Nga Frymzim DAUTI
Kur pretendojmė qė tė kuptojmė situatėn politike gjatė periudhės sė fundit tė Perandorisė Osmane, ne duhet ēdo herė tė kemi parasysh qė shumica e shqiptarėve kanė qenė analfabetė, qė vetėdija kombėtare shqiptare ka qenė shumė e ulėt, qė shqiptarėt kanė qenė tė ndarė nė fise dhe se dallimi nė baza fetare ndėr shqiptarė ka qenė shumė i theksuar. Ne nuk mund tė kuptojmė kėtė periudhė duke lexuar veprat e nacionalistėve romantikė tanė dhe pėrshkrimet qė nė japin ata pėr planet politike pėr formėsimin e kombit shqiptar. Ky debat ėshtė bėrė brenda kėsaj elite e jo pėr masėn e gjerė, tė cilėt edhe nėse kanė ditur qė tė lexojnė, kjo nuk ishte parakusht pėr ta kuptuar debatin intelektual pėr formėsimin e kombit. Ata kanė pėrfaqėsuar njė elitė tė vogėl intelektuale qė kanė patur fatin tė shkollohen nė Stamboll, ti shfrytėzojnė postet e tyre zyrtare dhe qė i kanė shfrytėzuar tė mirat nga titujt e tyre nė hierarkinė osmane, si Pasha, Bej, Aga, Efendi, Hoxha, Ulema apo dhe ato fetar si Imam, Mufti apo Peshkop.Po ashtu kur kemi parasysh shkrimet nė gazetat gjatė kėsaj periudhe, gazeta kėto qė i kanė botuar klubet e diasporės shqiptare, duhet konsideruar fakti qė kėta klube janė pėrbėrė kryesisht nga shqiptarė ortodoksė. Ata me klubet e tyre nė Rumani, Bullgari, Egjipt, ShBA dhe Rusi nuk kanė mundur tė pėrballojnė interesat e shteteve ortodokse ballkanike, pėr largimin e Perandorisė Osmane prej Ballkani dhe zaptimin e kėtyre trojeve tė banuara kryesisht me shqiptar, po nga ata shtete. Pėr ta kuptuar kėtė fakt do tė jap disa citate tė Faik Konicės, i cili shumicėn prej tyre i njihte personalisht dhe i pėrmendėn ata mė kryesorėt qė nė vitin 1899 nė njė raport dėrguar Ministrit pėr Punė tė Jashtme tė Austro-Hungarisė. Konica shkruan: Mole Dhimitėr: me origjinė nga Korēa, tregtar nė Filipople. Njė nga ortodoksėt e rrallė qė sėshtė as grekofil as sllavofil. Evangjeli Pandeli: me origjinė nga Korēa, banon nė Bukuresht; mjaft i shkathėt, i shkon shumė fjala te shqiptarėt e Bukureshtit. Grekoman i flakėt, por dhe Rusinė e simpatizon njėsoj. I vetmi qėllim i tij ėshtė ortodoksia. Ilo Dhimitri: avokat, redakton gazetėn Ylli i Shqipėrisė [...] ēdo muaj merr pėr gazetėn e tij: 1. Njėqind franga nga administrata e gazetės greke Patris nė Bukuresht; 2. Njė ndihmė nga qeveria ruse;. Shoqėria Dėshira (nė Sofje), [...] kjo ėshtė njė shoqėri sllavo-file, qė e ka kthyer ēėshtjen shqiptare nė njė ēėshtje thjesht fetare. Kjo shoqėri ka marrėdhėnie me shoqėrinė Dituria tė Bukureshtit (Faik Konica, Memorie pėr lėvizjen kombėtare shqiptare). Po nė kėtė periudhė ėshtė aktiv nėpėr klube tė diasporės edhe Asdreni, i cili dallon nga shumica e aktivistėve shqiptar grekofilė dhe sllavofil. Ai nė vitin 1904 boton disa vjersha, nė njė botim ku disa vjersha ia kushton grekofilėve dhe sllavofilėve shqiptarė. Nėse Konicėn nuk do ta quanim objektiv nė dėshminė e tij pėr shkak se ai vetė ishte katolik, atėherė ti lexojmė vargjet e Asdrenit se si i pėrshkruante ata: Po sa turp ėsht pėr njė shqipėtar/Kur ay di ku ėshtė lerė/E mė vent qė tė jet atdhetar/I vjen ndot sfletė pėr Shqipėrinė/Sdo ti afėrohet ēdo njeri/E dėgjon se lėvdon Greqinė[ ]Pra tėr ata qė e mohojnė/ Gjuhėn edhe mėmėn qė kanė/Dhe pėr Greqin qė punojnė/Kėta i quajmė grekoman/Kėta janė turpi atdheut/Edhe plaga e Shqipėrisė/Tė shuhen nga faq e dheut/Se janė bij tė robėrisė! (Asdreni, Grekomanėt). Nė njė vjershė tjetėr ai shkruan: O kurrė mos e besoni/Se do t behet si ju doni/ Grekėt tė na urdhėrojnė/ Dhe shqehtė (sllavėt)tė na poshtojnė/ Nė kini kėtė dėshirė/ēporruni atje mė mirė! (Asdreni, Lutje dhe Mallkim). Kėto vargje tė Asdrenit e vėrtetojnė vėrtetėsinė e pėrshkrimit tė Konicės, pėr aktivitetin e klubeve ortodokse tė shqiptarėve nė diasporė dhe ideologjinė e tyre panortodokse. Ėshtė po ashtu interesant fakti se pse nė Greqi nuk ka pasur asnjė klub shqiptar ortodoks. Kjo ėshtė pėr arsye se nė atė kohė nė Greqi tė deklaroheshe shqiptar, ishte diēka absurde. Shqiptarėt ortodoks konsideroheshin grek nė Greqi dhe po ashtu nė Shqipėri nga shqiptarėt grekofilė qė pėrfaqėsonin shumicėn. Ata nuk kishin nevojė tė kenė klube atje pasi qė qeveria greke ishte klubi i tyre. Po kėta klube tė grekomanėve bashkėpunonin me ambasadėn e Serbisė. Propaganda serbe nė atė kohė investonte shumė nė nxitjen e njė kryengritje nė Shqipėri. Kėtė rrezik e paralajmėron dhe Faik Bej Konica po nė atė shkrim tė lartpėrmendur. Ai e pėrshkruan po nė atė memorie edhe njė takim nė mes shqiptarėve nė Bukuresht ku kishte marrė pjesė dhe vetė: Ajo (mbledhja) u mbajtė nė maj 1898. Konsulli serb propozoi njė fond prej 40.000 frangash pėr fillimin e njė propaganda qė tė nxiste njė kryengritje nė Shqipėri, pėr tė krijuar njė qeveri autonome tė bashkuar politikisht me ate tė Serbisė. Pretendimet e coptimit tė Shqipėrisė nga shtetet ortodokse na i shpjegon nė vjershėn e tij Asdreni qysh nė vitin 1904: Sot kombet qė ty tė rrethojnė/ stė njohin/stė shohin/Dhe kombėsinė ta mohojnė/Greku, thotė: Dua Janinėn!/Kėshtu di/se kufi/Unė kam Vlorėn dhe Kaninėn!/ Mal i Zi edh ay lot lodrėn/dhe spushon/po kėrkon/Papra Malėsin e Shkodrėn/Bullgari dhe serbi si njė trup /mundohen tafrohen/Njėri ndė Manastir, tjatri ndė Shkup (Asdreni, Mjaft). Asdreni, nė atė kohė apelonte qė shqiptarėt tė kenė kujdes nga planet panortodokse pėr coptimin e Shqipėrisė nė bashkėpunim me grekomanėt. Ai e paralajmėron afrimin e shteteve ballkanike dhe lidhjen e marrėveshjes sė tyre pėr ndarjen e Shqipėrisė disa vite para se kjo tė ndodhte. Me kėtė pėrshkrim qė e bėnte Faik Konica dhe Asdreni pėr kėta persona tė caktuar dhe shumė tė tjerėve, si dhe pėr klubet shqiptare ortodokse dhe gazetave shqip qė botonin ata, na bėn me dije se nė atė kohė ideali i shumicės dėrmuese tė shqiptarėve ortodoks ka qene ortodoksizmi sllavo-grek, dhe se ata financiarisht janė mbėshtetur nga shtetet ortodokse. Para se tė fillojė Lufta e Parė Ballkanike, shtetet e Evropės dhe Rusia ndėrhynin nė politikėn e brendshme tė Perandorisė Osmane pasi ajo nė bazė tė Traktatit tė Berlinit ishte e detyruar tė ndėrmarrė disa reforma nė Maqedoni pėr ta ngritur pozitėn e sllavo-ortodoksėve nė kėtė pjesė tė Evropės. Por pėr shkak tė turbullirave politike nė Perandori (tė orkestruara edhe nga vetė Fuqit e Mėdha) kėta reforma u vonuan dhe kjo ishte dhe pretekst i shteteve tė tjera nė ndėrhyrjen e punėve tė brendshme tė Perandorisė. Pasi dhe shqiptarėt ishin faktor determinues nė Ballkan dhe Perandori, pozita e shqiptarėve pas turbullirave politike u rritė edhe mė shumė dhe, kėtė ngritje tė shqiptarėve si popull mė i rėndėsishėm nė pjesėn Evropiane tė Perandorisė nuk e shihnin me simpati shtetet ortodokse, prandaj dhe lidhėn aleancė ushtarake nė mes veti dhe i shpallėn luftė Perandorisė. Rezultati i propagandės sė grekomanėve do tė ndihet mė shumė kur do tė tentohet tė formohet Shqipėria. Kjo pasi qė Ēamėria dhe qytetet jugore tė Shqipėrisė okupohen nga grekėt pėrderisa Kosova dhe Maqedonia nga aleatėt e tyre serb. Por pasi ushtria greke pėr shkak tė presionit ndėrkombėtar detyrohet qė tė largohen prej njė pjese tė Toskėrisė, grekofilėt tentojnė qė tė krijojnė krahinėn autonome me tė drejtė shkėputje, Vorio-Epirin. Nuk e arritėn ata as autonomin pasi nė Greqi ndryshuan rrethanat. Greqia e humbi luftėn me Turqinė nė fillim tė viteve 20 nga organizimi ushtarak me nė krye Mustafa Qemalin. Poashtu u paraqitėn tentime qė prej Shqipėrie nėpėrmjet shqiptarėve Turqia tė filloj dhe njė front kundėr Greqisė. Nė kėta rrethana ortodokseve nuk u mbeti dalje tjetėr pėrveē se tė bashkėjetojnė nė Shqipėri, nė shtetin ku trajtoheshin tė barabartė, por nė tė cilėn shtet gjuhė zyrtare ishte shqipja e jo greqishtja.Qėllimi kryesor i grekomanėve ishte dhe ėshtė asimilimi i shqiptarėve. Baba i ideologjisė sė tyre ishte Thimi Mitko, i cili me librin Bleta shqiptare propagandonte pėr arritjen e kėtij qėllimi. Ata dhe patėn sukses nė tentimin e tyre. Sė pari u asimiluan shqiptarėt qė luftuan pėr pavarėsinė e Greqisė. Noli, nė njė shkrim tė tij shkruan: Dy tė tretat e Greqisė ishin shqiptarė kur u bė mė vete. Ata ishin shqiptar pėrderisa jetonin nė Perandorin Osmane tė udhėhequr nga shqiptarėt; por si u ndanė prej saj me intervenim tė Perėndimit dhe Rusisė, ata u greqizuan dhe sot janė fanatikėt mė tė mėdhej grek. Por mos shkojmė aq larg, ku janė shqiptarėt ortodoks tė Maqedonisė pleqtė e tė cilėve ende flasin shqip? Ata u asimiluan nė sllav pasi Maqedonia u shkėput me dhunė prej Perandorisė Osmane dhe i ju bashkua Serbisė, dhe ata sot janė fanatikėt mė tė mėdhenj sllav. Por shqiptarėt ortodoks qė luftuan dhe e bėn Greqinė shtet me ndihmėn e shteteve perėndimore dhe Rusisė, me dėshirė u helenizuan. Ata jo vetėm qė u helenizuan vetė por punonin dhe luftonin qė ti helenizojnė dhe shqiptarėt e tjerė tė mbetur jashtė shtetit helen. Edhe elita ushtarake osmane, e pėrberė nga shumė shqiptar, e formuan Republikėn e Turqisė pas kolapsit tė Perandorisė Osmane. Ata shqiptarė u turqizuan pėr ta formuar kombin turk prej atij polariteti popujsh osmano-muslimane. Ky vendim kolektiv i shumė shqiptarėve ortodoks apo musliman ėshtė i arsyeshėm duke patur parasysh qė identiteti kombėtar nuk lindėn por ai formohet varėsisht nga rrethanat politike tė njė shoqėrie dhe interesave tė tyre tė pėrbashkėta pėr tė ardhmen. Sot ekzistojnė mendime se lufta e grekomanėve ishte e arsyeshme pasi qė kishte dhe shqiptarė turkoman. Por sipas mendimit tim ekzistojnė disa dallime themelore nė mes shqiptarėve musliman qė u turqizuan dhe shqiptarėve ortodoks qė u helenizuan:
1- Shqiptarėt e turqizuar dhanė maksimumin pėr formimin e Shqipėrisė, pėrderisa shqiptarėt e helenizuar dhanė maksimumin pėr zhdukjen e Shqipėrisė nga harta politike.
2- Shqiptarėt e turqizuar vazhduan ta pranojnė ekzistencėn e kombit shqiptar, pėrderisa ata tė helenizuar shqiptarėt i konsideronin fis i grekėve qė duhej doemos helenizuar dhe ti rikthehen kombėsisė sė vėrtetė helene.
3- Shqiptarėt ortodoksė e formuan shtetin helen sė bashku me grekėt dhe njė pakicė vllehe dhe bullgare nė dėm tė territoreve tė banuara me shqiptar. Pėrderisa elita shqiptare e turqizuar sė bashku me popujt tjerė osmano-muslimanė e themeluan Republikėn e Turqisė pa i prekur territoret e banuara me shqiptarė, por duke ju dhanė hapėsirė shqiptarėve tė migruar tė posedojnė edhe vendet qė mė herėt populloheshin nga grekėt apo armenėt.
4- Shqiptarėt e turqizuar qė u bėnė kryetarė, kryeministra apo gjeneralė tė Republikės sė Turqisė, me krenari e shprehnin prejardhjen e tyre shqiptare deri mė sot (rasti i fundit presidenti Sulejman Demirel); pėrderisa funksionarėt e helenizuar shqiptar tė shtetit Grek e mohonin prejardhjen shqiptare tė tyre dhe thonin qė janė helen shqipfolės.
Por ēfarė rėndėsie kanė pėr shqiptarėt kėto dallime mes tė Greqisė dhe Turqisė? Kanė rėndėsi pasi pėr shkak tė afėrsisė gjeografike, politika e ndikimit tė tyre vazhdon edhe sot. Rasti i fundit ishte lufta e Kosovės. Nė sulmin qė i bėri NATO-ja Serbisė, aeroplanėt e parė qė sulmuan Jugosllavinė ishin tė aviacionit turk. Ndėrkohė, nė Greqi populli bėnte demonstrata kundėr intervenimit ushtarak tė NATO-sė, pėrderisa prifti grek nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare lutej pėr Serbinė. Turqia, qe i pari shtet qė njohu pavarėsinė e Kosovės ashtu sikur dhe mė 1912 qė e formoi dhe njohu Shqipėrinė, pėrderisa Greqia sė bashku me Qipron jo qė nuk e kanė pranuar Kosovėn, por lobojnė nė Bashkimin Evropian kundėr kėsaj pavarėsie. Ne shqiptarėt duhet qė ti njohim miqtė tanė ndėrkombėtarė dhe mos e dėmtojmė veten nga mosdija.
Krijoni Kontakt