Nje emer qe besoj se i vjen ne ndihme edhe temes eshte edhe emri i Janines.
Janusi ka qene perendia etruske e dy boteve, por edhe emri i Noah italik..
pra kemi
Janus/Etruri/Noah Dheukalion/ Janina-Epir/Noah
Nje emer qe besoj se i vjen ne ndihme edhe temes eshte edhe emri i Janines.
Janusi ka qene perendia etruske e dy boteve, por edhe emri i Noah italik..
pra kemi
Janus/Etruri/Noah Dheukalion/ Janina-Epir/Noah
Satyr - te greket krijese e Hermesit qe shpesh eshte Pan dhe simboli eshte koka e dhise, por eshte edhe Satr te skandinavet dhe lidhja eshte Pan-nonia dhe prearjdhja e tyre (edhe ketu del pani dhe koka e dhise ne skene serish)...duket te emertimi)"...partly because he is king of the Tuatha Dé Danann, partly because be, like Zeus or Tyr, who lost tendons or a hand through the wiles of evil gods, is also maimed" Besimi i Kelteve te Lashte, 1911
"Pjeserisht sepse ai eshte mbret i Tuatha de Dannan (Prifterinjte e Dijes/Druide), dhe pjeserisht sepse ai, njelloj si Zeus ose Tyr qe kishte humbur tendonet ose nje dore nga magjite e zotave te te keqes, ishte gjithashtu i gjymtuar."
Vazhdon te thuhet se ky mbret kishte nje dore te bere prej Argjendi.
Por Hermesi ishte Thoti te Egjiptianet
Postimi i meposhtem eshte i Styx tek nje teme tjeter dhe e postova edhe ketu pasi eshte me interes.
Perseris, se pyetjet me lart jane kritike per te qendersuar historine e popullit tone. Cfare do argumenti qe mund te japim po nuk qendron ne menyre te balancuar ne perputhje me origjinen, eshte ne dobi te falsifikuesve te historise.Postuar më parë nga Styx
Po postoj ketu pergjigjen qe vlen edhe per temen Atlantis ne Shqiperi. (Kreksi, pergezime per nderhyrjen me vend atje!), por qe ketu lidhet ngushte me nje personazh te citimit tim me lart, si edhe me temen e Dodones. Kush ka sy shikon qe cfar dua te them. me poshte jane citime:
“Trojanet dhe aleatet e tyre u vendosen ne formacion luftimi mbi nje bregore ne fushen qe ishte ne nje fare distance nga qyteti. Kjo koder, e quajtur Bateja, ishte tuma e amazones Mirina”.
“ Sa per Batejen, ky ishte emri qe “njerezit i dhane hyjnores Mirine”. Ajo ishte mbreteresha Amazonave e cila,…..kishte mundur me nje ushtri te madhe popullin e Atlantit, qe jetonte ne brigjet e Oqeanit (lumit qe te ngaterrohet neper kembe Nikos-shenim i Styx) ne token ku thuhej qe Kishin Lindur Zotat. Ajo mendohej te kishte qene gruaja e Dardanit, parardhes i Priamit te Trojes.
Styx
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Kjo është një pjesë e shkëputur nga studimi i një profesori italian, në lidhje me fazat e zhvillimit të jetës së njeriut, faza të cilat ai i lidh apo krahason me notat muzikore. Ai e vendos jetën e njeriut që nga vdekja deri në momentin e kalimit në botën tjetër, të shtrirë mbi tingujt muzikorë. Nuk e di nëse ai ka studiuar Pitagorën apo jo, por gjithsesi është një lloj spiegimi paralel për shpërndarjen e tempujve dhe krahasimin e tyre me notat muzikore.
Këtu mund të jetë e vleshme edhe pyetja që ngre Styx, pse jo me pesë tone muzikore, pasi diku shkruhet se sipas nje doktrine antike kishte vetem 5 tone dhe 2 semitone dhe më pas ky do të ishte një Ligj i përmasave Kozmike, Ligji i Shtatës ose Ligji i Otavës.
Dimë që Universi është i mbushur me vibracione që shpërndahen në të tëra drejtimet dhe në të tëra llojet e materise që nga më e holla deri te më solidet e më gjigandet (ADN-ja ka gjithashtu vibracionet e veta, që jepen edhe në një postë time të mëparshme, shënim BARAT). Ecja apo rruga e njeriut në Tokë, përbëhet nga disa etapa të cilat mund ti konsiderojmë si notat e një otave të strukturuar kështu:
DO2 - Lindja Astrale
SI- Vdekje Fizike
LA- Pjekuri e vonë
(mi)SOL - Pjekuri
(re)FA -Rini
(do)MI -Adoleshenca
RE -Fëmijëria
DO1-Lindja /foshnjëria
Nga Adoleshenca e deri ne Maturi ka energji perforcuese suplementare, notat ne kllapa. Vihet re se ne gjysëmtonin SI-DO2 nuk ka asnjë formë energjie suplementare. Në këto kushte, Vala e jetës nuk mund të vazhdojë më në drejtimin e nisur më parë dhe duhet të ndryshojë plan manifestimi. Pas vdekjes fizike, vjen nje lindje ne një dimension jofizik, në një organizëm më “të hollë” ose më delikat/të vibrueshëm, i cili është i aftë që të vibrojë në një frekuencë më të lartë.
DO1 ose DO-Lindja, riprodhohet këtë herë në një frekuencë më të lartë, dopjo të asaj të botës fizike.
Por kjo është vetëm një pjesë e ciklit, pasi edhe shpirti kalon në otavën e tij dhe kryen etapat e tij.
Jeta si një kostante kozmike
Për ti konsideruar më mirë gjërat, është e udhës që mos ta limitojmë studimin e Otavës në një cikël të vetëm jetësor, por ta hapim në lartësit e ultësirat e tij, duke përqafuar fenomenin, përsa është e mundur, në tërësinë e tij.
Nëse është e vërtetë se Ligji i Otavës i intereson çdo fenomeni të zhvillimit e të rritjes në Kozmos, atëherë është për tu menduar se Valët e Jetës, shtrihen para e pas dimensionit fizik, përtej të padukshmes. Duhet të ketë pra një lloj lidhje rrezesh infrarosë e ultravioletë edhe për fenomenin vibrues që quajmë Jetë. Duke parë kësisoj se të tëra fenomenet valëzues, kanë karakter gjenerues të përbashkët, duket logjike hipoteza që Otava e Moshës së njeriut, të jetë si më thënë, spektri i dukshëm i ndjekur nga cikli qe fillon me SI=VDEKJE e më pas në DO2=Lindje Astrale, fillime që i përkasin një cikli tjetër të Jetës që i shpëton kontrollit tonë dhe që është një Jetë që i përket dimensioneve të tjera të panjohura, imateriale dhe ultrafizik.
Si këtej edhe andej manifestimit fizik, jeta vazhdon!
Valët e Jetës shtrihen në pafundësi, nga Qendra e Jetës dhe shpërndahen ne Kozmos, duke u gërshetuar në një kaledioskop ngjyrash dhe në një simfoni tingujsh, në një harmoni formash që jo gjithnjë jemi në gjendie të perceptojmë me sensorët tanë të kufizuar.
...vijon me fazën evolutive në ciklin jetësor ultraterren i cili është si më poshtë
OTAVA e fazave evolutive në planin astral
SI –Vdekje Astrale
LA- Letargjia e dytë
(mi) SOL- Zbritja
(re) FA- Katarsi/pastrimi
(do) MI- Rizgjimi
RE -Gjumi (Letargjia e parë)
DO2- Lindja Astrale
SI- Vdekja fizike
...vijon
....Njeriu, në parabolën e jetës së tij tokësore, përshkruan një udhëtim që në fillim e çon në një rizgjim gradual të koshiencës (foshnjëri-fëmijëri), e më pas në përfitimin e eksperiencave të reja që plotësojnë pjekurinë e tij, dhe në fund një rikthim në vetvete me ndryshim të aftësive perceptuese. Në vija të trasha, mund të themi që të njëjtat faza që kalojmë në Tokë, përsëriten edhe në post-mortem, pra pas vdekjes fizike. Si nga shkollat antike ezoterike orientale, ashtu dhe nga qendrat perendimore, si dhe në fund nga eksperiencat e njerëzve të cilët dëshmojnë përjetimin e një gjendje të dyfishtë trupore, të cilët kanë parë edhe pjesë e përtejmë ose të ashtuquajtërën Bota Tjetër, bien të tërë dakort se ka një skemë vazhdimësie të ciklit jetësor, ultraterren.
Me lindjen astrale, ka nisur një tjetër Otavë e Jetës, në të cilën nivelet nuk janë më ata që tregojnë moshën e njeriut, por shumë më të evoluar, të asaj që mbijetoi pas braktisjes së mbulesës fiziko-eterike, pra më një llaf shpirtit.
Nëse në ciklin e jetës në Tokë, pra në Otavën e Jetës në Tokë, merret si ndarje mosha, nuk është transformimi fizik ai që ka rëndësi, por është transformimi shpirtëror që është në themel.
Më poshtë jepet diçka në lidhje me DO2, pasi besoj se ajo ka më shumë lidhje me temën
“Në DO superiore kemi lindjen në botën yjore/hyjnore. Kjo mund të vijë vetëm pasi të jetë shkëputur “Kordoni i Argjentë”*. Ky i fundit është ai që ushqen shpirtin tonë përmes forcës jetësore të dashurisë së Krijuesit dhe që na mban në lidhje me Botën e Përtejme për tërë udhëtimin tonë larg Shtëpisë (nga “Jeta e Përtejme”- Sylvia Browne). Lindja Astrale është një lindje që është e shoqëruar nga ndjenja të këndshme lehtësimi, nga një zgjim dhe shtim i aftësive perceptuese të ndjenjave dhe nga një ndjenjë e papërshkrueshme çlirimi. Shpirti, në momentin e kalimit, nuk është vetëm. Mund të jenë aty prezenca e të dashurve që e presin dhe e ndihmojnë, ose ka një udhërrëfyes hyjnor që e presin dhe e shoqërojnë në udhëtimin që sapo ka filluar.”
*sqarim
“Kordoni i Argjentë”
Kordoni i Argjentë ose Lidhësja e argjentë ose Lidhësja e lëngshme, është një lidhje e brishtë dhe e shkëlqyeshme që lidh trupin fizik me trupin eterik. Është i zgjatueshëm, dhe në ato ratse kur dopioja e trupit largohet nga trupi fizik zgjatet edhe deri në kilometra të tërë duke u bërë shumë i gjatë. Këputja e këtij filli është i barabartë me vdekjen fizike. Bibla i referohet këtij filli të argjentë në “Ecclesiaste (XII, 6-7), ku thotë se : “Para se të këputet filli i argjentë (...) dhe shpirti të kthehet te Zoti që e dha.”
Është i ndërtuar nga tre segmente që kanë lidhje me atomin- farë të shtresës apo llojit të trupit përkatës: njëri segment është i përbërë nga eteri dhe është në krye apo në skajin e kundërt të atomit-farë të trupit jetësor (eterik), i dyti është i përbërë nga substanca e trupit të dëshirës (yjor) dhe është i lidhur me atomin- farë të vendosur në mëlçi, i treti është i përbërë nga substanca mendore dhe është i lidhur me trupin atomin-farë të trupit mendor mendor që është në pjesën e kryesore të gjoksit.
Një ekstremitet i fillit të argjentë është i bashkuar me zemrën nëprmjet atomit- farë të trupit fizik dhe është kjo ndërprerje që e bën zemrën të pushojë. Në atë moment trupat përbërës-jetësor, yjor, mendor e braktisin trupin fizik në një lëvizje si spirale. Secili prej tyre merr me vete esencën e një atomi-farë që ishte fizik. Ky atom jo vetëm që nuk rinovohet, si bëjnë tërë atomet e trupit fizik gjatë tërë jetës, por ka marrë pjesë në formimin e tërë trupave fizikë të përdorur gjatë procesit të evolucionit (te individit dmth-shënim BARAT).
“Për këtë arsye është i quajtur edhe atomi- farë apo atomi i qëndrueshëm. Gjatë jetës tokësore, atomi-farë i trupit fizik është i vendosur në barkushen e majtë të zemrës. Në momentin e vdekjes ai ngjitet në tru dhe braktis trupin fizik bashkë me “paisjet” superiore, nëpërmjet kockave të pjesës së përparme ballore të kafkës dhe të pjesë së sipërme të saj.(nga “La Comogonia dei Rosacroce"-Max Heindel)”
..........
DO2 ose otava eshte edhe ajo qe korespodon me tempullin e Dodones. Ne spiegimin e mesiperm ne ciklin jetesor, kjo otave eshte me kryesorja dhe eshte ajo qe ka dopio frekuence ne krahasim me te tjerat pasi tonohet ne lartesine astrale, te nivelit post-mortum.
Dodona ka qene i nje rendesie te vecante si tempull dhe jo vetem per banoret e atyshem por per tere njerezit.
Ne praktikat qe kryheshin ne Dodone perdorej edhe Squfuri, i cili eshte nje nga perberesit e tre principeve kryesore te Alkimise qe jane Squfuri, Kripa dhe nje element tjeter qe s po me kujtohet tani.
Alkimia eshte edhe ne baze te Kabalas por alkimia thuhet se e ka rrenjen ne Egjiptin e periudhes Helenistike, por e rendesishme eshte se ajo praktikohej nga egjiptianet e lashte qe ne koherat kur greket e cifutet se kishin idene. Nje gje e tille, pra nje njohuri e tille ka qene perdorur nga prifterinjte e Dodones te cilet fillimisht kane qene burra. Per mendimin tim perdorimi i Squfurit nuk ka spiegim tjeter pervecse njohjes se sekreteve te lashta.
Saktesim. Sipas tre burimeve se paku, Dodona, Delfi etj, kane pasur vetem nje priftereshe/orakull nepermjet mediumit/gjuhes te se ciles fliste Hyji. Kjo Orakull ka pasur nje shpure mashkullore prifterinjsh. Mendoj nje oganizim ky sipas konceptit te Maat (Hyji dhe Nena Mbretereshe?)Nje gje e tille, pra nje njohuri e tille ka qene perdorur nga prifterinjte e Dodones te cilet fillimisht kane qene burra. Per mendimin tim perdorimi i Squfurit nuk ka spiegim tjeter pervecse njohjes se sekreteve te lashta.
Gjithashtu Sylvia Browne, po sipas mendimit tim, duhet marre me shume rezerve.![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 24-03-2007 më 13:30
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Vertete te ngelet njeriu pa fjale. Keto qe ke shkruar, s'di si t'i marresh.Postuar më parë nga BARAT
Perpos qe eshte shkrimi me joserioz qe kam lexuar ndonjehere, ky eshte shperfilles dhe talles, e deri diku edhe perbuzes.
"O zot, kur nuk kemi asgje per te thene, na jip forcen se paku ta mbyllim gojen."
cit.lir.: Nga nje shqiptar i cili shkruante me pak, por thoshte me shume se gjithe bashkekohaniket e vet.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ai shqiptari qe thoshte me shume se te gjithe bashkekohesit e tij ka thene dicka te drejte por ne kete rast mendoj se eshte pak i tepruar si krahasim. Ajo qe ka shkruar Barat eshte dicka shume e vecante por fatkeqesisht ka fare pak lidhje me temen (dhe personalisht permendja e Sylvia Brown ketu me ftohu komplet pasi nuk eshte tema e duhur). Gjeja qe duhet shtjelluar me kujdes eshte rezonimi i oktavave dhe lidhja e Dodones me kete te fundit gje qe smund te kuptohet nga te gjithe, sidomos nese nuk e shikon ceshtjen me nje open minden. Dhe sidomos nese mungon njohuria mbi rezonimin dhe perputhjen harmonike te zonave te caktuara te Tokes. Barat nje argument i tille per fat te keq te con ne rruge te tjera te cilat do ishin shume jashte nenforumit te arkeologjise.![]()
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Darius, ku duhet ta hedh kte porpozimne qe te apet nje teme e titulluar "Baptist, Koha Tutje e tine Tehu", ku shqiptaret e forumit te thurin himne dhe vendosin lavde per "ATE".
Yve te tjeret o qe jeni shastisur duke lexuar, suluni dhe dergoni vleresime. Apo sistemi i vleresimit ne forum nuk u punon?
PS. Mendova ta vendos tek tema sugjerimeve njehere, po para frike se do e marrin me te tallur.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Nuk eshte qeshtja te mungesa e "open minded" nga ana ime. Eshte problemi te hapja e tepert qe ben mendjen fushe.
Oktavat! Po c'te bejme ne me to? Cila oktave? Ne cilin diapazon te frekuencave?
Cilen "Do"? Ku fillon Do-ja? Cilin instrument ta marrim per baze nese u dashka ta marrim.
Oktavat nuk rezonojne ato superponohen. Po rezonoi dicka do te rezonojne trupat fizik. Dhe cilet do te rezonojne? Ata qe do te kene lirine e lekundjes ne frekuencat e timbrit te tingullit te dhene. Cdo material e ka rezonancen e vet akustike dhe tolerancen e amplitudes se luhtjes, pertej kesaj tolerance materiali do te cahet.
Si do te na ndihmoje kjo per t'i gjetur Dodonet? -Keto jane mistifikime te kota te cilat nuk bejne asgje, nuk shpiejne askund, perpos ndoshta ne skicofreni.
Dhe ajo nuk vjen me te lindur por fitohet, dhe si fitohet? Saktesisht ne kete menyre.
Duke holluar muret ndarese mes logjikes, fakteve, imagjinates, asocimit, kauzativitetit, perfytyrimit, supersticionit, realitetit, magjise, fenomenologjise kundrejt esences....
Te marresh si te dhene te gatshme dhe te vetmjaftueshme e te padiskutueshme se orakulli ne Dodone kishte dieni per sulfurin dhe se e perdornin ne praktikat e tyre rituale eshte thene thjeshte "lajthitje".
Ekziston dallim i madh mes Magëve dhe Augurëve, Tiresive e Mantisave...
Per te folur per keteo aktivitete duhet njohur veprimtarine esenciale te Dodones si institucion para se te hidhemi ne supozime te llojit: Prifterinjte e Dodones pinin Boze nen hijen e lisit hyjnor pas procesioneve te rregullta te tyre dhe kjo boze pergatitej nga mielli qe ata e nxirrnin nga goglat e Lisit.
Keso lloj konstrukcionesh mund te thurim gjithe diten...
Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 24-03-2007 më 15:16
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt