Me vjen keq po ne kete teme spo flasim per termetin e Japonise. Teori mund te dalin plot, mbase qe cia ka dore dhe ne te ashtuquajturen Fytyren e Marsit po kjo ska lidhje me temen tone. Eshte fakt (mund dhe ta bie te dokumentuar) prania e madhe e CIA-s dhe MI5 si ne turbullirat e Tunizise, Egjyptit, Yemenit e me rradhe. A ja ke bere ndonjehere pyetje vetes, si ka mundesi qe bota arabe u trazua kaq keq ne te njejten kohe dhe kaq spontanisht ne shume shtete te ndryshme ndodhi i njejti skenar? Pergjigja mund te jete qe njerezve ju kishte ardhur ne maje te hundes. Kjo eshte llogjike por mbase ka dhe nje llogjike tjeter, ajo e perpjekjes se qellimshme per destabilizim te kesaj zone dhe vendosja e qeverive kukull. Historia e shek te 20 eshte e mbushur plot me raste te tilla.
Nuk diskutoj fatin e keq te vendndodhjes gjeografike por standartin e dyfishte qe zbatohet nga perendimi e sidomos Amerika. Izraeli ska qene fare shtet madje mund te te jap dhe nje detaj sado te vogel qe po ta hulumtosh do gjesh shume material, holokausti (te cilin besoj se ka ndodhur por aspak ne permasat qe flitet) eshte perdorur enkas per te krijuar shtetin e Izraelit. Palestinezet jane ne tokat e tyre dhe po zbohen ne menyren me barbare. Kurdet po ashtu jane ne tokat e tyre dhe spo kerkojne asnje territor e megjithate Ocalani u perkufizua si terrorrist e levizja kurde si terroriste.Kurdet e Palestinezet kane patur fatin e keq qe kane qene ne kufi me dy shtete te fuqishme sic jane Turqia e Izraeli, shtete qe kane peshe qofte me Ameriken e qofte me Europen, ndaj pritet nje indiferentizem prej tyre. Vendet afrikane po prape kane fatin e keq te mos paturi asgje me rendesi pervec tokes se lene djerre (as burime natyrore e as fuqi shteterore).
Nato nderhyri ne Kosove kur ishte bere gjema. Natyrisht qe e falenderojme si Naton ashtu dhe Ameriken por nje si thone anglezet right doing can't make right a big wrong doing. Pse Amerika e Nato nderhyne ne Kosove nuk do te thote se duhet te behemi qorra e mos ngreme pyetje per ate qe ndodh neper bote (meqe jemi dhe tek nenforumi i Problemeve Nderkombetare).Po Kosoven pse e ndihmoj Nato atehere? C'interes kishte ndaj Kosoves vecanerisht aq sa per ti dal kunder Serbise - qe e dime te gjithe qe ka Rusine nga ana a saj? Mos ndoshta fakti qe ishte pothuajse ne territore Europiane?
S'ma do mendja se do i interesonte kujt per Kosoven nese do ishte diku andej nga Afrika... apo jo?
Krijoni Kontakt