Shance te pamundshme
A mund te fitoni 1 milion here nje llotari 1 milion dollaresh?
Gjithmone me ka pelqyer te ve baste ne garat me kuaj. Ska gje me eksituese sesa te blesh nje gazete, te sajosh nje formule fitimi... dhe te degjosh garen sesi po shkon. Per te shtuar eksitimin ndonjehere shkoj vete ne gara per ti pare live. Ato momentet e fundit perpara finisht jane gjithmone te tensionuara. Ndonese me shance te arsyeshme, me shpesh humbas sesa fitoj. Tani le t’i hedhim nje sy shanceve te meposhtme. Perpara se te vazhdoj me lejoni t’ju pershkruaj ate qe ndodh brenda cdo qelize te trupit tuaj ne kete moment.
Proteinat: inteligjence pa tru
Proteinat jane puntoret brenda nje qelize. Ndermjet detyrave te tjera, proteinat jane transportuese brenda qelizave. Ato jane hamejte qe levizin cdo gje verdalle. Kush i thote atyre cfare, ku, kur dhe sa te ngarkojne? Pergjigja qe do jap paraqet nje pyetje tjeter edhe me te madhe: Nje tjeter proteine (shpesh nje ndertuese) leviz drejt transportuesit, e prek ate per nje moment dhe transportuesi ne cast e di me saktesi se cfare te marre dhe sasine qe nevojitet. Cdo proteine grumbullohet me kujdes nga nje tjeter proteine – e cila kjo e fundit eshte grumbulluar vetem nje cast me pare. Punen e grumbullimit e ben nga materialet qe ndodhen rreth e rrotull. Dhe nuk gabon kurre. Kush e mesoi proteinen qe te grupoje nje tjeter proteine? Cdo proteine ka nje strukture shume komplekse. Eshte e perbere nga qindra amino acide organike, te stisura ne nje rend shume te komplikuar. Ekziston vetem nje grupim i sakte per cdo proteine dhe ka me miliona menyra te gabuara qe ato mund te grupohet. Shprehja e rastesise se evolucionit nuk mund te arrinte kurre te krijonte kombinimin e drejte per cdo proteine. Nese proteina ndertuese zbulon se nuk ka sasine e duhur te amino acideve qe ndodhen rreth e rrotull atehere i kerkon nje proteine tjeter qe ti sjelle ca te tjera. Mesazheri shkon ne skajet e qelizes dhe i thote ruajtesit te deres (nje tjeter proteine) qe t’i sjelle, gje qe ai e ben. Dhe kjo ndodh me miliona here brenda nje minute ne cdo qelize te trupit tuaj.
Cdo molekule e vogel proteine ben gjene me fantastike. Kryen detyra shume te komplikuara qe kerkojne nje inteligjence te madhe. Problemi eshte se nuk ka asnje qelize nervore ne trupin e saj. Ska tru. Ushtri te tera proteinash kryejne nje sere veprimesh te komplikuara. Cdo hap eshte kompleks e megjithate rezultati perfundimtar eshte gjithmone perfekt. Si mund te realizohet kjo kur proteina te ndryshme te cilat asnjehere nuk takohen me njera tjetren marrin pjese ne hapa te ndryshem? Dhe askush prej tyre nuk meson proteinat e reja sesi te ndertojne apo kryejne punen qe duhet te kryejne. Nuk ka mesues brenda ne qelize pasi te gjithe studentet skane tru e megjithate ata e dine me saktesi se cfare duhet te bejne.

Tani merrni ne konsiderate kete fakt: edhe sikur evolucioni te mund te prodhonte nje here te vetme proteinen e sakte - do ishte e pamundur qe te perseriste procesin serisht e serisht, gje qe nevojitet per te replikuar proteinen e sakte ne krijimin e miliona te tjerave. Dhe dicka tjeter, forma me e thjeshte e kompleksit te ADN-se eshte nje virus. Por qe nje virus te riprodhohet ka nevoje te hyje ne nje qelize te gjalle qe te perdore energjine nga mitrokondria dhe aftesine protein prodhuese te qelizes mbajtese. Virusi eshte i paafte qe te riprodhoje vetvehten.
Krijoni Kontakt