-
Panetta: Mos u mashtroni, Amerika është më e fuqishmja
Panetta: Mos u mashtroni, Amerika është më e fuqishmja
Publikuar: 08.01.2012 - 19:53
New Hampshire, 8 janar - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta i ka paralajmëruar rivalët kudo në botë që të mos e keqkuptojnë planin amerikan për të shkurtuar shpenzimet ushtarake gjatë dekadës së ardhshme, sepse, sipas tij, Amerika do ta ketë edhe më tutje ushtrinë më të fortë në botë dhe askush nuk duhet të ngatërrohet me të.
Duke folur për programin e CBS, “Face the Nation”, para zgjedhjeve republikane të së martës në New Hampshire, ai gjithashtu iu kujtoi kandidatëve republikanë për president të Amerikës, të cilët e kanë kritikuar strategjinë e re ushtarake të Pentagonit, se vendimi për të shkurtuar rreth 500 miliardë dollarë në shpenzimet e mbrojtjes është marrë nga Kongresi me përfaqësues të të dyja palëve, demokratëve dhe republikanëve.
Strategjia e re, e cila ka për qëllim t’i shkurtojë shpenzimet e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme, bën thirrje për vëmendje më të madhe në Azi, edhe pse ushtria dhe marinsat po i shkurtojnë forcat e tyre.
koha ditore
-
-
Ky filmimi i meposhtem eshte bere pardje. Shihet nje tren me kilometra te tera i gjate i ngarkuar kryesisht me Tanke dhe mjete ushtarake amerikane ne Santa Cruz, California.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt