RYSHFETI
SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN EL FEUZAN
Hutbeja e parė
Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve dhe tė qiejve. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt i pasojnė ata me tė mira, deri nė Ditėn e Gjykimit.
"O besimtarė! Kijeni frikė Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetėm duke qenė myslimanė!" Ali Imran 102.
"O njerėz! Frikėsojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej njė njeriu, ndėrsa prej atij krijoi bashkėshorten e tij, kurse prej kėtyre tė dyve krijoi shumė meshkuj e femra. Dhe frikėsojuni Allahut, me emrin e tė Cilit ju kėrkoni tė drejtat e ndėrsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vėrtet, Allahu ėshtė pėrherė Mbikėqyrės mbi ju". Nisa 1.
"O besimtarė, frikėsojuni Allahut dhe thoni vetėm tė vėrtetėn. Ai do tjua bekojė veprat tuaja dhe do tjua falė gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, do tė arrijė njė fitore madhėshtore". Ahzab 70-71.
Vėllezėr musliman,
Ai i cili merr ndonjė pėrgjegjėsi prej ēėshtjeve tė muslimanėve detyrohet ta kryen atė me pėrsosmėri pėr shkak se ėshtė amanet qė do tė jap pėr tė llogari Ditėn e Kiametit. Muslimani detyrohet tė jetė korrektė nė punė dhe ta shfrytėzon maksimumin e tij nė kryerjen e detyrave qė i ka marrė pėrsipėr. kėrkohet prej tij, tė jetė i ashpėr pėr pėrdorimin e forcės por edhe i butė pa treguar dobėsi. Nuk duhet t'i favorizon tė fortit e t'i nėnēmon tė dobėtit, por tek ai i forti duhet tė jetė i dobėt deri sa ta nxjerr hakun prej tij dhe i dobėti tė jetė i fortė deri sa ta marrė hakun pėr tė.
Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i ka thėnė njėrit prej punėtorėve tė tij: "Kur je i ulur nė mexhlis shikoji njerėzit rreth teje njėsoj dhe ata qė i ke pėrpara teje dhe ata tė cilėt i gjykon, nė mėnyrė qė paria mos tė lakmojė padrejtėsinė tėnde, ndėrsa tė dobėtit tė humbasin shpresėn nė drejtėsinė tėnde. Largoju zemėrimit, brengės, tiranisė, shqetėsimit tė njerėzve dhe debateve tė ashpra. Allahu obligon gjykimin me drejtėsi, e pėr kėtė ekziston shpėrblimi dhe kujtimi i bukur nė kėtė botė. Qėllimet qė janė tė sinqerta dhe anojnė kah drejtėsia, qofshin edhe kundėr tij, Allahu do t'i mjaftojė ndaj njerėzve tjerė. Ai i cili zbukurohet me atė qė nuk i takon, Allahu do ta poshtėrojė. Allahu nga robėrit pranon vetėm veprat e sinqerta."
O ti punėtor, dije se prej teje ėshtė blerė koha pėr t'i shėrbyer muslimanėt dhe si shkėmbim paguhesh dhe pėr ēdo muaj merr rrogė tė plotė. Poashtu prej teje ėshtė blerė puna tė cilėn ti e kryen nė kėtė kohė, prandaj pėr ēdo minutė qė kalon jashtė punės qė je i detyruar merr pasuri tė palejuar. Ēdo punė qė e kryen jashtė asaj qė je i detyruar ti e ke tradhtuar amanetin dhe pėr kėtė do tė japėsh llogari para Allahut. Ēdo pasuri qė e merr prej njerėzve pėrballė punės qė e kryen, kurse ti nė anėn tjetėr pėr kėtė punė merr rrogė tė caktuar, ėshtė ryshfet, korrupsion dhe pasuri haram.
Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibėn Hibani dhe Hakimi, Allahu i mėshiroftė, nė librat e tyre e shėnojnė njė hadith prej ibėn Omerit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, "se Profeti, alejhi salatu ue selam, e ka mallkuar dhėnėsin dhe marrėsin e ryshfetit". Poashtu, imam Taberaniu e ka nxjerr njė hadith prej ibėn Omerit i cili thotė se Profeti, alejhi salatu ue selam, ka thėnė: "Ai qė e jep dhe ai qė e merr ryshfetin janė nė zjarr". Imam Ahmedi e shėnon njė hadith prej Theubanit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili na pėrcjell "se i Dėrguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e ka mallkuar mitėdhėnėsin, dhe mitėmarrėsin dhe ndėrmjetėsuesin mes tyre". Imam Taberaniu na pėrcjell njė hadith nga ibėn Abbasi:"Ryshfeti nė pushtet ėshtė kufėr, dhe marrje e padrejtė e pasurisė sė njerėzve."
Hakimi, Allahu e mėshiroftė, shėnon njė hadith nga ibėn Abbasi se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Kush mbi vete merr pėrgjegjėsinė pėr dhjetė veta dhe gjykon si ju pėrgjigjet atyre, do tė vijė Ditėn e Gjykimit i prangosur. Nėse ėshtė i drejtė, nuk merr ryshfet dhe nuk sillet si tiran, Allahu do ta lirojė. Nėse gjykon jo sipas asaj qė Allahu ka shpallur, merr ryshfet dhe tregohet i njėanshėm, dora e majtė i lidhet me tė djathtėn, dhe do tė hedhet nė xhehenem, ndėrsa thellėsia e tij arrin pesėqind vjet."
O ju robėr tė Allahut,
Ryshfeti ėshtė mėkat i ndaluar me konsensusin e tė gjithė dijetarėve Islam, qoftė pėr gjykatėsin apo nėpunėsin qė punon nė institucionet shtetėrore apo private. Islami e ndalon ryshfetin pėr shkak se ėshtė ngrėnie e pasurisė me tė kotė. Pėrhapja e ryshfetit nė shoqėri do tė thotė pėrhapje e padrejtėsisė dhe dėmit nė shoqėri, pėr shkak se e pengon atė qė ėshtė mė meritor ta merr tė drejtėn e tij dhe bėn qė t'i jepet pėrparėsi atij qė nuk e meriton. Kjo ėshtė krim dhe armiqėsi. Asnjėherė ryshfeti nuk ėshtė pėrzier me njė punė e qė nuk e ka prishur, ose ka hyrė nė ndonjė sistem e qė nuk e ka rrėnuar, ose ka depėrtuar nė zemėr e qė nuk e ka shkatėrruar. Nuk ėshtė pėrhapur ryshfeti nė njė popull pėrveē se e ka zėvendėsuar tė vėrtetėn me mashtrim, amanetin me tradhti, sigurinė me frikė, drejtėsinė me padrejtėsi dhe e ka bėrė tė lejuar ndėshkimin e Allahut mbi atė popull. Me ryshfet i jepet pėrparėsi dembelėve e pėrtacėve dhe largohen punėtorėt e tė pėrpiktit. Tė vėrtetėn e shėndrron nė tė pa vėrtet dhe tė pa vėrtetėn e shėndrron nė tė vėrtet. Pėr shkak tė ryshfetit sa tė drejta janė privuar dhe sa nderi ėshtė rrėnuar, pandershmėria ka pėrparuar, ndėrsa i ndershmi ėshtė nėnēmuar? Ryshfeti ėshtė sėmundje infektuese dhe shkatėrruese.
Hutbeja e dytė
Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve dhe tė qiejve. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt i pasojnė ata me tė mira, deri nė Ditėn e Gjykimit.
Vėllezėr besimtarė,
Sa tė devotshėm u janė privuar tė drejtat e tyre pėr shkak se nuk kanė dhėnė ryshfet dhe sa prej tė shėmtuarve e mėkatarėve u ėshtė dhėnė pėrparėsi kėrkesave tė tyre pėr shkak se kanė paguar ryshfet dhe me kėtė vepėr e kanė njollosur shoqėrinė me fėlliqėsirėn e ryshfetit dhe e kanė merituar ndėshkimin dhe mallkimin e Allahut. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i mallkoi tre veta: mitėdhėnėsin i cili e jep ryshfetin, dhe mitėmarrėsin i cili e pranon ryshfetin dhe ndėrmjetėsuesin mes tyre i cili ndėrmjetėson qė tė realizohet kjo marrėveshje. Ky mallkim vjen si pasojė e gjurmėve tė kobshme qė i le nė mesin e njė shoqėrie, prandaj disa prej dijetarėve dhėnien e ryshfetit e konsiderojnė si mėkat mė tė madh se sa t'i paguash tė holla njė lavireje qė tė bėsh me tė imoralitet.
Islami e ndalon ēdo lloj tė ryshfetit pa marrė parasysh se si emėrtohet ai, dhuratė apo shpėrblim apo nder apo bakshish, e kėshtu me radhė. Emėrtimet nuk e ndryshojnė esencėn, sepse punėtori duhet tė kryen detyrėn e vet pėr tė cilėn paguhet dhe merr rrogė.
O ju musliman frikohuni Allahut dhe largohuni prej kėsaj sėmundje, mohojeni kėtė vepėr tė shėmtuar dhe jepjani hakun punės.
Allahu, azze ue xhel, thotė: "Mos ia merrni pasurinė njėri-tjetrit padrejtėsisht! Dhe mos u bėni mitėdhėnės te gjykatėsit pėr tua pėrvetėsuar nė mėnyrė tė paligjshme dhe me vetėdije njerėzve njė pjesė tė mallit". Bekare 188.
Pėrktheu: Irfan JAHIU.
Krijoni Kontakt