Po e hedh bllok si material dhe nuk po bej asnje koment se s kam kohe po them ti rikthehem ketij materiali, i cili ka te beje me nje liber te shkruar nga nje grek. Me interesante nga te gjitha eshte pohimi se pellazget kane egzistuar qe para permbytjes dhe emertimi thajet, ku rrenja e fjales eshte tha ose thaj totalisht e kuptueshme edhe sot ne shqip. Shkrimi i meposhtem vetem sa eshte seleksionuar nga une nuk eshte opinion imi as permbledhje qe e kam bere une
########################
THAJETËT: EKONOMISTËT PELLAZGË
Thagetian Pelasgian Economists
© 1996-2000 GRIGORIS J. ZORZOS
MBI PELLAZGËT
Libri mban titullin " Thajetët: Ekonomistët Pellazgët". Me termin "thajet" nënkuptohet i mbijetuari nga përmbytja. Më vonë përdoret termi "kelpë", njeri i bardhë i gjatë, për të mbijetuarit e një përm bytjeje të mëpasshme.
Termat "thajetë" dhe "kelpë" janë përmendur nga Taxiarchi Çoga (Promachos, No.323, faqe 3) dhe janë pikasur dhe tek Epiktiti ne Dissertationes D 5.
E gjithë Greqia quhej atëhere Pellazgi (Herodoti, Historia B 56).
Te parët që i përdorën shkronjat e gjuhës greke si gërma të thjeshta ishin pellazgët dhe për këtë arsye ato u quajtën Pellazge" (Diodori C 67.1).
Lini shkroi me gërma pellazge një histori për veprimet e Dionisit të parë dhe tradita të tjera mitologjike (Diodori C 67.4). Gërmat pellazge i përdorën dhe Pronapidi (mësuesi i Homerit) dhe Orfeu (Diodori C 67.5).
Pellazgët përfaqësojnë kryesisht banorët e ishujve dhe quhen në hëbraisht Pelisthim, në gjuhën egjyptiane Peleset dhe në greqisht Pelazgi, Pelazgiqi apo Pelastiqi (La vie quotidienn en Crete au temps de Minos, faqe 123, Librairie Hagette).
"Këto janë ngjarjet e vërteta, pra që në lashtësi banoheshim nga pellazget e lashtë dhe helenet (Herodoti, Historia A 56).
Të gjithe historianet janë dakord me faktin që pellazget ishin nje fis i lashtë helen i cili u shpërhap dhe zotëroi në të gjithë Greqinë. Efori (historian) përmend që pellazgët ishin fillimisht arkadë të cilët preferonin jetën ushtarake duke marrë pas vetes edhe të tjerë në këtë lloj jetese, të cilët dhe ata u quajtën pellazgë. Fituan emër të madh në gjithfarë vendi që shkuan. Mbërritën madje dhe në Kretë si banorë te saj dhe sic thotë dhe Homeri (Odisea ô 175) në pikën kur Odisea i flet Penelopës: "Ekzistojnë shumë dialekte dhe gjuhë të përziera në Kretë dhe kjo ndodh sepse atje gjënden akejt, eteokritët zemërmëdhenj, qidonët, dorianë nga tri prejardhje të ndryshme si dhe te ashtuquajturit pellazgë". Pastaj dhe Tesalia quhet "Fushë Pellazge" dhe më saktë, zona midis grykëderdhjes së Pinios dhe Termopileve deri dhe në vendin malor që gjendet pranë Pindit, për arsye se ne këtë zonë banuan pellazgë. Poeti Homer e quan zotin Dias te Dodones (F 142) pellazge (Iliada P 233) me fjalët "Zeus mbret dodonas pellazg". Shumë [historianë] i quajnë si pellazgë dhe kombet epirote duke qenë se regjimi i pellazgëve kishte mbërritur deri atje. Me vonë pothuaj të gjithë i emërtonin heronjtë e tyre Pellazgë duke e bërë të njohur këtë emër në shumë kombe ashtu si për shembull dhe Lesbos [ishull] u quajt Pellazgi dhe banorët e zonës përreth Troadhës u quajtën pellazgë, sipas Homerit (Iliada B 84O). "Ipothoo ishte prijësi i luftëtarëve nga fiset pellazge, që jetonin në krahinën pjellore të Larisës". Që fisi pellazg e ka prejardhjen nga Arkadia historiani Efor e mbështeti me tekste te Isiodit, i cili thotë se (F.44 Rz3) "lindën bij të gjysëmzotit Lukaon të cilin e lindi Pellazgu". Po kështu mbështet edhe Eskili tek Iketes dhe Danaid (v.25O ff) ku thotë se fisi pellazg vjen nga zonë e Argos që ndodhet pranë Mikenës. Historiani Efor përmend se madje i gjithë Peloponezi u quajt Pellazgi, sic thotë dhe Euripidi tek Archelai (F.228 N2) ku përmend se "Danau ishte baba i pesëdhjetë bijave dhe pasi erdhi ne Argo ndërtoi qytetin Inak dhe me vendosjen e një ligji banorët e Greqisë u quajtën danaj ndërkohë që më parë quheshin pellazgë (Efori 2a.7O, F.113, Stravoni V 2.4, Komente për Dion Per.348).
Pellazgët shkuan dhe në Kretë "Siç sapo përmendëm në Kretë banuan të parët eteokritët të cilët konsiderohen si autoktonë. Shumë breza pas tyre mbërritën atje pellazgët me endje të vazhdueshme, fushata, eksplorime dhe emigrime" (Diodori Sicili E 80.1).
Pellazgët ekzistonin dhe përpara permbytjes "Pellazgët, sipas referimeve ishin popull helen i periudhës përpara përmbyjtjes, të cilët u larguan nga Tesalia pas përmbytjes së madhe të Defkalionës, përpara luftës së Trojës dhe u vendosën në vende të ndryshme" (Diodori IV 113.2).
Krijoni Kontakt