Dy fjalë mbi P.Ikonomin:
Perikli Ikonomi është autori parë Shqiptar në epokën moderne i cili ka hartuar një studim të shkurtër mbi Dodonën Pellazgjike. Ai e ka mbështetur kryesisht punën e tij tek literatura klasike Greko-Romake dhe Bizantine. Na ka lënë një libërth të vogël, një përpjekje krejt modeste në formë broshure, botuar rreth vitit 1934. Ajo përmban mbi 30 faqe të një formati jo të madh. Për autorin vetë dimë fare pak gjëra. Bashkë me titullin thuhet se ai ishte një drejtor shkolle fshati! Ka gjithashtu edhe një përkushtim të vetin ku ai me gojën e tij thotë; "Këtë vepër ja kushtoj vënlindjes time, katundit Vokopolë (Berat), që me madhështi piktoreske shikon nga lart qëndrimin viganor të Tomorrit". Atij i është dashur rreth tetë vjet për të hartuar studimin. Për mendimin tim, vlerat e këtij libërthi janë të mëdha dhe autentike. Ky libërth ngjan gjithashtu si një thirrje për tu zgjuar në aspektin e ndërgjegjes sonë historike. Gjithashtu ky është një argument historik, për të vërtetën e rrënjëve se nga e kanë origjinën shqiptarët. Pra motivi i cili e ka shtyrë autorin të shkruaj këtë vepër është i qartë. Ideja kryesore që bie më shumë në sy është se; "Dodona ka qënë një qëndër shumë e rëndësishme e kulturës Shqiptare dhe civilizit botëror"! Gjithashtu është fat sot për ne që ajo bën pjesë ende në territorin Shqiptar sot e gjithë ditën. Ai e thekson këtë gjë me forcë, në kohën kur në kujtesën e popullit tim, ishte krejt i freskët proçesi i dhimbshëm i copëzimit territorrial. Superfuqitë Europiane në fillimin e shekullit të kaluar, duke krijuar Greqinë dhe Sërbinë si shtete u nisën thjesht nga përkatësia fetare, brënda territorrit të lashtë Pellazgo-Ilir, u duk pra e qartë se ata po i shkëpusnin pa mëshirë momentet më të rëndësshme të historisë sonë të ndritur. Përpjekja dhe argumentat e Ikonomit në këtë studim historic, krahas vlerave të dukshme shkencore, padyshim kuptohen ndryshe edhe si thirrje protestë kundra injorancës, padrejtësisë dhe arrogancës, me të cilën politikat e Fuqive të Mëdha u soll në atë kohë ndaj nesh.
Një hap tjetër në këtë drejtim i cili padyshim duhet përgëzuar, na vjen në formën e një artikulli të shkurtër nga Rasim Bedo. Në artikullin e Bedos, Dodona shtrihet tetëmbëdhjetë kilometra jashtë Janinës! Por dua ta theksoj qysh në fillim se me këtë argument bashkatdhetari im gabon në mënyrë të dukshme. Në këtë rast shihet se ai nuk është në kontakt me të rejat e fundit, të cilat përfaqësojnë gjithashtu dhe opinionin e studjuesve ndërkombëtarë. Mali i Tomorrit ndodhet në Berat, dhe atje ai ngrihet prej miliona vitesh, shumë kohë se përpara të shkruhej vetë historia njërëzore. Bedoja siç duket i referohet vetëm kronologjisë së arkeologëve Grekë, e cila si fakt, për hatër të së vërtetës, qëndron jo për Dodonën, por për Orakullin e Janinës! Grekët ashtu siç edhe thonë, çmëndurisht dëshërojnë që Dodona të ishte 18 km larg Janinës, sepse ajo do të përfshihej brënda territorit të shtetit të tyre! Që kërkimet mbi egzistencën e Dodonës kanë filluar pranë Janinës nga arkeologu Karapanos në vitin 1873, kjo vërtet që qëndron. Në 1913 arkeologu tjetër G. Sotiriadhis, më pas Evangjeli dhe S. Dakaris arrijnë me kërkimet e tyre deri në vitin 1950. Pastaj filluan kërkimet sistematike dhe restaurimet e periudhës 1961-75, dhe kjo gjithashtu është e vërtetë! (Ylliria 12-14 korrik 2005). Por me keqardhje po ngul këmbë edhe një herë, se prej këtyre kërkimeve ata veçse rizbuluan Orakullin e Janinës dhe jo atë të Dodonës, siç duan ti bien ata daulleve sot! Ana tjetër dhe më kryesorja është se Orakulli i Dodonës është shumë më i vjetër në kohë dhe më i rëndësishëm se "Orakulli i Vdekjes" i Janinës, i cili tashmë është rizbuluar dhe restauruar. Sot përdoret nga ministria Greke e kulturës për përfitime turistike. Por, ky "Orakulli i Vdekjes" pranë Janinës pranohet ndryshe nga studjuesit, si një kopje e keqe e Orakullit të Baia-së në Siçili, i përmendur edhe nga Virgjili në vargjet e Eneidës. Po i këtij mendimi është edhe Robert Temple, anëtar i Akdemisë Mbretërore të Londrës, i cili ka më shumë se 50 vjet që është në kërkim të këtyre Orakujve. Rasim Bedo megjithë dëshirën e tij të mirë, siç duket nuk është në gjëndje ta diferencojë dot një gjë të tillë. Dodona e famshme përfundimisht ndodhet brënda territorrit të Mollosëve. Siç e dime, ata (Mollosët) si dhe Thesprotët janë një tjetër fis i madh dhe i famshëm Pellazgo-Ilir!
Gjeografikisht Mali i Tomorrit është pjesë e vargmaleve të Pindit.Vargmali i Pindit, vetë arrin deri pranë Janinës, por jo Mali i Tomorrit gjithashtu! Ai përfundimisht mbetet në Mollosi. Sot nën këmbët e Tomorrit është ngritur Berati. Në librin e tij "The Illyrians" bot i vitit. 1995, autori John Wilkes, e lokalizon Dodonën kështu; "Udhëtimi me det në Orikum merr tetëdhjetë Stades (njësi e vjetër matëse), dhe deri në Amantia gjashtëdhjetë Stades. Në jug kufizohen nga Antitanët, poshtë Orikumit, dhe Kaonia ka të njëjtën distancë largësie sa Dodona"… Më poshtë vazhdon ai; "Më në veri të Thesprotisë, është një vënd i largët sa fundi i botës ku shtrihet Orakulli i famshëm i Zeusit të Dodonës, që në fakt është i vështirë për të depërtuar"…Por nga Grekët, që duket se punojnë me mjeshtëri me gjysmën e argumentit, bëjnë një manipulim të pastër në këtë mes, të cilën e përdorin për qëllime politike dhe biznesi. Ata nga ana e tyre, e përshkruajnë historinë e Dodonës kështu; "Thuhet që Dodona u ndërtua gati dymijë vjet, B.C, në një zonë të thellë midis maleve në fillim nga Thesprotët dhe më pas u rindërtua nga Mollosët njëmijë e dyqind vjet B.C! Aty shërbenin priftërinj që thirreshin "Helloi", ose "Selloi", dhe mendohet ata të kenë qenë para indo-europianë, pra Pellazgjikë! Pas kësaj periudhe, një lloj "zoti grua" vazhdonte të nderohej nën emrin Dione e cila u bashkua më pas me Zeusin e Naios. Ritualin, e zhvillonin rreth një peme lisi, dhe parashikimi bëhej duke lexuar gjethet e verdha të tij, interpretim që bëhej nga priftërinjtë e këtij Orakulli. Në kohën Heroike aty shkonin dhe konsultoheshin emra të tillë si, Herakliti, Akili, Odiseu, etj. Orakulli vetë ka jetuar kohë pas kohe shkëlqimin dhe rënien e tij. Ardhja e Delphit në skenë në një pozicion gjegrafik më të përshtatshëm gjeografik pranë Athinës e dobësoi rëndësinë e veçantë të Dodonës Megjithatë evidencat tregojnë mbi egzistencën e tij, edhe në shekullin e shtatë, B.C,! Në periudhën e Dinastisë Maqedonase Dodona u rifuqizua, sepse parlamenti Maqedon ishte ndërtuar shumë pranë tempullit. Aleksandri i Madh e frekuentonte atë rregullisht. Më pas tempulli është restauruar fillimisht nga Pirro i Epirit (297-273), B.C. Por u shkatërrua me themel nga Aetolians më 221. Ringrihet nga Philipi i V Maqedon (219 B.C)! Shkatërrohet edhe një herë sëbashku me Epirin nga gjenerali Romak Paul Emili. Konvertohet në kishë dhe e shkatërrojnë përsëri në (391 A.D). Por megjithatë në shek. e pestë dhe të gjashtë thonë që Dodona është parë që të ketë pasur një prift të rangut". Dhe sëfundi, janë pikërisht fiset barbare(Gjermanike) të Gothëve të cilët e rrafshuan krejtësisht, duke e fshirë Dodonën nga kujtesa për një periudhë kaq të gjatë, në më shumë se njëmijë vjet!
Por krejt ndryshe nga Grekët i famëshmi Robert Temple, në librin e tij "Netherworld", (Bota e të vdekurve), bot. i Londrës 2002 gjithashtu thekson; "Jam i angazhuar me vite të tëra që gjej vend-ndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës dhe atë të Delphit'..."Pranohet nga të gjithë ne se Dodona ndodhet nën këmbët e malit të Tomorrit. Liritzis (koleg grek ky) dhe unë, jemi përpjekur të përdorim edhe photot nga sateliti, por nuk kemi pasur rezultat. Jam krejt i bindur se vënd-ndodhja e Dodonës është diku tjetër… Në vitin 1979, unë vetë mblodha fonde të konsiderueshme për një ekspeditë kërkimi të Malit të Tomorrit për të gjetur Dodonën, dhe dola pa sukses! Nga të gjithë Orakujt, pranohet edhe nga vetë Grekët se "Dodona është më e vjetra dhe se zoti i saj qysh nga kohët klasike ishte Zeusi"! Më tej po ky autor në librin e tij "The Sirius Mystery" shton:" Cila pjesë territoriale, mund të ishtë më larg se Dodona, në Greqinë e vjetër? Ajo dihet se gjeografikisht ishte krejtësisht jashtë sferës së influencës, diçka më në veri dhe perëndim gjithashtu, shumë më larg se për çdo Grek, që të mund ta quante atë të pranueshme si pjesë e historisë së tyre"…Studjuesi tjetër Amerikan, Raymond Moody, në një program televiziv me titull "Misteret e Padeshifruara", kur bie fjala për Orakullin e Dodonës, theksonte të njëjtën gjë: "Bindja ime e patundur është se Dodona me Malin e Tomorrit ndodhet lart mbi kufirin verior të Greqisë". Siç shihet nga këto deklarata bie në sy se Historianët e huaj, as që e imagjinojnë që Tomorri ndodhet në Shqipëri dhe nuk egziston një Tomorr i dytë në botë. Eshtë për të ardhur keq, që ky fakt nuk e shqetëson sot aspak, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila me cinizëm vazhdon aktin e turpshëm të heshtjes, në kohën që duhej të ngrinte në këmbë legjione të tëra studjuesish, për tema kaq të rëndësishme dhe aktuale siç është ajo e Dodonës!
Pse ka rëndësi sot Dodona?
Nga mitologjia e vjetër "Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropës, ndërsa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithiës, perëndi të lashta, të cilat adhuroheshin nga Pellazgët hyjnorë". Aravantinoi në shënimet e tij shkruan; "Dodonën e ndërtuan Pellazgët, andaj edhe Zeusi, quhesh Zot i Pellazgëve"! Gjithashtu Plutarku në "Jetët Paralele" kur flet për Pirron e Epirit, përmend edhe Dodonën e cila gjendet në Mollosi! Duke ju referuar historisë sot më tepër se kurrë po bëhen kërkime rreth rrënojave të Dodonës dhe rëndësisë së veçantë të saj. Italiani, Enzo Gatti, thotë; "Ilirët e Shqipërisë, të Pindit dhe të Maqedonisë kanë shenjtoren e tyre të famshme, Dodonën. Ajo ndodhet në zemër të Kaonisë, e cila konsiderohet sot, si qëndra e krijimit të njeriut". Thuhej se; "Orakulli (thënia e fatit), jepej nga një lis, nga një pëllumb, e shkruhej mbi një fletë plumbi". Por si procedohej në tempullin e Dodonës? Dhe pse ajo ka shumë rëndësi sot, për studjuesit e historisë botërore? Po ti referohemi në këtë pikë Ph.D. Raymond Moody-t, cili është autor i librit (Reunions) "Ribashkimi", ai thotë se në kohën e vjetër; "Priftërinjtë e Dodonës kishin aftësi që të vendosnin kontakte midis të gjallëva dhe të vdekurve. Ata ishin në gjëndje të shkrinin kufijtë realë midis dy botëve. Dhe ata konsideroheshin më të zotët nga të gjithë të tjerët, krahasuar këtu me të gjithë priftërinjtë e Orakujve të tjerë të marrë sëbashku".
Në Dodonë, e cila mendohet që të jetë ndërtuar nëntokë, dhe ambjentet e përdorura për vizitorët i ngjanin një spitali të zakonshëm. Por hyrja atje, nëpër llagëmet e nëndheshme të saj, pa ndihmën e priftërinjve ishte krejt e pamundur. Dikush duhej të të shoqëronte për në qëndrën e tyre. Nga shënimet e vjetra thuhesh se, "eksperiencën dhe llahtarin që provoje aty, ishte tamam sikur të hyje i gjallë në Ferrin e vërtetë". Vizitorët jetonin një përçudnim të papërshkruar. Disa e konsideronin këtë gjë, njësoj sikur të shikonin vdekjen e tyre me sy! Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga të gjitha anët e botës. Ata donin që të mundësonin kontakte me të dashurit e tyre, të cilët ishin të vdekur tashmë. Në aspektin e llogjikës së sotme, një ide e tillë është një lajthitje e pastër! Por ne po flasim për një epokë tepër të largët dhe për eksperiencën e një civilizimi të humbur…
Pasi vizitorët kishin ardhur aty ju paguanin priftërinjve një shumë të caktuar "për shërbimin", dhe këta të fundit i sistemonin klientët e tyre në dhoma të ndara nga njëra-tjetra që përngjanin me një spital të sotëm. Ata ju bindeshin priftërinjve dhe u duhej nganjëherë të prisnin edhe me muaj, ose derisa prifti ta gjykonte momentin e përshtatshëm për ribashkim. Ky pra ishte një moment shumë misterioz i cili zgjidhej me kujdes nga priftërinjtë, dhe mund të ndodhte që "pacientin" ta ngrinin edhe në mes të natës nganjëherë… "Ky "pacient" fillimisht tymosej me sulfur! Në mentalitetin e atëhershëm, një veprim i tillë ishte i domosdoshëm dhe i rëndësishëm paraprakisht, për të pastruar trupin dhe shpirtin nga mëkatet e mundëshme të të gjallit, përpara procesit të kontaktit me të vdekurin. Dikush më mbrapa e shoqëronte klientin nga dhoma e këtij të fundit në dhomën qëndrore, e cila përdorej për të tilla ceremoni, ku pritej të fillonte procesi i kontaktit. Pas këtij veprimi, ai kalonte për "atje" nëpërmjet një korridori që zakonisht ishte i gjatë, gati pesëdhjetë këmbë. Aty gjendej një enë jashtëzakonisht e gjerë dhe plot me ujë! Gjithmonë nën kujdesin e priftit të lartë i cili i qëndronte shumë pranë "klientit" në këto momente, ai instruktohej që ti mbante sytë në sipërfaqen e ujit. Në të njëjtën kohë prifti e kungonte atë me formula magjike. Dhe papritur, dalngadalë fytyra e të gjallit shuhej në pasqyrimin e ujit, dhe po aq ngadalë tashmë vizualizohej i "vdekuri", i gjallë, tredimensional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur… Në këtë rast, parashikimi me ndërmjetësinë e veçantë të priftit të lartë, dëgjohej drejtpërdrejt nga goja e të vdekurit! Ky akt ndodh edhe me ne në kushtet e gjumit, kur flasim me të vdekurit në mënyrë të pavullnetshme në ëndërrat tona…Për të arritur një gjëndje psikollogjike kaq speciale "klienti" nga priftërinjtë e Orakullit shpesh si mjete ndihmëse, përdoreshin edhe droga të ndryshme që të stimulonin deri në nivelin e haluçinacinit. Plini veçanërisht na e thekson një fakt të tillë, për një bimë me emrin "Henbane" e cila konsiderohej si "bar i shenjtë" që kishte kualitet hipnotik, dhe pastaj përdorej për ceremoni të tilla. Henbane në fakt kthehej në një helm vdekjeprurës, nëqoftëse nuk dije që ta përdorje. Tjetër narkotik haluçino-gjetik, ishin bimët me emrin "Hellebore", "Dittany" dhe"Melampus" të cilat gjithashtu përdoreshin në kohën e lashtë. "Përshëmbull në civilizimin Minoan, Opiumi nderohej në nivelin e besimit fetar". Robert Temple (Bota e Nëndheshme). bot. i .vit. 2002. Pra, mbas kësaj lind pyetja e thjeshtë, a ishte e vërtetë e gjithë kjo? Si pra ishte i mundur realizimi i një gjëje të tillë?
Ndër profetët modernë le të kujtojmë Nosterdamus-in, i cili përdorte të njëjtat metoda për të parashikuar të ardhmen, duke parë gjërat jo më me enën e ujit, por në sipërfaqen e një xhami të zi i ngjashëm me ekranin e sotëm televiziv. Po ashtu edhe sot fenomeni i të parit të gjërave pa qenë prezent në ngjarje egziston tek njerëz të cilët e kanë këtë si aftësi të veçantë dhe ndryshe thirren me termin mjeksor "Paranormalë". Pra fenomeni egziston por siç shihet ai shtrihet në një grup veçanërisht të kufizuar njerëzish. Këta individë kanë të theksuar "Ndjenjën e Gjashtë". Shpesh në programe të ndryshme televizive, ne shikojmë njerëz të tillë që përdoren me shume sukses nga forcat e rendit për aftësinë e tyre të veçanta duke zgjidhur krime të vjetra dhe të reja që edhe teknollogjia moderne apo hetues me eksperiencë nuk i kanë zbuluar dot. Gjithashtu këta njerëz nuk e kanë sensin e të kaluarës, apo atë të ardhmes, sepse ata i shikojnë gjërat në kohën e tanishme me një qartësi të pagabueshme. Por në "Institucionin e Dodonës", priftërinjtë e saj njiheshin edhe për bëma të tjera…Italiani Enzo Gatti në librin e tij Gli ILIRI, bot. 1981, nënvizon se; "Priftërinjtë Ilirë ishin astronomë ekspertë. Ata ndërtonin qëndra nga ku vëzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e hënës, ciklet menstruale të grave, baticat dhe zbaticat. Studjonin galaktikat, kometat, dhe mjegullnajat. Dhe i faleshin yllit Sirio"… "Ata u tregonin bujqëve kohën e të mbjellave, e rënies squkë, e nxjerrjes së verës, e mbarsjes gjithashtu. Parashikojnë datën dhe orën e saktë të eklipseve. Me urdhër të priftit dielli humbiste dritën e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenjë ndjellakeqe. Prifti sigurisht përfitonte nga eklipset dhe bëhej interpretuesi i paralajmërimeve hyjnore, duke diktuar mësime të dobishme"... Pra sipas këtij përshkrimi të Enzo Gatti-t, del se priftërinjtë Ilirë kishin njohuri universale!
VIJON...
Krijoni Kontakt