Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    ADN-ja thjesht ka evoluar?



    Le te marrim ne konsiderate origjinen e nje qelize te gjalle. Sa kane qene mundesite qe te krijohej qeliza e pare e thjeshte? Le te pyesim nje analizues statistikash. Nje qelize e thjeshte te prodhohet rastesisht? Ai do pergjigjej: A po jeton ne nje bote endrrash? Edhe qeliza me e thjeshte qe mund te krijojme do kerkonte jo me pak se 100 mije cifte base adn-je dhe nje minimum prej 10 mije amino acidesh qe te formohej zinxhiri thelbesor i proteines. Lere pastaj gjerat e tjera qe jane te nevojshme per qelizen e pare. Kini parasysh se cdo cift baze i vetem ne zinxhirin e adn-se duhet te kete te njejtin orientim molekular. (“majtas” ose “djathtas”). Dhe po ashtu, virtualisht te gjitha amino acidet duhet te kete drejtimin e kundert. Dhe sejcila prej tyre duhet te jete pa asnje gabim. Cdonjera prej atyre 10 mije qe permendem. Tani a e dini se kush jane mundesite qe te arrihet thjesht rastesisht nje orientim i tille? Do ishte 1 shanc ne 2 ne fuqi te 110.000 ose 1 shanc ne 10 ne fuqi te 33.113 ! Qe ta shprehim ne nje menyre me te thjeshte, nese ju do tentonit 1 trilion, trilion, trilion kombinim cdo sekonde per 15 miliard vjet, mundesite qe te arrihej orientimi i sakte do ishin serisht 1 ne triliona, triliona, triliona... dhe trilionat do vazhdonin per 2755 here ! Do ishte sikur te fitonit nje llotari kombetare me shume se 4700 here rrjesht me vetem nje bilete per sejcilen prej tyre. Me fjale te tjera... E PAMUNDUR !!! Lexojeni serisht dhe mendohuni mire.



    Si eshte shtuar faktori “jete” ?



    Orientimi i molekulave ne menyre te sakte eshte thjesht njera nga sekuencat e duhura qe jeta te shfaqet rastesisht. Ketu kemi nje tjeter: Si e shtoni faktorin “jete” ne nje materie jo te gjalle? Dhe kjo eshte vetem per qelizen e pare me te thjeshte. Me pas kemi problemin e zhvillimit te me shume se 1.7 milion specieve shume komplekse... me akoma me shume mundesi qe te mos ndodhe. Dhe sic e thame me siper, nje analist statistikash do ju siguronte qe evolucioni i rastesishem eshte thjesht i pamundur. Ne shkolle kemi mesuar mbi qelizen e thjeshte... po tani kemi zbuluar se kjo qelize eshte me komplekse se vete rrjeti i gjere transportues i qytetit te New York gjate pikut te trafikut. Dhe po ashtu pame se qe kjo qelize te shfaqej aksidentalisht do perbente nje absurditet matematikor. Kete pike te argumentit e trajtuam por ja vlen te shqyrtohet serisht. Makineria e ADN-se brenda cdo qelize duhet te jete 100 % e paprekur ne te gjithe nderthurjen e saj, pjesezat funksionale, perpara se vete qeliza e gjalle te ekzistoje. E mahnitshme do te shpreheshit por prit derisa vete kuptimi i kesaj te perceptohet ne trurin tuaj. Dhe implikimi eshte pertej te mahnitshmes...

    Se pari, ADN-ja vjen ne sentenca te dizajnuara ne menyre inteligjente. Nuk eshte si nje Gjuhe. Eshte nje Gjuhe.

    Se dyti, kjo makineri molekulare ka aftesine te krijoje kopje te vetvehtes. Dhe qe te realizoje kete duhet te jete tejet komplekse.

    Se treti, molekula e ADN-se qe i thote cdo pjese te ‘qytetit” qelize se cilen nga punet e ndryshme te kryeje, eshte sistemi depozitues me kompleks i njohur ne univers.

    Se katerti, ne cdo qelize, punishte te madhesise mikroskopike ne menyre te parreshtur, terheqin. Procesojne dhe depozitojne ushqim. Dhe nje impiant energjitik tejet efikas djeg ushqimin qe te prodhoje dhe depozitoje energji - cdo hap pa mbinxehur temperaturen delikate te makines sensitive.

  2. #12
    Si ka evoluar informacioni fillestar?



    Sejcila prej ketyre gjerave ka nevoje te marre informacion sesi te beje punen specifike. Kjo perben nje veshtirese te papare...informacionin. Si evoloi informacioni gjenetik? Dhe nga ku erdhi fillimisht? Nga materia e vdekur? Kjo eshte pyetja qe te shtang me shume. Si mund te evoloje nje informacion kaq kompleks i koduar ne menyre perfekte kaq papritur dhe menjehere? A mund te gjejme nje pergjigje per kete pyetje? Nje figure shume pikerisht lidere ne shkencen e informacionit ka qene Dr Werner Gitt, drejtor dhe profesor ne German Federal Institute of Physics and Technology. Sipas Dr Gitt, shkenca ben te qarte ne menyre absolute nje fakt: informacioni nuk mund te dale rastesisht nga kaosi. Gjithmone nevojitet nje burim me avancuar informacioni qe te prodhoje informacion. Dhe se fundi, informacioni eshte produkt inteligjence. Nje sistem i koduar eshte gjithmone rezultat i nje procesi mendor (nevojitet nje inteligjence ose krijues)... Duhet theksuar se thjesht materia eshte e paafte te gjeneroje nje kod. Eksperienca tregon se nevojitet patjeter nje qenie inteligjente e cila ushtron vullnet te lire, aftesi krijuese dhe njohuri. (Werner Gitt, In the Beginning Was Information. Bielenfeld, Germany: Christliche Literatur-Verbreitung, fq 66-67.)

    Nuk ka ligje natyre te njohura nepermjet te cilave materia mund te linde informacion, as procese fizike ose fenomene materiale qe mund te kryejne te njejten veper. (Ibid., fq. 79) Lajm i keq per evolucionin? Sikur te mos mjaftonin te gjitha keto te permendura me siper, le te fusim ne ekuacion dhe pjesen qe vijon. Ne menyre simultane do kishim nevoje per nje sistem funksional i afte dhe i gatshem qe te shkruante, lexonte dhe perdorte kete informacion. Me fjale te tjera, mekanizmin shkrues, mekanizmin lexues dhe mekanizmin per ta perdorur. Keto duhet te jene patjeter te pranishme qe ne momentin e pare qe shfaqet informacioni. Nese ndonjeri nga keto komponente do mungoje atehere i gjithe sistemi do deshtoje ne funksionim. Por ne rastin konkret duhet te mendojme qe ka qene nje ceshtje kompleksiteti i rastesishem? A mund te ndodhte kjo gje? A eshte e mundur qe kimikate te thjeshte me iniciativen e tyre te shnderroheshin ne nje sistem te gjalle? As qe ben vaki !!!




    Sa eshte sasia e informacionit?



    A e dini se sa shume informacion programohet parreshtur, ndertohet dhe riprodhohet ne trupin tuaj? Per fillestaret, trupi juaj permban mbi 75 trilion qeliza. Tani imagjinoni sikur te arrinim t’i zgjasnim keto dhe te bashkonim gjithe ADN-ne ne qeliza, e dini sa larg do arrinim? Kjo eshte shifra: 94 miliard milje (151 miliard km). Kjo eshte nje mije here distanca nga toka ne diell. Ose 3.5 milion here rrotull ekuatorit te tokes. Nje rreze drite do t’i duhej 5 dite e gjysem qe te pershkonte kete distance. Pra tjesht adn ne trupin e nje njeriu do shtrihej nga fillimi ne fund, kjo do ishte gjatesia qe do arrinte. Tani kush eshte mundesia qe vetem nje nga keto molekula te adn te formohet thjesht rastesisht? Sir Fred Hoyle e shpreh keshtu: Imagjinoni sikur 10 ne fuqi te 50 persona te verber [qe i bie 100.00 miliard, miliard, miliard, miliard, miliard njerez te vendosur sup me sup rrjeshti i te cileve do mbushte gjithe sistemin tone diellor] sejcili me nje kub Rubik ne dore dhe te perpiqesh qe sejcili prej tyre ne menyre simultane te arrij te zgjidhi vendosjen e duhur te faqeve. (Kubi Rubik esht i famshmi kub me 6 faqe me ngjyra te ndryshme te cilat vetem po te rretullohen ne kombinim e duhur mund te krijojne ngjyre solide ne cdo faqeDarius). Ne kete rast mund te kemi shancin qe te arrihet sipas variacionit te rastesishem (i famshmi random shuffling ose random variation) ne njeren prej shume biopolimereve ne te cilen varet jeta. Koncepti qe jo vetem biopolimeret por dhe sistemi programues i nje qelize te gjalle mund te krijohet rastesisht ne nje supe primordiale ketu ne Toke, eshte ne menyre shume evidente nje pamundesi e shkalles se larte. (Fred Hoyle, “The Big Bang in Astronomy,” New Scientist, vol.92, no.1280, Nentor 19, 1981, fq 527). Eshte perllogaritur se 3 miliard gema informacioni ne vetem njeren prej qelizave njerezore te ADN-se, eshte ekuivalente me 1 mije libra informacioni te madhesise se enciklopedise.



    Dizajn perfect optimal



    Dhe dicka tjeter. Kodi i ADN-se per ruajtje te informacionit dhe perkthimit te tij, permban numrin ideal te germave gjenetike. Mekanizmi kopjues i ADN-se qe te arrije efektivitetin maksimal, kerkon nje numer cift germash ne cdo fjale. Nga te gjitha kombinimet e mundeshme matematikore, numri ideal per ruajtjen dhe transkriptimin eshte llogaritur te jete 4 germa. Dhe kjo eshte pikerisht ajo qe eshte zbuluar ne genet e cdo gjallese ne toke – nje kod dixhital prej 4 germash. “Sistemi kodues i perdorur per cdo qenie te gjalle njerezore eshte nje forme optimale nga kendveshtrimi inxhinjerik. Kjo sugjeron se kemi te bejme me nje dizajnim te qellimshem dhe jo me nje rastesi fatlume.” (Dr Werner Gitt, In the Beginning Was Information, fq 95). Tani na dalin disa pika te cilat duket qe duhen trajtuar dhe perballur:

    1- Shkenctaret asnjehere nuk kane vezhguar procesin kimik i cili e transformon vetvehten ne nje molekule komplekse ADN-je.

    2- Jeta nuk mund te linde ne menyre spontante nga hici

    3- Edhe organizmat e gjalla me te thjeshta tregojne nje kompleksitet te pashnderrueshem

    4- Molekulat e ADN-se nuk prodhojne informacion te ri gjenetik. Ato vetem e riprodhojne.

    Thelbi eshte ky: Nuk ka asnje proces natyral qe te jete pergjegjes per kete zhvillim, asnje mekanizem shkencor qe mund ta mundesuar kete ndodhi. Me falni ju skeptiket por kjo analize na le si mua ashtu dhe ju, vetem nje alternative rracionale... qe jeta fillestare duhet te jete dizajnuar e me pas krijuar.

    1- Organizma te tille ishin te fomuar plotesisht ne momentin qe u shfaqen.

    2- Jeta fillestare duhet te kete qene e programuar si nje cip kompjuterik me kodin origjinal (ose informacionin jetesor) te ngarkuar ne te nga dizajneri.

    Pra a eshte krijuar jeta enkas? Dhe mbasi u krijua kjo jete, a ishte evolucioni ai qe e pasoi? A ka evoluar perpara nje organizem i gjalle ne shume varietete qe ne sot njohim? Le ta shqyrtojme kete mundesi

  3. #13
    A eshte i mundur Evolucioni nepermjet mutacioneve, selektimit natyral dhe variacioneve?



    Lind nje mendim qe mbase AND-ja u krijua dhe me pas ishte evolucioni ai qe e mori stafeten. Po si? Nepermjet mutacioneve ore - eshte pergjigja qe marrim, - e kemi mesuar dhe ne shkolle.


    Mutacionet nuk shtojne dot informacionin e nevojshem per evolucion


    Mutacionet? Cfare jane keto? Per ata qe nuk e dine, mutacioni eshte gabimi ne kopjim i kodeve gjenetike. Po jane pikerisht gabime ne kopjim. Por a jane ne gjendje gabimet te prodhojne nje informacion inteligjent te organizuar qe nevojitet per evolucion? E ashtuquajtura evidenca e observueshme thote JO !!! Disa nga faktet e observueshme mbi mutacionin: Ne cdo rast te njohur nga shkenca ka patur humbje te informacionit gjenetik. Sic e thame, molekulat e ADN-se nuk prodhojne informacion te ri gjenetik. Ato vetem e riprodhojne. Eshte kjo e konfirmuar? PO !!! Sipas Dr Lee Spetner, biofizikant dhe specialist i teorise se informacionit , ish profesor ne John Hopkins University:

    Cdo moment mutacioni qe eshte studiuar ne nivel molekular ka rezultuar ne reduktim te informacionit gjenetik dhe jo ne shtim te tij. (Lee Spetner, Not by Chance. Brooklyn, NY.: The Judaica Press Inc., 1997, fq 138)

    Nje informacion nuk mund te ndertohet nga mutacione te cilat e humbasin ate. Nje biznes nuk mund te gjeneroje para duke humbur pak nga pak. (Ibid, fq 143).



    Kopjet shabllone te trasheguara mund te riparojne mutacionet


    Ky eshte zbulimi mahnites qe vjen nga shkenctaret e Purdue University. Nje lule qe permbante nje shabllon (per anglishtfolesit, me shabllon i referohem termit template) qe ne vetvehte eshte nje master projektplan gjenetik, mund te riparonte genet difektoze te trasheguara nga prinderit. Shkenctaret ekzaminuan krijimin e dy bimeve me mutacion gjenetik. Dhe zbuluan se 10 perqind e ‘femijes’ se tyre nuk e ka kete malformim por jane normal si (jo mutante) gjysherit. Sipas raportimit te gazetarit shkencor te New York Times, Nicholas Wade: Ky zbulim ngre po ashtu disa pyetje interesante mbi biologjine – perfshi ketu faktin qe nese kjo shkaktohet nga evolucioni i cili eshte i varuar tek mutacioni per te ndryshuar nje organizem , apo te vendosura nga nje sistem kopjues...

    Zbulimi perben nje enigme mbi teorine e evolucionit pasi riparon mutacionet ne te cilat vete evolucioni mbeshtetet si ne nje gjenerator risie [tipare te reja]. (Startling Scientists, Plant Fixes Its Flawed Genes, New York Times, Mars 23, 2005). Edhe Robert Pruitt, zbuluesi i fenomenit mbeti i hutuar. Sic e pranon dhe vete: Kjo sfidon cdo gje ne te cilen ne besojme... Duket sikur keto bime qe permbajne [gene mutante] ruajne nje kopje te fshehte te cdo gjeja qe ka ekzistuar ne gjeneratat e meparshme edhe pse nuk shfaqet ne ADN dhe nuk eshte as ne kromozome. Disa lloje te tjera sekuencash informacioni ne gen te cilen nuk e kuptojme ende por qe modifikon gjurmet e trasheguara.

    Shkenctaret ende nuk e dine sesa organizma te gjalla e permbajne kete master kopje. Por kerkimi ka filluar. Dhe do jete shume e veshtire per nje Darwinian te shpjegoje se si nje mekanizem i tille nuk eshte trasheguar nga prinderit por nga gjysherit dhe paraardhesit e larget. Me siper pame se ne cdo qelize ADN-je ka nje mekanizem kompleks qe riparon mutacionet. Ju kujtohet mizat qe humben syte dhe i rifituan ato serisht mbas disa gjeneratash?


    Mutacione vetem perbrenda specieve

    Dhe kur ndodh nje mutacion, ndryshimi serisht qendron brenda ADN-se se specieve. Ndryshimi eshte perbrenda organizmit bazik dhe nuk transferohet nga nje tip bazik ne nje tjeter.

  4. #14
    Nese eshte gjysem i zhvilluar nuk ka shance mbijetese


    Nder mijera qenie te gjalla qe ekzistojne, cdo cila prej tyre eshte e dizajnuar ne menyre perfekte ne perputhje me ambjentin perkates. Ekziston nje balance varesie dhe bashkepunimi harmonik ne gjithe natyren. Dhe eshte parreshtur keshtu. Pra lind pyetja, a eshte duke ndodhur tani evolucioni? Ngado te shikosh mungojne elementat e duhura perfshirese. Nuk ka asnje. Asnje forme jetesore nuk permban nje organ gjysem te zhvilluar ose organ te tepert per nevojat e tija. Asgje nuk eshte e paputhitur apo jashte ‘kornizes’. Por cfare shohim ne te kunderten? Shohim mijera organizma te mrekullueshme qe kryejne nje pune te specializuar e cila demonstron intelekt te cilin ato nuk e kane. Dhe jo vetem kaq, ato permbajne organe shume te specializuara te cilat jane jetesore per mbijetesen e tyre – organe te cilat nuk mund te jene rezultat i nje mutacioni te gjate dhe gradual te rastesishem.

    Sensi i arsyes na thote se keto miliona organe te specializuara jane kaq komplekse saqe te jene te dobishme dhe funksionale, cdonjera prej nyjeve lidhese te tyre duhet te jete krijuar ne te njejten kohe. Nuk ka nevoje qe te jesh shume i zgjuar per te kuptuar se komponentet e shume preciz duhet te funksionojne ne menyre perfekte qe ne fillim ne menyre qe te mundesojne ekzistencen e nje organizmi. Asnje procedure ndryshimi gradual nga gjenerata ne gjenerate nuk mund te krijoje nje organ me te gjitha pjeset brendesisht te varura funksionale. Jo deri ne momentin kur i gjithe mekanizmi eshte perfunduar perndryshe sdo kishte asnje vlere praktike per nje bime ose kafshe.

    Nderkohe, mutacionet te cilat cuan ne hapat e panevojshme te ndermjetme duke mos patur asnje vlere mbiejetese do hiqen nga te ashtuquajturat procese te selektimit natyral. Dhe mekanizmi perfundimtar nuk do kishte qene asnjehere ne gjendje te shfaqej. Termi me te cilen i referohemi ketyre eshte kompleksitet i pashnderrueshem – qe do te thote se nese duam nje sistem te shfaqet, organizmi duhet te jete i kompletuar perndryshe nuk do funksiononte aspak.

    Dhe kur con neper mend kete fakt, cdo gje del qarte qe nuk eshte aspak e thjeshte. Edhe carku me i thjeshte per minjte, ne vetvehte eshte nje kombinim i disa pjeseve te ndryshme – nje cope dru, susta e lakut dhe gremci. Nese njera prej tyre mungon atehere carku behet i pavlefshem. Teoria e Evolucionit do kerkonte qe cdo element i carkut te zhvillohej individualisht. Por si mund te kete kuptim kjo gje? Ne nje rast te tille carku sdo punonte pasi ka nevoje per te treja pjeset perberese qe ne fillim. A e keni studiuar ndonjehere syrin e njeriut? Nuk eshte i thjeshte sa carku per minjte. Syri eshte i perbere nga miliona pjese – bebja, lentja, muskujt, nervat optike dhe miliona kone e tubeza. Te gjitha pjeset nevojiten ne te njejten kohe. Po si eshte e mundur te ndodhe kjo? A mund t’i pergjigjet evolucioni kesaj pyetje? Jo. Aspak !!!

    Per te dizajnuar nje gje te tille si syri, nevojitet nje inxhinjer teper mendjemprehte. Serisht, Michael Behem nje biokimist dhe profesor ne Pennsylvania Lehigh University shpjegon se informacioni gjenetik eshte kryesisht nje manual instruksioni: Merrni ne konsiderate hap pas hapi listen e instruksioneve gjenetike. Nje mutacion eshte nje ndryshim ne njeren nga keto rrjeshta instruksionesh. Pra ne vend qe te thuhet ‘ Merr nje bullone 1 cm ne madhesi’ nje mutacion mund te thote, ‘ merr nje bullone 1 cm e gjysem ne madhesi’, ose ne vend qe te themi vere zarin ne gropen e rrumbullaket, na del si rezultat venia e zarit ne gropen katrore’... Ate qe mutacioni nuk ben dot eshte ndryshimi i te gjitha instruksioneve ne nje hap te vetem. (Michael Behe, Darwin’s Black Box, 1996, fq. 41).

  5. #15
    Po “Ekuilibri i Theksuar” ?



    Teoria eshte e tille. Mbase ndryshimet me te medha evolucionare ndodhen shume shpejt ndersa nivelet e popullates ishin te ulta. Pra boshlleku duhet te jete si rezultat i periudhave te tilla te ashquajtura ‘shperthim evolucioni’ te cilat ndodhen kaq papritur sa nuk lane asnje gjurme fosilesh. Me fjale te tjera, evolucion tejet i shpejt ndodhi ne komunitete te vogla te izoluara. Si rezultat nuk u rregjistrua ne shtresat fosilore. (Ketu po bej nje shkeputje nga materiali kryesor per te shpjeguar pak me mire teorine e siperpermendur pasi kjo qe po hedh ne teme eshte hartuar per nje audience specifike qe eshte familjare me terminologjine dhe implikimet qe vijne nga kjo njohuri. Teoria e Ekuilibrit te Theksuar ose sic quhet ndryshe Punctuated Equili brium, eshte nje teori ne biologjine evolucionare e cila thote se shume nga speciet shfaqin pak ndryshime evolucionare per pjesen me te madhe te historise gjeologjike duke qendruar ne nje gjendje te stergjatur qe quhet stasis (palevizshmeri). Kur ndodhin ndryshime domethenese evolutive, teoria propozon se kjo ne pergjithesi eshte e kufizuar tek nje fenomen i rralle gjeologjik qe quhet kladogjeneza. Kjo e fundit eshte procesi kur nje specie ndahet ne dy specie te ndryshme ne vend te nje specie te ndryshoje gradualisht ne nje tjeter. Pra me pak fjale kjo eshte ideja qe perfaqeson ne vetvehte teoria e Ekuilibrit te Theksuar Darius).

    Ne nje rast te tille as qe duhet pritur per ndonje evidence. Teori e madhe jo llafe. Po Evidenca? Nuk mund te gjehet as gjurma me e vogel e saj. Eshte nje argument qe thjesht vjen nga heshtja. Dhe duhet ta besojme symbyllurazi. Natyrshem dilet ne konkluzionin qe nje teori e cila parashikon mungese evidence nuk mund te kualifikoje statusin e teorise shkencore. Dhe eshte nje konkluzion mese llogjik dhe i drejte. Ekuilibri i Theksuar nuk ka as dhe nje mekanizem. Madje dhe vete promovuesit e saj e pranojne kete gje. Domethene eksperimentet nuk kane qene ne gjendje qe te tregojne ne asnje menyre sesi kane ndodhur kapercimet evolucionare. Asnjehere te vetme. Pra nuk eshte nje observim shkencor. Thjesht na kerkohet qe te besojme se evolucioni ndodh kaq ngadale sot sa nuk mund ta shohim dhe ka ndodhur kaq shpejt ne te kaluaren sa serisht nuk mund ta shohim. Absurditet.

    Ne nje numer te Science News permendej nje raport i cili tregonte sesi virusi i AIDS tregonte nje mutacion deri ne 1 milion here me te shpejte sesa ADN-ja e organizmave te tjere. Pra brenda nje viti, virusi ndryshoi me nje ekuivalente 1 milion vjet te mutacionit me ritme normale. (Science News, Qershor 28, 1986, fq 410). Ja nje menyre sesi mund te testojme teorine e ekuilibrit te theksuar. Shembulli i meposhtem tregon se cfare do te ndodhte me te vertete nese zhillimi i shpejte ka ndodhur ne komunitete te vogla te izoluara sic kane sugjeruar disa. Le te shpresojme se kjo do ndihmoje teorine. Edhe me nje proces mutacioni te pershpejtuar 1 milion here, virusi i AIDS vetem ‘evoluoi’ ne nje tjeter lloj AIDS, asgje ndryshe (Ibid). Pra evidenca e observueshme refuzon idene e Ekuilibrit te Theksuar. Merimangat e para pesuan mutacion dhe selektim duke na dhene ato te sotmet. Por ato mbeten merimanga. Dhe e njejta gje me cdo specie tjeter. Nuk ka asgje entuziaste ne ‘ekuilbrin e theksuar’ si nje menyre evolucioni. Ekuiliber I Theksuar? Ky eshte lloji i evolucionit kur nuk ka fare evolucion !!! Pyetja me normale qe lind ndaj ekuilibrit te theksuar eshte kjo: Si mund te ndodhin gjenetikisht kapercime te tilla kaq te medha? Si mund te shfaqet nga asgjeja kodi gjenetik per organe komplet funksionale?

  6. #16
    Po selektimi natyral?



    Te gjithe e dime se midis formave te gjalla ekzistojne variacionet. Variacionit jane rezultat i asaj qe ne e quajme selektimi natural. Cfare eshte selektimi natyral? Eshte nje proces ne te cilin gjurmet e trashegueshme selektohen nga burimi geneve prinderore dhe qe mundesojne nje organizem (forcojne probabilitetin) qe te mbijetojne ne kushte te caktuara. Ekziston nje mit i perseritur parreshtur ne te cilin thuhet se selektimi natyral eshte mekanizmi qe ka mundesuar evolucionin. Po pse nje mit? Per shkak te INFORMACIONIT. Duke qene se informacioni nuk mund te shtohet, atehere qe ne fillim prinderit duhet te kene poseduar nje variacion te mjaftueshem informacioni ne menyre qe pasardhesit e tyre te kene mundesine te zgjedhin ate qe nevojitet per t’i ndihmuar ne adaptimin ndaj nje varieteti te gjere ambjental. Per shembull, resistenca e antibiotikeve ose sic quhen ndryshe, sqepat e gjate, mund te shnderrohen ne vecori dominuese ne brezat qe vijojne. Por... sa fat i keq... burimi gjenetik eshte reduktuar. Pse? Sepse ka zgjedhur vetem disa nga burimet e geneve prinderore. Si rrjedhore informacioni fillestar eshte reduktuar dhe kjo eshte e kunderta e evolucionit. Pra a mund ti leme menjeane keto fakte? Kurre. Kjo teoria e evolucionit eshte shnderruar ne nje institucion (dhe disa thone qe aty duhet te mbetet).



    Variacionet = evolucion? JO !




    Ne cdo rast, pasardhesit, pavaresisht nga variacionet e tyre, vazhdojne te jene te te njejtit lloj basik. ADN-ja e ben te mundur kete. Te gjithe rracat e sotme te qeneve e kane prejardhjen nga vetem nje qen. Dhe ky qen origjinues posedonte te gjithe informacionin gjenetik te nevojshem per te prodhuar varietete te qeneve qe shohim sot. Por te gjithe pasardhesit e tij, pavaresisht nga pamja qe kane, jane serisht –cdonjeri prej tyre – qen.Asnje sasi variacionesh nuk mund te shkaktoje mutacionin e nje qeni ne nje kal apo ndonje kafshe tjeter. Pra a eshte variacioni evolucion? Cfare zhgenjimi, nuk eshte aspak evolucion por adaptim. Po kur disa varietete zhduken dhe te tjera mbijetojne? Me falni por zhdukja nuk evolucion. Thelbi eshte qe informacioni eshte reduktuar. Pellgu gjenetik eshte reduktuar. Dhe kjo eshte e kunderta e evolucionit.


    Nje ridazajnim i ri nevojitet



    Qe nje krijese te ndryshoje ne nje tjeter (per shembull, nje reptil te shnderrohet ne nje zog me krahe), ky nuk eshte nje modifikim por eshte anullimi i nje dizajnimi perfekt dhe fillimi i nje tjetri. Dhe nese vetem nje pjese e sistemit te ri te dizajnuar eshte perfunduar, i gjithe organizmi do deshtoje se funksionuari. Dhe brenda nje brezi organizmi do zhduket. Varesi e brendeshme ne cdo pjese gje qe se flakim dot tutje.


    A provojne ngjashmerite evolucion?



    Po ne lidhje me dizajnime te ngjashme te pjeseve te trupit qe jane te perbashketa nder krijesa te ndryshme? A nuk eshte ky nje tregues per nje paraardhers te perbashket evolutiv? Tani cdokush me nje inteligjence normale eshte ne gjendje te nxjerri nje konkluzion personal. Pergjigja natyrisht qe eshte JO. Sensi i arsyes na thote qe pjeset e ngjashme eshte shume e mundur qe te kene patur nje dizajnues te perbashket. Dhe nje dizajn i sakte ka tendencen te perdoret ne menyre konstante. Nese nje rrote eshte e dobishme per nje motor makine, nje rrote do jete e dobishme per nje biciklete or panel skiimi. Bicikleta nuk u be makine.



    Permbledhje e shpejte



    A nuk provojne evolucion variacionet? Jo. Mutacion apo selektim natyral, ato vetem sa reduktojne informacionin ne cdo varietet te ri. Ato nuk shtojne informacion qe te sjelle evoluim te metejshem.

    A nuk provojne evolucion ngjashmerite? Jo. Ngjashmeria e pjeseve eshte tregues i nje dizajni efikas dhe eshte shume e mundur, te njejtin dizajnues.

    Ne cdo rast, qe evolucioni te ndodhe jane te nevojshme dy gjera thelbesore:

    1- Nje Kod qe te drejtoje evolucionin dhe
    2- Nje Mekanizem Aftesues.

    Por asnjera prej tyre nuk eshte zbuluar deri me sot.



    Teori...por jo evidence


    Sic e shikoni , nuk ka mungese teorishe, thjesht nje mori hamendjesh te ndryshme. A nuk ka dicka te gabuar me nje teori – cdo teori- nese dikush ka nevoje te shpike nje mekanizem te panjohur dhe te papare per ta mbeshtetur? Dakort. Por jane fosilet. A nuk degjojme kaq shpesh se ato provojne evolucion? Dhe kjo eshte nje pyetje e goditur...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •