të përgjakshëm. Tomorri e goditi Shpiragun me shpatë dhe sipas legjendës kjo duket tek shpatet e Shpiragut të cilat janë vija-vija. Ndërsa Shpiragu e godit Tomorrin me topuz duke e bërë gjithë hone dhe gropa. Zoti që e shihte këtë duel i zëmëruar i shndërroi vëllezërit në male ndërsa zanën në një kodër. Nga lotët e saj u krijua lumi i Osumit, që sot rrjedh në luginën që ndodhet midis Tomorrit dhe Shpiragut. Me majën më të lartë 2416 metra, Tomorri ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur'an.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 20-04-2007 më 21:14
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #650
    Citim Postuar më parë nga Styx
    Si shet varferia, historine - Styx




    ***

    Malin e Tomorrit e ka shkelur me këmbë dy vjet të shkuara, por tani njeh me pëllëmbë çdo cep të pllajës së malit. Sherifi të thotë se fillimisht, punimet kryheshin rrëzë malit, shumë afër fshatit Novaj,ndërsa tani, çdo ditë e më shumë i ngjitet malit në krye, duke rrëmuar për ato shtresa guri që lushnjari i quan rrasa. "Këtu kam gjetur punë. Edhe pse është e lodhshme, na paguajnë mirë, 1000 deri në 1500 lekë në ditë. Po kështu, edhe për të fjetur nuk paguajmë, sepse kemi ngritur çadra këtu. Kur kthehem në shtëpi kam se çfarë t'iu çoj fëmijëve, edhe pse më duhet të punoj rreth 12 orë në ditë"- thotë Sherif Komshiu për "Shekullin". Por jo çdo ditë e punës është me fat për Sherifin. Ai thotë se ka ditë që nuk mund të nxjerrë nga nëntoka as edhe një metër katror gurë dekorativë. Lushnjari shpjegon se ky lloj guri, që është i kërkuar gjendet me vështirësi dhe është i fshehur nën tokë, në një thellësi të konsiderueshme. Sherifi të shpjegon se fillimisht sipërfaqja e malit gërryhet nga skrepi dhe më pas punëtorët nxjerrin gurët dekorativë.

    ***
    Hajde merre me mend se cfare guresh eshte duke nxjerre Sherifi bashke me ata qe nuk e cajne koken per vlerat e vendit te tyre. Shpresoj qe ato rrasat te jene natyrale dhe jo dicka me shume ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •