Autoriteti perkates nuk e mbyll youtube. Ata marrin ankesen nen shqyrtim, kontaktojne kompanine qe ka youtube, ne kete rast Google, dhe i thone qe duhet te heqesh menjehere ate filem nga faqja tende pasi je duke shkelur te drejtat e autorit. Vetem nese Google apo cdo faqe nuk e heq nje gje te tille, vetem atehere mund te bllokohet aksesi i asaj faqeje.
Ligji nuk eshte hapur per te penalizuar kompanite e faqet qe respektojne ligjet e atij vendi, por per te penalizuar kompanite fantazma, aktiviteti i te cilave eshte 100% ilegal. Kompani qe kane hapur faqe ne Internet ne shtete te botes ku nuk ka rregulla e ligje fare, dhe te lene ty dhe kedo qe te shkarkoje filmat e Warner Brothers.
Pra ligji ben nje dallim mes kompanive qe bejne shkelje, dhe kompanive aktiviteti i te cilave eshte 100% ne kundershtim me ligjet e ketij vendi. Google mund te paguaje nje gjobe per ate shkelje, por nuk do te mbyllet faqja. Kurse ajo faqja qe te lejon ty te shkarkosh filma, sa here qe t i do mundohesh ta hapesh, do te dali e bllokuar.
Eshte njesoj si puna e policit qe te ndalon ne rruge kur je me makine. Nese te gjen makinen te mbushur me qeska droge, ti perfundon ne pranga e ne arrest. Por po te ndaloi se ishe duke ecur me shpejtesi, te ve nje gjobe.
Albo
Krijoni Kontakt