
Postuar më parë nga
toni77_toni
Nëse mendon se kriter për Zotin do te jenë numri, sasia dhe jo cilësia, atëherë te siguroj se je gabim. Për ndryshe, nëse fillojmë dhe llogarisim ne turma dhe numra, edhe këtu te siguroj se dreqi do te ketë numër ma shumë.
Unë mendoj ashtu siç thotë Jezusi. Ai porositë dhe na përgatitë për një rrugë te ngushtë, pos asaj Ai paralajmëron se "pak njerëz do te qëndrojnë ne ketë rrugë" – është e ngushtë, e kuptoj edhe me logjiken time se; ta pranoj njeriu Zotin dhe te jetoj me Zotin, pak do të jenë sepse kjo botë e ka një "shije" te "mollës" së Kopshtit ku ishin Adami dhe Eva dhe kjo fatkeqësi e përcjellë njeriun deri ne fund te botes. Nuk habitna edhe nëse 90% e botes nuk e dëgjojnë dhe nuk e besojnë Jezusin, nuk është lehtë, ta pranoj ne jetën e vet dhe ta besoj njeriu Jezusin, kërkohet qe personi ta "marr Kryqin dhe ti shkoj pas Tij", e kryqi ka edhe vuajtje dhe poshtërime, vetëmohime, besa edhe gozhda - qe do te thotë ta gozhdoj trupin e vet, epshet dhe .... qe ka trupi...! Kështu qe shumë do të mohojnë Zotin e gjallë dhe të vetmen të VERTETË KRISHT dhe do te shkojnë pas "zotave" qe imponon kjo botë.
Pastaj (Jezusi) u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë”. (Lk 9, 23-26)
Ne Krishterim nuk ka Krisht pa kryq. Disa mendojnë se kryqi është qe të varet ne qafë për qëllime te ndryshme, por JO, Kryqi përmban ne vetvete misterin e shëlbimit, sepse ne kryq shfaqet dashuria!
Vuajtja, vetëmohim ne ketë botë, poshtërime dhe .... – vërtetim feje dhe dashurie.
Kryqi – Krishti e pranoj Kryqin
Kryqi – Jezusi e barti me shpinë Kryqin
Kryqi – Krishti u rrezua sa her me kryq
Kryqi – Jezusi u poshtrua dhe nenqmua ne Kryq
Kryqi – Jezusi pati dhimbje ne kryq -
Kryqi – Jezusi e gozhdoj trupin e vet
Kryqi – Jezusi e drejtoj menden dhe shpirtin ne Atin qiellor nga kryqi
Kryqi – Jezusi edhe vdiq ne Kryq.
Etj etje, te gjitha këto janë shembuj dhe simbolika qe duhet ti përjetoj një i krishtere me trupin dhe jetën e vet. Jo ta marr një dru dhe te kryqëzohet, apo ta varë ne qaf nje kryq.....! por jeta e një te krishteri është kryq –duhet te jete i gatshëm në qëndresë – luftë me vetveten dhe me gjëra qe sjellë kjo botë, ta kryqëzoj trupin e tij ndaj synimeve dhe shumë gjërave e kërkesave qe ka trupi i njeriut dhe kjo botë qe na rrethon, duke qëndruar në Zotin dhe ndaj Zotit besnik pavarësisht se çfarë kryqi do të përjetoj. Prandaj, shumë nuk do të qëndrojnë – u pëlqen jeta ndryshe dhe “zotat” tjerë duke u imponuar nga disa ligje dhe rregulla kinse kështu i pëlqen Zotit, këta dhe secili eshte i lirë, askush nuk do ti detyroj me dhunë, Zoti ja dha lirinë njeriut qe te veproj si te doj por Ai e dergoj Jezusin në botë duke ja dhënë mundesinë secilit njeri qe të shpetohet dhe të çlirohet nga roberia. Ajo qe dua te them është se nuk habitem nëse njerëzit nuk qëndrojnë në Jezusin, kjo bote i ka rrethuar dhe duan te shërbejnë ne një rruge qe ka sjellë bota dhe njerëzit e kësaj bote, kështu qe ndihen ma mirë. Rruga e mbarë u qoftë por janë pa Zotin, ata vetëm por shfrytëzojnë emrin e Tij = edhe ma keq!!!
Kështu qe, i krishteri duhet ta pranoj Kryqin. Kryqi pra është shenje e shëlbimit, dhe ne shëlbim është e përbëre premtimi i Ringjalljes dhe fillimi i një jetë të re. RILINDJE.
Krijoni Kontakt