Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 161
  1. #141
    Ēufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Ramiz Alia, Heroi i Demokracise Shqiptare....

    Gjithsesi, per ata persona qe i thone ketij fare robi "Hallall", ka vetem dymundesi. 1. ose jane / kane qene bij bushtrash! 2. Ose sia kane haberin per Historine komuniste / post komuniste ne Shqiperi.

    Vdiqi? Shume mire beri. Tjetri?
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -

    Vdiq politikani i vetėm profesionist i Shqipėrisė
    Opinione Hėnė, Tetor 10th, 2011

    SHPETIM NAZARKO

    Njė ditė pas vdekjes, njė gazetė angleze e kishte quajtur Gorbaēovi shqiptar. Natyrisht qė krahasimi nuk ka asnjė vlerė. Efektet qė krijoi lideri sovjetik, tronditėn planetin dhe e kthyen njerėzimin nė rrugė tė re, e nė kėtė sens kaq do tė mjaftonte pėr tė mbyllur diskutimin nė ėshtė i saktė krahasimi apo jo. Po nė pikėpamjen e analizės laboratorike qė merr parasysh specifikat e problemit apo mė saktė pasojat e veprimit individual nė vendin ku zhvillohen ngjarjet, Alia ishte pėr mendjen time njė politikan profesionist me klas mė tė lartė se Gorbaēovi dhe udhėheqėsit lindorė pėr njė arsye elementare. Vendi me diktaturėn mė tė tmerrshme komuniste tė tė gjithė bllokut lindor e mori kthesėn po aq butė sa dhe ēekėt apo hungarezėt, qė kishin jo vetėm mirėqenie mė tė lartė, por mbanin nė kurriz dhe traditėn e madhe perandorake qė i lejon tė sillen qartė nė raste kthese.
    Kritikėt mund tė thoshin se nė ajėr ishte ende frika e Ēausheskut dhe Alia e kishte atė, prandaj dhe veproi ashtu si veproi. Garancia e qetėsisė sė tij mendoj vinte nga diku tjetėr. Si njė analist i klasit tė parė qė i njihte koniunkturat ndėrkombėtare, Alia e dinte se vendin e mbanin larg nga rrėmujat e pėrgjakshme instinkti gjenial i popullit tė tij dhe, sė dyti, ata qė tėrė jetėn regjimi i kishte etiketuar si armiqtė mė tė egėr tė Shqipėrisė. Nė tetor tė ’90-s, dy muaj para pluralizmit, ai e kish dhėnė garancinė jo vetėm te shefi i OKB-sė, por dhe te pėrfaqėsuesi i lartė i Sant Exhidios, se kish njė qėllim tė vetėm, tė nxirrte popullin pa gjakderdhje nga kjo hata qė e priste. Alia e kuptonte mirė se vendin e ruanin edhe ca tė tjerė, rol qė e bėjnė edhe sot, madje ca mė mirė se ata qė ua kemi ngarkuar kėtė detyrė. Amerikanėt e dinin qartė se rėnia nė mėnyrė tė pėrgjakshme e Shqipėrisė jo vetėm nuk u interesonte, por binte ca situata ku kontrolli i mėvonshėm vetėm rifuste nė lojė ish- perandorinė e vjetėr ruse. Amerikanėt e kishin dhėnė provėn pėr ruajtjen e Shqipėrisė dhe tani qė Jalta kish dalė jashtė protokollit, do tė riktheheshin te roli tradicional. Ajo qė Alia kishte vėrtet frikė ishte diēka mė e tmerrshme se historia e Ēausheskut. Mė 1 janar tė 1991, Shqipėria kishte nė Bankėn e Shtetit vetėm 6 milionė dollarė. Vendi qė rronte me klering kishte dy vjet qė paguante me flori nė dorė. Ish-blloku lindor njihte tanimė vetėm dollarin dhe kėtė tė fundit nuk kishe ku ta gjeje. Perandoria komuniste ishte shkatėrruar dhe Shqipėria qė e kundėrshtonte vetėm me fjalė, ishte gjithnjė diku nė borderotė e saj, duke e ndihmuar tė ndėrronte shalqirin me vagonė treni etj. etj. Nė skenė mbizotėronte filozofi i vjetėr Prudon, qė thoshte dikur, tė shpėtojė kush tė mundet, pra secili duhet t’i bėnte hall vetes. Ramizi e dinte kėtė mė mirė se tė gjithė. Hapėset e dyqanit i kishte ai vetė dhe prandaj po vinte vėrdallė si tė dilte nga ky lak i lemerishėm, nga i cili nuk tė shpėton asnjė ushtri, sikur edhe e gjithė botės tė jetė. Natyrisht qė nga kjo histori dilej vetėm me pluralizėm, po ku ta gjente. Regjimi pėr pesėdhjetė vjet i kishte korrur dhe grirė kundėrshtarėt e ndritur. Tė ngelurit ishin si ata qė Kadare i pėrshkruan nė njė novelė tė mrekullueshme. Vinin nė amnistinė e Sulltanit me dorė tė thyer, gjysmė qorra dhe lypsarė, patetikė dhe tė paaftė se ashtu i kishte katandisur regjimi i tij. Pa diskutim ėshtė e neveritshme, kur tani, pas njėzet vjetėsh nė emisione lustraxhinjsh, thonė qė vajtėn pėr tė thėnė gjėra tė mėdha te Ramizi nė gusht tė ’90-s pėr tė prurė pluralizmin, po kishin frikė mos ai i fuste nė kurth etj. etj. Njė muaj mė parė, katėr mijė shqiptarė kishin hyrė nė ambasada pa gjemb nė kėmbė dhe vetėm njė ditėzi nuk e kuptonte se regjimi kishte marrė fund me tė gjitha dhe nuk vriste dot mė asnjė mizė me ligj. Alia e dinte mirė se kishte vetėm njė rrugė t’i shpėtonte gjakderdhjes dhe fatit tė tij, qė mund tė ishte edhe mė i keq. Tė shpallte pluralizmin pa mbaruar edhe ato gjashtė milionė dollarė qė kishte arka e shtetit. Pa diskutim, skenat nga shtator-tetori i ’90-s dhe deri nė mars tė 1991-shit janė mbushur me episode sa tragjike, aq edhe komike. I vetmi heroizėm real ishte ai i studentėve, tė tjerėt ishin pjesė me dhe pa koshiencė tė njė skenari qė Ramizi e dinte pėrmendėsh, pasi i njihte tėrė personazhet, mė mirė se ata veten e tyre. Kur termometri rritej nga demokratėt, ai fuste nė skenė enveristėt e kėshtu deri nė zgjedhjet e njohura. Mund tė mburrej e tė ishte nė qejf nga pikėpamja individuale. Kishte interpretuar njė skenė, qė vetėm paraardhėsit e talentuar tė tipit tė vezirit tė Janinės apo Ahmet Zogut kishin mundur ta bėnin me atė mjeshtėri. Hoxha e kishte provuar e imituar edhe ai disa herė kėtė situatė jo vetėm nė kohėn e jugosllavėve, por dhe tė sovjetikėve, por sapo shpėtonte, fillonte avazin e njė sundimi mė tė egėr se mė parė.
    Nė kėtė sjellje individuale tė Alisė pėrshkruar mė sipėr, natyrisht nuk ka asnjė gjė tė lidhur me demokracinė. Ajo ėshtė tipikja e racės sonė, qė mjerisht po ngjan dhe sot tėrė ditėn e ditės. Pra, nė kėtė sens plotėson mozaikun tonė kombėtar. Ajo qė mė bėn pėrshtypje te Ramiz Alia, ėshtė sjellja e tij pas triumfit tė kėsaj teknike tė hatashme, qė nuk ka tė krahasuar me asnjė prej kolegėve tė tij lindorė, pėrfshi kėtu edhe Gorbaēovin e famshėm. I qetėsuar nga gjithēka, ai e interpretoi periudhėn e paszgjedhjes si President nė njė formė perfekte, qė e thekson natyrėn e tij si njė individualist dhe politikan profesionist i klasit tė parė, qė luan shkėlqyeshėm pa asnjė lek nė xhep njė lojė tė humbur, por duke ditur nė perfeksion se deri ku mbaron kufiri i ngjarjeve qė zhvillohen nė kėtė lloj mėnyre. E ku pastaj duhet tė dorėzohet qetėsisht si njė njeri qė e luan lojėn e tij brenda rregullave tė arsyes dhe jo ambicies sė sėmurė. Megjithatė, ėshtė njė pjesė, ndoshta mė e mira e historisė sė tij thellėsisht vetjake. Qėndrimet e tij me dinjitet ndaj Micotaqisit dhe veēanėrisht Bejkerit janė vėrtet model i njė njeriu tė qartė. Po veēoj kėtė fundit, se shėrben edhe sot si model i njė gjykimi, nga tė cilėt ndoshta duhet tė mėsojnė gjithė ata qė kanė ambicie tė drejtojnė njė vend, i cili si dhe njėzet vjet mė parė, ėshtė nė udhėkryq tė historisė. Alia i tha Bejkerit se nė ekonomi duhej transformuar ngadalė, sepse ishim si organizmi i njė tė sėmuri, qė mund tė vdiste nga tė futurit nė ujė tė ftohtė. Rregulla nė fakt ėshtė klasike. Nė pozicionet e vėshtira nuk merret iniciativa kur je i dobėt, sepse shkatėrron akoma mė shumė veten, e prandaj pozicioni fillimisht stabilizohet. Kėshillė tipike pėr gjithė tė pangrėnėt e kėsaj bote, tė cilėt pas urisė provojnė supėn dhe jo mishin e pjekur se vdesin. Rregull qė e dinė infermieret e jo mė doktorėt e ditur. Ata qė erdhėn pas tij e tallėn, duke i kujtuar tufėzat dhe arėzat dhe u sulėn drejt ėndrrės sė mishit, duke prodhuar pasoja tė lemerishme. Shqipėria e sotme, pasojė e kėsaj ēmendurie sa individuale dhe kolektive, ndryshon nga principatat qė prodhon rregullisht, herė pas here, nė historinė e saj, nė njė pikė qė nuk e nderon, ajo nuk kontrollon dot pėr herė tė parė as territorin dhe as taksat. Ramizi e dinte rregullėn transformuese tė ekonomisė, qė vetėm kinezėt e ndoqėn, jo vetėm nga librat. Parullat sovjetike me kolektivizimin apo kinezet e revolucionit kulturor tė dikurshėm i kishte provuar dhe, bashkė me to, efektet pėr vendin e tij. Kishte parė dhe Gorbaēovin qė ra brenda tė njėjtit gabim dhe prandaj kishte idenė e ngadalėsisė dhe jo terapisė shok. Pikėrisht nė kėtė pikė, si kolegu i tij i njė vendi tė vogėl, ishte mė i qartė dhe, pa diskutim, njė politikan mė profesionist.
    Shqipėria sot pėrcolli njė prej pėrfaqėsuesve tė racės sė saj. Mund tė etiketohet me shumė mėnyra. Unė mendoj se me tė iku politikani i vetėm profesionist qė kishim e qė ndoshta nuk do ta shohim pėr shumė kohė. A e dėnoi njeri pėr tė ligat e tij? Po populli e dėnoi duke e harruar, por njėkohėsisht e fali duke e lėnė tė ikte i qetė nė bulevard, ashtu si gjithė njerėzia qė pas njė pune a shėtitjeje, vete tė ēlodhet nė shtėpi e tė lozė me nipėrit e mbesat e veta. Populli u soll mė mirė se klasa e tij politike, pėr tė cilėn gjithsesi vetė Ramizi nuk ka pse tė ankohet. Ai e polli vetė atė nė shumicėn e saj dhe nė kėtė pikė mund t’i rireferohem, si dhe nė njė shkrim tjetėr pėr Alinė, Hygoit qė thotė: “Mėllenja bėn glasėn, nga glasa bėhet zamka me tė cilėn zėnė kėmbėt e mėllenjės. Mėllenja bėn glasėn pėr tė zezėn e vet”. Plaku qė sot vajti nė varr, nuk ka pse tė ankohet nga asnjė prej palėve. Populli e trajtoi njerėzisht si njė qytetar tė tij, duke e lėnė tė varroset qetėsisht, politika duke u fshehur ku mundi dhe sa mundi, me parimin e strucit qė fshihet nė rėrė. Pėr ta mbyllur-duket e vėshtirė ta pėrcaktosh moton jetėsore tė kėtij njeriu. Mendoj se instinktivisht ka ndjekur rregullėn qė pohon Balzaku i madh, qė i shkruante diku tė motrės njė letėr, tė cilėn po e perifrazoj siē mė vjen nė mend: “Unė jam i miri, i ligu, i poshtri dhe i ndershmi, i kėtilli dhe i atilli. E kam ndarė mendjen qė nuk jam gjė tjetėr veēse vegėl e rrethanave. Mendoj se dhe populli kėshtu e ka gjykuar

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-10-2011
    Postime
    3
    ata qe po i degjoj te thone dicka pozitive per at kriminel ose jane te rinj dmth te lindur ne 90 e ketej e skane haber ose jane bije komunistash e ish komuniste ..te paret i fal por ty dytet turp te kene sepse ne i kemi perjetuar vrasjet masakrimet e perdhunimet e shume djemve e vajzave vetem e vetem se donin pak liri deri ne vitin 1991 kohe ku jepte urdhra xhaxhi juaj ramiz krimineli

  4. #144
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    alia ka qen politikon diplomat. askush ka politikonet e sotem nuk i afrohen. atij i takon merita e ndryshimit pa dhune te sistemit. byroja politike e asaj kohe ishte i garrumbull katnaresh fanatik gati per luft. sala i vje anash alise si per diplomaci si per oratori.

    sa per vrasjet ne kufi mos u qani kot se ky tjetri i vrau ne mes te dites ne mes te bulevardit se shkelen ligjin. kapishi katnara

    figura e ramiz alise osht komplekse ene ka momente kontradiktore. po e keqja ne shqipri osht se historin e bojn politikonet ene jo historianet.
    no glove no love

  5. #145
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Per Ramiz Aline, mund te flasim vetem per personazhin politik dhe rolin e tij si pasardhes i diktatorit Enver Hoxha qe nga 1985 e deri ne 1991. Me aq sa e njoh une historine dhe me sa kam lexuar nga personazhet e kohes, arsyeja perse Ramiz Alia u zgjodh pasardhesi i Enver Hoxhes, kur te gjithe e dinin qe diktatori ishte paranojak kur vinte puna tek pushteti, ishte se Ramiz Alia ishte nje servil qe asnjehere nuk doli nga hija e diktatorit dhe asnjehere nuk e kundershtoi ate. Enver Hoxha nuk ndihej i kercenuar nga Ramiz Alia, edhe per faktin se Ramiz Alia nuk gezonte popullaritetin e tij apo te anetareve te tjere te byrose, sic ishin Mehmet Shehu. Arsyeja tjeter perse Enveri ia la ne dore pushtetin Ramizit, ishte fale afersise se tij me familjen Hoxha: Enveri e dinte qe pas vdekjes se tij, familjen e tij nuk do ta priste i njejti fat qe priti familjen e Mehmet Shehut.

    Dikush me lart tha se Ramiz Alia ishte "Gorbacovi shqiptar". Te krahasosh Ramiz Aline me Gorbacovin, eshte idiotesi. Gorbacovi u perpoq qe te nderrmerrte reforma politike dhe ekonomike ne vend me ardhjen ne pushtet, ne menyre qe te ristartonte ekonomine sovjetike. Cilat ishin reformat qe ndermori Ramiz Alia nga 1985 deri ne 1990 dhe cilat ishin frutet e tyre? Jo vetem qe Alia nuk ndermori ndonje reforme politike apo ekonomike, por populli e vendi u katandis ne ate gjendje sa edhe buka e gojes duhej te racionohej aty ku nuk mbante me. Arsyeja tjeter perse Ramiz Alia nuk eshte Gorbacov ka te beje me faktin se Gorbacovi qe nga ngritja e tij ne pushtet, dha sinjale Perendimit se ishte i gatshem per komunikim, qe nenkuptonte se Gorbacovi nuk ishte ideologjikisht i indoktrinuar ne ate shkalle, sa te vinte perpara interesave te popullit te tij ideologjine komuniste. Ramiz Alia jo vetem qe nuk dha asnje sinjal per hapjen me boten, por perkundrazi, historia do ta mbaje mend ate si diktatori i fundit komunist i Evropes Lindore qe ra nga pushteti.

    Persa i perket rolit te Ramiz Alise ne ardhjen e pluralizmit ne vend, njerezit harrojne qe Ramiz Alia dhe rregjimi qe ai perfaqesonte, ishte pengesa kryesore e ardhjes se pluralizmit ne vend. Ramiz Alia pati nje kontribut indirekt ne ardhjen e pluralizmit, dhe ky kontribut i tij ishte paaftesia e tij per te qeverisur vendin ne ate vend, qe e shpurri ekonomine shqiptare ne nje gjendje totale kolapsi. Dhe kur vuajtjet e popullit shqiptar arriten atje ku nuk mbanin me, ambasadat e huaja u shperthyen ne Tirane, shqiptaret u ngjiten anijeve ne Durres, per tu larguar nje ore e me pare nga vend. Ramiz Alia ishte nje burokrat i thjeshte, specialiteti i te cilit nuk ishin qeverisja e vendit, por shkrimi i fjalimeve te shokut Enver. Alia nuk ka qene as me shume e as me pak se sa sekretari i Enver Hoxhes.

    Ekziston edhe nje mit ne Shqiperi sikur gjoja "Ramizi lejoi ardhjen e pluralizmit". Apo sikur gjoja ai lejoi qe pluralizmi te vinte pa gjakderdhje te madhe. Keta njerez duhet te jetojne ne ndonje planet paralel. Eshte e diskutueshme, edhe sot e kesaj dite, se nese Ramiz Alia apo rregjimi i tij e kishin situaten nen kontroll ne ato vite. Ata e gjeten veten perballe jo perpara nje grushti individesh, e gjeten veten perballe nje populli te te tere, te ndrydhur, te uritur, te papune, te burgosur e syrgjynosur ne bunkerin e madh me emrin Shqiperi. Nese Ramiz Alia e shoket e tij te byrose politike nuk dhane urdher qe te hapej zjarr mbi mijera njerez ne sheshet e Tiranes, e bene kete gje, pasi i trembeshin dy gjerave: a) ata oficeret e tyre nuk do te qellonin dot mbi turmat por do ti kthenin armet nga ata qe dhane urdherin b) duke e vendosur policine e ushtrine para nje urdhri te tille, ata do te braktisnin detyren, dhe Aline e kompani e priste fati i Causheskut duke ngelur ne meshiren e turmes.

    Kontributi i vetem i Ramiz Alise ne politiken shqiptare te pluralizmit ka qene katapultimi ne krye te PS-se, pasardheses se PPSH-se te dhendrit te keshilltarit te tij te ngushte, shokun Fatos Nano. Te njejten gje beri edhe ne 1997 me katapultimin e dhendrit tjeter te shokut Sofo, qe e beme president, Rrexhep Mejdanin. Por te dy keta njerez te emeruar nga Alia, deshtuan per te marre ne dore frenat e PS dhe per ta drejtuar ate sic duhet. Duke e kthyer edhe kete kontribut te Alise ne nje inisiative te deshtuar. Kjo u pa hapur, qe PS dhe kreu aktual Rama, as nuk denjoi qe ti shkonte Alise ne varrim, e as nuk denjoi qe te bente nje prononcim per mediat.

    Pra Alia shkon ne varr, me nje shpirt nder dhembe, i braktisur nga populli i tij, i braktisur nga emisaret e tij politike, dhe i vetem perballe Krijuesit. Ramiz Alia do te mesoje, se njeriu mund t'i shpetoje drejtesise njerezore, mund ti mbuloje e fshehi mekatet e tij me balten e tokes, por nuk ka per ti shpetuar dot drejtesise se Perendise. Cfare mbolli ne kete bote, edhe do te korri ne ate boten tjeter.

    Albo

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Cfare mbolli ne kete bote, edhe do te korri ne ate boten tjeter.
    Nje thenje me ven.
    "Mendoi se kjo vlen si thirrje per gjitha "personazhet" e politikes te botes shqiptare... ne te vertet

    Pershendes

    Hajla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 11-10-2011 mė 09:54
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #147
    Citim Postuar mė parė nga TikTak Lexo Postimin
    alia ka qen politikon diplomat. askush ka politikonet e sotem nuk i afrohen. atij i takon merita e ndryshimit pa dhune te sistemit. byroja politike e asaj kohe ishte i garrumbull katnaresh fanatik gati per luft. sala i vje anash alise si per diplomaci si per oratori.

    sa per vrasjet ne kufi mos u qani kot se ky tjetri i vrau ne mes te dites ne mes te bulevardit se shkelen ligjin. kapishi katnara

    figura e ramiz alise osht komplekse ene ka momente kontradiktore. po e keqja ne shqipri osht se historin e bojn politikonet ene jo historianet.
    ne 90-92 nuk i'a mesyu kush te digjte as kryeministri e as komitete,e as nuk godiste kush gocat rruges me cadra...ti qe ben aso krahasimesh,nuk je gje tjeter vec pjell e atyre ideatorve e pjesmarresve te 21 janarit.

    legen mashkull dukesh qe vetem di te zgerdhihesh...pjell e keqe

  8. #148
    ramiz alia... ishte masha e dores e kurva dhelper ne dore te enver e nexhmije hoxhes.

    sterhallone sa te doni muhabetin,por kush i ka perjetu vet ato kohra,sidomos pas vdekjes se enverit nga 85 e mrapa,e kupton mire se skilja alia,ishte vetem nje kukull me plote helm mbrenda trupit te tije.

  9. #149
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Analize shume e kthjellet ajo e Albo-s!! Nuk kam ē'te shtoj....!
    Jarigas

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Ndava dhimbjen me fėmijėt e shoqes sime tė ngushtė”
    » Dėrguar mė: 11/10/2011 - 16:27



    Gilmana Bushati

    Liri Lubonja tregon arsyen e vėrtetė tė vajtjes sė saj nė ceremoninė e homazheve tė ish-presidentit, Ramiz Alia. Sipas saj, ajo qė e shtyu tė ishte pjesė e kėsaj ceremonie ishte pikėrisht miqėsia e ngushtė qė ajo ka pasur me tė shoqen e Alisė, Semiramis dhe donte tė ndante hidhėrimin me fėmijėt e saj. Kjo e fundit ndėrroi jetė pas njė sėmundjeje tė rėndė, pikėrisht nė mars tė 1986, nė kohėn kur vetė ajo ishte nė internim nė fshatrat e Lezhės. Lubonja pohon nė kėtė intervistė se asaj, pra bashkėshortes sė liderit tė fundmit tė komunizmit i ka kushtuar 3 faqe nė librin "Larg dhe mes njerėzve". Ky libėr i ėshtė kushtuar tėrėsisht dėnimit dhe vuajtjes nėpėr internime dhe vuajtjes sė mungesės sė familjarėve tė saj mė tė dashur, bashkėshortit Todi Lubonja dhe tė birit Fatos, opinionisti i njohur shqiptar. Todi Lubonja ishte drejtori i "Radio Televizionit Shqiptar" kur u zhvillua festivali i famshėm, ai i XI, i mbajtur mė 22-25 dhjetor 1972. Pikėrisht fryma liberale qė karakterizoi gjithė kėtė festival, nė tė gjitha elementėt e tij, qė nga kėngėt, paraqitja skenike e kėngėtarėve, pra njė konceptim modern pėr kohėn, tė njė aktiviteti artistik, ishte fillesa e pėrndjekjes sė familjes Lubonja. Enver Hoxha nuk e kishte pranuar dot kėtė liberalizim, ndėrsa vetė Alia kishte qenė spektator nė kėtė festival. Flitej shpesh pėr njė miqėsi mes tij dhe Todi Lubonjės, para dėnimit me burg dhe nė kohėn e demokracisė. Ajo e sqaron edhe lidhjen miqėsore mes tė dyve dhe tregon dy detaje, atė qė ishte vetėm Ramiz Alia ai qė shkoi ta shihte nė spital Todin njė muaj para se tė vdiste dhe qė bashkėshorti i saj nuk pranoi tė dėshmonte nė gjyqin kundėr Alisė, qė u zhvillua pas ardhjes nė pushtet tė qeverisė demokratike, qė njihet ndryshe me emra tė tillė "gjyqi i bllokmenėve" apo "gjyqi i kafesė".
    Zonja Lubonja, cila ishte arsyeja e pjesėmarrjes suaj nė ceremoninė e homazheve tė ish-presidentit, Ramiz Alia?
    Nė ditėt e homazheve tė Ramiz Alisė jam shprehur se "s'kam asgjė pėr tė thėnė. Dritėhijet tona s'i duhen mė njeriu", por del qė ne kemi qenė miq me Ramizin. Unė kam shkruar njė libėr "Larg dhe mes njerėzve" dhe 2-3 faqe aty ia kam kushtuar pikėrisht bashkėshortes sė tij, (Semiramis), pasi kemi qenė shoqe tė ngushta. Dy vajzat Zana, Besa dhe djali Arbeni janė fėmijėt e shoqes sime tė ngushtė, prandaj mė duhej t'i ngushėlloja ato.
    Pra, ju ishit pėr tė ndarė hidhėrimin tuaj me fėmijėt e tij. Por flitet dhe pėr njė miqėsi mes Todit dhe Ramizit, cila ėshtė e vėrteta e kėsaj miqėsie?
    Aty thuhet qė Ramizi ka shkuar pėr ta takuar nė burg. Por a ka bėrė vaki ndonjėherė qė tė mėdhenjtė tė shkonin nė burg pėr tė parė ish-shokėt e tyre madje dhe t'i jepnin dorėn? E vėrteta ėshtė se kur e thirrėn Todin qė tė dėshmonte nė gjyqin kundėr Ramiz Alisė, tani nė kohėn e demokracisė, ai nuk pranoi tė dėshmonte nė sallėn e gjyqit, por i dha dorėn Ramizit dhe e pyeti "si je Ramiz?".
    Po Ramizi ia ktheu kėtė gjest?
    S'mund tė harroj kohėn kur Todi u shtrua nė spital herėn e fundit, njė muaj para se tė vdiste. Vetėm Ramizi erdhi ta takonte nga ata tė vjetrit. Todi nė fakt me zemėrgjerėsinė e tij ia fali tė gjithėve atė qė i kishin bėrė. Madje nė 80-vjetorin e Todit, Dritėroi nė fjalėn qė mbajti pėr kėtė rast tha ndėr tė tjera "Ti je mė i miri nga ne, sepse tė gjithė tė kritikuam, kurse ti na e fale".

    gsh

    -

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •