Borxhin e jashtem te Greqise dhe Italise, e ka krijuar Gjermania apo Franca? Dhe mos shkruaj budalleqe si "mosbalance ekonomike", pasi ta pret mendje qe keto vende do te kene mosbalance ekonomike, pasi edhe pse vende anetareve, konkurrojne me njera-tjetren ne te njejtin treg te perbashket. Sigurisht qe do te kete mosbalance, ato vende qe kane nje kulture pune te mire, nje klime te mire per biznesin, dhe eksportojne mallra superiore se kompanite e vendeve te tjera, do te perfitojne me shume se te tjeret. Ajo qe ti nenkupton me ate qe shkruan me lart eshte se duke qene anetare te BE, keto vende pushojne se konkuruari ekonomikisht me njera-tjetrin, gje qe nuk eshte aspak e vertete.Gjysėm e analizės e ke gabim. Ishte vetė Gjermania nė fakt qė i bėri tė tjerėt tė hidhnin sytė ndaj saj. "Krizat" ekonomike qė i krijojnė vetė me qėllime tė caktuara, gjejnė terren pėr t'u justifkuar nė sytė e qytetarėve europianė, tek fakti i thjeshtė qė konfliktet brenda BE kanė lindur si pasojė e mosbalancės ekonomike mes shteteve tė pasura dhe tė varfėra tė BE, pra mes superfuqive ekonomike si Franca dhe Gjermania, pėrballė vendeve me strukturė mė tė dobėt si Spanja, Portugalia dhe Greqia etj tė cilat perfitonin fonde rregullisht nga nga superfuqitė e BE pėr tė arritur balancėn ekonomike. Pra e ke gabim nė lidhje me atė se mund tė thonė : "ec dalim sepse BE nuk na ndihmon"; kur kanė pėrfituar shumė nga BE, dhe nuk iu leverdis ekonomikisht. Po ashtu, ndėr kriteret bazė pėr anėtarėsim nė BE, ėshtė kriteri ekonomik qė pėrfshin njė ekonomi funksionale tė tregut si dhe aftėsinė pėr tė pėrballuar presionin e konkurencės brenda tregut tė pėrbashkėt. Me t'u vėnė nė dukje ky fakt i qartė qytetarėve europian, sigurisht do dali tani njė shpėtimtar qė do jetė njė nga superfuqitė e BE, dhe qė pritet tė jetė Gjermania. Gjermania nuk ndodhet fare pėrballė njė zjarri, por i ka tashmė tė gjitha kushtet pėr tė marrė kryesimin.
E shpjegova ne fund te asaj qe shkruajta me lart: sido qe te veje puna, Gjermania eshte ne gjendjen me te shendetshme ekonomike ne Evrope dhe nuk ka per te humbur gje nga kriza, perkundrazi ka per te fituar ne te gjitha skenaret. Por nuk eshte me Gjermania e Franca qe e menaxhojne krizen, kriza ka arritur ate pike, ku vende si Greqia e Italia e gjejne veten me shpatullat pas murit dhe kane ne krye jo qeveri te zgjedhura nga populli me vote, por qeveri teknike. Keto qeveri kane nje mandat te thjeshte: prodhoni nje plan, per ta nxjerre vendin nga kriza. Dhe dy jane rruget, ose do te marrin nje pakete ndihme financiare nga evropa e partneret per te dale nga kriza, ku evropa merr persiper ne menyre indirekte borxhin e ketyre vendeve, ose keto vende do te deklarojne falimentim, do te dalin nga BE, do te heqin dore nga EURO e do te printojne perseri monedhen e tyre.
Greqia e Italia nuk kane asnje arme ne dore kur vjen puna tek politika monetare, pasi kjo politike nuk behet ne Rome e Athine, behet ne Bruksel. Ky ishte parakushti per pranimin e ketyre vendeve ne BE, dhe sot italianet e greket po e kuptojne se sa po i kushton ky vendim.
Investitoret kane humbur besimin ne tregjet financiare, pikerisht sepse e ndjejne qe kriza evropiane deri me sot nuk ka marre asnje zgjidhje te besueshme. Jane ofruar 3-4 formula, dhe te gjitha keto kane deshtuar per ta zgjidhur krizen, vetem sa kane vonuar te paevitueshmen.
Albo
Krijoni Kontakt