Close
Faqja 46 prej 148 FillimFillim ... 3644454647485696146 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 1475
  1. #451
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Lashtesia e Dodones dhe e Tomorrit ka lidhje me vendin ku doli arka e Deukalionit.Me pas u ndertuan tempujt e tjere orakullore, por nje pyetje tjeter lind perseri, a u ndertuan ashtu si ishin para permbytjes, pra u imitua sistemi i Atlantasve?
    Edhe sekretet e arkes te cilat nuk besoj se jane gjetur nga ndonje njeri deri me sot.
    Pyetjet qe ne kerkojme te marrim pergjigje jane pyetjet mbi egzistencen tone pasi pyetje pas pyetje aty dilet.
    Per lumenjte besoj se kane rendesi pasi uji eshte element primar e ndoshta edhe tranzitor, per kete arsye dilte ne enen me uje fytyra e te vdekurit ne dodone.
    Besoj se ne qender eshte Tomorri i cili eshte edhe selia e zoterve jo thjesht vetem ajo e Zeusit. Tempujt e tjere jane ndertuar per perendite e tjera dhe ngjajne me elementet e nje strukture. Pastaj jo vetem Apollo por eshte edhe Poseidoni ne loje i cili ne mos gaboj eshte shume i hershem
    Persa i perket pavdekshmerise ai eshte nje konkluzion njerezor. Nese nje qenie nuk shkaterrohet me ato menyra qe ne i quajme fatale atehere detyrimisht arrijme ne perfundimin qe eshte i pashkaterrueshem i pavdekshem (ku kohezgjatja e tyre mund te jete jashte nocionit tone per jetegjatesine).
    Nese nuk ka vdekje ka edhe me keq, ka transformim, pasi energjite transformohen ne univers, nuk zhduken.
    Atlantida ka lidhje me orakujt pasi aty ka qene edhe thelbi i ceshtjes njerezore, epoka e arte e njerezimit ku dija ishte ne maksimum.
    Gjithsesi elementet qe kane njerezit ne duar jane te pakte dhe e verteta rrjedhimisht del e cunguar dhe me nje mal pyetjesh.
    Jam i mendimit se shqiptaret kane pasur ate qe duhet te kete detaj kryesor nje roje apo edhe nje aleat....besnikerine, ate qe ka edhe si simbol grifoni (eshte i gjetur ne Dodonen qe njihet boterisht, por mendoj qe ajo ka lidhje me kryesoren)
    Se cfare fshehen , se cfare ruajten te paret, kjo eshte gje s besoj se do e gjejme dot....
    Sekretet me te medha dalin vetem kur u vjen koha.

  2. #452
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ketu eshte nje rindertim sipas pershkrimit i varrit te Porsenes mbretit etrusk, i cili eshte shkaterruar nga Sula. Ky ka qene tempulli i Porsenes i cili kishte njohuri te gjera. Mendohet te kete kryer edhe rituale ne lidhje me tempujt e tjere ne bote. Parimi eshte si te Dodona, zhurma e zinxhireve qe perplasen eshte nje detaj i perbashket..
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #453
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga BARAT
    Pastaj jo vetem Apollo por eshte edhe Poseidoni ne loje i cili ne mos gaboj eshte shume i hershem...
    Cili eshte ndryshimi midis Poseidonit dhe Atlasit?

    Sic thua vete, "Sekretet me te medha dalin vetem kur u vjen koha".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 06-03-2007 më 01:21
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #454
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Dalin dalin... po ka raste qe me mire te mos dalin se dheu i ruan ne menyre me besnike.
    Nderton nje nga keta tipat, qe kane mare persiper te ndertojne shqiperine duke e rrenuar fare dhe pastaj ta nisin nga zeroja, nje vile ne Durres...
    Mire qe po shkaterrojne te gjallet po s duan t'ia dine as per te vdekurit dhe ate qe ate kane lene...
    Del nje alamet mozaiku i pacenuar fare gati...nje kale i mrekullueshem
    ...vendimi?
    Meqe kemi beton pse mos ta perdorim...Vazhduan punimet...flitet se kane bere nje kase e cila mund ta ruaje dhe se kane hedhur direkt betonin...flitet ..e per c'nuk flitet ne shqiperi.

  5. #455
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Nikasit i punon kompjuterra vec per zonen perreth Maltes mesaduket.
    Genesis edhe po te skanonte tere Shqiperine nuk do ta gjente dot. E kane bere kete pune besoj. Kujton se amerikanet i lene pas dore keto ceshtje?
    Por puna eshte se Dodona e ka sekretin brenda tokes jo jashte. Shiko se kush jane njeshta e eksplorimit te shpellave ne Shqiperi...shiko edhe grupet arkeologjike qe vijne ...asgje nuk ndodh per ti dhene nje dore popullit "alabak" shqiptar

  6. #456
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Në një artikull studimr të "New York Times në qershor të vitit 2000, mbi fillimin e inteligjencës njerëzore nëpërmjet Homo-Sapiensit, civilizimi i sotëm konsiderohet të ketë filluar 50 000 vjet më parë!... Nga Afrika e jugut qënkan shpërndarë 18-të, (Adamë dhe Eva sëbashku) ! Mund të kuptohet lehtë, se autori i shkrimit ka përdorur emrat biblikë nga libri i parë i Moisiut, në mënyrë simbolike! Pra ata llogjikisht duhej të ishin dhjetë vajza e tetë djem të cilët populluan planetin duke u shpërndarë në të gjitha kontinentet!

    Interesant eshte fakti i fillimit të jetës në Europë.
    "Aty thuhej saktësisht se jeta ka filluar atje, sipër kufirit të sotëm Grek, 45.000 vjet më parë"! Ky studim interesant, dhe pa as më voglin dyshim, serioz, konkludonte me praktikimin e kërkimeve shkencore me metoda gjenetike !...

    ...dhe logjikisht siper kufirit te sotem grek i bie te jete nje toke humbetire qe si dihet emri...ose qe s ua nxe goja ta thone qe eshte Shqiperia, sepse aq zullume jane bere ne kurriz te shqipetareve, sa u duken pak dhe hajt te mohojme dhe ca gjera te tjera thone...
    Po mua me duket me interesant fakti i ranimit te fillmit te jetes si pozite gjegrafike, persepari ne Shqiperi edhe pse mendihet nga Afrika (Ketu le te shkojne e te flasin me dongo boy ..se u thone ata se nga jane)..
    Ky detaj nuk eshte pak nese mendon se Dodona eshte vendi i Arkes...

  7. #457
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Pasazhet qe vijojne jane shkeputur nga studime mbi Mbreterit Albane qe sunduan Britanine:

    “Ne Dodone Zoti i Lisit u martua me Dionen, emri i se ciles ndryshon vetem ne dialekt nga i Junos, dhe keshtu ne maje te malit te Kitheres, ai martohet periodikisht me imazhin prej Lisi te Heres.

    Ne koherat e vjetra, Mbreterit Romake, si perfaqesues te Jupiterit...Ne Athine Mbreteresha cdo vit martohej me Dionisin, zotin e veres… Martesa e Mbretit te Romes me Perendeshen e Lisit, ashtu si edhe Martesa e Mbretereshes se Athines me Dionisin mbase ndikonte ne lulezimin e habitatit vegjetativ me ane te magjise. Nga te dyja, martesa me drurin e lisit deshmon per vjetersi me te madhe se ajo me mbretin e veres….”

    Konkluzion:

    Dione=Hera=Juno=Dru Lisi?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 03-03-2007 më 21:24
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #458
    Citim Postuar më parë nga Styx
    Kam mbetur pas ne te kuptuarin e tipit te zgjidhjes se ofruar nga artikujt e fundit:

    Dodona per te cilen flitet ne shkrimet e Ufologjisteve si pershembull Erik fon Daniken nuk eshte ne Malin i Tomorrit. Distancat e barabarta ndermejt tempujve qe permend, u referohen tempujve ne tokat e sotme greke, dhe kjo distance eshte llogaritur ne vije ajrore.

    • Kur flasim per kanale te nendheshme te tempujve, eshte marre parasysh Dodona e Tomorrit apo ajo e pranuar si Dodone?
    • Ne cilen Dodone eshte gjetur giffoni? Cfare perfaqeson giffoni?

    Personalisht skam ndonje respekt per von Daniken. Per mua ai ka merite thjesht per faktin qe beri nje lidhje midis te tashmes, te kaluares dhe jashtetokesoreve qe te tjeret nuk kishin guxuar ta benin me pare. KAQ. Per te tjerat qe shkruan nuk para i perfill shume pasi shpesh kane rezultuar futja kot si i themi ne.
    Daniken nuk flet per Malin e Tomorrit kur permend Dodonen, madje edhe vete Robert Temple te cilin une kam kaq qejf ta citoj nuk e permend por e le shume evazive si pike pasi ka rezerva te medha per vete mitologjine greke. Se kam ditur faktin qe ai ka patur njohuri per Malin e Tomorrit (sic doli ne shkrimin e Barat) dhe kjo eshte arsyeja pse dua ti gjej adresen e e-mail dhe ti dergoj disa gjera qe mendoj se mund ta ndihmojne.

    Citim Postuar më parë nga Styx
    Por ca nga pyetjet me thelbesore per te cilat nuk po kuptoj pergjigjen jane:

    C’pune kane alienet me boten e te vdekurve?

    Ne se alienet jane hyjnore (te pavdekshem) sikurse edhe perendite me te cilet identifikohen, per cfare u hynte ne pune konsultimi me vdekataret (tokesore?)nepermjet orakujve?

    Por, ne se jeta aliene nuk do perbehej nga procesi i vdekjes, nuk do ekzistonin historike dhe basorelieve te luftes dhe as koncepti i luftes midis alieneve (shikoni temat e Darius me poshte), sepse qeniet e perjetshme nuk mund te shkaterrohen. Por, ne se alienet qene te vdekshem, perse perendite me te cilet tokesoret i identifikojne keta jane te pavdekshem?

    Per mendimin tim, shpjegimi atikujve per keto pyetje eshte me inferior se sa ai i parashtruar nga Baptisti mbi ritualet orakullore (ndonese i cunguar si zakonisht).
    Kete pike se komentova pasi e para sepse sma mbushi mendjen (kjo per shkak te njohurise se autorit) dhe e dyta per vete faktin qe do dilja jashte teme. Por mendoj se ja vlen te pergjigjem shkurtimisht. Lidhja qe alienet kane me boten e nendheshme ne kete rast eshte e njejte me lidhjen qe kishin perendite me kete bote. Ka dy gjera qe jane me pikepyetje te madhe, e para; nese behet fjale per aliene dhe e dyta; nese behet fjale per perfaqesuesit e nje civilizimi/esh te lashta te cilet per nje arsye apo tjetren (lexo permbytje apo katastrofa te tjera natyrore) zgjodhen te jetonin nentoke. Dhe legjendat apo mitet per kete fakt jane jo te pakta (kujto Hav-musuvs e indianeve Paiute ne California ose lexoni Ditarin e Admiralit Byrd). Nese flasim per mungesen e procesit te vdekjes kur permendim alienet ketu jemi out pasi per keta te fundit ky koncept nuk ekziston. Jo sepse nuk vdesin por sepse trupin fizik e konsiderojne thjesht si nje vesel ose host sa per te materializuar gjendjen e tyre eterike apo bere pjese te dimensionit ne te cilin jemi ne. Ketu qendron dhe sekreti i jetegjatesise madje dhe i perjetesise ( pa llogaritur orbiten e Nibirut prej 3600 vjetesh dhe nese referenca jone kufizohet vetem tek Annunaki). Plus qe ne pothuajse te gjitha tekstet e lashta, fetare apo jo, kemi nje faktor te perbashket qe eshte jetegjatesia tejet e madhe e njerezve ne kohera shume te lashta. Faktor gjenetik? Men becoming like Us (Gods)? Nuk e di.
    Tradita e komunikimit te njeriut me perendite nepermjet orakujve per mua eshte me shume se mit apo thjeshte legjende apo dhe me keq, bestytni. Shiko shembullin ne ditet e sotme (megjithese paska jo shume i sakte) me ata qe i quajme mediums apo dhe channeling people. Ndryshimi eshte qe keta te fundit nuk pretendojne te flasin me perendite por direkt me qenie jashte ketij realiteti (skane munguar rastet kur mesazhet vijne nga poshte kembeve tona). Ky eshte thjesht arsyetim im dhe mund te jete teresisht i gabuar sic mund te jete dhe shume afer te vertetes. Kete do e marrim vesh me saktesi (nese do e kemi ate fat) kur te vendosin ata qe jane poshte nesh qe te dalin dhe te na marrin per dore qe te na civilizojne sic paten ata mundesine te civilizoheshin ne paqe per mijera vjet.

    Citim Postuar më parë nga Styx
    Me tej:

    Perse nje histori kaq e thjeshte si ajo e orakujve transplatohet dhe pergenjeshtrohet nga fqinjet? Keta kane shumicen e orakujve edhe keshtu. Perse u duhet qe Dodona te bjere ne toke greke?

    Cfare jane Orakujt dhe cili ishte roli i tyre themelor (hiq profecite)? Cila eshte lidhja mes orakujve?
    Pse jane tete (me shume ose me pak) dhe perse Dodona komandon rol primar?
    Cili eshte emri i lashte i Tomorrit?
    Cfare lidhje kane Dardania, Atlantida etj. ne vecanti me orakujt?
    Cili eshte roli lumenjve per orakujt?
    E me radhe.
    Te gjitha keto pyetje qe per mua kane lidhje me njera tjetren dhe mund te konsiderohen si nje pyetje e madhe, do e etiketoja me nje pergjigje ne anglisht. A million dollar question

  9. #459
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Erik fon Daniken eshte permendur ne shkrimin e Zotajt, ashtu sic eshte permendur edhe nje fakt i nxjerre nga librat e tij qe orakujt jane te barazlarguar. Nuk kam kompetence te identifikoj ufologjistet me te besueshem, per faktin se asgje nga ato qe parashtrojne te gjithe ata nuk mund te provohet, por mund te them se nje liber i shkruar ne fillimet e karrieres nga fon Daniken vlen me shume se nje serial i tere nga emrat me te rinj ne kete fushe.

    Pyetjea e pavdeksise, nuk rreh te dikutoje tipin e ekszitences se alieneve, por origjinen e biografise se tokesoreve, dhe te besimit hynor. Perendite pagane jane Imortale = Te pavdekshem, dhe per te bere paralelizmin me perifrazimin tend per alienet “Jo sepse nuk vdesin por sepse trupin fizik e konsiderojne thjesht si nje vesel ose host sa per te materializuar gjendjen e tyre eterike apo bere pjese te dimensionit ne te cilin jemi ne” te afte ne metamorfoze (Zeusi, Athinaja etj)
    Perzierjet tokesore me Hyjnore krijuan gjysmeperendite si Akili, Herakle, Noa, Enea, etj te tere jetegjate (mijera vjet).

    Le te supozojme per nje moment qe njerezit lashte ngaterronin konceptin e jetegjetesise me te perjetesise. Po ashtu le te supozojme qe alienet paskan krijuar qyterimin tokesor. Po cfare formash shtazore me te cilat u eksperimentu ekzistonin ne toke para alieneve? Si u krijuan keto? Po alienet vete si u krijuan?

    Ne librat e fese thuhet qe Dhulkarnenji me 2 brire ndertoi digat e para me fuzion metalik per te ndare tokesoret nga goget (xhuxhet) dhe magoget (gjigantet), per arsyen se keta te fundit shkaktonin crregullim ne toke. (crregullime biologjike aliene?). Po ashtu eshte shkruar se ne ditet e fundit te ekzistences ne toke keto ndarje realmesh do te prishen dhe goget dhe magoget do te shfaqen.

    C’kuptim do kishte per alienet kodi civil shoqeror i Tokes ne sensin qe mireberesit do shkojne ne parajse dhe keqberesit ne ferr? Cfare kuptimi kane ferri dhe parajsa aliene? Biologjik metamofozik?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #460
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    shume shpejt nga une do te postohet nje shkrim per Dodonen , pellazget dhe shtrirjen e tyre . pasi jam ne shkrim e siper .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •