Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1

    SOPA dhe PIPA -Fundi i fjales se lire dhe prag fashizmi

    Nuk e di se sa prej antareve te ketij forumi kane njohuri se cfare eshte SOPA (Stop Online Piracy Act) dhe PIPA (Protect IP Act), dy legjislacionet e reja te propozuara ne Amerike ne te dyja instancat e saj legjislative, ate te Senatit dhe Kongresit. Perpara se te jap nje informacion paksa me te detajuar po them vetem nej fjale: SOPA eshte rreziku me i madh qe i eshte kercenuar ndonjehere fjales se lire, kete rradhe me propozim te qeverise amerikane.

    SOPA dhe PIPA, te dyja jane prezantuar nga politikane te cilet subvencionohen nga sasi te medha parash te gjeneruara prej gjigandeve te mediave dhe keto te fundit kane qene dhe mbeshtetesit kryesor te ketyre politikaneve per te zene postet ne zyrat qe kane ne Washington. Qellimi eshte qe te bllokohet aksesi ne faqet "jashte" Amerikes te cilat mundesojne shperndarje te permbajtjeve pirate si filma, muzike, foto, fjale etj. Pra nese legjislacioni i propozuar shnderrohet ne ligj atehere kjo i mundeson qeverise qe te bllokoje cdo webfaqe te tille kujto ne Amerike, e gjitha nen ombrellen e nje ankese sado te vogel per vjedhje autoresie ose copyright. Parimisht kjo duket dicka normale por analistet legale me eksperience ne kete fushe e thone njezeri se pjese "te pagenjeshtert" te SOPA dhe PIPA mund te perdoren lehtesisht per te bllokuar legalisht aksesin neper domain qe zoterohen dhe operohen brenda SHBA-se.

    Psh, nese nje permbajtje domain "ilegale" eshte bllokuar dhe nje antar i Forumit Shqiptar poston adresen IP te web serverit te domain, nje ankese e vogel mund te shkaktoje mbylljen e forumit shqiptar per gjithe territorin amerikan. Ose nese dikush poston nje lidhje ne Forumin Shqiptar te nje plug in i Firefox i cili siguron nje menyre alternative aksesi neper faqet e bllokuara (nje e tille eshte duke u krijuar), nje ankese sado e vogel serisht mund te bllokoje forumin ne gjithe territorin amerikan. Me pak fjale, nese nje faqe poston nje lajm, sidomos breaking news i cili nuk pasqyrohet nga massmedia zyrtare, opinione ose video qe kompromentojne nje qendrim zyrtar, demaskojne nje skenar te caktuar apo.... (klasifikimet jane te pakufijta) atehere ato bllokohen lehtesisht nen ombrellen e ketyre dy ligjeve (nese behen te tilla).


    Kjo ishte thjesht nje permbledhje fare e shkurter dhe e shpjeguar thjeshte per te qene me e kuptueshme per ata antare qe nuk e dine. Mund te ndiqni materiale me te detajuar ne gjuhen angleze ne keto lidhje:

    SOPA: paving the road to American Fascism

    Tech entrepreneurs attack SOPA on the eve of markup

    Google, Amazon, Facebook, and Twitter considering “nuclear option” to protest SOPA

    SOPA, Freedom, And The Invisible War

    SOPA: The New American Censorship?

    SOPA/PIPA Copyright Bills Also Target American Sites



    Po ashtu mund te ndiqni dhe kete video rreth 21 minuta qe jep nje pasqyre edhe me te qarte te problemit.



  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Ne fakt kisha ca kohe qe po degjoja per nje ligj te tille,por me sa shoh qenka bere gati per tu miratuar tashme cdo gje eshte nen kontroll ligjerisht,sepse te kontrolluar kemi qene gjithe kohen.....ne vazhdim mund te jete nje material jo per ligjin por mbi kontrollin qe kemi patur,mund ta fshihs nqs te duket qe nuk ka lidhje me temen....

    ECHELON

    Echelon, projektuar dhe administruar nga NSA ėshtė pėrdorur pėr tė pėrgjuar e interferuar gjerat e zakonshme e-mail, faks, teleks dhe thirrjet telefonike qė shkojne nė rrjetin e telekomunikacionit botėror. Ndryshe nga sistemet mė tė zhvilluara pėr spiunazh gjatė Luftės sė Ftohtė, Echelon ėshtė projektuar pėr objektiva jo ushtarake,civile ne ndhihme: si qeveri, organizata, kompani, grupet dhe individėt nė pothuajse ēdo pjesė tė botės. Janė potencialisht subjekt i monitorimit tė gjitha komunikimet mes njerėzve tėnga nje shtet nė tjetrin.
    Sistemi punon pa dallim intercepting duke marre sasi sasi shumė tė madhe tė informacionit duke pėrdorur kompjuterin, ėshtė atėherė nė gjendje tė nxjerrė mesazhet nga kompjuterat e tė tjerėve materiale me interes e pa interes. Ajo 'ėshtė organizuar si nje njė zinxhir struktural dhe kap gjithe planetin pėr tė monitoruar rrjetin global. Disa strktura kontrollojne dhe monitorojne satelitėt,te tjeret rrjete e komunikimit ne tokė dhe komunikimet e tjera radio. Kompjuterat jane vendosur nė ēdo stacion tė sistemit tė Echelon duke kėrkuar nėpėrmjet miliona mesazheve dhe per te zbuluar gjithcka ato qe pėrmbajnė fjalė kyēe,dhe qe duken interesante. Fjalė kyēe pėrfshijnė tė gjitha emra, vende, subjekte, etj. qė mund tė pėrmbahen nė mesazhe "interesante". Ēdo fjalė e ēdo mesazhi kapur ėshtė skanuar automatikisht dhe telefoni, e-mail ose me faks duhet tė jetė nė listėn e "tė kontrolluar", por edhe nėse ato vijnė nga ēdo pėrdorues tjetėr ose dhe nga natyra e mesazhit.
    Mijėra e mesazheve te kontrolluara lexohen nė "kohė reale", pasi ato vijnė nė stacion, orė pas ore, ditė pas dite dhe kompjuterėt janė nė gjendje tė gjejnė "gjilpėrėn ne kashte" midis miliona telekomunikacioneve.
    Nje Thirrje telefonike nė tė cilėn ėshtė shqiptuar njė fjale kapet automatikisht nga kompjuteret e tė tjere dhe regjistrohet nė mėnyrė dixhitale nė shirita magnetikė pėr shqyrtim nga analistėt nė selinė.Qendrore te Echlon.
    Kompjuterėt nė stacionet e gjithė bota janė quajtur "Dictionary". Ata kane ekzistuar sė paku qė nga viti 1970, por sistemi Echelon ėshtė projektuar nga NSA pėr tė ndėrlidhur tė gjitha kėto terminale tė ndryshme dhe qe t’ju lejojė stacioneve tė funksionojė si komponent i vetem tė njė sistemi tė integruar.
    Traktati UKUSA (e cila qėndron pėr Mbretėrinė e Bashkuar-dhe Shtetet e Bashkuara) Marrėveshja e Strategjisė, eshte njė pakt bashkėpunimi nė mbledhjen e "Signal Intelligence" nė vitin 1948, ekzistenca e te cilit asnjėherė nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht nga pesė anėtarė tė tij: amerikanja NSA, GCSB (Government Communications Security Bureau) tė Zelandės sė Re, GCHQ britanikja (Government Communications Headquarters), CSE Kanadasė (Communications Security Establishment) dhe DSE e Australise (Defence Sig).
    Aleanca ėshtė krijuar nga pėrpjekjet bashkėpunuese per te nderprere transmetimet radio gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe tė drejtuar kryesisht kundėr Bashkimit dhe Republikave Socialiste Sovjetike.aleateve te saj.
    Echelon bashkepunon direkt me bazat si......
    Stacion satelitor pėrgjimit nė Waihopai ėshtė ne Zelanden e Re (South Island)
    Stacioni britanik ėshtė e vendosur nė majė tė shkėmbinjeve me pamje nga deti nė brigjet e Mowenstow. Ne Cornovaglia
    Stacioni NSA ėshtė e vendosur nė Sugar Grove, nė malet e West Virginia.
    Njė tjetėr ėshtė e vendosur nė shtetin Washington, 200 kilometra nė jugperėndim tė Seattle, ne bazen Yakima Firing Center.
    E. Fundit ėshtė Geraldton nė Western Australia. Vendet e tyre gjeografike tė sigurojnė nje mbulim global tė Globit.
    Pėrveē komunikimeve satelitore,internetit dhe radiove, keto baza transmetojne dhe lidhen nepermejt nj-tjetrit dhe me anete kabllove nėnujore, tė cilat kalojnė nėn oqeanet dhe rrjetet me mikrovalė mbi tokė,kur ato dalin mbi toke(kabllot)ato jane nen nje mkiqyrje teper te madhe per shkak te rendesise dhe informacioneve qe percjellin......
    Undo edits

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >> Kontrolli total, ne te gjitha kuptimet po afrohet gjithmone e me shume.
    > Ketu behet fjale per nje situate aspak te lire ku secili prej nesh nuk mund te shkembeje mendim me dike ne nje situate te veshtire ne te ardhmen.
    > Ky ligj me duket sikur kerkon ti kthej njerezit ne ishuj ku te mos kene mundesine te komunokojne me njeri tjetrin.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #4

  5. #5
    Parimisht jam dakord me kete ligj. D.m.th te respektohet ne menyre te padiskutuar e drejta e autorit. Tjetri ka derdhur munde, para,kohe dhe cdo gje tjeter.... ndersa une me dy veprime ti mar cdo merite (bile duke fshehur dhe burimin ) dhe te potencoj nje faqe web-i qe nuk ka ber gje tjeter vecse ka blere nje domain , host dhe nje script...

    Ne fakt eshte pak e ngaterruar per tu menaxhuar nje gje e tille, pasi askush nuk mund ta mbaje nen kontroll psh nje forum me 50.000 antare ( si shembull kjo )

    Por une jam pro keti ligji nese behet fjale per web faqe paralele.
    Revolution 1848

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ligji ne fjale ka ne thelb te tij nevojen e respektimit te te drejtave te autorit edhe ne Internet. Mbeshtetesit kryesore te ligjit jane studiot e filmave ne Hollywood, kompanite mediatike, dhe kompanite e prodhimit te software. Shqetesimi i tyre? Pirateria ne Internet. Dhe kane plot te drejte qe te kerkojne nje ligj te tille, pasi cdo vit keto kompani humbin miliona $ nga pirateria e prodhimeve te tyre ne Internet.

    Per shembull: nje filem si AVATAR qe te prodhohej kushtoi $500,000,000. Studio e filmit X duhet te gjeneroje te pakten aq leke nga shitja e filmit, ne menyre qe te paguaje kredine qe ka marre per prodhimin e filmit, dhe pjesa tjeter eshte fitim. Por nese dikush e hedh kete filem per shkarkim ne Internet dhe shkarkohet nga miliona njerez falas, kompania nuk do te arrije te mbuloje koston apo nxjerri fitim. Rezultati? Ajo studio nuk do te prodhoje me filma te tille me nje kosto kaq te madhe ne te ardhmen, pasi pirateria nuk do ta lejoje qe te rekuperoje koston e prodhimit e te dali me fitim. Filmi mund te jete i shkelqyer, te gjithe e pelqejne, por studio do te dali me humbje.

    E njejta gje edhe me software ne vende si Kina dhe India. Kompani si Microsoft qe shesin software dhe licensat e tyre, nuk arrijne te shesin dot produktet e tyre, pasi ne shumicen e rasteve, keto software instalohen pa licensa dhe jane te marra me pirateri. Dhe jo vetem kaq, por pirateria e software lejohet edhe nga shteti kinez, i cili nuk nderhyn qe te ndaloje apo ndeshkoje keto shkelje te ligjeve.

    Si rezultat, studiot e kompanite humbin leke te medha nga pirateria. Kjo do te sjelle ne uljen e prodhimeve te filmave dhe software, aktoret dhe inxhinieret qe paguhen per te prodhuar keto gjera nuk do te kene me pune pasi perse duhet te punosh kur nuk mund te fitosh? Dhe konsumatori nuk do te kete me shume mundesi per te zgjedhur kur vjen fjala tek filmat dhe emisionet televizive. Askush nuk prodhon filma e emisione kur tregun e dominon pirateria. Te gjithe dalin te humbur.

    Fushata kunder SOPA eshte e sponsorizuar nga te medhenjte, Google, Facebook, Yahoo, Amazon

    Shtysen me te madhe kunder ketij ligji e kane kompanite e medha te Internetit, qe rendita me lart. Motivet e tyre te verteta nuk jane "mbrojtja e lirise se fjales dhe inovacionit ne Internet", por thelbi i opozites se tyre ndaj ligjit eshte se keto kompani nuk duan qe te jene te rregulluara e kontrolluara me ligj si gjithe kompanite e tjera private qe veprojne ne territorin e vendit, SHBA. Per gati 2 dekadat tashme, kompanite qe veprojne ne Internet, nuk kane qene te rregulluara me ligj dhe kane gezuar priviligje e lehtesira ligjore qe nuk i gezojne kompanite e tjera private ne vend. Shembulli konkret: Amazon nuk paguan takse per shitjen, per shitjet qe behen ne faqen e saj te Internetit. Kurse ai dyqani i vogel poshte pallatit qe shet te njejtin produkt si Amazon, paguan 6-10% takse, varet nga shteti qe ben pjese. A eshte kjo e ndershme? Sigurisht qe nuk eshte e ndershme.

    Keto kompani te medha po perdorin perdoruesit e thjeshte te Internetit, interesi i te cileve eshte "pirateria" (shkarkimi i gjerave falas), me moton e "mbrojtjes se lirise se fjales se lire ne Internet", per te sensibilizuar njerezit dhe per te ndalur keto ligje nga aprovimi ne Kongresin amerikan. Dhe jo vetem kaq, por kane sponsorizuar edhe "bojkotin" e te gjitha atyre kompanive ne Internet qe mbeshtesin SOPA.

    Se pari, mbrojtjen e lirise se fjales se lire ne Internet apo ne jeten reale, nuk e garanton Google apo Facebook, e garanton ligji themeltar i ketij vendi, Kushtetuta, dhe e mbrojne gjykatat e ketij vendi. Askush nuk ia ka caktuar kete detyre "Google" apo "Facebook".

    Se dyti, garancine per mbrojtjen e lirive te mia si qytetar, nuk e ofron Google apo Facebook, e ofrojne gjykatat e vendit ku banoj. Sipas kontrates se perdorimit e ketyre kompanive te mesiperme, ato rezervojne te drejten qe ta mbollojojne mua llogarine time me ta, sa here qe e shohin te arsyeshme, pa me dhene mua fare shpjegime. Dhe une si perdorues i thjeshte, nuk kam te drejte te apeloj apo mbroj te drejten time, por thjeshte me duhet te gjej nje sherbim tjeter alternativ ne Internet. Kurse kur vjen fjala tek nderhyrjet e shtetit, nese shteti merr nje vendim, me nje vendim gjykata per te bllokuar faqen X, shteti eshte i detyruar me ligj qe te me japi mua arsyen se perse u bllokua, ligjin ne fjale qe u shkel, dhe une kam te drejten ta apeloj kete vendim ne gjykate, ku nje gjykates do te marri ne gjykim ceshtjen dhe gjykoje nese vendimi i shtetit ishte i drejte.

    Me pak fjale, Interneti nuk mund te lihet me te funksionoje si xhungel, ku ligjet qe ne te gjithe respektojme ne jeten reale, ti shkelim me vetedije ne jeten virtuale. Edhe Interneti ka nevoje per rregulla e ligje, qe per qellim nuk kane "kontrollin" e tij, por kane mbrojtjen e interesave te te gjitha paleve: kompanive, perdoruesve. Dhe rregullimi i Internetit eshte i pashmangshem. Ceshtja nuk duhet shtruar se duhet rregulluar me ligj interneti apo jo, dhe as nese jeni pro apo kunder SOPA, por te gjitha palet, duhet te ulen e japin kontributin e tyre, ne menyre qe ligji perfundimtar, eshte i pranueshem per te gjithe: si per kompanite mediatike, si per kompanite e medha te internetit, si per lirite e qytetarit e perdoruesit te Internetit.

    Nje Internet i rregulluar sic duhet, do te rriti kredibilitetin e tij ne syte e perdoruesve edhe me shume, dhe do ta beje funksionimin e tij edhe me te kendshem. Do te ndihmoje jashte mase jo vetem me piraterine, por edhe me probleme si spam, pornografi, probleme sigurie.

    Albo

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    eshte per te ardhur keq se disa persona mendojne se ky ligje eshte vetem kundra piraterise.dhe kjo nuk eshte vetem per usa porse edhe ne be po behet dicka e tille.rrofte demokracia

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga paridi26 Lexo Postimin
    eshte per te ardhur keq se disa persona mendojne se ky ligje eshte vetem kundra piraterise.dhe kjo nuk eshte vetem per usa porse edhe ne be po behet dicka e tille.rrofte demokracia
    Ligji ne fjale ka fuqi veprimi vetem ne SHBA dhe ndikon vetem kompanite qe jane te regjistruara ne SHBA apo operojne ne SHBA, dhe te gjithe perdoruesit e internetit ne kete vend. Nese kompani te ndryshme piraterie apo pornografike, vene e hapin biznese ne vende te tjera jashte territorit te SHBA, ky ligj vepron duke u bllokuar aksesin te gjithe perdoruesve ne SHBA ne ato faqe, pasi jane te paligjshme dhe shkelin rregullat e vendit. Pirateria eshte nje problem. Pornografia, pedofilia dhe prostitucioni nderkombetar qe Interneti lehteson eshte nje tjeter problem.

    SHBA do te japi shembullin e saj ne menyre qe vendet e tjera te marrin masa te ngjashme. Cdo shtet ka te drejte te rregulloje me ligj Internetin, ashtu sic rregullon me ligj cdo aspekt tjeter te jetes ne ate vend.

    Albo

  9. #9
    Qellimi kryesor eshte i drejte, por sigurisht qe ashtu si me cdo ligj tjeter, mund te kete edhe perdorim per gjera jo aq te drejta. Eshte dicka e nevojshme se programe, filma, kenge e lloj lloj gjerash te tjera, per te cilat harxhohen miliona per tu prodhuar, mund te gjehen ne internet pothuajse gjithmone falas.

    Nuk eshte mire per mua personalisht, se mbase s'do me ler te vjedh ato programe apo te marr ato kenge te dua, por eshte nje ligj i nevojshem.

    Deri tani, faqet e vetme qe kam pare te bllokuara kane qene faqe qe japin ilegalisht ndeshje futbolli ne internet.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ligji ne fjale ka fuqi veprimi vetem ne SHBA dhe ndikon vetem kompanite qe jane te regjistruara ne SHBA apo operojne ne SHBA, dhe te gjithe perdoruesit e internetit ne kete vend. Nese kompani te ndryshme piraterie apo pornografike, vene e hapin biznese ne vende te tjera jashte territorit te SHBA, ky ligj vepron duke u bllokuar aksesin te gjithe perdoruesve ne SHBA ne ato faqe, pasi jane te paligjshme dhe shkelin rregullat e vendit. Pirateria eshte nje problem. Pornografia, pedofilia dhe prostitucioni nderkombetar qe Interneti lehteson eshte nje tjeter problem.

    SHBA do te japi shembullin e saj ne menyre qe vendet e tjera te marrin masa te ngjashme. Cdo shtet ka te drejte te rregulloje me ligj Internetin, ashtu sic rregullon me ligj cdo aspekt tjeter te jetes ne ate vend.

    Albo
    ky o zoteri eshte nje ligje i felliqte dhe cilido njeri qe e lexon si ligje e kupton kete.

    ja po te jap nje shembull.

    nese ne youtube publikohet nje film i warner bros,warner bros e denoncon faktin ne vendin perkates ,sipas ketij ligji autoriteti perkates ka te drejte te mbylli youtube.

    eshte e drejte kjo sipas teje???

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •