Ç'a t'i bësh jam Alpha Female.
Unë s'shoh shpesh futboll, e ndjek vetëm kur ka ndonjë super ndeshje në Champions apo kampionate të tilla, me idenë se kur do ndeshen skuadra të mëdha: do shoh futboll të bukur, vetëm për këtë. Edhe tani, veç ndonjë ndeshje të kombëtareve të mëdha kam parë, dhe totalisht shumë larg pritshmërisë. Këtu jemi dakort apo jo?Meqe ke permend arbitrat te ky postimi…
Sa per ndeshjen, qe te jemi realiste,…
Ah po, ai Robben…
Hollanda më vjen vërtetë keq, sepse ka potencial, ka pasur gjithnjë. Gjermania, vetëm luan me kujdes dhe pret ndonjë kundërsulm, dhe lojën më shumë e bëjnë të huajt brenda saj për të thënë që e meritojnë atë fanellë që dikur e kanë mbajtur lojtarë gjerman të mëdhenj, legjenda futbolli botëror. Dhe thjesht kanë ego, por lojë të bukur futbolli as që janë duke bërë. Spanja, ai trajneri të habitë sa fodull është, bëjnë gjithë atë lojë spanjollët sepse kanë dy lojtarë që luajnë me passion dhe të palodhshëm si Iniesta dhe Xavi, por pa finalizim sepse s'fut sulmues. Italia shumë larg asaj Italisë së madhe, dhe s'ka justifikime kot për të. Dmth, mesa duket ekipet surprizë deri tani kanë bërë lojë të bukur, të mëdhatë të bëjnë të pendohesh që i sheh! Robben, s'ka justifikim, duhet të ishte lider. Vetëm Sneijder i udhëhoqi deri diku mbrëmë.
Tani unë, si ish gjermane natyrale, që kur kam braktisur natyrën time të vërtetë duke u brunizuar, tani jam me brunet.lol Kështu që Sara Carbonero e Iker Casillas-it është më e mirë, ka edhe syçkat më të bukura se kjo :PKjo gruja e Shvajnit.... Lene se ka fol me shume se duhet me ate foto, sa e prishim me fol me shume per te... I sham kush sha biondet. Hahaha
Ika tani![]()
Krijoni Kontakt